22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8272

Thaçi: FAK do t’i kenë kapacitetet e mbrojtjes

0

FSK orkestra(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës ka thënë para pjesëtarëve të Forcës Sigurisë së Kosovës se shumë shpejt kjo forcë do të ndryshojë misionin e saj, e cila do të ketë për detyrë mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. Ndërkohë, Ministri i FSK-së, Agim Çeku tha se po realizohet ëndrra e çdo qytetari për ta pasur ushtrinë e vet.

Në gjashtë vjetorin e pavarësisë, kreu i qeverisë, Hashim Thaçi paralajmëroj se FSK-ja do të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, sot para pjesëtarëve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” Thaçi tha se Themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, janë segmente përmbyllëse të institucioneve që rrumbullakësojnë shtetësinë e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha se FSK-ja mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm, por se tash është koha për ata duhet të marrin përgjegjësi të plota për sigurinë e shtetit të Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë kapacitetet e mbrojtjes dhe do ta kenë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re. Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen ashtu që të janë atë gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarëve të saj dhe pronën e tyre. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, tha Thaçi.

Ai shtoi se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran gjashtë vite më parë krijoi kushte që TMK-ja të hyjë në një fazë të re, dhe në janar të vitit 2009 FSK-ja u themeluar si forcë profesionale e armatosur lehtë, e uniformuar dhe me përbërje multietnike.

Ai tha se zhvillimi, strukturimi dhe organizimi i FSK-së që prej fillimit është bazuar në praktika me të mira të shteteve të demokracisë së zhvilluar.

“Ju keni kaluar nëpër disa faza të rëndësishme, gjithnjë duke ruajtur kontinuitetin, qëllimin dhe arritjet strategjike në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjes së vendit tonë. Keni dhënë kontribut të vlerësuar dhe pranuar botërisht në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës duke bashkëpunuar me ekspertët e shteteve mike të Kosovës, me ekspertë të NATO-së dhe të KFOR-it”, tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, në anën tjetër ministri i FSK-së Agim Çeku tha se Kryeministri, me 17 shkurt në gjashtë vjetorin e pavarësisë, e dha një lajm të mirë për Kosovën, për rajonin dhe për NATO-në.

“E dha një lajm të shumë pritur, të mirëpritur, një lajm me të cilin përfundimisht po përmbushën pritjet e qytetarëve të Kosovës, pritjet e ushtarëve të Kosovës, po përmbushet e drejta legjitime e Kosovës për të pasur ushtrinë e vet, po përmbushet e drejta ligjore, që të rishikohet FSK-ja dhe Kosova t’i identifikoj nevojat e veta për siguri, por do të thosha se kryeministri po e përmbush edhe një premtim edhe një zotim që e ka dhënë jo vetëm për mandatin qeverisës, por që e ka dhënë në vitin 1999, atëherë kur e kemi demilitarizuar dhe transformuar UÇK-në, atëherë ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë e vet”, tha Çeku.

Më pas kryeministri bashkë me ministrin kanë vizituar edhe ambientet e kazermës, si dhe kanë ngrënë mëngjes bashkë me pjesëtarët e FSK-së.

Kosova në Bienalen e Venecias zbulon historinë e panjohur të Prizrenit

0

Prizren ura e guritAta të cilët do ta vizitojnë Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës së Venecias do të kenë mundësi të njihen me historinë arkitekturore njëshekullore të Prizrenit.
Kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias do të jetë arkitekti Gëzim Paçarizi. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate për media, të mërkurën.

Paçarizi, i cili jeton dhe vepron në Gjenevë ku edhe ka mbaruar studimet për arkitekturë është emëruar kurator nga sekretari i përhershëm i MKRS-së, Veton Firzi.

“Jam i lumtur që propozimi im është përzgjedhur për ta prezantuar Kosovën, si kurator i Pavijonit kosovar në Bienalen e Venecias”, ka thënë Paçarizi për “Kohën Ditore” përderisa ka prezantuar edhe konceptin e tij me të cilin do të përfaqësojë shtetin në ngjarjen më të madhe të arkitekturës në botë. Kosova merr pjesë për herë të dytë në Bienalen e Venecias, e për këshilltar, në fillim të këtij muaji, e ka përzgjedhur arkitektin e njohur izraelit Ron Arad.

Sipas Paçarizit, Kosova do të paraqitet në ekspozitën arkitekturore të Bienales së Venecias me një studim i cili për herë të parë vë në dritë historinë e një shekulli të bujshëm në mjedisin urban dhe arkitektonik të Prizrenit.

“Do të shtjellojmë rezistencën dhe zhdukjen e një mjedisi të jashtëzakonshëm siç ishte Prizreni i fillimit të shekullit deri në ditët e sotshme (1912-2012)”, ka thënë ai. Për të prezantimi konkret në Venecia do të përbëhet nga dy pjesë.

“Intervenimi ynë fizik, instalimi ynë në arsenale”, ka thënë Paçarizi, teksa ka shtuar se ky instalacion është në fazën konceptuale dhe përmbajtja e tij do të zbërthehet më vonë. E pjesa e dytë është teorike dhe vizuale, që do të përbëhet nga materiale grafike, filmike dhe fotografi.

“Qëllimi ynë është përmbledhja dhe bashkimi në një temë të përbashkët”, ka shtuar ai. Paçarizi deri më tani nuk ka pasur kontakt me arkitektin Ron Arad.

Edicioni i 14-të i Bienales së Arkitekturës në Venecie do të mbahet prej 7 qershor deri më 23 nëntor. Do të marrin pjesë 40 shtete. Udhëheqës i bienales me fokus në temën “Fundametals” (Bazat) është Rem Koolhas.

“’Fundamentals’ do të jetë një Bienale për arkitekturën, jo për arkitektët. Pas disa bienaleve që i janë kushtuar promovimit të bashkëkohores, ‘Fundamentals’ do të fokusohet në histori, elemente të pashmangshme të krejt arkitekturës së përdorur nga arkitektët, në çfarëdo kohe e çfarëdo vendi dhe në evolucionin e arkitekturës kombëtare në 100 vjetët e fundit”, ka qenë shpjegimi i Koolhaas për edicionin e sivjetmë.

E pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje ku do të marrin pjesë 40 shtete, sipas zyrtarëve të MKRS-së do të kushtojë 120 mijë euro. Këto shpenzime do t’i mbulojë institucioni më i lartë kulturor në vend, përderisa Ron Arad nuk ka kërkuar para për këshillat e tij.

Në fund të muajit të kaluar ministri Krasniqi kishte emëruar Bordin këshillues që përbëhet nga: Ilir Gjinolli, Ilir Murseli, Gjejlane Hoxha, Florina Jerliu dhe Përparim Rama. Kosova për herë të parë u prezantua në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienalen e Venecias në gusht të vitit 2012, me projektin “Punuesi i filigranit” të kuruar nga arkitekti Përparim Rama

Emrat kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit

0

Gjykata-qekiqi26 emra i janë dërguar Kuvendit të Kosovës, si kandidatë për Avokatin e Popullit. Aty figurojnë edhe emra të njohur deri më tani për opinion në vend.

Në mesin e tyre është Adrijana Hoxhiq, kandidatja e pavarur për Mitrovicën e Veriut në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë. Pastaj Flamur Keqa, ish anëtarë i Bordit të KEK-ut dhe ish-anëtarë i Bordit të Trustit.

Pastaj është Basri Berisha, zëvendës i Avokatit të Popullit. Është Fadil Geci, dikur deputet i LDK-së. Hilmi Jashari, dikur Avokat i Popullit. Gjyljeta Mushkolaj, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Bajram Ajeti, ish kryetarë i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Drita Rexhepi, koordinatore e ndihmës juridike në Agjencinë për Ndihmë Juridike dhe bashkëthemeluese e Shoqatës së Juristëve NORMA. Halit Muharremi, Ish-drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor dhe ish-minsitër në Qeverinë Bukoshi.

Arsim Agani, drejtor i Departamentit të Administratës në këtë Institucion ku ka konkurruar por në një kohë edhe pse ishte suspenduar ai nuk e kishte respektuar atë vendim. Veton Vula, dikur drejtor i departamentit të hetimeve në insiotucionin e Avokatit të Popullit.

Lulzim Tafa, pronar i universitetit privat AAB.

Këta janë të gjithë kandiidatët për këtë pozitë: Sheqir Kutllovci, Musa Dragusha, Njazi Morina, Basri Berisha, Murlan Prizreni, Ibrahim Arsllan, Fadil Geci, Zef Prenrecaj, Shqipe Ibraj-Mala, Flamur Keqa, Shemsi Reçica, Hilmi Jashari, Gjyljeta Mushkolaj, Ljubinko Todoroviq, Bajram Ajeti, Drita Rexhepi, Ferid Selimi, Bekim Dugolli, Halit Muharremi, Arsim Agani, Muharrem Mustafa, Bogoljub Staletoviq, Veton Vula, Adriana Hoxhiq, Lulzim Tafa dhe Mevlide Berisha

Moikom Zeqo: Skënderbeu i përdhosur? Provokim i mbrapshtë!

0

skenderbeu 1Gjetja në Qafë-Kashar pak ditë më parë e një shtatoreje të Skënderbeut, ku heroi shfaqet gjysmë njeri e gjysmë cjap, ka habitur jo pak njerëz. Për ta qartësuar, objekti në fjalë nuk ka qenë në asnjë muze e galeri sikundër është thënë gabimisht, mbasi një logjikë e thjeshtë sugjeron se një shtatore e heroit kombëtar të përçudnuar nuk ka vend në të tilla institucione kombëtare a lokale qofshin ato.

E ndërsa askush nuk e sheh këtë si vepër të një skulptori serioz, shpjegimet për të kërkohen veçse në mitologji. Mbase prej aty ka lindur ideja e ndokujt për të fyer e përdhosur imazhin e heroit.

Një prej njohësve më të mirë të mitologjisë është studiuesi Moikom Zeqo. Pas kërkesës së “GSH”, profesori na thotë se, po ta shikonte nga afër mund të jepte detaje më të sakta, porse në pamundësi për ta bërë këtë, pasi objekti është në ambientet e policisë (kjo e fundit ka nisur hetimet), mendimin e tij Zeqo e jep, pasi sheh foton.

“Po gjykoj sipas fotografisë së shtatores. Nuk është aspak një vepër arti e mirëfilltë, por diçka butaforike – një përdhosje artistike, ku nuk ka as plastikë, as harmoni, asgjë substanciale që lidhet me artin”. Sipas Zeqos, asnjë skulptor shqiptar – dhe ai më pak i talentuari nuk mund të bëjë një marrëzi të tillë. Tejet i nervozuar nga komentet, thekson me të madhe se, “objekti nuk është marrë, as nga Kruja dhe as nga Lezha – delirët e diletantëve çfarë nuk arrijnë të shpikin dhe të imagjinojnë! Kjo shtatore është një provokim – për shkak të hibridizimit gjysmë njeri dhe gjysmë cjap- bërë me një qëllim tejet të mbrapshtë për të reflektuar publikisht një urrejtje të verbër ndaj figurës madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, – thotë Zeqo.

Sipas profesorit, ata ose ai që e ka ideuar dhe bërë në bronz këtë shëmtirë të pabesueshme, ndoshta jo brenda Shqipërisë, e ka ekspozuar si një kurth publiciteti dhe shprehje të një përçudnimi ndaj Skënderbeut, për ta karikaturizuar qëllimisht, për ta përbuzur verbërisht, idiotisht.

“Është kështu një motiv grotesk, i qëllimshëm për kryesimbolin tonë kombëtar, është një turp”, -shprehet profesori, duke kujtuar edhe se “një nga shpifjet më shoviniste deri në fillim të shekullit të XX në publicistikën ballkanike antishqiptare ishte edhe ajo që thuhej se gjoja shqiptarët janë qenie gjysmë njerëz dhe gjysmë kafshë, me bisht cjapi apo kali”. Në fund, ai shënon se pikërisht sipas këtij arketipi është konceptuar edhe ky monstruozitet në lidhje me figurën e Skënderbeut. Prandaj është shumëfish e shëmtuar nga çdo anë dhe pikëpamje.

Skënderbeu
si Bafomet?
Një kritik arti, që për shkak të pozicionit të punës nuk del me emër, e sheh shpjegimin e këtij objekti ndryshe. Mbasi shënon se nuk ka skulptor profesionist që e bën këtë, e cilëson provokim nga njerëz shumë keqdashës dhe të paskrupullt. “Nga fotografia nuk mund të dalloj shumë prej figurës, por mund të them se është përçudnim fizik, që duket si një pjellë e njeriut me dhinë. Shoh një prapaskenë dhe një fakt të dhimbshëm për këdo që e ka bërë, e cila tregon se duan të dhunojnë figurën e heroit, duke e kthyer në një monstër me elementë të vet heroit, dhia, bishti i kalit, koka e madhe, trupi i vogël”, sqaron kritiku në fjalë.
Për të është një figurë e turpshme dhe monstruoze që nuk ka lidhje as me surealizmin edhe pse përfytyrimi është i tillë.
Veçse imazhi i Skënderbeut në statujën e Qafë-Kasharit, të kujton një imazh, aspak të këndshëm. Kritiku që nuk dëshiron të dalë me emër, e lidh figurën e heroit në këtë rast me idhullin e Satanait, Bafomet, e kjo duket edhe më e rëndë. Çfarë është dhe ç’nënkupton Bafomet?

Bafomet është simbol i dhisë satanike që zakonisht portretizohet me kokë dhie, gjysmë njeri e gjysmë dhi. Shpesh është keqinterpretuar si simbol i shtrigave por Bafomet është përdorur nga satanistët.
Origjina e Bafomet është e paqartë. Historiani Montague Summers ka sugjeruar që fjala është bashkim i dy fjalëve greke: baphe dhe metis që do të thotë “përthithje e dijes”. Nga ana tjetër, Bafomet është quajtur Dhia e Zezë ose Dhia e Judës. Ndërsa sipas fjalës latine “baphometh” ose “baffometi” është një term i përdorur për të përshkruar një idhull ose “perëndi” në të cilën janë akuzuar se besojnë Kalorësit templarë. Në këtë rast, fjala lidhet me tradita okulte e mistike. Bafometi është lidhur me satanizmin për shkak se është përdorur si simbol i Kishës së Satanait. Përmendim që Kisha e Satanit, e themeluar më 1966 në San Francisko, e ka adoptuar një interpretim të Bafometit për të simbolizuar satanizmin. Në të, simboli i dhisë shfaqet bashkë me një gjarpër të madh të lidhur me djallin. Në Kishën e ritualeve Satanike, Bafometi është i varur në mur pas altarit.

Jakup Krasniqi: Partinë e themelojmë më 28 shkurt

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, beson në perspektivën e subjektit politik të ri të themeluar nga ai dhe Fatmir Limaj, pavarësisht që Limaj mund të mungojë në terren si pasojë e ballafaqimit me drejtësinë.

Krasniqi, në një prononcim për Kohen Ditore, të enjten, ka thënë se subjekti i ri nuk do ta lidhë veten me asnjë emër të përveçëm.

“Ne do të themelojmë një subjekt politik që nuk lidhet me individë të veçantë, por që lidhet me programin politik dhe ekonomik, të cilët i duhen vendit. Secili individ e ka rolin e tij.

Ne nuk mund të paragjykojmë si do të ndikojë, por ne do të bëjmë thirrje dhe do të dëshirojmë që njerëzit të bashkohen rreth programit dhe jo rreth individëve, ngase se si përfundojnë subjektet politike që lidhen me cilindo personalitet ne e kemi parë gjatë këtyre viteve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi e ka pohuar që më 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e re.

“Ajo është datë që do të prezantohet, do t’i kemi organet nismëtare dhe të përkohshme, të cilat pastaj marrin përgjegjësi për t’i bërë organet e qëndrueshme dhe të përhershme”, ka thënë Krasniqi.

 

Ka vdekur Muharrem Dina – Mixha

0

mixhaNë moshën 71 vjeçare pas një sëmundje të rëndë vdiq veteran i luftës së UÇK-së dhe veprimtar i hershëm i çështjes shqiptare Muharrem Dina – Mixha.

Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën me 22 shkurt në orën 14:00 në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Po të shtunën nga ora 10 deri në orën 12 në Shtëpinë e Kuklturës “Xhemajli Berisha“ në Prizren do të bëhen homazhe, kurse në orën 12;00 do të mbahet mbledhja komomorative.

Behar Selimi: Na duhet forcë e armatosur fleksibile

0

Behar Selimi PDKNjohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, ka thënë se për një forcë ushtarake më i rëndësishëm se emri janë kapacitetet dhe aftësitë e saj operuese.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të kenë misionin e njëjtë siç e kanë forcat e armatosura të shteteve anëtare të NATO-s- mbrojtjen e integritetit territorial.

Selimi ka deklaruar se Kosovës nuk i duhet një forcë e armatosur rënd, por një forcë fleksibile, e cila do të ishte e aftë t’u përgjigjet sulmeve të çastit.

Ai ka vlerësuar se krahas forcës së armatosur, Kosovës i duhet edhe një system i mbrojtjes civile. /Epoka e re/

Truproja e MinistrFatmir Limaj negocionte tenderët dhe ryshfetin

0

Fatmir LimajProkurori gjerman i EULEX’it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn. Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj. Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, “Eskavatori” dhe “Burimi”. Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

Një hetim për shpërthimin në lokalin Sekiraqa në Dardani ka çuar hetuesit në zyrën e Fatmir Limajt në Ministrinë e Transportit.

Përgjimet telefonike i kishte kryer policia e UNMIK’ut qysh në vitin 2008 kundër Ali Aliut, një i dyshuar për përfshirjen në këtë shpërthim, që kishte lënë dy të vdekur e 11 të plagosur. Asokohe Aliu ishte zbuluar se po komunikonte me truprojën e Fatmir Limajt, Shpëtim Telaku për tenderë që jepte kjo Ministri.

Koha Ditore ka siguruar aktakuzën e dytë për korrupsion kundër Fatmir Limajt. Ai akuzohet se bashku me Shefin e Prokurimit, Nexhat Krasniqin dhe Shpëtim Telakun për krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, lidhje të kontratës së dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti.

Ali Aliu dhe Beqir Deda, përfaqësues kompanish akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe dhënie ryshfeti.

Njëra prej firmave fituese “Burimi” gjatë kohës sa Limaj ishte në Hagë pretendohet se kishte mbledhur 12 mijë euro për pagesën e avokatëve të tij.

Prokurori gjerman i EULEX’it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn.

Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj.

Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, “Eskavatori” dhe “Burimi”. Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

Prokurori ka hetuar 50 tenderë rrugësh. Pretendon se ka gjetur prova për dy prej tyre në rajonin e Ferizajt. Dyshimet i ka materializuar me përgjime telefonike kryesisht në mes të Ali Aliut dhe Shpëtim Telakut. Herë me kode e herë haput, shihet se ata flisnin për tenderë. Përmende edhe Limaj, i cili i takonte përfaqësuesit e kompanive tenderuese. Një takim i tillë e kishte pasur në një restorant. Aty kishte shkruar detaje të tenderit në një faturë. Fatura ishte gjetur më vonë në shtëpinë e Limajt gjatë bastisjes.

Prokurori pretendon se Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke negociuar, premtuar dhe duke vendosur dhënien e tenderëve për mirëmbajtje/ndërtim të rrugëve mbi bazë të favorizimit politik dhe përfitimit material.

“Tenderët u premtuan dhe u dhanë duke anashkaluar dhe manipuluarrregullat e tenderimit, që ndalon favorizimine një kompanie mbi tjetër fazë të prokurimit publik”, shkruan në aktakuzë.

“Shpëtim Telaku e ndihmoi Fatmir Limajn e Nexhat Krasniqin për t’i manipuluar procedurat e tenderit duke kryer aranzhime për marrëveshje private, duke negociuar, duke bartur dokumente të tenderit, duke kërkuar para dhe duke bartur komunikimin privat, përfshirë premtimet për dhënie të tenderit ndërmjet përfaqësuesit të kompanisë Ali Aliu dhe Fatmir Limajt para dhe gjatë procesit të tenderimit”, shkruan Prokurori.

Gjykata e tenderëve në dorë të Dakës

0

ValdeteDaka-zgjedhjetValdete Daka, mund të duket tolerante gjatë punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe, është duke e treguar në një detyrë që ia ka dhënë Kuvendi i Kosovës. Ajo është bërë sebep që Organi Shqyrtues i Prokurimit apo siç njihet ndryshe edhe si “gjykata e tenderëve”, të vazhdojë të paktën edhe për një kohë të mbetet pa anëtarë të bordit drejtues.

Ky organ, në fakt është pa bord që nga 1 gushti i vitit të kaluar. Daka, e përzgjedhur si kryetare e Komisionit përzgjedhës për kryesuesin dhe anëtarët e bordit të OSHP-së, ka vendosur të mos e shqyrtojë listën e anëtarëve të propozuar nga Qeveria, për aq kohë sa për një pozitë të ketë vetëm një pretendent.

Me këtë përgjigje emrat i janë proceduar edhe Kryesisë së Kuvendit, derisa ky organ në mbledhjen e fundit të mërkurën nuk ka qenë në gjendje t’i procedojë emrat për votim pa vlerësim paraprak të panelit me gjyqtarë. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se shkresa e dërguar nga Valdete Daka i është kthyer sërish asaj…

Tribunali vendos agjendën zgjedhore

0

qekiqi gjykatKosova mund të përjetojë zgjedhje edhe para qershorit të këtij viti. Mundësia e këtij skenari është konfirmuar për gazetën Tribuna nga zyrtarë vendës dhe evropianë. Përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës e ka të pamundur që të vendosë pro krijimit të Tribunalit Evropian që do të gjykojë hetimet për akuzat e raportit të Dick Martyt.

Nëse shtetet anëtare të BE-së, të cilat këtë javë kanë pasur diskutime të shumta në Bruksel, pajtohen që Kosovës t`i kërkohet që deri në fillim të qershorit të marrë vendim për krijimin e Tribunalit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm në pjesën e parë të qershorit, atëherë ekziston mundësia që Parlamenti aktual me marrëveshje të partive politike të shpërbëhet brenda muajit mars, për t`i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve në fund të prillit.

“Nëse kemi presion, atëherë ky skenar është i mundshëm”, i ka thënë gazetës Tribuna në kushte anonimiteti, një zyrtarë i lartë kosovar. Ditë më parë, gazeta ka raportuar se as diplomatët evropianë nuk janë entuziastë që vendimi për krijimin e Tribunalit të kalohet nga legjislatura aktuale për shkak të vështirësive që do të kishin partitë për të marrë një vendim jopopullor pikërisht në prag të zgjedhjeve./tribuna/