6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Tetë tezat e Kurtit për politikën e jashtme

Albin Kuerti ligjerataKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbajti një ligjëratë në Universitetin Amerikan të Kosovë me temë “Sfidat e Politikës së Jashtme në Republikën e Kosovës”, në të cilën ai ka paraqitur tetë teza kryesore si parime dhe prioritete të politikës së jashtme.Politika e jashtme duhet të jetë e lidhur ngushtë me politikën e brendshme dhe duhet të shërbejë si zgjerim i saj. Vetëm atëherë kur të kemi një shtet të pavarur, kemi mundësi të bëhemi partner i mirëfilltë për t’u bërë të ndërvarur, pra për t’u integruar, ka thënë Kurti duke prezantuar tezën e parë të prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës.

Më tej Kurti ka thënë se “Marrëdhëniet me shtete e tjera duhet të bazohen në dy parime bazë: njohja dhe respektimi i ndërsjellë i lirisë dhe vetëvendosjes, dhe interesi reciprok për bashkëpunim”.

“Republika e Kosovës ende nuk ka arritur njohje të plotë ndërkombëtare dhe vazhdon të mos ketë ulëse në OKB, prandaj raportet bilateral mbesin më të rëndësishme për shtetin sesa ato multilaterale. Në këto rrethana, ato janë më të rëndësishme për shkak të përfitimit më të shpejt për shtetin tonë. Të gjitha shtete që e kanë njohur Kosovën duhet të vendosen në funksion të avancimit të Republikës së Kosovës drejt institucioneve multilaterale në të cilat janë pjesëmarrëse edhe vendet që ende nuk na kanë njohur”, prezantoi Kurti tezën e katërt.

“Kosova duhet të përqendrohet në mishërimin dhe materializimin e njohjeve të deritanishme e jo vetëm në rritjen e numrit të njohjeve. Sigurisht që zhvillimi i një vendi nis nga brenda por ai mund të ndihmohet edhe nga jashtë. Përmes bashkëpunimit me shtetet që na kanë njohur në fusha të ndryshme si: bujqësia, arsimi shëndetësia etj. Kosova mundëson zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, tha lideri i VV duke prezantuar tezën e pestë të prioriteteve të politikës së jashtme.

“Marrëdhëniet e Kosovës me shtete e tjera përcaktohen edhe nga qëndrimi i tyre ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Angazhimi jonë është që Kosova të mos ketë armiq, por jemi të vetëdijshëm se kjo është vështirë e arritshme. Prandaj, politika jonë e jashtme duhet të ketë hierarki të miqve dhe niveli i bashkëpunimit me ta do të zhvillohet duke pasur parasysh këtë hierarki”.

Duke prezantuar tezën numër gjashtë Kurti tha se “Tregtia e jashtme është pjesë e politikës së jashtme. Në politikën e jashtme është i domosdoshëm dallimi i shteteve mike dhe atyre jo-mike varësisht nga politika e qëndrimet e tyre shtetërore”.

“Politika e jashtme e Republikës së Kosovës në rajon duhet të përqendrohet në marrëdhëniet me shqiptarët që jetojnë nëpër vendet që na rrethojnë. Ajo duhet të përpilohet varësisht nga gjendja dhe pozita e shqiptarëve në ato vende”, tha Kurti.

Ndërsa në tezën e fundit, nukër tetë, Kurti tha se “Kontributi i mërgatës së Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale është i pashmangshëm dhe asaj duhet t’i jepet mundësia që, përmes koordinimit të punëve me ambasadat e shtetit, të ndihmojë substancialisht në avancimin e këtyre raporteve. Qeveria e Kosovës duhet ta shtojë bashkëpunimin me ato shtete ku është më e madhe mërgata shqiptare si: ShBA, Gjermani, Britani e Madhe, Zvicër, Itali, Turqi etj”.

Pas parashtrimit të tetë tezave të tij për politikën e jashtme të Kosovës, Kurti iu përgjigj pyetjeve të ngritura nga studentët.

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit