Viti 2014, vit i humbur për Kosovën

Kosove-Qeveria-KuvendiVit i humbur për Kosovën llogaritet 2014-a. Vendi që në fillim vit doli nga zgjedhjet lokale, e vetëm 6 muaj pas u përball me ato të jashtëzakonshme nacionale, thuhet të jetë e vështirë të marrë veten.

Mungesa e institucioneve qysh prej majit kur u shpërbë Kuvendi dhe që pritet të zgjasë së paku edhe për një periudhë, i ka shkaktuar vendit pasoja të mëdha, raporton KTV.

Vonesat në agjendën legjislative do ta lënë Kosovën prapa në integrime, e nga kjo mungesë nga kontrolli legjislativ kanë dalë edhe Qeveria e shumë organe që të vetmin mbikëqyrës e kanë Kuvendin e Kosovës.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i ka thënë se përveç të gjitha këtyre, pasoja të jashtëzakonshme mungesa e institucioneve ka shkaktuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Por, për Lorik Bajramin nga organizata Çohu, vonesa e institucioneve edhe mund të mos shkaktonte shumë telashe, sikur vendi të kishte një administratë të përgjegjshme. Ai thotë se në rastin e Kosovës po ndodh një paradoks, transmeton Koha.net.

Derisa gjithçka është në dorën e kushtetueses dhe një vendimi që pritet të japë ajo pas seancës, ku do t’i përballin argumentet të dyja blloqet, koalicioni LDK, AAK e Nisma po presin që një seancë e re e Kuvendit të ndodhë javën që vjen.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit