Sot fillon konferenca e Seksionit të Shkencave Mjekësore

Konferenca mjekësoreSot pritet të filloj konferenca ndërkombëtare e Seksionit të Shkencave Mjekësore e organizuar nga Instituti Alb-Shkenca në Prishtinë ku do të paraqiten 55 prezantime nga fusha të ndryshme mjekësore.

Në një konferencë për medie, Albena Reshitaj, koordinatore e seksionit të Shkencave Mjekësore për Kosovë, ka thënë se në konferencë do të marrin pjesë studiues nga e mbarë bota.

Ndërsa Altin Shala, drejtues i Seksionit të Shkencave Mjekësore, ka treguar për rëndësinë e kësaj konference e cila po organizohet për herë të tretë në vendin tonë.

Konferenca do të mbahet nga data 29 deri më 31 gusht në hapësirat e Universitetit të Prishtinës. /KP/

Më Shumë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit