Home Blog Page 8281

Baldedaj: Nga nesër qytetarët e Prizrenit, mund të aplikojnë për certifikata online

0

Ilir Baldedaj, administratKomuna e Prizren lason sot aplikimin për për dokumente online përmes ueb faqës.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj tha se nga nesër  qytetarët mund të aplikojnë online.

“Qytetarët mund të aplikojnë për ekstraktin e lindjes, certifikatën e lindjes, martesës,vendbanimit,shtetësisë dhe vdekjes”, thotë Baldedaj për ‘PrizrenPress’

Ky projekt do të fillojë nesër zyrtarisht në të tri gjuhët.“Aplikimi online deri më tash ka qenë në fazën testuese dhe vetëm në një gjuhë, ndërsa tash jemi të gatshëm të startojmë në mënyrë të rregullt”, thotë Baldedaj.

Ai tregon se qytetarët për çdo aplikim do të marrin përgjigje. “Kemi caktuar një përgjegjës dhe aplikuesit brenda 24 orësh do t’i dërgohet në shtëpi”.

Ai tregon se dokumentet do të dërgohen në shtëpi përmes Postës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Masar Shala e Arbër Rexhaj shënojnë pjesëmarrje më të lartë në diskutimet e Asamblesë

0

Masar-Shala-Arber RexhajMasar Shala(PDK) dhe Arbër Rexhaj(VV) në periudhën janar-qershor kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutime përkitazi me pikat e rendit të ditës në seancat e Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj tregon se gjatë fletënontimi ka rezultuar se asamblisti i PDK-së Masar Shala gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në diskutime 9.4 për qind, ndërsa ai i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj 8.9 pë qind të pjesëmarrjes së përgjithshme në diskutim gjatë seancave.

“Masar Shala (PDK) dhe Arbër Rexhaj (LVV) kanë shënuar nivelin më të lartë në diskutime gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti”.

“Gjatë periudhës Janar-Qershor 2014 pjesëmarrja në diskutime të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në lidhje me pikat e rendit të ditës është karakterizuar me një përqindje të ultë në seancat e fillim vitit, derisa në tri nga seancat e fundit, pjesëmarrja në diskutim e anë-tarëve ka shënuar rritje”, thotë Cahanaj për “PrizrenPress”.

“Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit në këtë periudhë kanë shënuar nivelin më të lartë të pjesë-marrjes në diskutime në seancat e mbajtura me 25.7 për qind të diskutimeve të përgjithshme të pasuar nga anëtarët e LDK-së dhe LVV-së me 20.8 % përkatësisht 10.9 % të diskutimit të përgjithshëm./PrizrenPress.com/

Kuvendi pa komision të përhershëm kushtetues

0

Kuvendi i Kosoves 7Parlamentit të Kosovës tash e sa kohë i ka munguar komisioni i përhershëm për çështjet kushtetuese, kështu janë shprehur njohës dhe hartues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas tyrë roli i komisionit kushtetues brenda kuvendit do të evitonte raste të shumta që shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Siç kanë thënë ata neglizhenca ka qene një nder shkaqet e mos formimit të këtij komisionit, roli i të cilit do të ishte shumë domethënës.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se shkeljet e kushtetutës do të ishin shumë më të vogla sikur brenda parlamentit do të ekzistonte një komision i përhershëm kushtetues, i cili do të shqyrtonte paraprakisht ligjet e miratuara edhe vendimet ne pajtim me kushtetutën.

Dorëshkrimet që “fshihen” te Françeskanët

0

biblioteka-franceskaneAt. Vitor Demaj të ngjan me ata murgjit e hershëm që ruajnë sekretin e librave që ndodhen në Bibliotekën e Françeskanëve. S’të lejon t’i biblioteka franceskaneprekësh, t’i shfletosh, apo të lexosh pasazhe nga dhjetëra dorëshkrime që “fshihen” përtej rafteve të bibliotekës. Ama të jep të drejtën të shohësh fare pak e po aq të fotografosh. Bibliotekën e Françeskanëve në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkodër nuk mjafton ta përshkruash me fjalë, duhet të shkosh ta shohësh.

E veshur e tëra me dru gështenje, biblioteka është e ndarë në dy kate që lidhen me njëra-tjetrën përmes një shkallareje prej hekuri (me anë të punuara) në formë spiraleje. Sapo kalon pragun në një kuptim të çuditshëm e ndjen veten të rrethuar nga misteri. Pak nga pak e kupton arsyen….

Biblioteka Françeskane e Shkodrës u krijua në vitin 1858 dhe shumë shpejt u bë një nga më të pasurat në Ballkan. Në vitin 1967 ajo pësoi fatin e të gjitha objekteve të kultit dhe u shkatërrua tërësisht. Pas ’90 ajo u rindërtua sërish në të njëjtin vend në Kishën e Shën Françeskut në Gjuhadol, ashtu siç ishte në kohën e Fishtës. Dalëngadalë fondi u rikrijua falë dhe donacioneve të fretërve françeskanë. Sot, në këtë bibliotekë mbahen dhe ruhen me mijëra botime, dorëshkrime, epistolare etj.

Në fondin e arkivave të saj gjenden tekste të shekujve XVI-XVII, fondi i shkrimeve origjinale të Shtjefën Gjeqovit, dorëshkrime të At Gjergj Fishtës, At Zef Pllumit, At Daniel Gjeçaj, At Paulin Margjokaj, At Viktor Volaj, Tonin Zadesë, Palok Kurtit, etj.

Letra të shkruara nga Jeronim de Rada, Ernest Koliqi deri dhe të Aleksandër Xhuvanit dhe Eqrem Çabejt, vizitorë të shpeshtë në vitet ’30 të Bibliotekës së Françeskanëve.

Teksti më i hershëm në këtë bibliotekë është “Historia e Gjergj Kastriotit, princi i denjë i shqiptarëve”, botuar në Venecia në vitin 1580. Ai është një përkthim italian i origjinalit latinisht të Marin Barletit.

Dorëshkrimet e Fishtës

Dorëshkrimet ruhen në një dhomë të veçantë në katin e dytë të Bibliotekës. Të mbyllura në dosje ato janë rreshtuar nëpër rafte e pakta (ç’është e vërteta) të arkivit. Mes dorëshkrimeve të fretërve françeskanë është dhe një dosje mbi të cilën është shkruar: Dorëshkrimet e At Gjergj Fishtës. Në fakt shumë pak ka mbetur pa zbuluar nga dorëshkrimet e Fishtës që ruhen në Bibliotekën e Françeskanëve. Ose të paktën aq na zbulon At Vitor Demaj. Mes dorëshkrimeve të Fishtës është dhe drama në vargje “Juda Makabe”. Dorëshkrimi është lidhur në formën e librit. Kaligrafia e Fishtës është e qartë dhe e kuptueshme. “Dorëshkrimin “Juda Makabe” e ka ruajtur At Zef Pllumi. M’kujtohet se duke sistemu shkrimet e tij kur ishte akoma gjallë, gjeta kyt dorëshkrim në nji zarf. E kam majt gjithë natën n’dhomë se nuk m’besohej”- kutjon At Vitor Demaj.

Mes dorëshkrimeve të Fishtës e mbyllur në një zarf të madh është dhe dorëshkrimi i komedisë “Dredhitë e Patukut”. At Vitor Demaj tregon kujdes të madh ndaj këtij dorëshkrimi. E ka nxjerrë nga arkiva por nuk “guxon” ta nxjerrë prej zarfit. Dorëshkrimi është tepër delikat. Fletët janë zverdhur nga koha nga ruajtja për një kohë të gjatë, i fshehur në parketin prej druri të shtëpisë së një qytetari nga Shkodra.

Para një viti ky dorëshkrim iu bashkua arkivit të rrallë të Bibliotekës së Françeskanëve.

Shkrimi është po ashtu i dallueshëm dhe i kuptueshëm. Mendohet se është shkruar rreth vitit 1913. “Dredhitë e Patukut”, është shkruar sipas pjesës së Molierit “Le Furberier Escarpet” dhe ishte mjaft e njohur në Shkodër edhe pse nuk u botua asnjëherë.

Një vizatim i At Gjergj Fishtës ndodhet gjithashtu në mes dorëshkrimeve të tij bashkë me planimetrinë e Bibliotekës së Françeskanëve hartuar nga vetë Fishta.

Në fondin e bibliotekës dallon dhe një fond i veçantë i Fishtës. Mes shumë botimeve është dhe sprora e parë e Fishtës në prozë titulluar “Komsia e klerit katolik”. Mes fletëve vërehen shënime në anë të librit të vetë Fishtës. Shumë libra kanë nën kopertinë dedikime të Fishtës çka do të thotë sipas At Viktor Demaj se këto vijnë nga biblioteka personale e Fishtës.

Ditari i panjohur i At Donat Kurtit

“Gjithë jetën e tij atë prej vjetit 1945 e deri sa vdiq në vjetin 1983 e kaloi në tortura burgime”. At Vitor Demaj e ka fjalën për At Donat Kurtin. Sapo ka përfunduar së lexuari një dorëshkrim të rrallë që At Donat Kurti ka shkruar rreth viteve ’70. Asokohe ai jetonte në mjerim në një kasolle të vorfën mes kallmishteve diku afër stacionit të trenit në Shkodër. “Rruga e plepave” lexohet mbi fletën e parë. Një shkrimi i rregullt dhe i bukur, i shkruar pa gabime (në gegnisht sigurisht) me stilolaps në ngjyrë blu. “Ajo që asht karakteristikë asht se me sa qartsi e ka shkru. Ky ditar asht një tipik që mund të studiohet. Shihet se si ka shkru pa gabime. Në 100 faqe nuk gjen asnji gabim. Do t’thot se edhe n’ato kushte At Donat Kurti i ka dominu emocionet.” Ditari i At Donat Kurtit do të botohet së shpejti nga Françeskanët.

Letrat e pabotuara të At Zef Pllumit

Ëndrra e At Zef Pllumit ishte që idetë dhe mendimet e fretërve françeskanë të përcilleshin tek lexuesi. Në vitin 2005 me nxitjen e tij nisi projekti për botimin e kolanës me autorë fretërit françeskanë. Kjo kolanë pasurohet vit pas viti me botime të reja që pasurojnë dhe bibliotekën e Françeskanëve në Gjuhadol të Shkodrës, në të cilën ndodhen dhe dhjetëra dorëshkrime që presin të botohen. Pjesë e këtyre dorëshkrimeve janë dhe disa letra dhe shkrime të At Zef Pllumit. Siç thotë At Vitor Demaj do të vijë koha që dhe këto shkrime të botohen. Në këto shkrime At Zef Pllumi hedh ide dhe mendime për rolin e Kishës sot. Nga shënimet e tij mësohet se një nga idetë e para të At Zef Pllumit ka qenë themelimi i shtypshkronjës, duke e konsideruar si tepër të rëndësishme në përhapjen e dijes dhe kulturës përmes botimeve françeskane. “Qysh në vitin 1992 ai ka hedh idenë me themelu dhe nji radio”- thotë At Vitor Demaj.

Zoe Saldana pozon krejtësisht nudo

0

Zoe Saldana-nodo1Aktorja Zoe Saldana ka pozuar krejtësisht nudo në kopertinën e revistës ‘Women’s Health’.

36-vjeçarja ka deklaruar në intervistë se trupi i saj ka filluar të ndryshojë: “Trupi im është më pak i tonifikuar. Shihem në pasqyrë dhe vë re gjëra që nuk më pëlqejnë. Por, më duhet ta pranoj që jam në një moshë kur trupi nis të ndryshojë.”

Zoe pranon se gjatë vitit të fundit e ka ulur ritmin e stërvitjes: “Kam nisur ta lë pak veten pas dore. Trupi më kërkonte një ritëm më të ulët dhe kjo gjë më mërziti pasi kam një shpirt atleti.”

Gjithsesi, duke parë fotot e mëposhtme duket se shqetësimi i aktores është krejtësisht i pabazë pasi duket të jetë në formë të shkëlqyer.

Haki Abazi: A duhet të ketë edhe një investigim për vdekjen e Ibrahim Rugovës?!

0

haki-abazi1Analisti politik, Haki Abazi shkruan se pavarësia dhe lufta e drejtë nuk ka të bëjë asnjë gjë me krimin.

“Ideali për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve dhe për të realizuar shtetësinë nuk ka të bëjë asgjë me krimin dhe kriminalizimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, vetëmohimi për dinjitet dhe sakrifica sublime e njerëzve si ajo e Jasharajve, kundër deportimit dhe luftës eksterminuese nuk mund te përlloçet nga individ lush do qe janë ata.
E Abazi i bën disa pyetje të çuditshme në postimin e tij.

“A duhet të ketë edhe një investigim për vdekjen e Ibrahim Rugovës? A ka qenë UNMIK fajtor për ngjarjet e 2004?”, pyet ai në fund. /Indeksonline/

Djelmoshat e rrezikshëm në Gërdovc

0

Burgu dubravGjashtë të burgosur të rrezikshëm janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, i përuruar para shtatë muajsh.

Burgu ka kapacitet për 390 të burgosur por që në Kosovë janë vetëm 28 të burgosur të tillë, shkruan Tribuna.

Gjashtë të parëve pritet që sa më shpejtë t’u bashkohen edhe tjerë.

Zyrtarë të Shërbimit Korrektues hedhin poshtë mundësinë që dikush do të mund të arratiset nga Burgu u Gërdovcit.

Burim Basha, Faton Hajrizi, Bedri Krasniqi janë vetëm disa nga të burgosurit e parë që kanë bërë banor të këtij burgu.

Terapi me të dashurën

0

Terapi me të dashurënPak javë më parë ai shihte se si shembej Brazili i tij në Kupën e Botës. Vetë Neymar nuk ishte i zoti ta ndihmonte për shkak të një dëmtimi.

Tani ylli i Barcelonës e ka lënë pas atë turne dhe po shijon plazhet e Ibizas me të dashurën, Bruna Marquezine.

22- vjeçari është ende në terapi pas atij dëmtimi në ndeshjen kundër Kolumbisë.

Dick Marty: Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe

0

MartyIsh-raportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dick Marty në një intervistë për radion zvicerane SRF ka thënë se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Williamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë”.

Marty ka thënë se kurrë nuk e ka vënë në fokus tregtinë me organe, porse ka folur për raste të pakta. “Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe.. Kam folur për pak raste. Williamson arrin në përfundimin e njëjtë”, i ka thënë Marty radios zvicerane, transmeton Koha.net.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë udhëheqës me duar të pastra.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale. Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe”, ka thënë veç tjerash Dick Marty.

Qeveria me përbërje antikushtetuese

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseMë 17 korrik janë inauguruar si deputetë kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësit e tij Hajredin Kuçi, Slobodan Petroviq dhe Edita Tahiri, si dhe ministrat Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Agim Çeku, Besim Beqaj e Mahir Yagcilar, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të Kushtetutës kanë thënë se, duke mbajtur pozita në Ekzekutiv e Legjislativ, këta zyrtarë po “konsumojnë shkelje të një ndalese kushtetuese”. I kanë quajtur “të pavlefshme juridikisht” edhe vendimet që ata marrin në Qeveri.

Kryeministri, tre zëvendëskryeministra dhe pesë ministra nuk kanë pushuar aktivitetin në Qeveri edhe dy javë pas dhënies së betimit si deputetë. Edhe pse Kushtetuta ua ndalon deputetëve mbajtjen e posteve ekzekutive.

Neni 72 i Kushtetutës saktëson: “Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj”.