Home Blog Page 8282

Lunacek: UÇK-ja luftoi kundër Millosheviqit dhe për pavarësi

0

UlrikeLunacekRaportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se raporti i Clint Williamsonit për tregti me “organe njerëzore në Kosovë” do të sjellë zbardhjen e përgjegjësisë.

Lunacek ka apeluar te Bashkimi Evropian që sa më parë të formohet gjykata e cila do të merret me pohimet dhe do të ngritë aktakuza kundër individëve përgjegjës.

“Aktakuzat për krimet e dyshuara kundër njerëzimit që kanë kryer luftetarët e lartë të UÇK-së me vite të tëra po i rëndojnë raportet ndërfqinjësore në rajon”, ka thënë ajo, duke shprehur kënaqësinë qe raporti i Ëilliamsonit tash ofron mundësi për zbardhjen e përgjegjësisë.

Ajo ka theksuar se është mirë që në raport flitet për “akuza kundër individëve”, e jo kundër tërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka luftuar kundër dhunës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe për pavarësinë e Kosovës.

Hooper: Raporti i Williamsonit ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës

0

James HooperNë një intervistë për Zërin e Amerikës, ish diplomati James Hooper, ekspert i çështjeve të Ballkanit, tha se raporti i Kryeprokurorit amerikan Clint Williamson ka të bëjë më tepër me të ardhmen e Kosovës se sa me të shkuarën e saj. Zoti Hooper, Drejtor menaxhues i Grupit për Ligjin dhe Politikën Ndërkombëtare, me qendër në Uashington, mendon se ky rast nuk e errëson imazhin e UÇK-së, por ka të bëjë me disa individë të veçantë, të cilët përdorën pozitën e tyre për të fituar pushtet politik pas luftës.

Zoti Hooper, çfarë ju ra më shumë në sy tek raporti i kryeprokurorit Clint Williamson?

James Hooper: Disa gjëra janë me shumë rëndësi lidhur me këtë raport. Së pari, megjithëse ky raport flet për të shkuarën e Kosovës në periudhën menjëherë pas luftës, ai në të vërtetë ka të bëjë me të ardhmen e saj, pra, nëse Kosova do të jetë një vend ku shteti i së drejtës merret seriozisht, është i fortë dhe gëzon respektin e popullit, apo, siç përmendet edhe në raport, një grup i vogël njerëzish i manipulojnë gjërat padrejtësisht për të përjetësuar pushtetin e tyre dhe për të pasur avantazhe financiare.

Pra, ky është mesazhi më i gjerë i këtij raporti?

James Hooper: Po. Diçka së cilës raporti i referohet me forcë janë problemet e tanishme, për shembull, problemet e frikësimit të dëshmitarëve, që janë krijuar nga njerëzit ndaj të cilëve me shumë gjasë do të ngrihet padi. Siç thotë edhe zoti Williamson, këta njerëz vazhdojnë të zbatojnë një program të frikësimit të dëshmitarëve, duke e penguar drejtësinë në Kosovë. Ka rëndësi që kjo të kuptohet. Më lejoni të flas pak se si lindi nevoja e këtij hetimi. Senatori zviceran Dick Marty, kërkoi se që të bëhej një hetim serioz. Ai nuk kishte besim te kolegët e tij prokurorë evropianë përsa i përket dëshmive, pasi kishte frikë se dëshmitë do të nxirreshin e do t’i jepeshin medias. Ai nguli këmbë që provat më sensitive t’i jepeshin vetëm një prokurori amerikan. Për mendimin tim, pikërisht për këtë arsye u caktua një prokuror amerikan dhe jo një evropian. Kjo në vetvete përbën diçka të pazakontë.

Zoti Hooper, në Kosovë ka pasur aludime se duke ndërmarrë një hetim të tillë, është përmbysur balanca me krimet e kryera nga serbët gjatë luftës. Natyrisht, një pjesë e atyre krimeve janë gjykuar nga Gjykata e Hagës, por a mendoni se kemi të bëjmë me një mungesë drejtpeshimi?

James Hooper: Së pari, në rastin e tanishëm kemi të bëjmë me periudhën e pasluftës, pra pasi lufta kishte mbaruar në mes të qershorit 1999. Gjykata e Hagës u përqendrua te krimet e kryera gjatë dhe para luftës. Pra kemi të bëjmë me dy periudha të ndryshme. Ambasadori Williamson, që është prokurori i posaçëm, është njeri me integritet të lartë. Ai e mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës, pra ai nuk po e vë në dyshim pavarësinë e saj. Ky rast ka të bëjë me disa individë të veçantë, të cilët përdorën pozitën e tyre për të marrë pushtet politik pas luftës dhe për të kërkuar përfitime politike nga ky pushtet. Pra, kjo çështje nuk ka të bëjë me aftësinë e Kosovës për të qenë shtet i pavarur, sepse kjo tashmë është vendosur. Ajo ka të bëjë me aftësinë e shtetit të ri për të qenë një vend ku respektohet sundimi i ligjit. Unë e lexova me shumë kujdes çdo fjalë të raportit dhe ai i referohet me shumë forcë çështjes së frikësimit të dëshmitarëve si diçka që vazhdon edhe sot. Kjo është e njohur gjerësisht mes kosovarëve dhe është diçka me të cilën ata duhet të përballen. Mendoj se elementët e mirë të shoqërisë kosovare janë të gatshëm të përballen me këtë problem. Ai ve në dukje, për shembull, se Presidentja Jahjaga e ka përkrahur me forcë hetimin e tij qysh në fillim. Dhe më bëri shumë përshtypje që prokurori e përmend këtë.

Por, a mendoni se ky raport e errëson disi imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkë me të edhe imazhin e luftës që bëri populli i Kosovës?

James Hooper: Jo, nuk mendoj se e errëson imazhin e UÇK-së. Mendoj se imazhi i UÇK-së është ai i një force luftuese pararojë të popullit të Kosovës. Janë aq shumë njerëz që luftuan në radhët e saj, të cilët nuk kryen krime lufte, por luftuan me ndershmëri dhe janë krenarë për këtë. Ky raport, me sa kuptova pasi e lexova atë, ka të bëjë me vendimin e disa njerëzve për të përdorur pozitat që fituan gjatë luftës për të marrë pushtet politik dhe përfitime financiare pas lufte. Madje ai e thotë konkretisht se këtu nuk është në gjyq UÇK-ja. Dhe unë e besoj këtë. Unë mendoj se populli i Kosovës është e nevojshme të kuptojë se disa nga njerëzit ndaj të cilëve mund të ngrihen akuza nuk do ta pëlqejnë këtë. Disa nga ish udhëheqësit e UÇK-së mund të përpiqen për të ruajtur emrin e tyre bashkë me pushtetin që kanë duke bërë gjeste të ndryshme, për shembull duke e mbështjellë veten me flamur. Por nuk besoj se këto do të mbështeten nga populli i Kosovës. Fjala është për marrëdhëniet e Kosovës me Evropën dhe sidomos me Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane do të ngulë këmbë që drejtësisë t’i shkohet deri në fund. Do të ishte me shumë rrezik për kosovarët nëse e keqkuptojnë rëndësinë që qeveria e SHBA i vë krijimit të gjykatës së posaçme edhe pse votimi në parlament mund të jetë i vështirë dhe të kërkojë sakrifica nga disa njerëz. Kjo duhet bërë nëse Kosova dëshiron të ruajë marrëdhëniet e mira dhe të ngushta të besimit me SHBA. Nëse ata dështojnë, kjo do t’i dëmtonte rëndë marrëdhëniet.

Shokët e Lavdrim Muhaxherit thonë se masakruan vetëm sot 1700 shiitë (Foto +18)

0

ISIS-XhihadistetNë faqet e xhihadit në internet po jepet lajmi që vetëm sot, dita e dytë e festës së Fitër Bajramit, organizata terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) ka vrarë 1700 shiitë.

Fotografit e tmerrshme të publikuara nga vetë xhihadistët, shokë të kosovarit Lavdrim Muhaxhiri që sot u publikua duke prerë në qafë një fëmijë të lidhur, janë publikuar gjithandej, raporton Express.

Ato po shpërndahen si arritje e xhihadit, derisa përfaqësojnë skena vrasjeje në tokë dhe afër lumenjve, me armë zjarri e me prerje në fyt.

ISIS-Xhihadistet1ISIS-Xhihadistet2

Skandaloze: Laura Pausini tegon ‘zogun’ aksidentalisht (Foto/Video)

0

Laura Pausini-zoguKëngëtarja e njohur italiane Laura Pausini ka përjetuar diçka të pakëndshme gjatë një koncerti.

Pak para përfundimit të një kënge ajo është ngjitur në një pjesë më të lartë të skenës, ku i është zgjidhur manteli që e ka pasur veshur duke bërë që asaj t’i duken pjesë intime të trupit.

Kur këngëtarja ka parë se ka zbuluar më shumë se që duhet, ka reaguar menjëherë derisa publiku ka fishkëllyer.

http://youtu.be/WLbNME2wZLM

Varri i Fishtës, At Zef Pllumi: E dhunuan hienat e kuqe me tërbim

0

At Zef PllumiRevista “Hylli i Dritës”, më 1996 i kushtoi një numër të posaçëm Gjergj Fishtës. Disa prej emrave më të njohur të intelektualëve të kohës shkruajnë për jetën dhe veprën e poetit kombëtar, dikush studim e dikush thellohet në aspekte të punës së tij. “GSH” sjell sot, dy mendime mbi varrin e Fishtës, që siç dihet, qe dhunuar më 1944-ën. Disa eshtra patën shpëtuar dhe janë sot të varrosura në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, e për eshtrat e tjera (që qenë varrosur në Rrmaj) hipotezat janë të shumta. Zgjodhëm artikullin e At Zef Pllumit dhe atë të Kasem Trebeshinës.
At Zef Pllumi
Shkrimi i tij, është i pari i revistës. Titullohet “Nji vorr për At Gjergj Fishtën” dhe tregon si u varros dhe si u dhunua varri. “A thue se bota kje përmbysë me tërbim. Furishëm hynë ushtarët e 1944-s me hyllin e kuq në ballë. Ata shpallën se kishin shembë botën e vjetër dhe do të ndërtonin ‘botën e re’… Nga orri në fund të kishës, u hoqën në fillmin kunorat me lule. Kryqi dullije u zhgul. Mbet vetëm ni rrasë e bardhë e ftohtë mermeri, pa emën, e pa kombsi… Më 6 shkurt 1967 tirani e shpalli me sulm ‘revolucionin kultural’. Feja u ndalue. Kishat e xhamijat u shembën përtokë, bashkë me to Atdheu e njeriu. Herojt e kombit u quejtën spiuj e tradhtarë. Hienat e kuqe, në tërbim e sipër, iu siellën vorrit në fund të kishës, e dhunuen, e shgatërruen. Kje natë. Simbas nji dishmitari okular, eshtnat e të vorruemit i nxuerën gjithë hapsirë inad dhe i hodhën në Drin. Partia kishe vendosë që Kishën Françeskane ta kthejë në Kino-teatër; ndoshta friga se nga fundi i Kishës mund ngjallej nji za, kje shkak i veprimit të shëmtuem… Mbasi e kishin shgulë të vorruemin prej vorri, e nxuerën Poetin jashtë prej shkollave, prej librave, prej manualeve të historisë, e letërsisë. I mbetun pa vorr Fishta vazhdoi me jetue i strukun në kujtesën e legjendën e kombit…

Më 28 dhetor 1990 në mure u ngjit njoftimi përkujtimin e Fishtës, nga Aurel Plasari, Skënder Buçpapaj e Rudolf Marku. U duk se do ndodhte nji skandal i vërtetë. Salla e përhime e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve u mbush plot e përmaje me trimat e me servila, me kureshtarë e me spiuj…

…Më 13.11. 1995 filluen gërmimet për vorrin e Fishtës. U gjetën një pakicë eshtnash shpëtue prej dhunimit të vorrit….

Një procesverbal sqaron me vërtetsi dhunimin e vorrit, nga i cili kanë teprue disa pak eshtna, që dhunuesve nuk u kanë ra në sy kur i kanë nxjerrë të tjerat për t’i hjedhë në Drin….
(Më 1996-ën u vendos të bëhej një varr për Fishtën. Financimi nga Ministria e Kulturës qe i vogël, ndërsa shuma e plotë u sigurua me ndihma. Eshtrat e mbetura janë në Kishën Françeskane në Gjuhadol)
Kasem Trebeshina

“Jeta e Fishtës pas vdekjes” titullohet shkrimi i Trebeshinës dhe copëza prej tij i botojmë më poshtë.
Ka qëlluar edhe herë të tjera që njerëzve të mëdhenj t’u humbasë varri, nga pakujdesia, nga mosnjohja, nga mospërfillja. Edhe nga shumë shkaqe të tjera që nuk vlen ti radhisim. Kështu ka ndodhur dhe kështu mund të ndodhë.

Por dhunimin e varrit të Gjergj Fishtës nuk mund ta përfshijmë në rastet e ndodhshme. Se në dhunimin e varrit të tij ka ndodhur diçka e pandodhur, diçka që është krejt e veçantë dhe që mund të shpjegohet vetëm në natyrën e urrejtjes së feudalizmit bajraktarist të ndyrë shqiptar që kërkon të ketë monopolin absolut mbi të gjithë jetën e vendit.

Që në hapat e parë të pluralizmit formal më habitën disa qëndrime të miqve të mi me të cilët kishim biseduar shpeshherë në burg rreth letërsisë në përgjithësi dhe veças rreth Fishtës.
Këta miq, që për mua mbeten gjithnjë të shtrenjtë, çuditërisht, ishin të mendimit se unë në ndonjë rast kaloja në ekstremizëm…

Përpara se të bisedoj me miqtë, dua të kujtoj për brezat e ardhshëm skenën e llahtarshme. Një kope fanatikësh u lëshua e tërbuar me kazma në duar dhe shkatërroi një varr. Po në shpejtimin e tyre verbërisht të tmerrshëm, të nxitur nga një urrejtje pa fund dhe pa anë, nuk arritën t’i dallonin edhe ato pesë eshtra që do të mbeteshin për kujtimin e madh të kohëve. Megjithëkëtë, qeniet e tmerrshme që urdhëruan kryerjen e asaj pune, ishin të vetëdijshme se çështja nuk mund të mbyllej me aq. Prandaj, me kohë, ata i këmbyen veglat dhe njerëzit. Holokaustin e vazhduan njerëzit e penës. Ata njerëz të penës që guxuan të vinin dorë mbi veprën e Fishtës, në fillimin e zhvillimit formal të proceseve pluraliste në Shqipëri do të hiqeshin për demokratë të kulluar dhe do të shiteshin nëpër botë si kampionë të vërtetë të kulturës e artit.

Ajo që më shqetëson mua është se si miqtë e mi besuan në fjalën e masakruesve të Fishtës? …Që në numrin e parë të asaj reviste që kishte themeluar Fishta, jepej si vazhdues i tij, pikërisht njeriu që kishte fyer e mallkuar poetin e “Lahutës”, që ishte munduar ta asgjësonte plotësisht veprën e njeriut të madh shqiptar? Fishta nuk ka pyetur e nuk pyet për daullet dhe zurnatë e partive.

Shteti shqiptar komunist dje nuk e kishte të vështirë që të lëshonte rrufe dhe mallkime kundër Fishtës, kurse sot po ata njerëz mundohen ta mbulojnë me vlerësime pa kuptim punën e madhe të tij …Përgjigjja më e saktë për këto veprime nuk janë mbledhjet ceremoniale shtetërore …Nuk duhen pranuar dekoratat e hedhura me përqeshje, për të gënjyer turmën nga njëra anë dhe për të shtypur agresivitetin e pseudointelektualëve nga ana tjetër.

…Ata (zvarranikët e zyrave) do të bëjnë larjen e truve të brezit të ri, do t’i kthejnë shijet e njerëzve së prapthi dhe do të sigurojnë vazhdimësinë e sundimit të patrazuar të baladave dhe romaneve ku Enver Hoxha, i lartë sa malet, do t’i hipë aeroplanit-kalë baladash dhe do të niset për të vrarë kuçedrat e lindura në mendjet e shkrimtarëve të realizmit social-burokratik, shkrimtarë shumë të shtrenjtë dhe të dashur për pushtetarët paskomunistë gjer sot e kësaj dite.
Gjatë këtyre 50 viteve, sidomos pas viteve 1960, “gardistët e kuq” të realizmit social-burokratik krijuan folklorin komunist dhe vendosën sundimin e tyre absolut mbi Letërsinë Shqipe, u dëgjua se “Lahuta e Malcis” ishte një vepër tipike folklorizante. Sepse Fishta, ‘shkrimtar reaksionar’, ishte krejtësisht i huaj për shpirtin dhe aspiratat e popullit. Këtu, nuk është fjala për të polemizuar me xhuxhët e letërsisë shqipe, qoftë kur mbajnë grada akademikësh.
…Social-komunizmi ka pjesën e tij politike në dhunimin e varrit dhe në gurët që u hodhën kundër poetit të madh, kurse shkrimtarët rrakashkrues u rebeluan se kjo figurë madhore i linte në hije.

Me një ligësi djallëzore është thënë se ‘Lahuta’, i ashtuquajturi epos i tij ishte përshkruar nga kreu në fund nga një frymë shoviniste antisllave, krejt e huaj dhe e papranueshme nga muza shqiptare.

Sharjet, mallkimet dhe heshtja dashakeqe qëndrojnë mullar atje përballë rrugës, kurse para nesh qëndron një varr me pesë eshtrat e poetit.

Stresi: Unë bëj dashuri 5-6 orë pa ndërprerje

0

StresiArkimend Lushaj, i njohur ndryshe me emrin Stresi, e ka shfrenuar fantazinë.

Duke folur në një intervistë, ai thotë se bën dashuri si në Hollivud.

Stresi shprehet se bën dashuri 5-6 orë pa ndërprerje.

“Unë bëj dashuri si në Hollivud.

Kohëzgjatja e aktit në shtrat është rreth 5-6 orë.

Femra duhet shijuar nga këmbët te koka”, thotë ai.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një makinë seksi të quajtur Stresi!

 

100 të vrarë në një ditë në Palestinë! Izraeli: Zgjidhja është vetëm demilitarizimi

0

Palestinezet largohen nga GazaTë paktën 100 palestinezë vdiqën brenda një ditë, ndërsa Izraeli ka përshkallëzuar fushatën ushtarake ndaj Hamasit.

Tanket kanë shkatërruar edhe të vetmin central energjie në Rripin e Gazës, ndërsa kjo ishte dita me bombardimet më të rënda.

Që nga 8 korriku, më shumë se 1100 palestinezë kanë vdekur, shumica civilë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se kjo do jetë një fushatë e gjatë kundër Hamasit.

Ai tha se zgjidhja e vetme e krizës është demilitarizimi i territorit palestinez.

izr

VV, për Williamsonin: Raport hetues i një deklarate politike

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese ka reaguar ndaj raportit (deklaratës, siç thotë VV), të kryeprokurorit të Task Forcës së EULEX-it, Clint Williamson, i cili ka hetuar akuzat e publikuara nga ish-senatori zviceran Dick Marty. Sipas Lëvizjes, gjithçka është “një raport hetues i një deklarate politike”. Reagimin e tyre mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), z.Clint Williamson, sot publikoi një deklaratë për punën e tij gati trevjeçare që u bazua në pretendimet e raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, z.Dick Marty.

Nga një ekip i gjerë i kryesuar nga z.Williamson që punoi kaq gjatë ndërkohë që shpenzoi kushedi sa shumë mjete të Bashkimit Evropian, doli një deklaratë shtatëfaqëshe dhe jo një raport. Kjo deklaratë jo vetëm që është tepër pak kur krahasohet me resurset e poseduara dhe zhurmën e ngritur paraprakisht, por ajo është edhe e dobët për nga cilësia e përmbajtjes dhe substancës së saj.

Për të qenë edhe më keq se kaq, deklarata e sotme e z.Williamson (i cili vetë thotë se disi po i ngutet që të vie 23 gushti dhe ta dorëzojë detyrën te ndonjë pasardhës) ka shumë elemente të qëndrimeve politike paragjykuese por edhe kontradikta logjike të brendshme.

Së pari, përmes kësaj deklarate, vetë z.Williamson e pranon se bëhet fjalë për një situatë të paprecedent në drejtësinë ndërkombëtare ku themelimi dhe funksionimi i zyrës së prokurorit special bëhen pa pasur gjykatë ku paditë eventuale do të adresoheshin. Ndërkohë, nuk dihet ende se si tërësisht e saktësisht do të duket ajo Gjykatë e Veçantë e cila, siç dihet, nën trysni të jashtëzakonshme mbi deputetët, u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me 23 prill 2014 porsi një çek blanko.

Së dyti, në deklaratë nuk specifikohet konkretisht koha kur janë kryer këto krime dhe në mënyrë ekskluzive territori ku janë kryer ato. Për z.Williamson është e rëndësishme të përmenden vetëm etnitë që kanë pësuar. Mirëpo, për një proces gjyqësor është tejet e rëndësishme që të konstatohet koha dhe vendi i kryerjes së veprimit penal, ngase nga ky element përbëhet baza ligjore e ndjekjes penale. Kështu, në njërën anë thuhet që mandati i TFHS konsiston te krimet e pasluftës (shih faqe 4) për ta komplementuar Tribunalin e Hagës, por, në anën tjetër, deklarata i referohet edhe krimeve të luftës gjatë viteve 1998-1999 për të cilat akuzon ‘elemente të UÇK-së’!

Së treti, nuk përmendet baza ligjore mbi të cilën TFHS i ka kryer këto hetime paragjyqësore dhe në mjegull e sipër është duke u konspiruar baza juridike e Gjykatës së Veçantë. Ashtu siç e kemi thënë më parë, kjo gjykatë do të ketë statutin e saj dhe se të gjitha procedurat do të zhvillohen konform këtij statuti pa u aplikuar dispozitat procedurale të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Kjo e përjashton Gjykatën e Veçantë nga kontrolli kushtetues i Kosovës, duke pasur parasysh se, fatkeqësisht, Kosova e ka dhënë pëlqimin për këtë me votimin e Kuvendit për heqje dorë të një pjese të sovranitetit.

Së katërti, përderisa thuhet që hetimi dhe akuzat që dalin prej tij nuk janë drejtuar ndaj UÇK-së por ndaj individëve, pse duhet theksuar vazhdimisht që ata janë ish pjesëtarë të UÇK-së? Pse të mos quhen, thjesht, individë të dyshimtë? Ata mund të kenë qenë edhe anëtarë të shumë subjekteve e organizatave e klubeve të ndryshme por gjithsesi qëllimisht potencohet (vetëm) UÇK-ja si përkatësi e tyre. Për më tepër, teksa paragjykohet motivi i sigurt kur thuhet që krimet janë kryer për të fituar fuqi politike dhe pasurim personal, kjo nuk trajtohet si vepër e krimit ordiner, dhe njëkohësisht nuk shpjegohet se si kjo arrihet duke shënjestruar pakicat.

Së pesti, kjo deklaratë ka gjuhë të vagullt dhe profesionalisht të papërgjegjshme e cila sillet rreth të gjeturave që s’janë (ende) dëshmi (sic.). Për të ashtuquajturin trafikim të organeve edhe arsyetohet Dick Marty edhe pranohet se nuk ka dëshmi pas gati tre vjet hetimesh të përsëritura! Qartazi, z.Williamson është autor i një teme që e kupton se temë është vetë autori: ai orvatet ta shpëtojë edhe fytyrën e TFHS edhe atë të Dick Martyt. Mirëpo, përkundër kësaj, gjuha e z.Williamson është shumë e ashpër kur ai kategorizon krimet duke folur për ‘krime të luftës’ dhe ‘spastrim etnik’. Me dëshmi objektive të zbehta s’janë aspak korrekte këso pretendimesh subjektive të forta.

Së gjashti, z.Williamson bën konstatimin më të rëndë perëndimor për Kosovën të shprehur ndonjëherë përderisa flet për spastrim etnik të pjesës më të madhe të serbëve dhe romëve në jug të lumit Ibër me përjashtim të disa enklavave të shkapërderdhura si rezultat i persekutimit të pakicave nga ana e UÇK-së e që përfshinte vrasje, rrëmbime, zhdukje, burgim ilegal në kampe në Kosovë e Shqipëri, dhunë seksuale, zhvendosje nga shtëpitë e shkatërrime të kishave. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës, rreth 80% sipas zyrtarit të UNHCR-së Ron Redmond, janë tërhequr bashkë me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë në fillimverën e vitit 1999, ndërkaq edhe sot e kësaj dite shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës jetojnë pikërisht në jug të lumit Ibër. Sipas Entit Statistikor të Republikës së Serbisë, në vitin 1991, në Kosovë kishte 194.000 serbë ndërkaq sot janë rreth 132.000 serbë. Situata kriminale në veri të Ibrit, ku shqiptarët u shndërruan dhunshëm në pakicë në veri të Mitrovicë përmes dëbimit prej andej në shkurt të vitit 2000 e deri te aktet terroriste vrastare ndaj policit Enver Zymberi dhe qytetarit Selver Haradinaj, nuk mund të arsyetohen me këtë tezë të paqëndrueshme të z.Williamson.

Së shtati, kjo deklaratë aspiron njëfarë balance të kriminelëve sipas palëve dhe angazhohet të krijojë përshtypjen e gabueshme që Tribunali i Hagës gjykonte serbët për luftën, ndërkaq tash Gjykata e Veçantë do të gjykojë shqiptarët për pasluftën. Në Tribunalin e Hagës, për luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë, ka pasur periudha kohore kur kishte më shumë shqiptarë të UÇK-së në burg sesa serbë.

Së teti, në Përmbyllje thuhet që ‘disa, për ta mbrojtur vetveten, janë përpjekur ta portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi betejën e Kosovës për liri ose mbi UÇK-në si organizatë’. Kësisoj, z.Williamson orvatet që të gjithë kritikuesit t’i diskreditojë ose t’i bëjë të dyshimtë.

Së nënti, z.Williamson e ndjen që ka marrë anë në këtë hetim andaj detyrohet të rrëfejë qysh ka mbikëqyrur hetimet e Tribunalit të Hagës për krimet serbe (siç i quan ai), në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke u bërë bashkautor i aktakuzës fillestare ndaj Slobodan Milosheviqit, pastaj qysh ka biseduar me orë të tëra me viktimat dhe familjet e të pagjeturve e të vrarëve në verën e vitit 1999 etj.

Kjo deklaratë e përgjithshme, e shpërqendruar dhe me ngjyrime politike, në pritje të raportit dhe më tutje në pritje të gjykatës ku do të adresoheshin aktakuzat e mundshme, ka për funksion e pasojë disiplinimin e mëtutjeshëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së që kanë pozita të larta në institucionet e Kosovës. Hetuesit e prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë e rrotull saj edhe më tej preferojnë që ta godasin konjukturën udhëheqëse politike në Kosovë për krime të luftës (pra, disi për atë çfarë i bënë Serbisë gjatë një viti) dhe jo për krimet e korrupsionit (pra, për atë çfarë iu bënë qytetarëve të Kosovës tash e 15 vjet).

As për krimet e luftës në Kosovë dhe as për krimet e paqes, drejtësia nuk na vjen duke pritur nga institucionet ndërkombëtare por duke u angazhuar për gjykata të drejta dhe prokurori aktive vendore të cilat fillimisht duhen çliruar nga ky ekzekutiv i kapur.

Në Serbi u dorëzuan te drejtësia ndërkombëtare krerët e pushtetit politik dhe gjeneralët e luftës për të shpëtuar shumësinë e dhjetëra mijëra kriminelëve serbë të luftës që bënë krime në katër luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve të ’90-ta. Në Kosovë po bëhet dorëzimi i gjithsecilit luftëtar çlirimtar e madje edhe vetë aspektet thelbësore të shtetësisë së Kosovës vetëm dhe vetëm që të mbrohen disa udhëheqës shqiptar të luftës e të paqes, të cilët ndërkohë që vazhdojnë pasurimin në paqe, nuk duan të marrin përgjegjësinë për luftën.

UÇK-ja dikur e mbronte Kosovën, por shteti i kapur i Kosovës sot nuk e mbron dot UÇK-në. Së fundmi, në intervistën për Euronews të datës 13 shkurt 2014, kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, në pyetjen nëse ka vrarë ose urdhëruar vrasje gjatë luftës u përgjigj se ai ka qenë larg fronteve të luftës (sic.), ndërkaq në reagimin e sotshëm të Qeverisë në ikje pas deklaratës së z.Williamson, ai shprehte ashtu kot përkushtimin për ‘procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë’. Gjithçka e qartë, apo jo?” (sic.), thuhet në kumtesë e VV-së.

Guardian deshifron raportin e Williamson: Politikanë të nivelit të lartë përballë aktakuzave për krime

0

thaci ceku kushnerGazeta britanike Guardian thotë se raporti i Taskë Forcës i ka ballafaquar figurat më të larta të skenës politike të Kosovës me akuza për krime të luftës. Por, çka nëse politikanët që dyshohen tentojë ta bllokojnë formimin e Gjykatës duke e përdorur fuqinë e tyre politike? Williamson thotë se kjo do të shihej si përpjekje e politikanëve për të shpëtuar lëkurën e tyre e jo mbrojtje e interesave të vendit.
Politikanë të nivelit të lartë ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit

Aktakuza e mundshme ndaj zyrtarëve të lartë të UCK’së ndërlidhet me pohimet për pastrim etnik nga viti 1999.

Figura udhëheqëse politike të Kosovës po ballafaqohen me akuza nga një Gjykatë Speciale e Bashkimit Europian për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjet, rrëmbime, dhunë seksuale, dhe abuzime tjera ndaj serbëve dhe minoritetit romë, sipas kryeprokurorit që ka kryer hetime speciale tre vjeçare.

Williamson nuk i ka përmendur emrat e të dyshuarve por i ka përshkruar si “zyrtarë të lartë të ish- UÇK’së, të cilët kanë luftuar një një kryengritje kundër regjimit të Slobodan Milosevicit’

Shumë prej komandantëve të UÇK’së kanë marrë pozita udhëheqëse pasi Kosova ka shpallë pavarësinë e saj më 2008.

Besohet se së paku disa prej aktakuzave janë të përgatitura nga Taskë Forca e BE’së për hetime speciale janë kundër figurave më të larta që janë të involvuara aktivisht në politikë.

Guardian shkruan se pavarësisht mungesës së provave për trafikimin organesh, akuzat për trafikim dhe shkelje të drejtave të njeriut do t’i turpërojnë qeveritë perëndimore dhe SHBA’të të cilat kanë ofruar një mbështetje entuziaste për lidershipin e UÇK’së gjatë dhe pas luftës.

Guardian po ashtu thotë se aktakuzat nuk mund të bëhen publike para formimit të Gjykatës e cila do të themelohet, sipas të gjitha gjasave në Holandë.

Por krijimi i saj po vonon për shkak të vonesave burokratike rreth fondeve nga Komisioni Europian dhe trazirave politike në Kosovë. Ai ka thënë se shpreson që Gjykata do të krijohet në fillim të vitit të ardhshëm por me rastet do të merret një prokuror i ri. Williamson do ta lëshojë pozitën muajin e ardhshëm, pas tre vjetësh

Ai ka thënë se po largohet për arsye profesionale dhe familjare.

“Ka pasur raportime në media se po largohem për shkak se hetimet po kollapsojnë. Kjo është plotësisht e pavërtetë. Unë mendoj se kemi pasur një hetim shumë solid dhe rezultate shumë të mira” i ka thënë ai Guardian’it.

Taskë Forca në masë të madhe konfirmon gjetjet e mëhershme të Këshillit të Europës një hetim i udhëhequr nga politikani zviceran, Dick Marty më 2010.

Ai mbështet gjetjet e raportit të Martyt se një ‘grusht’ të burgosurish është vrarë në mënyrë që tu merren organet dhe më pas të shiten. Por Williamson ka thënë se”për t’i ndjekur krime të tilla kërkohet një nivel i dëshmive që ende nuk e kemi siguruar” .

15 vjet pas, ne kemi informata solide se këto gjëra kanë ndodhur, por jo dëshmi fizike. Nuk ka trupa, nuk ka emra të viktimave” ka thënë Williamson për Guardian.

Guardian rikujton se krijimi i Gjykatës Europianë do të kërkojë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe 2/3 në Parlament. Në teori të dyshuarit mund ta përdorin fuqinë e tyre për të bërë obstruksion, por Williamson thotë se kjo do të hasë kundërshtim substancial brenda Kosovës dhe jashtë.

“Unë mendoj se do të jetë e vështirë për ata që politikisht ta bllokojnë nëse provojnë ta bëjnë këtë. Nëse qasje e BE’së dështon, alternativa e mundshme tjetër është që kjo të shkojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB’së dhe shumë kosovarë do ta kundërshtojnë këtë” ka thënë Willimason.

“Pra do të ishte e vështirë që kjo të shitet duke thënë se ata po i mbrojnë interesat e Kosovës se sa të themi se ata po përpiqen ta shpëtojnë lëkurën e tyre.Ka shumë presion që kjo të funksionojë dhe njerëzit në spektrin politik kanë qenë mjaftë mbështetës të kësaj publikisht, kështu që jam optimist se ata do t’i përmbahen kësaj” ka thënë Williamson.

Qeni “kafshon” Kylie Minoguen

0

Kylie MinoguenAktorja, Kylie Minogue ka shfaqur pamjen e saj të bukur në ballinën e revistës “GQ Italia”.

Minogue ka pasqyruar reklamën e famshme të Coppertone Suntan të 1950-ave kur një vajzë e re qëndronte e habitur teksa të brendshmet e saja ishin kafshuar nga një qenush.

Për dallim nga reklama e famshme, aktorja australiane dukej tepër e lumtur teksa kishte treguar të pasmet.

Këtë lloj fotografie e kanë realizuar edhe Carmen Electra për revistën “Esquire” dhe Jim Carey për “Rolling Stone”.