Home Blog Page 8277

Kuvendi i Shqipërisë mbyll sot sesionin parlamentar

0

Kuvendi-shqiperiseKuvendi i Shqipërisë mbyll të enjten punimet e sesionit të dytë parlamentar të Legjislaturës së VIII-të. Seanca e fundit e tij parashikohet të jetë e gjatë për shkak të axhendës së ngjeshur dhe çështjeve të rëndësishme që do të miratohen. Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit, ku opozita pritet të mos jetë e pranishme, përfshin rreth 16 pika, ndërsa për votim janë disa projektligje të mbartura nga seanca e kaluar, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar (84 vota).

Punimet e sotme në parlament parashikojnë diskutimin e një sërë pr/ligjesh me natyrë ekonomike, sociale, por dhe atyre në fushën e sigurisë, ndërkohë që për nga rëndësia kryefjala e seancës është drafti i reformës territoriale, i cili gjithashtu kërkon 84 vota.

Maxhoranca e majtë pritet të konfirmojë shumicën e cilësuar në parlament, për miratimin e një numër pr/ligjesh,ndryshe nga sa ndodhi një javë më parë kur disa deputetë të saj bojkotuan votimin e drafteve të rëndësishme për reformën në drejtësi.

Malishevë: Më 1 dhe 2 gusht- edicioni i parë i festivalit “Oda e Llapushës”

0

MalishevaMë 1 dhe 2 gusht, komuna e Malishevës organizon Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Oda e Llapushës”- edicioni i parë. Festivali organizohet në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës.

Festivali ka karakter garues dhe në të do të prezantohen vlera të larta të folklorit shqiptar.

Vendtakimi me pjesëmarrësit në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani“, në orën 17:00, ndërsa defilimi i grupeve, shoqërive kulturore-artistike, rapsodëve do të bëhet më 1 gusht, në orën 18:00, duke filluar nga Rruga “Hamdi Berisha“ pran KEDS-it deri të Sheshi i Dëshmorëve në qendër të qytetit.

Krahas festivalit do të organizohet edhe Panairi artizanal.

Në festival do të marrin pjesë rapsodë, grupe folklorike, Shoqëri kulturo-artistike dhe grupe të valleve./PrizrenPress.com/

Agjenda e festivalit

NATA E PARË
1. Rapsodi Ali Krasniqi
2. SHKA “Salih e Feriz Krasniqi“
3. Të bijtë e Sefë Mleqanit
4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena“
5. SHKA “Jehona e Dukagjinit“
6. Rapsodi Islam Hasi
7. Rapsodi Agim Korpuzi
8. Rapsodi Lul Sejdiu
9. Rapsodi Fatmir Bajra
10. Vëllezërit Çeta
11. Rapsodët Liti dhe Biti
12. Vëllezërit Zogaj
13. Rapsodi Gëzim Bytyçi
14. Rapsodi Sylë Bytyçi
15. Ansambli i valleve “Llapusha“

NATA E DYTË
1. Naim Krasniqi
2. Mustafë Rama me grupin
3. AKV “Xhavit Haziri“
4. Rapsodi Nazmi Hajdari
5. SHKA “Shotë Galica“
6. Ferid Dida me grupin
7. Rapsodi Valentin Laci
8. Rapsodi Sadri Berisha
9. Ansambli “ Shqiponjat e Dukagjinit “
10. SHKA “Valët e Liqenit”
11. SHKA “Emin Duraku“
12. Ali Krasniqi dhe Gani Hoxha
13. Bajram Baja me grupin
14. Rapsodi Ramadan Krasniqi
15. Rapsodët Gani Zabelaj dhe Sejdi Gashi
16. Rapsodi Zymer Kryeziu
17. Rapsodi Halil Bytyçi dhe grupi
18. Rapsodi Muhamet Bashota
19. SHKA “Kosarët“

Pika artistike prezantuese jashtë konkurrence
1. Vëllezërit Kuçi
2. Refki Mazreku dhe Altin Dobruna

Dokumentari “Margarita” në ditët e festivalit “K‘tu fest”

0

MargaritaNata e parë dhe hapja solemne e festivalit, 4 gusht, është për Strugën dhe Teatrin “Poshka”, me surprizën e mbrëmjes. Natën e dytë, në program është pjesa e Altin Bashës “One man show” me Salsano Rrapin. Natën e tretë në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit “A.Z.Çajupi” nga Korça me “Kapitulli i dytë” nga Neil Simon, me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu etj, transmeton KultPlus.

Gushti në Strugë është muaj i manifestimeve të ndryshme kulturore, përfshirë këtu edhe festivalin “Këngë Jeho” dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Tani Struga begatohet edhe me një festival teatror, që pa dyshim do ta pasurojë, zgjerojë mozaikun kulturor shqiptar në Strugë.

Ideator, projektues dhe realizues të këtij manifestimi kulturor janë çifti regjisorial Olsa e Xheladin Poshka, të cilët me sakrifica të mëdha dhe me këmbëngulje kanë pothuajse një dekadë që mbajnë gjallë artin e qytetit. Në fillim të muajit gusht, do të nisë festivali teatror i emëruar “K‘tu fest“, i cili do të shënoj një kopertinë reale kulturore brenda së cilës do ketë teatër, poezi, muzikë, krijues, kritik, emra që kanë ndërtuar themele akademike në Prishtinë, Tiranë e Shkup.

Nata e parë dhe hapja solemne e festivalit, 4 gusht, është për Strugën dhe Teatrin “Poshka”, me surprizën e mbrëmjes. Natën e dytë, në program është pjesa e Altin Bashës “One man show” me Salsano Rrapin. Natën e tretë në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit “A.Z.Çajupi” nga Korça me ” “Kapitulli i dytë” nga Neil Simon, me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu etj.

Natën e katërt, vjen Teatri “Dodona” nga Prishtina me pjesën “Ai seni“ në regji të Kastriot Saqipit dhe një trupë e njohur prej aktorëve si Avni Dalipi, Besim Ajeti, Xhelal Haliti, etj. Në vazhdim të ditëve të festivalit “K’tu fest” do të shfaqet filmi “Daja” i Ilir Harxhit si dhe dokumentari “Margarita” kushtuar aktores shqiptare e cila është Qytetare Nderi e Strugës, Margarita Xhepa, në regji të Kujtim Gjonaj.

Vlerën këtij festivali pa dyshim do t’ia shtojnë edhe të ftuarit e festivalit, që do të jenë të pranishëm në Strugë siç janë Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Kiço Londo, Enver Petrovci, Adem Karaga, Artan Minarolli, Zamira Kita etj.

Surprizat e shtatorit, martesa e Erion Veliajt dhe Nora Istrefit

0

Erion Veliaj e Ajola XoxaDasmat më të shumta në Shqipëri janë në muajt e verës, por dy personazhe vip kanë vendosur që të lidhin martesë në muajin shtator.

Bëhet fjalë për çiftet e njohura Erion Veliaj me Ajola Xoxa dhe këngëtarja kosovare Nora Istrefi me të dashurin e saj Robert Berishën.

“Presim Veliajn që do martohet në shtator. E kishte ndarë datën në korrik por për arsye familjare e ka shtyrë në shtator. Nora Istrefi do martohet në Prishtinë me të dashurin e saj Robertin.”- ka thënë në emisionin “Natën Vonë” gazetari i rubrikave rozë, Eraldo Rexho.

roberti dhe nora

KE t’i kërkoj falje Hashim Thaçit

0

Denis MacShaneShkruan: Denis MacShane

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk ka prova që e lidhin Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin me trafikim organesh gjatë luftës për pavarësi të vitit 1999, ku Kosova u çlirua nga pushtimi dhe shtypja serbe. Prokurori amerikan Clint Williamson, pas një hetimi katërvjeçar, ka konkluduar se Hashim Thaçi nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e të burgosurve serbë dhe në nxjerrjen e organeve të tyre. Kjo bie ndesh me raportin e njohur të Këshillit të Evropës të shkruar nga ish-senatori zviceran, Dick Marty. Raporti i botuar në dhjetor 2010 përshkruan akuzat sipas të cilave Thaçi ishte përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore. Me titull “Kryeministri i Kosovës është kreu i trafikimit të organeve njerëzore dhe armëve, raporton Këshilli i Evropës”, gazeta britanike “The Guardian” e përshkruan Thaçin si një përbindësh: “Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi mafioz shqiptar përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore përmes Evropës Lindore, sipas një raporti të Këshillit të Evropës.” “Hashim Thaçi është identifikuar si bosi i një rrjeti kriminal që filloi të veprojë në prag të luftës të viteve 1998-1999 në Kosovë dhe ka pasur ndikim të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë.” (14 dhjetor 2010)

Gazeta të tjera kanë botuar raporte me tituj të ngjashëm duke sulmuar Thaçin personalisht në bazë të pretendimeve të Martit të publikuar në organin më të lartë të Evropës që mbronë të drejtat e njeriut. Raporti i Këshillit të Evropës u kritikua ashpër atëbotë nga prokurori britanik Sir Geoffrey Nice QC, i cili kishte ndjekur penalisht Sllobodan Millosheviçin në Hagë dhe i cili është njëherësh ekspert botëror për krimet e kryera në Ballkan. Në një artikull të botuar në “London Review of Books”, Nice akuzoi Martin dhe Këshillin e Evropës për nënshtrimin ndaj propagandës serbe, e cila gjithmonë ka tentuar të etiketojë prijësin e studentëve, i cili më vonë u bë zëdhënës politik dhe kryenegociator i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nice tha se Marty dhe Këshilli i Evropës kishin prodhuar deklarata të shpikura dëshmitarësh dhe janë mbështetur në thashetheme të agjencive me agjendë politike. Nice përmbylli artikullin e tij me një pyetje: “A ishin pretendimet e Martyt ndoshta pjesë e një fushate mediatike për të penguar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur?”

Raporti i Martyt u mbështet nga delegacionet ruse dhe serbe në Këshillin e Evropës, por ai u diskreditua tani. Marty është pensionuar nga politika dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit apo gazetarët që kërkonin të merrnin në pyetje për burimet e tij për akuzat kundër Thaçit dhe të rrëfente se pse zgjodhi Këshillin e Evropës për ta përdorur në mënyrë partizane kundër një kreu evropian të zgjedhur qeveritar. Thaçi ofroi bashkëpunim të menjëhershëm rreth çdo hetimi. EULEX-i në Kosovë ka kërkuar Clint Williamsonit të kryejë një hetim të pavarur. Williamson është një diplomat dhe prokuror i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së për krimet e luftës dhe kishte kryesuar Task Forcën Speciale Hetuese të BE-së të themeluar më 2011 për të hetuar akuzat e Këshillit të Evropës. Raporti i tij kryesor i publikuar dje e liron tërësisht Thaçin nga akuzat. Raporti ka konfirmuar se disa figura të larta në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime të luftës dhe se duhet të ndiqen. Ka kohë që kjo është pranuar në Kosovë dhe se qeveria Thaçi ka bashkëpunuar përherë me Tribunalin e Hagës rreth dërgimit të njerëzve të akuzuar për hetim dhe gjykim.

Raporti i Williamsonit konfirmon se krimet e luftës janë kryer nga të dyja palët në luftën që shpërtheu më 1998, pas një rezistence të gjatë dhe të qetë 20-vjeçare nga kosovarët, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, që u trajtua me përbuzje nga regjimi i Millosheviqit. Historiani i Evropës së pasluftës, Tony Judt ka përshkruar “keqtrajtimin e vazhdueshëm të Millosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë”. Së fundi varreza masive u zbuluan në Serbinë juglindore ku u gjetën mbetjet e 250 kosovarëve. Clint Williamson pohon se raporti i Këshillit të Evropës për krime të luftës të kryera nga elemente të UÇK-së është i saktë. Por, ai nuk gjeti asgjë që lidhet me Hashim Thaçin për krime të luftës.Më pas, shpërtheu skandali që përfshiu një kirurg turk i cili hapi një klinikë në Prishtinë, ku njerëzit e varfër kishin shitur organet e tyre që të u përdoren për transplante për njerëz të pasur në Lindje të Mesme me sëmundje kronike të veshkave. Klinika u mbyll dhe mjeku u ndoq penalisht.

Mirepo, pretendimi i Martyt, më 2010, se Thaçi ishte i përfshirë në nxjerrjen e organeve njerëzore në kohën kur ai ishte kryenegociator në Rambuje ishte marrëzi, kurse sot shihet si absurditet. Këshilli i Evropës i detyrohet Kryeministrit Thaçi së paku një falje. Rusia e braktisi Këshillin e Evropës pasi që u kritikua në seancën e muajit prill të Asamblesë Parlamentare të Këshillit rreth aneksimit të një pjese të Ukrainës. Kosova dhe Serbia tashmë kanë vendosur marrëdhënie shumë të mira pas përpjekjeve diplomatike të Thaçit për të çuar vendin e tij drejt BE-së. Serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe tani ka 9 deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës – proporcionalisht më shumë se popullsia e tyre e pergjithshme në Kosovë. Këshilli i Evropës mund të kompensojë gabimin e shkaktuar në dëm të Hashim Thaçit në raportin e tij të vitit 2010 duke marrë hapa për integrimin e plotë të Kosovës në punët e saj.

(Autori ka qenë ministër për Ballkan në qeverinë e Britanisë së Madhe (2001-2005) dhe i deleguar në Këshillin e Evropës (2005-2010).

Berisha: 64 mijë euro, nuk janë shumë për dreka zyrtare

0

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha vlerëson se shpenzimet në vlerë prej 64 mijë euro për dreka zyrtare janë racionale.

“Nuk janë shpenzime të mëdha, pasi shifra që figuron në raportin përmbledhës nuk ka të bëjë vetëm me shpenzimet e komunës , pasi që zëri buxhetor nga komuna përfshin edhe të gjitha shkollat fillore e të mesme, apo edhe ambulancat të cilat kur e kanë ditën e tyre organizojnë një drekë që rezulton në fund të lartësisë së kësaj shume”, thotë Berisha.

Sipas tij, qeveria lokale është e përkushtuar që taksat e qytetarëve t’i shpenzojë në mënyrë racionale. /PrizrenPress.com/

Edhe Miriami si VIP-at tjerë

0

miriamiDuket se manisë së VIP-ave botëror të rritjes së gjoksit iu ka bashkuar edhe një këngëtare shqiptare.

Është fjala për Miriam Canin, e cila ka hedhur disa dyshime për ndërhyrje kirurgjikale në gjoksin e saj teksa është shfaqur me një fustan të bardhë duke kërcyer.

Këngëtarja simpatike në krahasim me daljet e tjera gjoksi i duket më në formë duke hedhur zërat se ajo mund të ketë rritur numrin e masës së saj lart.

Megjithatë mbetet të shihet nëse këto dyshimet tona janë të vërteta në lidhje me të fejuarën e këngëtarit shqiptar, Alban Skenderaj.

Izraeli sulm ajror mbi treg, 17 viktima

0

izereli5Të paktën 17 viktima të tjerë dhe 160 të plagosur janë regjistruar nga një sulm ajror i Izraelit në një treg, pranë qytetit të Gazës, bëjnë të ditur zyrtarë palestinezë.

Shpërthimi ndodhi në një treg fruta-perimesh të tejmbushur në Shejaiya, në Lindje të qytetit të Gazës, ku qindra palestinezë ishin duke bërë blerje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Sulmi erdhi gjatë armëpushimit 4-orësh të shpallur nga vet ushtria izraelite. Hamasi, që është nën kontrollin e Gazës, ka refuzuar paqen duke e quajtur atë të pakuptimtë. Korrespondentët e huaj thonë se ishte ende e paqartë, nëse dikush në Gaza ishte informuar mbi armëpushimin e pjesshëm.

Dëshmitarë në vendngjarje treguan mbi një re të dendur tymi që mbuloi vendin, ndërkohë që ambulancat endeshin rrugëve për të çuar viktimat në spitale. Edhe një gazetar, që punonte për një agjenci lokale lajmesh, raportohet të ketë vdekur.

Ushtria izraelite kishte thënë se armëpushimi do të zgjaste nga ora 14:00 deri në 18:00, por kishte paralajmëruar se ajo do të aplikohej vetëm në zonat ku nuk po operonin ushtarët izraelitë, ndërsa rezidentëve u ishte thënë të mos ktheheshin në zonat prej nga ku ishin evakuuar më parë.

BE-ja, publikoi listën e rusëve nën sanksione

0

be rusiBashkimi Evropian ka publikuar listën e individëve dhe subjekteve që janë në shënjestëren e raundit të fundit të BE-së për sanksione ndaj Rusisë, lidhur me veprimet e Moskës në destabilizimin e Ukrainës.

Lista përfshin tre personalitet të njohur. Arkady Rothenberg i cili është partneri i afërt i Putinit, dhe aksionar kryesor në një kompani ruse.

Yury Kovalchuk është personi i dytë i cili është kryetar dhe aksionari më i madh i Bankës “Rossia”.

Banka “Rossia”, konsiderohet si bankë personale e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse dhe e cila ka hapur degët në të gjithë Krime dhe Sevastopol.

Kurse, personi i tret në listë është Nikolai Shamalov, i cili po ashtu është aksionari i dytë më i madh në Banken “Rossia”.

Williamson-in e sollën zaptuesit e shtetit

0

Clint Williamson-SITFAvokatët ndërkombëtarë akuzojnë zyrtarët qeveritare të Kosovës se përinteresa personale po e mbajnë peng shtetin, Ata thonë se raporti i Williamsonit dhe Gjykata special janë pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë në vend.

Raporti i prokurorit amerikan, Clint Williamson, dhe krijimi i Gjykatës Speciale është pasojë e mosmbështetjes së drejtësisë nga zyrtarë të lartë qeveritarë në Kosovë, të cilët për interesa personale e kanë mbajtur peng shtetin.

Këto janë vlerësimet e avokatëve të njohur ndërkombëtarë një ditë pas publikimit të raportit të Ëilliamson-it, sipas të cilit disa ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë krime lufte.

Micheal O’Reilly, avokat irlandez dhe ish-mbrojtës i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës, ka theksuar për “Zëri” se për shkak të dështimit të institucioneve kosova ka ardhur puna që një agjenci ndërkombëtare të hetojë krimet e kryera në Kosovës./Zëri/