9.1 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025
Home Blog Page 8205

Priten rrënime të reja në Prevallë

0

Prevalla, rrenimetMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka njoftuar se në baze të Vendimit të Ministrit Dardan Gashi, nr.42/2014, për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje ndërtimore, jashtë Planit Rregullues të fshatit turistik ”Prevallë”, të cilat gjenden brenda zonës së mbrojtur të parkut kombëtar “Sharri”, do të ketë rrënime të reja.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të mërkurën ka shpërndarë 45 aktvendime me të cilat urdhërohen, pronarët e objekteve të ndërtuara brenda hapësirës së Parkut Kombëtar “Sharr”, që në afat prej 15 ditësh, të bëjnë rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje ndërtimi.

“Njëherit me këtë Aktvendim të MMPH-së pronarët e këtyre ndërtimeve, urdhërohen që të bëjnë pastrimin e sipërfaqes prej mbeturinave nga demolimi i objekteve si dhe rikthimi i sipërfaqes së degraduar konform peizazhit”, është thënë në njoftimin e MMPH-së.

Po ashtu në rast të mos rrënimit të tyre nga ana e pronarëve përkatës të këtyre ndërtimeve pa leje, me këtë aktvendim, bëhet e qartë se MMPH do të rrënoj objektet në fjalë, ndërsa shpenzimet do t’i bartin pronarët e objekteve pa leje ndërtimi, thuhet ne njoftimin e MMPH-së

Iniciativa Qytetare për Malishevën i bashkohet Nismës

0

Iniciativa malishevIniciativa Qytetare Për Malishevën me pajtim me strukturat e saj ka marr vendim për shkrirjen e aktivitetit të IQM-së dhe vazhdimin e punës me Nismën për Kosovën.

Ky vendim është marrë të mërkurën në orët e paradites.

“Duke konsideruar se është krijuar një frymë e re me njerëz të merituar në udhëheqje një shpresë e re për qytetaret e Kosovës si dhe në pajtim me deklaratën programore, strukturat e IQM-së erdhën deri te ky vendim në bashkim- shkrirje në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

S’ka shërbim të obligueshëm ushtarak

0

AgimCeku5-30Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, një ditë pas marrjes së vendimit për shndërrimin e FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës, thotë se nga 5 mijëpjesëtarë që do të ketë kjo Forcë, do të jenë edhe 2 mijë e 500 vende të reja pune.

3 mijëpjesëtarë do të jenë rezervë, të quajtura si Garda Kombëtare, e cila si mision të parë ka sigurinë e brendshme, por nuk do të ketë shërbim të obligueshëm ushtarak.

Në një intervistë për RTK1, Çeku thotë se trajnimet intensive për pjesëtarët vullnetarë do të zgjasin tre muaj, dhe kjo Gardë do të ketë shtrirje në çdo komunë në pesë qendra rajonale.

Ai thotë se do të angazhohen për të caktuar njerëzit e duhur në pozita të caktuara deri në fillimin zyrtarë edhe të FAK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes, dhe ndryshimet kushtetuese pritet të zgjasin deri në vitin 2016.

Ekzistojnë kapacitetet fillestare për ushtri deklaron ministri Çeku,duke shtuar se prej Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë bërë përgatitjet, dhe janë forcuar me FSK-në.

Krasniqi: PDK, trampolinë e mashtruesve

0

Krasniqi-Jakup5-21Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, e konsideron vendim të drejtë ikjen e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, për të cilën thotë se është uzurpuar nga njerëz mashtrues.

Krasniqi, njeriu i dytë në partinë më të re, “Nisma për Kosovën”, në intervistën dhënë “Zërit” thotë se po ikën nga partia e cila është shndërruar në trampolinë për interesa personale, kurse nuk i bie pishman kur kryeministri Thaçi e quan autokrat.

“Gjithçka që kam thënë e kam matur shtatë herë dhe e kam prerë një herë”, tha Krasniqi, sipas të cilit PDK-ja funksionon me logjikën e mashtruesve. “Shpeshherë aty thëllëzës ia ndërruan vetë me të turrecin”, thotë Krasniqi.

Sipas të cilit, nuk ka politikan në këtë parti që ka investuar më pa hile se ai

Edhe i propozuari për u.d. të rektorit me punim në revistë false

0

UP-rektoratiAbdullah Zejnullahu, që ka marrë më së shumti vota në Senat, rezulton se ka publikuar punim shkencor në një revistë që ka status të njëjtë me atë ku kishte publikuar edhe ish-rektori, Ibrahim Gashi, e të cilat konsiderohen të rreme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zejnullahu ka thënë që vendimin se në cilën revistë të botohej punimi e kishte marrë bashkautori e jo ai vetë. Ka thënë po ashtu se ky punim nuk ndikon në ngritjen e tij akademike.

Revista “International Journal of Scientific & Engineering Research”, konsiderohet false, njësoj sikurse ajo ku kishte publikuar ish-rektori Gashi, ku si pasojë ai edhe u detyrua të dorëhiqej nga posti.

“Kjo revistë (International Journal of Scientific & Engineering Research v.j.) thotë që ka impakt faktor 1.4., por është false. Keni kujdes nga kjo revistë”, thuhet në uebfaqen www, që e jep indeksin e revistave me qasje të hapur dhe identifikon ato që janë false.

Ushtria e Kosovës operacionalizohet plotësisht pas vitit 2019

0

FSK12-16Me vendim të Qeverisë, Forca e Sigurisë e Kosovës është shndërruar në Forcat e Armatosura të Kosovës, ndërsa Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës do të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërtimi i FAK-ut që do t’i ketë gjithsej 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervistë do të bëhet në tri faza. Operacionalizimi i plotë do të ndodhë pas vitit 2019.

Ushtrisë së Kosovës do t ‘i nevojitet një buxhet vjetor prej 65 milionë eurosh
Kryeministri ka thënë se kjo do të garantojë marrjen e përgjegjësive për sigurinë e Kosovës, vazhdimin e integrimit euroatlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës, dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Zgjedhjet e parakohshme pa rrëzimin e Qeverisë

0

HashimThaci-IsaMustafaLDK-ja e PDK-ja janë pajtuar që deputetët ta shkarkojnë vetveten në prill.Për të shkuar në zgjedhje jashtë kalendarit të rregullt zgjedhor, Kushtetuta kërkon të plotësohet njëra nga këto dy kërkesa: Për shpërndarje të Kuvendit të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, e ku shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit; ose të ketë votim të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, pas të cilit akt Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti.

Kryeministri Thaçi dhe kryeopozitari Mustafa janë përcaktuar për opsionin e parë. Javën e ardhshme do ta hartojnë edhe agjendën e veprimeve deri në zgjedhje,shkruan Koha Ditore

Deputeti Arben Gashi, që është anëtar i Kryesisë së LDK-së, ia ka konfirmuar gazetës informatën e dhënë nga Kuçi.

Momentet kur Limaj e Krasniqi po zyrtarizonin NISMËN për Kosovën (Foto)

0

NismaPerKosovenIshte ditë e premte, e fundit e javës dhe e fundit e muajit shkurt, kur Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi po bëheshin gati për të zyrtarizuar fundin e një të kaluare politike dhe fillimin e një të reje.

Me bashkëpunëtorët e tyre, ishin mbledhur në zyrat e reja në lagjen “Peyton” në Prishtinë, ku po i jepnin dorën finale fjalimeve, të cilat do t’i lexonin para qindra simpatizuesve në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Aty do të zyrtarizohej nisma e tyre të re, partia politike NISMA për Kosovën. /reporteri/

Nisma-Limaj2Nisma-Limaj1Nisma-Limaj4Nisma-Limaj5Nisma-Limaj10Nisma-Limaj3Nisma-Limaj6Nisma-Limaj7Nisma-Krasniqi1Nisma-Limaj8Nisma-Limaj9NismaPerKosoven

Begaj e Agani flasin për parandalimin e etheve hemorragjike

0

Agani BegajKryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtori i QKMF-së, Besim Zogaj, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takime me dy institucionet kryesore të shëndetësisë të vendit, përkatësisht me ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe drejtorin e IKSHP-së,Naser Ramadani, me të cilët ka biseduar për përgatitjet dhe masat mbrojtëse që po bëhen, kundër ethet hemorragjike.

Kryetari Begaj i ka njoftuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore, në nivel vendi me përgatitjet që po bën Komuna e Malishevës, në harmoni me strategjinë nacionale, për luftimin e etheve hemorragjike, për fushatat e vetëdijesimit të cilat po bëhen në të shkollat, pastaj takimet e drejtpërdrejt me qytetar që po zhvillohen nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës, si dhe reklamat mediale përmes radios.

Nga ana tjetër, ministri Agani bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve si hap të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërkohë që ka siguruar se Këshilli Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e EHKK, të cilin e kryeson ai, ka bërë përgatitje për të dhënë një përgjigje sa më të mirë preventive dhe për të mbrojtur popullatën e zonave të prekura nga kjo sëmundje.

Edhe drejtori i IKSHP-së, z.Naser Ramadani, bëri thirrje për vetëdijesim të qytetarëve, për masat vetëmbrojtëse, si masa më e mirë për tu ruajtur nga thumbimi i rriqrave dhe shfaqi gatishmërinë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), për angazhim maksimal gjatë tërë sezonit.

Ramadani, u shpreh i kënaqur edhe me angazhimin e komunës, për masat e para që janë ndërmarr, përmes fushatave të vetëdijesimit dhe gatishmërisë së komunës për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Malishevës. /PrizrenPress.com/

Zejnullahu i prinë garës për u.d. të Rektorit të UP-së

0

UP-rektoratiAbdullah Zejnullahu është zgjedhur ushtrues i detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka marrë 27 votat e senatit, ndërsa kundërkandidati i tij, Naser Zabeli, ka marrë 25, raporton KTV.

Ndërkaq, Sali Bashota nuk arriti të kualifikohet për procedurë të mëtejme meqenëse nuk ka arritur të fitojë shumicën e numrit të votave të anëtarëve të përgjithshëm të Senatit, përkatësisht 19 vota të domosdoshme.