5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Rreth 22 mijë maturantë, sot në pjesën e parë të Maturës

Testi maturesRreth 22 mijë maturantë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të Maturës në afatin e parë, do të hyjnë në test sot në pjesën e parë dhe më 6 shtator në pjesën e dytë të testit.

Afati i dytë i provimit shtetëror të maturës do të mbahet sot në rreth 200 Qendra të testimit, ku janë caktuar komisionerët nga Universitetet Publike, ndërsa administrues do të jenë pjesëtarë të kompanive të sigurimeve fizike, të cilët do të monitorojnë këtë proces.

Në ditën e parë të provimit, maturantët do t’i nënshtrohen testit në 120 pyetje nga lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Anglisht, ndërsa në ditën e dytë më 6 shtator, testi përmban 80 pyetje sipas lëndëve të drejtimeve përkatëse.

Rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës do të shpallen më 15 shtator.

Më Shumë

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Lajmet e Fundit