Arrestohen dy persona në Dragash, shantazhojnë një mashkull në Facebook

facebookArrestohen dy persona të gjinisë mashkullore në fshatin Kuk të Dragashit, pasi dyshohen se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të shantazhit.

Sipas raporteve hetimore, thuhet se njëri nga të dyshuarit i kishte shkruar viktimës të gjinisë mashkullore në Facebook dhe ishte paraqitur si femër, duke tentuar ta joshë seksualisht.

“Pas disa bisedave i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 800 euro para në dorë ose në të kundërtën do t’i bënte publike bisedat komprometuese”, thotë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Lidhur me këtë, viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët, pasi e kanë njoftuar prokurorin e shtetit, kanë marrë pëlqimin edhe të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Të dyshuarit pasi janë mbajtur nën vëzhgim, janë arrestuar gjatë marrjes së parave në vendin ku ishte caktuar nga ana e tyre. Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi, me ç’rast janë sekuestruar një kompjuter dhe pesë telefon celularë me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra penale”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit