10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Baldedaj: Nga nesër qytetarët e Prizrenit, mund të aplikojnë për certifikata online

Ilir Baldedaj, administratKomuna e Prizren lason sot aplikimin për për dokumente online përmes ueb faqës.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj tha se nga nesër  qytetarët mund të aplikojnë online.

“Qytetarët mund të aplikojnë për ekstraktin e lindjes, certifikatën e lindjes, martesës,vendbanimit,shtetësisë dhe vdekjes”, thotë Baldedaj për ‘PrizrenPress’

Ky projekt do të fillojë nesër zyrtarisht në të tri gjuhët.“Aplikimi online deri më tash ka qenë në fazën testuese dhe vetëm në një gjuhë, ndërsa tash jemi të gatshëm të startojmë në mënyrë të rregullt”, thotë Baldedaj.

Ai tregon se qytetarët për çdo aplikim do të marrin përgjigje. “Kemi caktuar një përgjegjës dhe aplikuesit brenda 24 orësh do t’i dërgohet në shtëpi”.

Ai tregon se dokumentet do të dërgohen në shtëpi përmes Postës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjermania dërgon tanke Leopard në Ukrainë

Ngarkesa e parë e tankeve Leopard 2 nga Gjermania është dërguar në Ukrainë, tha ministria gjermane e Mbrojtjes. 18 tanke luftarake kryesore të fundit u...

24 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 24 vjet më...

Lajmet e Fundit