Home Blog Page 8270

Asnjë i vdekur nga ethet hemorragjike këtë vit

0

Rriqri8-20Problemi mjedisor, me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë, është bërë një problem kronik.

Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucione tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, i cili këtë vit ka shërbyer për parandalimin e sëmundjes në fjalë.

Si rezultat, këtë vit nuk ka pasur vdekje të personave nga ethet hemorragjike, krime kongo.

Ndryshe, nga ethet hemorragjike vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë, raporton REL.

Këtë vit kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit nga rriqrat me datën 8 shkurt në Malishevë, ndihmë mjekësorë në këtë vend kanë kërkuar 2,125 qytetarë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Besim Zogaj, jep hollësi të tjera.

“Këtë vit situata paraqitet më e qetë krahasuar me vitet e kaluara. Nga data 8 shkurt kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit të rriqrave, 2,125 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, derisa prej tyre 55 qytetarë janë udhëzuar në Klinikën Infektive, ndërsa 4 kanë rezultuar me ethe hemorragjike, por që asnjë nuk ka humbur jetën këtë vit”.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas infektologes Lindita Ajazaj – Berisha, fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e pickimit nga rriqrat, ka shënuar rënie.

“Këtë vit, 91 pacientë kanë qenë të shtrirë. 372 pacientë është dashur t’ua heqim rriqrat nga trupi. Situata epidemiologjike është nën kontroll. Këtë vit kemi pasur fluks më të vogël, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm 5 raste janë me ethe hemorragjike, por që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nuk është i hospitalizuar. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë vit kemi pasur edhe terapi dhe nuk kemi pasur telashe”, thotë ajo.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Besim Zogaj, ka theksuar se pavarësisht situatës së qetë epidemiologjike, sa i përket etheve hemorragjike, ndihmë mjekësore vazhdojnë të kërkojnë qytetarët që pickohen nga rriqrat.

“Është një rënie e numrit. Tash në ditët e fundit 10 deri 15 persona vizitojnë Qendrën e Mjekësisë, por situata është e qetë”, shpjegon Zogaj.

Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thonë se këtë vit, gjithashtu është punuar edhe në vetëdijesimin e popullatës, gjë që konsiderohet si shumë e rëndësishme në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.

Rita e pranon se s’është edhe aq e zonja në aktrim

0

Rita Ora-Fiffty ShadesRita Ora e ka pranuar se nuk është një aktore aq e zonja, kjo pasi ka përdorur kufje në vesh gjatë xhirimit të skenave në filmin “Fiffty Shades”, pasi vazhdimisht kishte harruar rreshtat e saj.

Këngëtarja kosovare në këtë film luan rolin e Mia Grey, motra e birësuar e protagonistit kryesor të këtij filmi, Christian Gray, i cili luhet nga aktori, Jamie Dornan.

“Është dashur të mbajë dikë në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që të më tregojë se çfarë duhet të them para se ta thosha, sepse sinqerisht isha paksa nervoze dhe i harroja të gjitha ato që i kisha mësuar”, ka treguar ajo.

Rita ka folur edhe për kolegen e saj, Dakota Johnson, e cila luan rolin e heroinës së këtij filmi, Ana Steel.

“Ajo është një mike e shkëlqyeshme e imja dhe ajo vërtetë më ka qetësuar mua dhe ajo ishte vërtetë e sjellshme, duke u kujdesur për mua”, ka rrëfyer Rita.

Ylli i hitit “RIP”, gjithashtu ka premtuar se ky film vetëm sa do ta bëjë edhe më të famshëm librin, në të cilin është bazuar filmi.

“Filmi është shumë i afërt me ato që janë në libër. Mendoj se aktorët janë fenomenalë në këtë dhe jam vërtetë e nderuar që jam në të njëjtin varg me ata. Ky është filmi im i parë dhe është e mrekullueshme”, ka përfunduar Rita.

Reklama për këtë film tashmë ka filluar të emetohet, ndërsa kritikat janë tejet pozitive, prandaj pritet një sukses i madh në kinema.

Heidi Klum s’e ka problem, lë t’i prekin gjoksin…

0

Heidi Klum topless1Heidi Klum ka publikuar në Instagram një foto intime, ku ajo pozon “topless”, por gjoksin ia mbulon dora e një mashkulli. Nuk do të ishte çudi po të bëhej fjalë për të dashurin e saj Vito Schnabel, mirëpo s’është ky. Ai quhet Zac Posen, me profesion stilist, por është koleg i modeles gjermane, nga koha kur ajo ka zgjedhur të jetë një nga gjyqtaret në spektaklin e modelingut “Project Runway”.

Heidi Klum toplessVetëm me një palë të mbathura veshur, Heidi ka treguar edhe një herë se ndihet shumë rehat thjesht me lëkurën e saj në..trup. Ndërkohë që foton e ka shoqëruar me komentin: “Më duhet diçka për të veshur sonte…”.

Heidi Klum topless2

Greek Reporter: Rama pranoi se Himara është greke

0

Himara-shqiperiEdi Rama u bë kryemnistri i parë në historinë e Shqipërisë që njeh komunitetin grek në Himarë. Deri më tani, kryeministri shqiptar e konsideronte popullsinë e Himarës si binguiliste.

Kështu shkruan portali Greek Reporter, duke iu referuar fjalimit të mbajtur nga Rama dje në parlament, ku ai tha se në Himarë ka minoritet grek.

Komuniteti grek dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, -shkruan më tej Greek Reporter, -e kanë refuzuar reformën, pasi Himarës do t’i bashkangjitet një zonë myslimane me interesa të ndryshme ekonomike dhe prejardhje të ndyshme etnike e kulturore.

Gjini ironizon me PDK-në: Sipas të gjitha gjasave do të jeni opozitë konstruktive!

0

ArdianGjini-aakNënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se sipas PDK-së, kur ata janë në pushtet qeveria bën edhe me 55 vota. Ndërkaq, sipas tij, kur janë në opozitë, qeveria duhet t’i ketë të paktën 80 deputetë.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se edhe disa ditë qeveria do të formohet pa PDK-në.

“Sipas PDK, kur ata janë në pushtet bën qeveria edhe me 55 vota. Kur vjen puna të jenë në opozitë, sipas tyre, ‘republika’ duhet ta ketë një qeveri me së paku 80 deputetë. Epo, edhe disa ditë, do të ketë qeveri pa PDK, do të jetë shumë stabile, ju do të jeni në opozitë dhe sipas të gjitha gjasave do të jeni opozitë konstruktive!! Ashtu siç keni provuar ti mësoni tjerët”, ka shkruar Ardian Gjini në profilin e tij në Facebook.

Dëme të shumta materiale nga shiu i rrëmbyeshëm në Prizren

0

Shi ne prizren2Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në Prizren të premten në orët e pasdites ka bërë që uji të depërtojë në një numër të shtëpive e bizneseve në lagje të ndryshme të qytetit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se niveli i lartë i të reshurave ka shkaktuar dëme materiale në rezidenca e lokale biznesi dhe se ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësve kanë dalë në terren për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, pas raportimeve të këtyre të fundit.

“Ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në terren pas thirrjeve që kemi pranuar nga qytetarët. Ata po punojnë në sanimin e gjendjes, respektivisht largimin e ujit që ka depërtuar në podrume. Deri më tani ndihma është kërkuar nga në 5 lagje të ndryshme të qytetit”, ka thënë për Kohën Ditore, drejtori i Emergjencës dhe Shpëtimit në komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq.

Sipas tij në bazë të konstatimeve fillestare shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në orenditë shtëpiake.

Shi ne prizren1“Sasia e madhe e të reshurave ka bërë që kanalet e ujërave sipërfaqësore të bllokohen dhe kësisoj uji ka depërtuar në shtëpitë në disa lagje të qytetit. Situata më problematike është raportuar të jetë në lagjen Tusuz”, ka deklaruar Ejupagiq.

Ai ka shtuar se aktualisht po punohet në sanimin e gjendjes dhe se më pastaj ekipet përkatëse do të përgatisin raportin mbi dëmet e shkaktuara.

Topi: Kosova shembull, Shqipëria ka nevojë për ndryshim të lidershipit politik

0

BamirTopi-FRDPartia Fryma e Re Demokratike, e kryesuar nga ish presidenti Bamir Topi mblodhi sot Asamblenë Kombëtare të saj. Në fjalën e tij para mediave kryetari i FRD-së, Bamir Topi tha se situata politike në Shqipëri është në një pozitë mjerane, ku pozita dhe opozita nuk bashkëpunojnë për interesat e qytetarëve.

Në këto kushte, sipas ish presidentit, kërkohet nevoja për ndryshim të lidershipit politik, ashtu si ka ndodhur në shumë vende të tjera fqinje me ne, përfshi këtu edhe Kosovën.

“Unë mendoj se pas kaq vitesh në Shqipëri ka nevojë të ndodh ajo që ka ndodhur në vende të tjera rreth e qark Shqipërisë, nuk po e zgjeroj shumë hartën gjeopolitke, ka ndodhur në Itali, Greqi, ka ndodhur këtu në Rajon, ka ndodhur në Kosovë. Kaq shumë vlerësim paskemi për këta lider karizmatik. Nuk ka model, nëse dikush do më thotë një model të vetëm unë tërhiqem publikisht. Janë “zhdukur” nga skena politike personazhe të rëndësishme që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në jetën poltike ndërkombëtare. Ky është sensi i masës kjo është deomkracia; jep kontribut, zgjidhesh, por nuk je i vetmi, liroja radhën tjetrit, tjetrit…. Shqipëria përderisa nuk ka qarkullim të lidervë politikë kjo situatë do të jetë këtu,” tha ish presidenti Bamir Taopi, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombetarë të partisë që ai drejtojn tashmë Fryma e Re Demokratike.

Kreu i FRD-së kritikoi gjithashtu bojkotin e opozitës në Kuvend, e cila sipas tij nuk po vepron në mënyrë demokratike, duke braktisur punime në Parlament. Duke nënkuptuar ish liderin e së djathtës Sali Berisha, Topi tha se PD ka mbetur peng i një njeriu të vetëm që e ka lënë litarin jashtë.

“Situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë në një pozitë mjerane. Ky vend ka nevojë të domodoshme që të ketë edhe grupe politike që të amortizojnë këtë klimë bipolare, antidemokratike që funksionon akoma në Shqipëri. Më thoni si ka mundësi të quhet demokratike kur s””ka pjesëmarrje, s””ka bashkëpunim, kur nuk ka impenjim për të mbetur në Parlament dhe për të bërë betejën e opozitarizmit. Pse? Se ka mbetur peng i një njeriu që ka lënë litarin jashtë. Por gjithçka është në dorë të qytetaëve, ne na takon të forcohemi, të funksionojmë, pasi interesi kryesor është të japim kontributin tonë që të bëhet një politikë ndryshe për një Shqipëri ndryshe,” tha më tej ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi.

Mes të tjerash ish presidenti Topi është shprehur edhe për reformën territoriale, projekti më i ri dhe më i debatuar i Qeverisë Rama, për të cilën tha se kjo reformë ishte e nevojshme, por nuk pati transparencën e duhur pasi u përmbyll pa pjesëmarrjen e opozitës. “Reforma territoriale pati ndryshime gjatë diskutimit të saj. Nisi me transparencë dhe përfundoi pa transparencë, duke shkur pas disa konjukturave dhe interesave të ndryshme. Gjithashtu, pati problem mungesën e plotë të opozitës institucionale”, tha Topi.

Më 9 gusht, orgji e madhe e seksit në Prishtinë

0

Orgji seksNjë orgji e madhe e seksit pritet të mbahet më 9 gusht në Prishtinë. Kjo orgji organizohet nga një grup në Facebook që quhet “Swinger Çiftet e Kosovës”.

Jo vetëm në Britani të Madhe dhe në vendet tjera të BE’së organizohen seks orgji për çifte. Kështu, një iniciativë e tillë ka nisur edhe në Kosovë.

Një grup i të rinjve të Kosovës ka vendosur të hap një faqe në Facebook, duke treguar kohën se kur do të mbahet një orgji e tillë.

Organizimi i parë i kësaj orgjie pritet të ndodh më 9 gusht të këtij viti. Aty janë përcaktuar edhe disa rregulla në mesin e të cilave është se në party duhet të gjithë të bëjnë seks.

Lexojeni të plotë njoftimin:

Swing Party ce do organizohet me 09.08.2014 dhe do te jete vetem per qifte.

Vendi i organizimit do te jete ne Kosove

Ne Party do te kemi DRESS CODE ( kodi i veshjes) i lusim ciftet posqerisht Femrat e nderruara ce me vete te sjellin kostume erotike apo veshje erotike si dhe kepuce.

E shoket te nderruar te veshen sa me shik.

Per organizimin do te pagohet 40€ per cift ketu jane perfshire pijet vendi ce do mirret me qerra.

Regullat mbrenda ne party: i lusim te gjithe te jemi sa me dinjitoz sa me te guximshem dhe te kalojme nje nate te paharueshme, swing party nuk do te thote se gjithe duhen te bejne sex. Kjo krejt mvaret nga pelqimi ne mes veti te qifteve.

Ne e kemi hapur edhe nje faqe te mbyllyr ne fb. Ku do te regjistrohen qiftet ce e konfirmojne ardhjen e tyre. Dhe aty do i shpalim edhe face foto tona dhe te juaja te pakten te kemi ide se si dokemi. Ose nese kemi mundesi te takohemi para organizimit.

Kete party jemi duke organizuar

Ne Thalen Thales Ada Swing dhe Qifti Malina

Ju mirepresim te gjithve per nje nate te paharueshme

Me nderime

Thalen Thales

Buzëqeshja e paqtë e komunistëve të egër

0

91663The second Vals” (Valsi i dytë) i kompozitorit dhe pianistit rus Dmitri Dmitriyevich Shostakovich (1906-1975), i dirigjuar nga Andre Rieu (violinist i njohur holandez), shoqëron ‘vallëzimin’ në një video-projeksion të imazheve të Stalinit. I biri i dy këpucarëve gjeorgjianë, njeriu që kontrolloi jo vetëm Bashkimin Sovjetik, por edhe Europën Lindore, shfaqet në fotografi familjare, me miq, bashkudhëtarë, ithtarë e ndjekës, krejt i paqtë e i qeshur. Shumë prej njerëzve që i qëndrojnë përkrah dhe vetë ai, mbajnë mbi ‘gishtërinj’ firmat për miliona të vrarë e spastrime masive, për aq sa epoka e Jozef Stalinit mbahet mend për terrorin dhe ekzekutimet. Por, fotografitë pjesë e video-projeksionit “E-mages” të Helidon Gjergjit, nuk e thonë këtë. Videoja që u shfaq dje në Galerinë Kombëtare të Arteve si pjesë e ekspozitës me të njëjtin emër, tregon me një ironi të hollë (ngase imazhet në rrjetet sociale gënjejnë, tregojnë jorealitetin, por një manipulim të tij) BS-në si vend i paqes, tregon Stalinin e qeshur, atë, “babain e kombeve” e “kopshtarin e lumturisë njerëzore”.

Në konferencën e mbajtur dje para çeljes së ekspozitës, (që mund ta vizitoni deri më 24 gusht) kuratori Artan Shabani e vuri theksin pikërisht tek ky lloj manipulimi që bën fotografia. “Personazhet e videos, janë të qeshur. Ata, janë pjesë e Facebook-ut të nënës së Stalinit, e cila në llogarinë e saj në këtë media sociale, ka zgjedhur me elegancë disa fotografi që tregojnë ‘njeriun e mirë’ Jozef Stalin. Në to, udhëheqësi rus, paraqitet me Trockin, por edhe me njerëz të tjerë, që nga historia mbahen mend për miliona të vrarët, pra si ekzekutorë”. Shabani, kurator i ekspozitës e njëherazi drejtor i GKA-së, vërejti se në video personazhet duken të dashur, paçka ç’ishin në jetën reale, e kjo është loja, që realiteti nuk është ai që kapet në një fotografi. “Kjo video, e ideuar sipas artistit Gjergji si ‘një matrioshka (kukull) ruse hiper-reale’, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur”, – theksoi ai. Vetë piktori Helidon Gjergji, artisti që ekspozon, vërejti se me këtë video, “dua të përçoj idenë e hiper-realitetit. Me pasqyrën e thyer, tregoj tensionin që ekziston, goditjen e madhe për shkak të manipulimit të medias; ajo nuk tregon realitetin, siç është rasti i fotove të Stalinit, që nuk tregojnë kush ishte ai. Kam punuar gjithnjë me ekrane e monitorë, ndaj këto tri punë të miat (“e-mages”, “Pixture tv” dhe “Blu Danube) janë nën çadrën e lojës së imazheve”.
Valsi i Shostakovich-it si kolonë zanore? Ka një përplasje mes muzikës dhe imazhit: të kujton që Rusia solli edhe emra të njohur të muzikës së mirë përveç Lenin-Stalinit, e mandej ajo muzikë e Shostakovich që shoqëron imazhet (e qeshura të vrasësve) e bashkëkombësve të tij, të sjell ndër mend se qenë këta njerëz, krahët e djathtë e ndjekësit e Stalinit, që e ndaluan muzikën për të bërë kërdinë. Por, interpretimet varen nga perceptimet, e ato nuk varen gjithherë nga realiteti, ndaj muzika mund të jetë edhe thjesht ironi.

Për luftimin e radikalizmit

0

Jahjaga-637x424Krerët e institucioneve të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për sigurinë, si dhe për hapat që duhet ndërmarrë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste.

Presidenca ka njoftuar se Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me Kryeministrin Hashim Thaçi, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, si dhe me udhëheqësit e institucioneve të sigurisë në Kosovë, Drejtorin e AKI’së, Bashkim Smakaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Kryeprokurorin e shtetit në largim, Ismet Kabashi dhe u.d të Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, si dhe Kryesuesin e Këshilli Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.Ata janë mbledhur për të diskutuar parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit.

“Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të veprimeve ndërmjet të gjitha institucioneve të vendit, posaçërisht atyre që kanë përgjegjësinë për sigurinë kombëtare, me qëllim të luftimit të dukurive që po kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit, të rajonit dhe më gjerë.”

“Në takim, krerët e institucioneve kërkuan nga mekanizmat përgjegjëse për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve jo vetëm të Kosovës dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.”

“Presidentja Jahjaga ritheksoi qëndrimin se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet strehë dhe nuk do të shërbejë si një burim për grupet radikale e ekstremiste”, thuhet në deklaratën e Presidencës.