Seanca konstituive (nuk) duhet kushtëzuar

Brovina-RugovaVendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka shpallur antikushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të Kuvendit, njëherësh e ka lënë të hapur mundësinë për vazhdim të seancës aty ku ishte mbyllur, gjë që ia ka mundësuar Flora Brovinës që ajo t’i thërrasë deputetët në seancë.

Por thirrja e seancës është kushtëzuar nga ana e saj. Ajo këmbëngul se nuk do t’i thërrasë deputetët, derisa liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi.

Ky kushtëzim i saj, sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, po ndikon në zgjatjen e kohës së konstituimit të Kuvendit. Sipas tyre, mungesa e konstituimit po e dëmton shtetin, shkruan Tribuna.

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese, ka thënë se Flora Brovina nuk mund ta kushtëzojë, thirrjen e seancës.

Sipas tij, seanca duhet të thirret menjëherë, në mënyrë që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria. Sipas tij, këto dy institucione duhet të konstituohen brenda një muaji.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit