25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8271

Komunat e ardhshme me shumicë boshnjake nuk do të jenë pjesë e Asociacionit të komunave serbe

0

Cerim B.Shkruan: Cerim Bajrami

Përfundimisht, është e ndershme të tregohet se nuk është në interesin kombëtar dhe politik që cilado komunë e ardhshme në Kosovë, ku jetojnë boshnjakët në numër të konsiderueshëm, të hyjë në Asociacionin e komunave serbe. Në anën tjetër, nuk është e ndershme dhe mençuri politike që populli boshnjak të rreshtohet atje ku nuk e ka vendin, sepse këtë nuk e dëshiron!
Kohët e fundit, jemi dëshmitarë se në opinionin kosovar – në mesin e bllokut opozitar shqiptar, te shumica e medieve dhe e OJQ-ve, po rritet frika rreth zhvillimeve lidhur me formimin e Asociacionit të komunave serbe (AKS).
Në anën tjetër, krijohet përshtypja se faktori boshnjak në Kosovë nuk është i shqetësuar, duke pasur parasysh se kjo fushatë e mospajtimit për formimin e AKS-së bart një kërcënim të hapur që t’i hedhë në plan të dytë kërkesat dhe premtimet për përshpejtimin e procesit të decentralizimit në komunat e ardhshme me shumicë boshnjake.

Krahas sfidave në komunitetin boshnjak në zgjedhjet lokale dhe kritikave nga disa udhëheqës të partive opozitare shqiptare në Prizren, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, të cilat qenë adresuar nga disa opsione politike të bashkësisë boshnjake, janë shkruar edhe disa shkrime në medie në gjuhën shqipe. Autorët, nga këndvështrimi i tyre, krahas elaborimit të sfidave pas zgjedhjeve lokale në Dragash dhe Prizren, e ofendojnë edhe dinjitetin nacional boshnjak dhe vullnetin e shprehur të këtij populli në Zhupë dhe Gorë me regjistrimin e vitit 2011, që është deklarim i tyre kombëtar për shumë dekada.

Megjithatë, këta autorë në shqyrtimin e tyre jo vetëm që e vënë në dyshim formimin e komunës së Gorës, por, njëkohësisht, të njëjtin qëndrim e kanë për premtime të shpallura të Qeverisë së Kosovës për decentralizimin (dhe) komunën me shumicë boshnjake në Reçan (afër Prizrenit), sepse, sipas tyre, ekziston rreziku që edhe ajo, sipas paralajmërimeve parazgjedhore prej kandidatëve të CDU-JGL për Gorë, do të hyjë në “Bashkësinë e komunave serbe” në Kosovë (?!) “Rrezikun” për Reçanin (Zhupë), autorët e shohin nga disa anëtarë dhe udhëheqës të dikurshëm//tanishëm të opcioneve politike boshnjake të rajonit të Zhupës, të cilët, siç thonë “…dikur ishin anëtarë të SPS-së dhe JUL-it”. Qëndrimin e tij, një autori e mbështet në deklaratat e udhëheqësit të një opcioni politik boshnjak nga Prizreni, në një manifestim me rastin e trevjetorit të formimit të saj, e cila ka këtë kuptim, edhe pse nuk tregohet për kë bëhet fjalë.

Dy bashkësi kombëtare dhe politike!

Ajo që është shqetësuese – që autori i këtij teksti e parasheh – është fakti se në komunën e Dragashit boshnjakët dhe goranët (popull i njëjtë sipas traditave, gjuhës, etj.) janë të ndarë në dy bashkësi nacionale! Ajo që në të vërtetë është e rëndësishme, dhe me qëllim që dëshirohet të anashkalohet në këto “qasje” edhe të ndokujt tjetër, është pikërisht fakti që boshnjakët dhe goranët në Kosovë tash 20 vjet, faktikisht dhe politikisht, kurse pas luftës edhe me kushtetutë, janë dy komunitete dhe bashkësi të ndryshme nacionale e politike, në 14 vjetët e fundit, boshnjakët dhe goranët në Kosovë plotësisht kanë qasje të ndryshme zyrtare për çështjet kruciale, që nga jeta e përgjithshme politike e bashkësive, p.sh. për çështjet e përdorimit të gjuhës zyrtare, mësimit në shkolla, në informim, etj. Për boshnjakët, gjuhë zyrtare është boshnjakishtja. Që nga fillimi i vitit shkollor 1999/2000, ata mësojnë sipas planeve dhe programeve të Republikës së Kosovës, nga tekstet e librat e ndarë nga MASHT-i i Kosovës, ndërkaq një pjesë të vogël e marrin nga Bosnja e Hercegovina. Përmbajtja e e tyre, në grupin nacional të lëndëve, ka elemente kulturore e historike të boshnjakëve dhe popujve të tjerë të Kosovës, gjeografia e Kosovës, etj.
Ndërkohë, përfaqësuesit politikë të bashkësisë së goranëve, edhe pas luftës në Kosovë, janë deklaruar për gjuhën serbe si gjuhë amtare në përdorim zyrtar në komunën e Dragashit për bashkësinë e tyre. Ata kanë vazhduar të shkollohen në gjuhën serbe, sipas plan-programeve, teksteve (dhe me pagat për personelin mësimor) nga Serbia, sipas sistemit të “institucioneve paralele”.

Është e vërtetë se gjatë fushatës për zgjedhjet lokale kemi qenë dëshmitarë në paraqitjet e hapura të disa kandidatëve goranë të opcionit CDU-JGL (të cilët ndërkohë kanë fituar shumicën në këtë regjion), dhe të tjerë, në garën për Kuvendin e komunës së Dragashit, me kërkesë për përkrahje direkte nga përfaqësuesit aktualë të qeverisë serbe për kandidatët e tyre dhe për formimin e komunës së Gorës, e cila, kur të formohet, sipas tyre, do të hyjë në Asociacionin e komunave serbe. Lidhur me këtë çështje nuk mungonte as “kujdesi” i ndërsjellë i ministrit serb pa portofol, Aleksandar Vullin, i ngarkuar për Kosovën.

Këtu dua të potencoj se autori i këtyre rreshtave aspak nuk beson se shumicës së përfaqësuesve të komunitetit boshnjak duhet t’u interesojnë deklarimet e disa kandidatëve të opcionit politik goran nga Gora, e as kërkesat e tyre. Thjesht, ato janë deklarime politike të përfaqësuesve të bashkësive të tjera, prandaj vetë i bartin përgjegjësitë politike e përgjegjësitë e tjera për ta dhe për (mos)zbatimin!
T’u vishet boshnjakëve se duhet të bartin një pjesë të përgjegjësisë ose sado pak pasoja për diçka të tillë, thjesht nuk ka kuptim. Kjo nuk është në rregull, pa marrë parasysh që një pakicë e opcionit politik boshnjak me koalicionin edhe në këto zgjedhje ka sjellë konfuzion duke ofruar mundësinë për të përfaqësuar edhe njërën, edhe bashkësinë tjetër në territorin e Dragashit, pa marrë parasysh që diçka e ngjashme në Gorë ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e mëhershme.

Po ashtu, janë të shënuara edhe deklaratat e kryetarit të sapozgjedhur në komunën e Dragashit – që opcioni politik CDU-JGL ka ndihmuar në integrimin e simpatizuesve dhe nëpunësve të institucioneve paralele nga komuniteti goran në KK të Dragashit. Duke marrë parasysh që një pjesë e goranëve, nëpërmjet opcionit të tyre politik GIG, edhe më herët rregullisht kanë dalë në zgjedhjet lokale e qendrore të Kosovës për një vend të garantuar në Parlamentin e Kosovës. Po ashtu, një numër i tyre janë pro Kosovës.

Megjithatë, ajo që është në aspektin e interesit të boshnjakëve shumë diskutabile në këto deklarime të fushatës zgjedhore, ku njëri nga kandidatët nga opcioni i bashkësisë gorane CDU-JGL, në disa paraqitje sulmuese, ka propozuar që (kur të formohet) edhe komuna e Reçanit dhe ajo, së bashku me komunën e Gorës (kur të formohet) – as më pak e as më shumë – por të dyja do të hyjnë në Asociacionin e komunave serbe?! Ishte e qartë se për çka bëhet fjalë këtu. Kjo ishte edhe një përpjekje manipulimi me boshnjakët kosovarë – që, ndoshta, të sfidohen shqiptarët, praktikisht, të parandalohet formimi i Komunës së Reçanit, apo i komunës së Vitomiricës të Pejës!

Tema kryesore – decentralizimi

Nuk duhet të harrojmë se si temë kryesore në këto zgjedhje lokale, kryesisht në regjioni e Zhupës të Prizrenit, ishte decentralizimi. Ndërkaq, në prag të fushatës zgjedhore, argumenti kryesor i opcioneve politike, të cilat pretendonin në votat e boshnjakëve në komunën e Prizrenit, ishte për kthimin e mbështetjes së kandidatit të PDK-së, dr. Ramadan Muja, për kryetarin e Prizrenit – kërkesa (dhe morën garanci) që së shpejti në institucionet shtetërore të Kosovës do të fillojë formimi i komunës së Reçanit.
Të them të vërtetën, gati nuk ka çështje aktuale që janë të bazuara në mënyrë të vendosur në vullnetin e shumicës dërrmuese të bashkësisë nacionale boshnjake në Kosovë – nga kërkesat për decentralizimin e komunave në Kosovë: Reçan (rajoni i Zhupës me rreth 15 fshatrave, kryesisht me banorë boshnjakë dhe të një pjese të mirë të vendësve shqiptarë, dhe një numër i vogël i komunitetit serb. Opcioni politik i boshnjakëve nga Dragashi, gjithashtu, kërkon decentralizimin e pjesës së Gorës nga komuna e Dragashit, mirëpo tani në Gorë boshnjakët janë një e treta e popullatës, sipas regjistrimit të vitit 2011, ndërsa dy e treta e popullatës është nga komuniteti goran.

Lidhur me “propozimin” e lartpërmendur në fushatën e zgjedhjeve lokale, për “anëtarësimin” edhe të komunës së ardhshme të Reçanit në “AKS”, më duket se ka nevojë ta përsëris atë që kam thënë në takimin parazgjedhor të koalicionit “Vakat” në Reçan, në praninë e banorëve të këtushëm dhe të fshatrave të tjera të Zhupës, boshnjakë e shqiptarë, si dhe të përfaqësuesve të PDK-së – z. Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme; z. Ramadan Muja, kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, me bashkëpunëtorët e tij – se Reçani, për të cilin po interesohemi që të bëhet komunë – kurrë nuk do të hyjë në Asociacionin e komunave serbe në Kosovë! Këto fjalë të mia u përcollën me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Reçan. Dhe kjo u shënua edhe në mediet që e ndoqën këtë tubim. Kjo duartrokitje, nga të pranishmit boshnjakë dhe një pjesë shqiptare, dëshmon se kështu mendojnë qytetarët e Zhupës. Po ashtu, vlen edhe për Vitomiricën, duke pasur parasysh disponimin e gati të gjithë boshnjakëve të atjeshëm. Përfundimisht është e drejtë të thuhet se nuk është në interesin nacional e politik të boshnjakëve që asnjë komunë e ardhshme, në të cilën banojnë boshnjakët e Kosovës në numër të konsiderueshëm, të përfshihet në Asociacionin e komunave serbe.

Sigurisht, shkruesi i këtyre rreshtave nuk i jep të drejtë vetes të këshillojë e as të gjykojë atë që e kërkon popullata serbe e as përfaqësuesit legalë politikë në Kosovë, as edhe të goranëve! Kjo, thjesht, i tejkalon ingerencat dhe dëshirat tona e mundësitë reale. Për këtë të mendojnë përfaqësuesit e popullatës serbe dhe të komunitetit goran në Kosovë, të cilët, sipas nesh, duhet të mbesin këtu, të jetojnë dhe t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë.
Në anën tjetër, është e qartë se në shumë zhvillime dhe vendime politike të bashkësisë nacionale serbe në Kosovë, edhe më tutje pushteti nga Beogradi dëshiron drejtpërsëdrejti të përzihet. Kjo është treguar edhe në zgjedhjet e fundit lokale, kur qeveria serbe në mënyrë ofensive ka përkrahur vetëm një opcion politik në Kosovë. Po ashtu, sipas njoftimeve të përfaqësuesve të regjimit serb dhe disa përfaqësuesve të zgjedhur të bashkësisë serbe në nivelin lokal në Kosovë, është e qartë se Beogradi për diçka të tillë do ta shfrytëzojë Asociacionin e komunave serbe. Ky është realitet i caktuar, e deri kur do të zgjasë kjo, mbetet të shihet. Tërheqje vullnetare të Beogradit nuk do të ketë, por nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhë rrethanave reale në Kosovë, me zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të shtetit ligjore, me siguri duan.
Megjithatë, mendojmë se zhvillimi i ngjarjeve të fundit pas negociatave të vështira në Bruksel dhe nënshkrimit të marrëveshjes së 19 prillit 2013, me pjesëmarrjen e bashkësisë serbe në zgjedhjet lokale, nga ana kosovare nuk duhet të konsiderohen vetëm në dritën e këtyre shpalljeve politike të zhvillimit të pavolitshëm të ngjarjeve të ardhshme. Mendojmë se e gjithë kjo, së pari, duhet të shikohet edhe si një hap i ri në procesin e integrimit të komunitetit serb, duke pasur parasysh se në këto zgjedhje, ata – ose edhe territori që e kontrollojnë në veri të Kosovës – nuk kanë qenë të përfshirë në realitetin e ri politik e shtetëror të Kosovës.

Është e nevojshme të identifikohen dallimet në gjendjen faktike te bashkësitë në Kosovë

Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, habitemi që dikush ende mendon se boshnjakët në Kosovë ose jashtë saj nuk e dinë se regjimi aktual serb nuk do të provojë ndonjë manipulim të ri me ta, nëse do t’i jepej ndonjë mundësi për një gjë të tillë. Edhe pse ka një ndryshim të vogël në qasjen e tyre, ende nuk ka veprime konkrete sa i përket çështjes kombëtare boshnjake në Ballkan.
Per shembull, a nuk është regjimi i Milorad Dodikut penguesi kryesor i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina? Qëndrimi i saj ka ndikuar që Qeveria e Kosovës të vendosë masa reciproke për futjen e regjimit të vizave për shtetasit e BH-së…

Në anën e boshnjakëve, në Kosovë dhe jashtë saj, për fat të keq, si pasojë nga manipulimet e ndryshme të regjimeve të Serbisë për një kohë të gjatë, është krijuar edhe situata “pajtim me fatin”. Me plan është bërë një terr informativ nga disa urryes të asaj, të cilët, në internet, flasin me urrejtje dhe fyerje kundër aktivistëve boshnjakë që flasin për manipulimet e regjimit serb, në veçanti në qoftë se i përmendin promotorët e këtij sistemi të krijuar në terrenin e Gorës, të cilët janë bashkëpunëtorë të dikurshëm//tanishëm të regjimit serb, të stacionuar në Kosovë dhe në diasporë.

E gjithë kjo po bëhet me një skenar sipas metodave të trashëguara të udbashëve në Gorë, në Kosovë dhe jashtë saj. Por, ky manipulim politik nga shteti serb nuk mund të fshihet, ngase ata vetë plasohen në publik, posaçërisht kur dihet se regjimi serb edhe sot e kësaj dite paguan për realizimin e projektit SANU (Akademia e shkencës dhe e artit e serbëve) – “Gorë, Opojë, Sredska” (“GOS”), për veprim të mëtutjeshëm në terrenin e Gorës sipas këtij projekti.

Në anën tjetër, një numër i vogël i njerëzve në Zhupë dhe në Podgorë të Prizrenit ende i kujtojnë “ditët e kaluara në SPS” në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Por, numri i tyre është i vogël. Në Zhupë, Podgorë dhe në qytetin e Prizrenit, pas luftës në Kosovë, nuk ka pasur asnjë segment të “institucioneve paralele serbe”, sidomos në arsim! Këtu, në shkolla vijohet mësimi në gjuhën boshnjake dhe në gjuhën shqipe sipas planprogrameve të Republikës së Kosovës! Njësoj është edhe te boshnjakët në rajonin e Pejës dhe të Mitrovicës. E njëjta gjë është edhe me boshnjakët në Gorë, të cilët, siç kemi theksuar, përbëjnë një të treten e popullsisë (dhe nxënësit në shkolla), derisa në fshatin e madh Restelicë një numër i vogël i banorëve i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë me mësim në gjuhën shqipe.

Është e nevojshme të identifikohen dallimet në gjendjen faktike te bashkësitë në Kosovë

Për boshnjakët e Kosovës, arsimimi në gjuhën boshnjake, që është e futur në vitin 1999-2000, është elementi kryesor i faktorizimit nacional të tyre, por edhe treguesi kryesor i integrimit në sistemin kosovar! Thënë shkurt, shumica e boshnjakëve në vend dhe në diasporë e ndajnë fatin e shumicës së qytetarëve shqiptarë në Kosovë! Të rikujtojmë këtu edhe faktet historike të bashkëpunimit boshnjaket e Kosovës me shqiptarët gjatë shekujve të luftës për lirinë e popujve dhe të territoreve… Po ashtu Boshnjakët, pas luftës në Kosovë, kanë qenë një ndër segmentet e përparimit të mëtejshëm të shoqërisë, kurse deputetët e tyre kanë nënshkruar Deklaratën për pavarësinë e Republikës e Kosovës në Parlament…
Të përmendim se edhe mbrojtja e disa zyrtarëve boshnjakë nga akuzat – pse nuk kanë qëndruar në kërkesat për t’u shkruar në Pakon e Ahtisarit dhe komunat e ardhshme me shumicë boshnjake, gjatë negociatave në Vjenë – është se ata kanë pranuar (ndoshta me sugjerimin e bashkëbiseduesve kryesorë nga populli shqiptar) që kjo çështje të vendoset në Kosovë, sepse, sipas tyre, këto ishin bisedime të Kosovës dhe Serbisë. Ata, siç po qartësojnë, nuk kanë dashur që me kërkesa shtesë ta ngarkojnë procesin.
Mirëpo, edhe në Planin e Ahtisarit, megjithatë, shkruan …: “Qeveria e Kosovës hyn në bisedime me përfaqësuesit e bashkësive joshumicë rreth kërkesave të tyre për decentralizim”…

Realiteti i kërkesave të boshnjakëve për decentralizim

Prandaj, edhe kërkesat e tanishme të boshnjakëve për decentralizimin e komunave Raçan dhe Vitomiricë, si dhe përkrahja e kërkesës së bashkësisë boshnjake në Dragash janë në përputhje me Kushtetutën dhe kornizën politike të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, boshnjakët nuk kërkojnë komunë vetëm për vete, por edhe për të gjithë ata që jetojnë së bashku në këtë territor. Për këtë arsye, ata kurrsesi nuk do të jenë monoetnikë!
Duke pasur parasysh tërë këtë që u tha, nuk duhet pritur nga shumica e qytetarëve boshnjakë të Kosovës që të jetë e pranueshme shtyrja eventuale apo moslejimi i procesit të decentralizimit, për shkak të ”dyshimit dhe supozimeve”, ose për shkak të deklarimeve problematike të individëve. Edhe kështu, sipas shumicës në mesin e boshnjakëve, decentralizimi po vonon. Në terren po ndodhin ndryshime të mëdha, të cilat aspak nuk janë në interesin e bashkësisë boshnjake, siç është shpërngulja e madhe, uzurpimet dhe punimet e egra të pronave publike (nga personat privat), të cilat, të themi, askush nuk i mbron si duhet. (P.sh. Prevalla është vetëm një ndër rastet më drastike).

Ajo që boshnjakët presin nga qeveria aktuale, me përkrahjen e të gjithë faktorëve politikë të popullit shqiptar në Kosovë, është që sa më parë të gjendet mënyra adekuate për shpejtimin e procesit të decentralizimit të komunës së Reçanit, që është premtuar me vite. Kjo kërkesë duhet të hyjë në propozimin e ndryshimit të ligjit mbi kufijtë komunalë nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL), së bashku me ndryshimet e caktuara për komunat e reja Rogovë, Gjonaj dhe Zhegër. Po ashtu, është dashur paralelisht të shpejtohen përgatitjet në MPL për procedurën e decentralizimit edhe për komunën e Vitomiricës së Pejës, për të cilën është dorëzuar kërkesa, e cila është përfshirë në mesin e 15 kërkesave për komuna të reja, kërkesa që janë prezentuar (lexuar) në Qeveri dhe në Parlamentin e Kosovës.
Nëse ndodh shtyrja e një vendimi të tillë, popullatës në terren do t’i krijohet një përshtypje jo e mirë, se kërkesat e boshnjakëve dhe premtimet e dhëna për formimin e komunave sërish kanë dështuar si “dëm kolateral” për shkak të situatave të reja dhe fushatës “për dhe kundër” AKS-së.
Dhe, në fund, nuk do të ishte e drejtë e as mençuri politike, nga kushdo qoftë, vendosja e popullit boshnjak aty ku nuk e ka vendin, dhe këtë shumica dërmuese nuk e dëshiron.
(Autori është aktualisht zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe ish-nënkryetar në Këshillin konsultativ të komunitetit të Kosovës nga bashkësia nacionale boshnjake. Po ashtu, ka qenë edhe kryeredaktor i revistës boshnjake “Selam”, e cila është botuar në Prizren prej vitit 1995/6 deri në vitin 2003)

 

Haradinaj: Kryeministri Thaçi duhet të japë dorëheqje

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj insiston që zgjedhjet parlamentare duhet mbajtur sa më parë në Kosovë, i bindur se Qeveria e Hashim Thaçit e ka humbur shumicën në Kuvend dhe bllokada institucionale nuk kapërcehet.

Në një intervistë për Top Channel, ai ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Thaçi, sepse nuk i ka numrat në Kuvend dhe rrjedhimisht vendimet e Qeverisë nuk janë legjitime më.

“Është normale të reflektosh mbi një gjendje të krijuar, është e arsyeshme, morale dhe kërkohet kur humb shumicën në Parlament.”

“Duhet ta pyesësh Parlamentin, nëse do vazhdosh më tutje. Kjo do të thotë, ose të japësh dorëheqje, ose t’i kërkosh Parlamentit se si do të vazhdojë më tej situata me qeverisjen, duke qenë se nuk e ke më shumicën.”

“Vendimet e Qeverisë së sotme nuk janë legjitime në vazhdim, sepse nuk ka shumicën politike të detyrueshme nga Kushtetuta e vendit.”

Haradinaj ka deklaruar për Top Channel që zgjedhjet parlamentare do të duhej të mbaheshin në muajin prill.

“Do të ishte mirë që të mbahen në prill të këtij viti. Pra, të vendoset brenda këtyre ditëve që brenda atij muaji të mbahen zgjedhjet, pasi kështu do të ishte mirë për Kosovën. Do të përfitonim kohë dhe, në një farë mënyrë, gjendjen që po shkon në përkeqësim e ndalim menjëherë me shpalljen e zgjedhjeve”.

Doktoratura, ndryshime kriteresh për interesa personale

0

RektoriatiPas shpalljes së konkursit fillestar, ndryshimet e para të kritereve të bëra nga Senati më 22 nëntor të 2013, kishin vendosur kritere eliminuese si: notën mesatare; gjuhën angleze si dhe intervistën, kritere që nuk kishin qenë fillimisht. Anëtarët e Senatit të universitetit pranojnë se mund të kenë shkelur ligjin, por kanë respektuar vendimet e senatit.

Ndërsa, në ndryshimin e dytë të kritereve për doktorata, Senati me 21 janar të këtij viti, ka vendosur të largojë kriterin eliminues, të gjuhës angleze, si dhe rekomandon që tu ipet hapësirë asistentëve të njësive përkatëse.

Kandidatë të cilët i janë nënshtruar këtij konkursi për doktoraturë, kanë hezituar të flasin para kamerave, por edhe pas ankesave të bëra dhe vendimit të dytë për ndryshim të kritereve, ata sërish shprehen të pakënaqur, pasi sipas tyre, të gjitha këto vendime janë marrë me qëllime të caktuara, për eleminimin dhe favorizimin e kandidatëve të caktuar.

Në anën tjetër, pavarësisht nëse ka qenë i ligjshëm apo i kundërligjshëm vendimi i dytë për ndryshimin e kritereve të doktoratave, Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore, Tahir Arbneshi, anëtarë i Senatit të UP-së, thotë se është dashur të votojë dhe të respektojë vendimet e Senatit.

”Krejt çka mund t`iu them unë është se unë punojë në bazë të vendimeve të Senatit. Të dy vendimet i ka nxjerrë Senati, ku edhe unë jam pjesë e Senati dhe kam votu pro këtyre vendimeve. Kam menduar se kam votuar drejt”, thote Arbneshi, transmeton RTK.

I pyetur se a keni vepruar drejt, kur konkursi ka dal ne shtator dhe gjatë rrugës janë ndryshu kriteret dhe a mendoni që keni bëre shkelje ligjore ai pergjigjet se ndoshta kane bere.

”Ndoshta kemi bë shkelje ligjore por kështu kanë qenë rrethanat dhe kemi dashur te plotësojme numrin e studentëve të kërkuar me konkurs. Nuk jam jurist dhe nuk mundem te përgjigjigjem kësaj pyetjeje”, thote ai.

Për ndryshimet e bëra për herë të dytë të kritereve të konkursit për doktorata, gjatë ditës, RTK ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Sekretari i Përhershëm i Rektoratit, Esat Kelmendi si dhe nga ministri i arsimit, Ramë Buja, por ka qenë e pamundshme.

Një muaj më parë, përkatësisht në janar të këtij viti, ministri Ramë Buja, para se të merrej vendimi i dytë nga Senati, pati deklaruar në media se ndryshimet e kritereve të konkursit për doktorata, nuk kanë qenë as të logjikshme, as normale dhe as juridike.

BE: Kosova po rrezikon afatet ligjore

0

BE-flamujt evropianBashkimi Evropian dhe Kosova janë marrë vesh që është e rëndësisë parësore që Kuvendi të sigurojë emërimin sa më të hershëm të Komisionit të Pavarur për Media, përmes një procesi të hapur dhe transparent që garanton emërimin e njerëzve kompetentë e pa përkatësi politike. Ky emërim do të jetë i nevojshëm që KPM-ja të kryejë monitorimin e zgjedhjeve nëse Kosova futet në një proces të zgjedhjeve.

Përfaqësues të autoriteteve kosovare dhe të Bashkimit Evropian janë takuar në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të fundit në fushën e komunikimeve elektronike, shoqërisë informative dhe politikave audiovizuele, punën dhe mirëqenien sociale, arsimin, shkencën dhe novacionin si dhe mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.

Jacobson e Cliff refuzuan ftesën e Thaçit?

0

Thaci-FSKKryeministri Hashim Thaçi ka vizituar të premten strukturat drejtuese të FSK’së të cilët i ka njoftuar për vendimin e Qeverisë që kjo trupë të transforomohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Thaçi gjatë vizitës së tij ka shfrytëzuar rastin për të ngrënë edhe drekë me pjesëtarët e FSK’së.

Aty kanë qenë të ftuar edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tracey Ann Jacobson dhe ai britanik Ian Cliff, por nuk kanë marrë pjesë, transmeton Express.

Televizionet e vendit kanë transmetuar pamje të karrigeve të zbrazëta që ishin rezervuar për Jacobson dhe Cliff. Por nuk janë bërë të ditura arsyet e mospjesmarrjes së dy diplomatëve në këtë eveniment.

Për dorëheqjen nga pozita e Kryeparlamentarit vendos javën tjetër

0

JakupKrasniqi-kuvendKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me dorëheqjen e pozitës së Kryeparlamentarit.

Në një prononcim për lajmi.net, Krasniqi ka përgënjeshtruar raportimet se do të japë dorëheqje nga pozita e të parit të legjislativit.

Sipas tij, vendimi për dorëheqje nga kjo pozitë do të bëhet konform interesit dhe rrethanave që janë të krijuara në vend, ndërsa siguron se asnjëherë nuk do ta vë interesin e tij para institucionit të cilin ai e udhëheq.

“Do ta shikojmë, dhe vendimin do ta marrim konform interesit dhe rrethanave që janë krijuar në Kosovë”.

“Akoma nuk e kam kumtuar qëndrimin tim, por besoj që nga fundi i javës tjetër, por tani nuk e kam.”

“Unë nuk kam thënë se do të jap dorëheqje”.

“Do të shikojmë, po them. Vendimin do ta marrim konform interesit dhe rrethanave që janë të krijuara, e jo konform interesit tim”.

Jakup Krasniqi thotë se do të shikojë edhe vullnetin PDK’së, nëse ata dëshirojnë ta mbajnë këtë pozitë.

“Duhet ta shikoj edhe vullnetin e subjektit politik që e ka të drejtën me Kushtetutë që ta ketë pozitën e Kryeparlamentarit”.

“Tri dritare dhe një varje”, afër premierës

0

Film-Tri dritare dhe një varjeProjekti i fundit filmik i regjisorit Isa Qosja, që shfaqë trajtimin që ia bënë shoqëria kosovare grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës do të jetë i gatshëm për premierë në fund të marsit. Pas përfundimit të xhirimeve filmi do të dërgohet në Gjermani, ku do t’i jepet edhe dora e fundit. Por nuk dihet nëse do të kenë fatin prishtinasit që këtë film ta shohin të parët, pasi që, ende nuk është vendosur nëse premiera e këtij filmi të jepet në Prishtinë apo në ndonjë festival të huaj.

Jeta e femrave dhe grave të dhunuara gjatë luftës nga paramilitarët, ushtarët e policët serb, përkatësisht, mënyra se si i pranon shoqëria ato, trajtohet në filmin më të ri të regjisorit kosovar, Isa Qosja. Të gjitha xhirimet e filmit “Tri dritare dhe një varje”, sikurse dihet tashmë kanë përfunduar, ndërkaq ka mbetur të punohet edhe pak deri në përfundimin e tij.

Qosja, thotë se ky projekt filmik afërsisht në fund të marsit të këtij viti do të jetë i gatshëm për tu dhënë si premierë.

“Ne jemi në fazë të përpunimit tonik, miksit, paramiksit, përpunimit të fotografisë, gjegjësisht korrigjimit të ngjyrave edhe dritave, dhe kjo do të zgjasë diku dy javë. E kemi përcaktuar një termin të tillë (për përfundim të filmit).

Me datën 10 mars duhet të shkojmë në Gjermani në Bavaria film, atje ku e kemi fituar edhe fondin për përpunimin final, ose post produksionin e filmit. Dhe atje do të zgjasë puna dy javë, e pas dy javësh filmi do të jetë praktikisht i gatshëm për të startuar në premierë”, thotë Qosja për “KultPlus”.

Skenarin e këtij filmi e ka bërë skenaristi Zymber Kelmendi, ndërkaq, producent është Shkumbin Istrefi.

Qosja thekson se për të krijuar filmin “Tri dritare dhe një varje”, duke përfshirë skenarin, punën me aktorë, ka marrë kohë rreth dy vite, xhirimet rreth dyzet ditë, ndërkaq, montazhi rreth shtatë-tetë muaj. Në këtë film, me rolet e tyre paraqiten aktorët: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Xhevat Qorraj, Leonora Mehmeti, Selman Jusufi, Syle Kuqi, Basri Shala.

“Gjithsesi është një mesazh i veçantë (që jep filmi), një mesazh i qartë, një mesazh i cili megjithatë do të thotë diçka në nivel të përgjithshëm sepse këndshikimi është krejt tjetër. Nuk flitet nga aspekti i asaj se si ka ndodhur kjo çështje (dhunimi), por flitet nga aspekti si e kemi trajtuar ne një grua të tillë në mesin tonë. Dhe është këndshikim tjetër, dhe ai këndshikim mendojë se është më se i nevojshëm për mjedisin tonë, prandaj, e konsiderojë që është një projekt mjaft i dobishëm në këtë kuptim”, thekson regjisori Qosja.

Thaçi: Është dashur të veprojmë ndryshe

0

PDK-keshilli drejtues(E plotësuar) Këshilli Drejtues i PDK-së është duke vazhduar mbledhjen. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë në KD të PDK-së se ‘duhet të mobilizohemi sot sikur sot pas 45 ditësh 90 ditësh ose 9 muajsh’.

“Ata që i kanë humbur zgjedhjet në komunat e tyre nuk mund ta sjellin disponimin negativ në Këshillin Drejtues. Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur ndryshe. Dobësia ndoshta ka qenë edhe e jona, se kemi shku në shabllon kur i kemi caktuar kryetarët e komunave Unë i pari reflektoj se ndoshta është dashur të shkohet pak më ndryshe, për shkak të ndonjë kandidati kryeneq” ka thënë Thaçi.

Ai ka elaboruar edhe më tej rezultatin zgjedhor të PDK’së duke thënë se dialogu me Serbinë nuk ka ndikuar që PDK mos të fitojë në Fushë Kosovë.

“Problematika qëndron ne kontekstin lokal” ka shtuar ai.

Godet Kadri Veseli: Kemi bërë gabime, dikush nga ne duhet të shkojë në shtëpi

Po vazhdon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aktualisht aty po mbanë fjalim Zëvendëskryetari i Parë Kadri Veseli.

“PDK ka gabuar në disa raste dhe PDK nuk është konto e askujt. Ne jemi të vetmit që mund ta zhvillojmë vendin. Sigurisht që PDK ka bërë punë shumë të mëdha por edhe gabime. PDK duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme nacioanale” ka thënë Veseli.

“PDK nuk ka alternativë as politike as qytetareqeverisëse por edhe ne duhet të ndryshojmë shumë . Disa njerëz duhet me shku me pushu duhet të shkojnë në familjet e tyre disa të tjerë duhet të avancohen. Nominimet për deputetë duhet të bëhen në Këshill Drejtues. Rebelët janë të mirësaerdhur në partinë tonë” ka thënë Veseli, raporton Express.

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në ambientet e Hotel “Victory” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati.

I pyetur se çfarë po diskutohet në këtë mbledhje, Musmurati ka thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së do të diskutojë për një varg çështjesh që kanë të bëjnë me proceset politike në Kosovë dhe zhvillimet brenda PDK-së, duke përfshirë edhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Rrahje masive në Prizren, shkaku pronës

0

Prizreni5-24Banka shet pompën e benzinës që ishte lënë peng në hipotekë, pasi ish pronari, nuk kishte arritur të pagujë për rreth 1 vit këstin mujorë. Ish pronari dhe pronarët e pompës së benzinës përfshihen në konflikt, ku nga kjo, 4-tër persona janë lënduar, ndërsa janë arrestuar 9- të të tjerë në qytetin e Prizrenit.

Një rrahje masive në mes të anëtarëve të familjes Braha dhe pronarëve të një pompe të benzinës në dalje të qytetit të Prizrenit, ka mundur të përfundojë tragjikisht, por patrulla rajonale e policisë së Kosovës ka ndërhyrë shumë shpejt, duke çarmatosur, një të dyshuar që mbante në dorë një kallashnikov.

Nga kjo rrahje, kanë përfunduar në spital 4 persona, ndërsa janë shoqëruar për në stacionin e policisë 9-të të tjerë.

Siç tregon njëri nga anëtarët e familjes Braha, kjo ka ndodhur nga një mosmarrveshje që ka rrjedhur pas nxjerrjes në shitje të pompës së benzinës e cila ishte në hipotekë në një ndër bankat komerciale, pasi ish pronari për gati një vit , nuk ka arritur të paguajë këstin e kredisë, transmeton RTK.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cështjes dhe po merret me rastin. Katër personat e plagosur janë goditur me shufra hekuri dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetë.

DKA në Suharekë, ndan 150 bursa për nxënës dhe studentë

0

Suhareke-testi maturesDrejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, edhe sivjet ka ndarë bursa për nxënës e studentë. Për dallim nga vitet tjera sivjet janë ndar 150 bursa, prej të cilëve 100 për studentë dhe 50 nxënës.

“Për të përfituar një bursë, ka qenë interesim i madh i kandidatëve, pasi gjatë afatit të konkursit kanë aplikuar mbi 400 kandidatë. Komisioni i formuar për ndarjen e bursave pasi ka analizuar secilin aplikacion veç e veç dhe pasi ka shqyrtuar të gjitha kërkesat më pas sipas kritereve ka ndarë 150 bursa”, njofton Komuna e Suarekës.

Përfitues të burses edhe sivjet janë fëmijtë e dëshmorëve (të cilët pa asnjë kriter janë përfitues), rastet sociale dhe me kushte të vështira ekonomike, si dhe studentët dhe nxënësit me sukses më të mirë. /PrizrenPress.com/