10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8191

Këtë muaj kontrata kolektive

0

BSBKMinistria e Arsimit pritet që shumë shpejt ta nënshkruajë kontratën kolektive pesëvjeçare, e cila do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë mësimdhënësve në Kosovë

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për 25 %, sipas Rrahman Jasharajt, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, do të shikohet vetëm si një ofertë nga SBASHK-u – shkruan gazeta Tribuna.

“Do të konsultohemi me kryetarët e sindikatave nëpër komuna dhe do të presim sinjalin e tyre”, ka thënë ai. Ndërkaq nuk pajtohet me vendimin që mësimdhënësit që i kap sistemi i Bolonjës, nga viti 202 e këndej, të kryejnë edhe nivelin master nëse dëshirojnë të vazhdojnë punën e tyre.

“Unë besoj që me vullnetin e mirë të ministrisë, marsi mund të sjellë kontratën kolektive, por çështja është se edhe një herë duhet të tërheqim tekstin në mënyrë që komisioni ynë negociues ta analizojë edhe njëherë me komisionin e MASHT-it. Ndoshta kjo merr pak kohë, sepse kanë punuar grupe të ndryshme, në këtë kontratë, dhe pa e parë tekstin e kontratës përfundimtare unë nuk mund ta nënshkruaj”.

Haradinaj sot pranon çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, ku do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës
Kryetari Haradinaj është i ftuar në aktivitetet kulturore e përkujtuese dhe do të takojë edhe zyrtarë dhe udhëheqës të lartë të institucioneve të Shqipërisë, si dhe do të pranojë çmimin Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës.

Haradinaj fillimisht do të marr pjesë në promovimin e librit “Ashti i kombit”, me autor ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, tani kryetar i Unionit Artistik Mbarëkombëtar.

Kurse pasdite në kuadër të manifestimit “Binjakët e lirisë”, që iu kushtohet dy figurave të kombit, ish-deputetit dhe the pinjollit të demokracisë shqiptare Azem Hajdarit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, do t’i dorëzohet titulli Qytetar Nderi i Bashkisë së Kamzës, kryetarit Ramush Haradinaj, e cila zhvillohet. Vendi: Pallati i Kulturës në Kamëz.

Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj që t’i përcjellë (transmetojë) këto aktivitete, në bashkëpunim me Departamentin për Media të AAK-së, për informacionet – të shkruara dhe me video dhe fotoregjistrime.

3375 persona nuk janë më “kosovarë”

0

pasaporta e kosovesNjë dukuri e shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë është të hequrit dorë nga shtetësia e Kosovës. Qytetarë të shumtë, disa të detyruar e disa ndonëse pa arsye, po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës – shkruan Kosova Sot.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2013 gjithsej 3375 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas tyre, arsyet më të shpeshta janë se disa shtetet të BE-së nuk lejojnë mbajtjen e dy shtetësive.

Mendim të ndryshëm nga zyrtarët e kësaj ministrie kanë sociologët.

Sipas tyre, nuk është arsye e vetme se disa vende të BE-së nuk lejojnë dy shtetësi. Arsyeja më e madhe është se te shumica e qytetarëve është krijuar një realitet jo shumë i favorshëm për një mirëqenie më të mirë, individuale dhe familjare, për një zhvillim më të mirë ekonomik, etj., andaj ata ia mësyjnë vendeve jashtë Kosovës për t’i arritur të gjitha këto dhe për këtë duhet të heqin dorë nga shtetësia.

Në komunën e Prishtinës që nga fillim viti 2014 kanë qenë gjithsej 13 kërkesa për lirim nga shtetësia e Kosovës.

“Lista serbe” imponon kompromiset për këtë mandat

0

Kuvendi_i_Kosoves_7Pakicat kërkojnë që në momentin kur të hapet Kushtetuta për ndryshime që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, të përfillet edhe kërkesa e tyre për vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për një mandat
Pakicat mund ta mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura nëse nuk e japin votën e tyre për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese – shkruan gazet Tribuna.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ndryshimet mund të kalojnë me vota të deputetëve dhe shumicën e votave të deputetëve pakicë. Andaj, i mbetet kësaj legjislature të vendosë nëse do të provojë të shkojë në ndryshimet kushtetuese me këta deputetë të pakicave apo ta presë mandatin tjetër, kur në Kuvend pritet të futet “Lista serbe”, e cila njihet si eksponent i politikës së qeverisë së Serbisë.

Bazuar në qëndrimet politike të Beogradit dhe “Listës”, për pavarësinë dhe institucionet e shtetit të Kosovës, në Prishtinë ka një drojë se FAK mund të rrezikojë të formohet nëse lihet për mandatin e legjislaturës së ardhshme.

Këshilli i Sigurimit formalizon kundërshtimin për FAK-un

0

FSK-marrshPresidentja e Këshillit të Sigurimit të KB-së, Sylvie Lucas ua ka shpërndarë anëtarëve të Këshillit dy dokumentet e Qeverisë së Serbisë në lidhje me shqetësimet e saj për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Zyrtarë të KB-së nuk kanë treguar nëse do të mbahet një seancë urgjente ashtu siç ka kërkuar Serbia. Krijimin e FAK-ut mund ta kushtëzojnë edhe minoritetet në Kosovë me vazhdimin e vendeve të rezervuara – shkruan Koha Ditore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ( KS i KB-së) i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Qeverisë së Serbisë, që shqetësimin për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ta publikojë si dokument të Këshillit të Sigurimit dhe të njëjtin tua përcjellë vendeve anëtare. Gazeta ka arritur të sigurojë letrat zyrtare që Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, përmes ambasadorit të saj në KB ia ka prezantuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit, si dhe letrën e Presidentit të Këshillit të Sigurimit përmes së cilës njoftohen vendet anëtare të Këshillit për shqetësimin e shtetit serb.

Në dokumentin që mban datën 8 mars 2014, e cila i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, Ministrii Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq, ka shfaqur shqetësimet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të njëjtën ditë, Presidentja e Këshillit të Sigurimit ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit kopjen e letrës së përfaqësueses së Serbisë.

Krasniqi: Policia reagon në të gjitha rastet emergjente

0

Nexhiii_918535Komunikimi dhe reagimi i shpejtë në raste emergjente është sfida kryesore e institucioneve të cilat përfshihen në emergjenca. Me qëllim të njohjes me dokumentet dhe strategjitë për veprim si një trup sot në Prizren është mbajtur seminari njëditor me akterët kryesor të veprimit në rastet e emergjencave në Rajonin e Prizrenit.

Ismet Ibishi, zëvendësministër në Ministrin u Punëve të Brendshme, e ka vlerësuar të rëndësishëm këtë takim i cili synon profesionalizimin e të gjithë akterëve për veprim sa më të shpejtë në rastet e kërkuara emergjente.

“Policia e para reagon në 99 për qind të rasteve emergjente”, tha drejtori i Drejtorisë së Policisë, Nexhmi Krasniqi.Sipas tij, jo gjithherë edhe aktorët tjerë të nevojshëm në këto raste veprojnë në kohë.

Edhe zyrtarët e Qendrës Emergjente seminarin e organizuar nga UNDP e vlerësojnë si një takim të rëndësishëm në avancimin e punës së të gjithë akterëve që reagojnë në rastet emergjente.

Komandanti I stacionit policor në Malishëve, kapiteni Halil Morina thotë se policia si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal ka plan veprimi në raste emergjencash. Në këtë takim u vlerësua se veprimi në rastet emergjente kërkon angazhim edhe më të madh të të gjithë faktorëve dhe reagim të shpejtë e të koordinuar më qëllim të menaxhimit të situatave që mund të paraqiten./TV Opinion/

Tetë tezat e Kurtit për politikën e jashtme

0

Albin Kuerti ligjerataKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbajti një ligjëratë në Universitetin Amerikan të Kosovë me temë “Sfidat e Politikës së Jashtme në Republikën e Kosovës”, në të cilën ai ka paraqitur tetë teza kryesore si parime dhe prioritete të politikës së jashtme.Politika e jashtme duhet të jetë e lidhur ngushtë me politikën e brendshme dhe duhet të shërbejë si zgjerim i saj. Vetëm atëherë kur të kemi një shtet të pavarur, kemi mundësi të bëhemi partner i mirëfilltë për t’u bërë të ndërvarur, pra për t’u integruar, ka thënë Kurti duke prezantuar tezën e parë të prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës.

Më tej Kurti ka thënë se “Marrëdhëniet me shtete e tjera duhet të bazohen në dy parime bazë: njohja dhe respektimi i ndërsjellë i lirisë dhe vetëvendosjes, dhe interesi reciprok për bashkëpunim”.

“Republika e Kosovës ende nuk ka arritur njohje të plotë ndërkombëtare dhe vazhdon të mos ketë ulëse në OKB, prandaj raportet bilateral mbesin më të rëndësishme për shtetin sesa ato multilaterale. Në këto rrethana, ato janë më të rëndësishme për shkak të përfitimit më të shpejt për shtetin tonë. Të gjitha shtete që e kanë njohur Kosovën duhet të vendosen në funksion të avancimit të Republikës së Kosovës drejt institucioneve multilaterale në të cilat janë pjesëmarrëse edhe vendet që ende nuk na kanë njohur”, prezantoi Kurti tezën e katërt.

“Kosova duhet të përqendrohet në mishërimin dhe materializimin e njohjeve të deritanishme e jo vetëm në rritjen e numrit të njohjeve. Sigurisht që zhvillimi i një vendi nis nga brenda por ai mund të ndihmohet edhe nga jashtë. Përmes bashkëpunimit me shtetet që na kanë njohur në fusha të ndryshme si: bujqësia, arsimi shëndetësia etj. Kosova mundëson zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, tha lideri i VV duke prezantuar tezën e pestë të prioriteteve të politikës së jashtme.

“Marrëdhëniet e Kosovës me shtete e tjera përcaktohen edhe nga qëndrimi i tyre ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Angazhimi jonë është që Kosova të mos ketë armiq, por jemi të vetëdijshëm se kjo është vështirë e arritshme. Prandaj, politika jonë e jashtme duhet të ketë hierarki të miqve dhe niveli i bashkëpunimit me ta do të zhvillohet duke pasur parasysh këtë hierarki”.

Duke prezantuar tezën numër gjashtë Kurti tha se “Tregtia e jashtme është pjesë e politikës së jashtme. Në politikën e jashtme është i domosdoshëm dallimi i shteteve mike dhe atyre jo-mike varësisht nga politika e qëndrimet e tyre shtetërore”.

“Politika e jashtme e Republikës së Kosovës në rajon duhet të përqendrohet në marrëdhëniet me shqiptarët që jetojnë nëpër vendet që na rrethojnë. Ajo duhet të përpilohet varësisht nga gjendja dhe pozita e shqiptarëve në ato vende”, tha Kurti.

Ndërsa në tezën e fundit, nukër tetë, Kurti tha se “Kontributi i mërgatës së Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale është i pashmangshëm dhe asaj duhet t’i jepet mundësia që, përmes koordinimit të punëve me ambasadat e shtetit, të ndihmojë substancialisht në avancimin e këtyre raporteve. Qeveria e Kosovës duhet ta shtojë bashkëpunimin me ato shtete ku është më e madhe mërgata shqiptare si: ShBA, Gjermani, Britani e Madhe, Zvicër, Itali, Turqi etj”.

Pas parashtrimit të tetë tezave të tij për politikën e jashtme të Kosovës, Kurti iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga studentët.

Gratë e KK-së në Suharekë, ndajnë pesë burese për studentë

0

Provimi-pranus-per studentGratë e punësuara në Komunën e Suharekës, kanë ndarë pesë bursa për studentet e kësaj komune. Bursat janë ndarë për nder të festës së 8 Marsit-Ditës së Gruas.

Mjetet financiare për pesë bursa, ato i kanë siguruar nga mosshpenzimi i dhuratave të ndryshme.

Komision i posaçëm tashmë kanë përzgjedhur pesë studentet, të cilat janë përfituese të burses për vitin shkollor 2013/2014./PrizrenPress.com/

Sllapuzhani i Suharekës me shkollë të re

0

sllapuzhanNë fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ka filluar ndërtimi i objektit të ri shkollor. Ky objekt financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Vlera e investimit është 466 mijë euro.

Ndërtimi i një objekti të ri shkollor në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berishës tha se shkolla në këtë fshat është njëra ndër objektet më të vjetra në komunë.

Ndërkaq, drejtori i shkollës “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, paralele e të cilës është shkolla e Sllapuzhanit, Fidaim Grulaj, tha se me ndërtimin e objektit të ri shkollor nxënësit e Sllapuzhanit nuk do të udhëtojnë më deri në Peqan.

“Objekti i ri shkollor do të ketë 10 dhoma mësimi me tri objekte përcjellëse dhe do të kushtojë rreth 466 mijë euro, mjete këto të cilat i ka ndarë MASHT-i”, tha ai.

Punimet do t’i kryejë Kompania “Standard Plus” nga Banja e Malishevës. Përfaqësuesit e kësaj kompanie janë zotuar se në shtator të këtij viti do të përfundojnë ndërtimin e objektit të ri shkollor./PrizrenPress.com/

 

Berishaj premton publikimin e CV-ve, transparencë e depolitizim të UP-së

0

Anton BerishajUshtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Anton Berishaj, ka thënë se një ndër prioritetet gjatë mandatit të tij do të jetë publikimi i të gjitha CV-ve të stafit akademik, që është i angazhuar në UP.

Kjo, sipas tij, do të bëhet brenda kohës sa ai do të jetë ushtrues detyre. Gjithashtu, Berishaj ka thënë se do të rrisë transparencën në UP dhe një ndër zotimet kryesore thotë se do të jetë largimi i ndikimeve të politikës në vendimet e rektoratit, raporton KTV.

Berishaj është zgjedhur U.D. i rektorit nga Këshilli Drejtues i UP-së, të premten e kaluar dhe do të jetë në këtë pozitë deri sa të organizohen zgjedhjet e reja në këtë universitet. Ai pritet që gjatë ditëve të vijim të emërojë edhe prorektorët dhe të kompletojë stafin udhëheqës të UP-së.