18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

OJQ “Thesari” në Dragash, organizon fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve

demir reshitiii1Shoqata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Thesari” është ndër OJQ-të e para nga komuna e Dragashit e cila deri më tani ka realizuar një varg projektesh dhe aktivitetesh kulturore. Projekti më i ri që këto ditë është duke e jetësuar “Thesari”, titullohet “Fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit”.

Projekti në fjalë është duke u realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Diasporës dhe ka për qëllim vetëdijesimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit për rëndësinë e procesit të regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.

Drejtori i OJQ “Thesari”, Demir Reshiti, i cili njëherësh është edhe koordinator i këtij projekti, ka theksuar për “Prizren Press” se projekti është duke u realizuar në disa faza. Sipas Reshitit, fillimisht është bërë identifikimi i pjesëtarëve nga diaspora, pastaj janë organizuar takime me mërgimtarë me qëllim të vetëdijesimit të tyre për rëndësinë e procesit të regjistrimit të diasporës dhe mërgatës. Janë ndërmarrë gjithashtu hapa në evidentimin e mërgimtarëve të cilët nuk e kanë kryer procesin e regjistrimit dhe në ofrimin e ndihmës konkrete në plotësimin e formularit të regjistrimit.

Reshiti ka theksuar se në kuadër të mundësive buxhetore është përgatitur edhe
material propagandistik (pllakate etj.) të nevojshme për vetëdijesimin dhe stimulimin e bashkatdhetarëve për t’u regjistruar.

Përfitues nga ky projekt do të jenë bashkatdhetarët nga Diaspora, Ministria e Diasporës dhe organizatat tjera të angazhuara në procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.

“Duke marrë parasysh se komuna e Dragashit ka një numër t? madh të popullatës që jetojnë jashtë shtetit e që vlerësohet se është rreth 1/3 e banorëve të kësaj komune, ata janë një potencial i madh i pashfrytëzuar si në aspektin njerëzor (profesionist të fushave të ndryshme), poashtu edhe financiar (zhvillim të biznesit). Bazuar në numrin e madh të mërgimtarëve nga komuna e Dragashit, është e domosdoshme që t’ju ndihmohet atyre për ta kryer procesin e regjistrimit”, ka thënë Reshiti, duke shtuar se ideja e këtij projekti është që t’ju afrohet ndihmë konkrete qytetarëve të komunës së Dragashit të cilët jetojnë në diasporë e njëkohësisht edhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës në mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit.
Sipas Reshitit, efekti kryesor që do të jetë me zbatimin e këtij projekti është se me vetëdijesimin për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit, do t’ju shërbejë autoriteteve lokale dhe atyre të nivelit qendror për të ditur numrin e bashkatdhetarëve por edhe kapacitetet e tyre ekonomike dhe mundësitë e tyre eventuale për të investuar në zhvillimin ekonomik të komunës. Me këtë, njëherësh edhe do të rritej besimi i qytetarëve në autoritetet lokale dhe qendrore si dhe bashkatdhetarët do të mbesin të kënaqur me qasjen nga ana e shoqërisë dhe institucioneve.

Për zbatimi e këtij projekti, “Thesari” ka koordinuar aktivitetet me zyrtarin komunal për regjistrimin e Diasporës dhe Mërgatës, Dritan Ramadani.

Projekti “Fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit”, është paraparë të realizohet gjatë muajve korrik dhe gusht 2014, periudhë kjo kur numri më i madh i bashkatdhetarëve vjen në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore.

Shoqata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Thesari” është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e themeluar në vitin 2000. “Thesari” është ndër OJQ-të e para nga komuna e Dragashit e themeluar me qëllim të: Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në komunën e Dragashit dhe më gjerë; Organizimit të aktiviteteve kulturore në regjionin e Opojës dhe Gorës të komunës së Dragashit dhe më gjerë.

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata ndërmerr: aktivitete kulturore për promovimin e kulturës, botimin e revistës “Thesari”, botimin e librave, seminare, tribuna shkencore, organizmin e orëve letrare e koncerteve, takime pune, fushata të organizuara për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut, përparimin e barazisë gjinore; zhvillimi i materialeve propaganduese për promovimin e kulturës.

OJQ Thesari ka realizuar disa projekte. Projektet më të fundit që ka realizuar kjo shoqatë është: “Fushatë për ngritjen e vetëdijesimit për arsimim të femrave në zonat rurale të komunës së Dragashit”, të cilin e ka mbështetur Agjencia për Barazi Gjinore” që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës (Tetor-Nëntor 2012) si dhe projektin “Përmirësimi dhe avancimi i shërbimeve administrative për diasporën në komunën e Dragashit”, të mbështetur nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës (Korrik-Gusht 2013)./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Ec për qytetin” – nismë e re e buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Rahovecit, takimi me qytetarët më 30 korrik

“Ec për qytetin”  është nisma  më e re për t’i përfshirë sa më shumë dhe drejtpërdrejt qytetarët e komunës së Rahovecit në procesin e...

Fluks i madh nga Kosova drejtë Shqipërisë!

Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të...

Lajmet e Fundit