Home Blog Page 8283

Pranojmë vendimin e Kushtetueses

0

Kujtim Shala-ldkKujtim Shala i LDK’së ka deponuar të martën komentet e deputetëve në Gjykatën Kushtetueselidhur me seancën konstituive të 17 korrikut, kur Isa Mustafa u zgjodh Kryetari i Kuvendit.

Pas dorëzimit të komenteve ndaj kërkesës së PDK’së, Shala ka thënë se kësaj kërkese i janë bashkuar të gjitha Grupet Parlamentare, ndërsa pret që deri më 4 gusht të japin nënshkrimet edhe deputetët që nuk kanë mundur ta bëjnë këtë për arsye teknike.

“Në komentet tona ne kemi përfshirë qëndrimet tona ose argumentet që kemi lidhur me këtë kërkesë, pastaj komentet për gjendjen faktike për seancën konstituive në Kuvendin e Kosovës, si dhe argumentet tona që lidhen me këtë kërkesë dhe me seancën konstituive”.

“Kërkesa është e gjitha GP. Nga grupi LDK-AAK-Nisma, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët përfaqësues të komuniteteve minoritare”.

“Të gjitha janë 67 firma, ne kemi kohë deri më datën 4 gusht dhe për arsye teknike nuk kemi arritur të kemi të gjitha firmat. Ato do t’i bashkohen komenteve deri më datën 4 gusht në deklarata të veçanta si mbështetje të komuniteteve”.

“Mendojmë që kërkesa e PDK’së është e pabazuar dhe sipas mendimit tonë Gjykata Kushtetuese në këtë rast nuk ka objekt kushtetues për trajtim. Çfarë ne pretendojmë gjithë janë komentet që ne i dorëzuam sot”.

Shala ka thënë se pret një vendim sa më të shpejt të Gjykatës, pas sipas tij, për shkak të masës së përkohshme të pezullimit, është krijuar vakum institucional.

“Gjykata Kushtetuese ka afatet e veta ligjore. Ne do të dëshironim që përgjigja ose vendimi të merret shumë shpejtë, meqë e dini se masa përkohshme të pezullimit që ka vënë Gjykata Kushtetuese është krijuar një vakum institucional”.

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse është e qartë që të gjitha vendimet e kësaj Gjykate janë finale dhe gjithçka që rrjedh pastaj mund të jenë debate pa efekte juridike”.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese të jetë e paanshme dhe të trajtojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri të plotë lëndën që ka përpara që të sqarojë çështjen dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne do ta pranojmë”./politiko.net/

Sukses i garantuar, Dafina falenderon fansat

0

dafina zeqiri me fansaDafina Zeqiri, me anë të një mesazhi të postuar në Instagram, ka falenderuar të gjithë fansat, për përkrahjen që i kanë dhënë.

Këngëtarja çdo ditë e më shumë po kërkohet që të performojë në clabe të ndryshme.

Ja kush është postimi i saj: “Ju du shumë! Faleminderit që m’keni mbështet gjithmonë!

Mbështetja & dashuria është një ndër dhuratat më të mirat që ekzistojnë”.

Visar Zhiti: Debati Jorgaqi-Kadare? Në diktaturë nuk kishte disidencë

0

Visar ZhitiaaNëse libri është i njëjtë kudo e në çdo kohë, kështu duket, të qenit shkrimtar në diktaturë nuk është njëlloj me të qenit shkrimtar në liri, qoftë ky dhe i njëjtë që fati bën të kalojë në këto dy kohë. Madje dhe komunikimi i tij me lexuesin pëson ndryshime. Ndryshon dhe vetë leximi. Ndjesi dhe mendime të tilla më vërtiteshin kur lexova letrën e hapur të studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, drejtuar shkrimtarit më të njohur në botë të shqiptarëve, Ismail Kadare, për më tepër përgjigjet e të tjerëve për këtë letër, opinionet e sidomos komentet anonime në fund të shkrimeve në gazetat online. Letra që botohet duke u shpallur “e hapur”, në një farë mënyre, u është drejtuar të gjithëve dhe kështu, është dhe thirrje për ta biseduar. Qëllimi i saj, mund të jetë i ndryshëm për secilin lexues dhe pjesëmarrja në të, kushtëzohet nga interesi që të shpalos çështja. Ndërkaq, mendoj se ai të cilit i drejtohet letra nuk e ka të domosdoshme përgjigjen, me gjithë kërshërinë, ky tagër bie, kur dhe heshtja vetë është përgjigje, brenda credos së shkrimtarit, të cilit i flet vepra. Dhe kjo duket se nuk e mpak, por përkundrazi shton zellin dhe dëshirën e të tjerëve për të gjykuar e dhënë opinione, edhe duke iu larguar fillesës. Fyerjet dhe sharjet për dërguesin e letrës dhe atë që i drejtohet nga ata që përgjigjen dhe komentues të ndryshëm janë të pa tolerueshme, s’është qytetari, e padenjë për të gjithë dhe tregues se ne mbetemi lexues të këqij të një letërsie që nuk na zbuti dot. Besoj, jam i lejuar që nga ky debat të kaloj në shqetësime të tjera, që lidhen mes tyre dhe besoj se nuk janë vetëm të miat. Po i rendis, pa ndonjë rregull, por me sinqeritet:

1. TË LAVDËROSH veprën e shkrimtarit Ismail Kadare në diktaturë dhe pas saj, në kushte lirie, e dija të lehtë, arsyet ishin, ndërsa jetën e gjithkujt, sidomos të shkrimtarit, e kam menduar vetanake, pronë të pa prekshme, por bëmat, kur kalojnë pragun e derës e ndikojnë tek të tjerë, gjykohen, qofshin dhe të shkrimtarit. Vepra, duke u bërë gjithnjë e më tepër letërsi e vendit, pronë pa kohë e lexuesit, del, si të thuash, nga duart e krijuesit të saj dhe na lind e drejta ta themi nëse ajo na ndihmoi në kohë të vështira apo na u bë pengesë, na dha liri të brendshme, kur na mungonte e jashtmja, dha emocione të bukura jete, etj, etj. Ndërkaq tani është arritur që të mos jetë e vështirë të kritikosh dhe vepra për shkaqe jo letrare paradoksalisht e po kështu të lavdërosh jetën për shkaqe letrare.

2. JETA E NJË SHKRIMTARI ndahet ndjeshëm nga vepra e tij, sipas disave, duke krijuar dikotominë alibuese, kurse unë mendoj ose e ndjej, më saktë, se ato janë të lidhura midis tyre dhe fort, e i japin njëra-tjetrës. Pa jetën nuk bëhet vepra, është e qartë, pra është jeta në fillim, pastaj mbetet vepra pa jetën e krijuesit të saj, e cila ndërkaq e risjell jetën e autorit dhe të të tjerëve përreth. Vepra dhe jeta në bashkëkohësinë e tyre mendoj se janë të pandara dhe përngjajnë së brendshmi, duke mbartur ose hijen e zymtë të mungesës së lirisë, nëse ajo ka munguar ose dritën e begatë të saj, kur ka patur liri. Këto zbulohen dhe te Kadareja. Ribotimet e dendura të tij pas viteve ’90, me të drejtë do të thosha, kanë futur frymë lirie në veprat ku mungonte dhe mund të jenë vënë dëshmi të tjera të diktaturës, nga që nuk ishte e mundur. Dhe këto në emër të përmirësimit artistik, besoj. Sipas meje, ajo letërsi që nuk del edhe nga shpirtra të mëdhenj, jo vetëm nga mendje të mëdha, në thellësi të saj ka ngurtësimin, thatësirën, sado qoftë e përmbytur me lavdi të jashtme, që e kërkonin një kohë e caktuar krizash dhe rrethanash shtrënguese dhe si e tillë ajo ka bjerrje si një letërsi që nuk pati kodin e jetës, të pranishëm në çdo rrethanë, kur jeta në vetvete është e përjetshme dhe kohët janë të përkohshme. Ngatërresat janë të mundura, ngaqë nuk janë njohur kohërat e nuk dilej dot prej tyre si pasojë e mosnjohjes së vetvetes (kolektive) dhe e thellësisë së krijuesit.

3. KOHËT ikin. Edhe njerëzit më shpejt se ato. Kohët ndryshojnë, edhe njerëzit, por më pak se ato. Dhe në fakt njerëzit ndryshojnë kohën dhe koha njerëzit, por asnjëherë në barazi për të gjithë. Ka njerëz që i lë koha pas, të shumtët, ku mund të ketë dhe shkrimtarë mes tyre. Dhe ka që lënë kohën pas, të paktit. Dhe ka patjetër shkrimtarë mes tyre. Këtu, ishte dhe Kadare. Por gjithkush, si të thuash, është në grackën e kohës së vet. Por ka njerëz që nuk kanë kohë të tyren, janë pa të, ua kanë marrë, si p.sh., të burgosurve në kohën e diktaturës dhe ka që e kanë me shumicë kohën, duke poseduar dhe nga pjesa e të tjerëve, p.sh., shkrimtarët profesionistë që i mbante diktatura dhe i paguante mbase me pagën e punës së pa paguar të të burgosurve. Nuk dua të keqkuptohem. Dua të akuzoj diktaturën tani. Se dhe kohët harrohen.

4. SHKRIMTARËT janë dhe për të na e treguar (edhe pa e treguar hapur, por sipas mënyrës së tyre) gjendjen, këtë lëvizje të vazhdueshme fat-fatkeqësi, ndryshimet dhe larushinë apo mungesën e ngjyrave të jetës dhe të mendimeve, kaosin apo ngërçin, ecjen para me vizionet dhe kthimet pas, thirrur nga kujtimet, përmbysjet që shpesh arrihen me gjak, me gjakun e të tjerëve apo me mashtrim, me mashtrimin e atyre që dalin në krye e drejtojnë. Lëndë të tillë gjen në veprat e Kadaresë. Shkrimtarët e vërtetë janë për të na thënë të vërtetat, që edhe kur nuk dihen, janë në kërkim të tyre.

5. TË DOMOSDOSHME edhe për letërsinë, bashkë me të vërtetën, është dhe morali. Po kush është e vërteta? Janë shumë dhe të ndryshme e shpesh të kundërta, veçori kjo e të vërtetës letrare, që edhe është tjetër gjë nga e vërteta në jetë. Kështu duket, por në thelb është njëjshëm, si uji, burim i jetës, që mbetet si i tillë, pavarësisht nga format. Do ta pranojmë, s’kemi ç’bëjmë, e vërteta gjithëpërfshirëse është ajo që ndodh dhe ajo çfarë bëjmë. Po morali i shkrimtarit cili është? Aq sa i përgjithshëm, është dhe vetanak. Ka kohëra dhe vende që kërkojnë prej shkrimtarit se sa ai ndihmoi apo dëmtoi jetën, në mos jetën, shpirtin, mendësinë, sa emocion dha e për çfarë, sa frymëzoi, përçoi besim në ato që besoi sinqerisht e sa mashtrim, me ose pa ndërgjegje, sa gaboi e sa udhërrëfyes ishte, sa braktisi, shkurt, çfarë tregove dhe për se, etj, etj. Në diktaturë Kadarenë e lexonin dhe e vlerësonin, edhe shtetarët e komunistët, po kështu dhe kundërshtarët e tyre, të burgosurit politikë, e lexonin dhe e vlerësonin.

6. NË LETËR, sipas meje, ka çështje që nuk u takojnë të gjithëve, por kujtesës, sinqeritetit dhe ndërgjegjes së protagonistëve dhe nuk kanë “pse” për të tjerët. Dhe kur trajtohen libra, libri është pronë e lexuesit dhe për atë mund të flasin të gjithë. Diskutohet data, p.sh., viti se kur mund të jetë shkruar romani, që autori e sjell në fund si të parin dhe ndryshe nga modeli që prodhonte ajo kohë. Pra, si të thuash një nga shkaqet e letrës. Dikush nuk i jep rëndësi këtij fakti, se vepra ka vlera, e jo data, arsyetohet, dhe dikush tjetër i jep rëndësi datës, se, sipas tij, datat janë si gurët kilometrikë të një ecurie. Të shkrimtarit dhe kohës. Kanë të drejtë të dy, jo përtej caqeve që kanë përvijuar. Të mos harrojmë, Shqipëria ka kaluar me ngut nga diktatura më e egër në demokracinë pa përvojë, ku në masë të gjerë me protagonistë të njëjtë. Por të kthehemi tek letërsia. Prej debateve të tanishme unë nxjerr një shqetësim tjetër, që e mendoj me interes. Në Shqipërinë diktatoriale, kur sundonte metoda e realizmit socialist, a ishte e mundur shmangia prej saj? A mund të shkruheshin vepra jo të kësaj metode? Nëse po, a mund të botoheshin? Nëse po, si? Dhe ç’ndodhte më pas? Do të më interesonte shkoqitja e tyre. Ismail Kadare na ka mësuar se në Shqipërinë diktatoriale nuk mund të kishte disidencë, se, po ta pranojmë, do të thotë se diktatura ka qenë e arsyeshme dhe e butë. Po kështu nuk lejoheshin, mund të vazhdojmë arsyetimin, vepra që nuk ishin të realizmit socialist, që nuk kishin frymën e partisë. Se po u pranua e kundërta, i bëhet një nder i madh diktaturës dhe shefit të saj, diktatorit Enver Hoxha, që s’ndalej para asgjëje, nëse nuk do t’i duhej. Por vepra të Ismail Kadaresë rezultojnë të mos jenë të socrealizmit, madje qysh në zanafillë ka bërë shmangien. Atëherë si, dhe a ishte e mundur? Lejohej i vetëm apo dhe me të tjerë? Pse? Si i dilej, ka pasur ndonjë pakt të heshtur, me leverdi të ndërsjellë, apo ia “hidhnin” diktaturës, siç shpjegon dhe Brehti rastet në një ese të tij. Mvisheshin veprat me një rrobë të çveshme të socrealizmit, me metafora dhe gjuhë të Ezopit, etj., etj. Janë dukuri tonat apo dhe të vendeve që u sunduan si ne? E lanë socrealizmin dhe utopinë komuniste apo i la, ndërruan kohët? Këto e të tjera duan debat konstruktiv dhe presin përgjigje. Ndërkaq mbetet fakt se Ismail Kadare u bë shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar, më i njohuri, më ndikuesi, që emancipoi lexuesin e gjerë të vendit të vet, duke i shtuar, kam thënë dikur, një tjetër vargmal, atë të veprave të tij. Falë talentit suprem, ai u bë shkrimtari shqiptar më i përkthyer, në të pesë kontinentet, marrës dhe mëtonjës i çmimeve më të larta botërore. Mendoj se kjo arritje e çmuar që na gëzon në tërësi, (dhe duhet), erdhi dhe falë mbështetjes së merituar që i dha shteti, duke i krijuar kushte atij, duke ia botuar dhe përhapur veprën qysh herët. Unë, si ish-i burgosur politik, ndjej si detyrim të shtoj, që edhe ne, dikush nga ne, dha ndihmesën e vet në famën kadareane.

Do të ishte Jusuf Vrioni që do të punonte i paemër dhe si rob në diktaturë në përkthimin e veprës së tij në frëngjisht, ku pas asaj gjuhe do ta merrnin dhe gjuhë të tjera dhe Kadare do të njihej si një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit XX në botë. Dhe Jusuf Vrioni, ashtu si gjithë ish-të burgosurit politikë, mbetet i padëmshpërblyeri.

7. DISEDENCA, besoj, por dhe e gjej, dhe e shoh se në Shqipërinë diktatoriale ka ekzistuar, para së gjithash ka patur kundërshtarë dhe martirë. Që i mënjanonin, i internonin, i burgosnin apo dhe i vrisnin. Ata dhe veprat e tyre. Mund të themi se ka patur dhe një letërsi tjetër, sado e pakët dhe e pabujshme, që nuk lejohej të përballej, por mbytej dhe zhbëhej, por ajo ishte, klandestine, e fshehtë, e nëndheshme. Dhe një pjesë e saj pati fat, doli. Është dëshmi artistike dhe jo vetëm aq, që i bën nder kulturës së vendit, jo vetëm asaj morale. Meriton mirëpritjen, përkujdesin dhe dashurinë, jo sprapsjen, nëpërkëmbjen apo indiferencën. Duhet çmuar ai akt i lartë, i të shkruarit në skëterrë, kur ishte e ndaluar rreptësisht që mund ta paguaje me gjakun tënd, me plumbin ballit. Ata pak të çmendur të shenjtë, pa asnjë kusht, sollën vlera, sado të pakta, megjithëse në letërsi nuk ka rëndësi të parë sasia, që do t’i vlenin çdo letërsie, sidomos tonës, ka dëmtime e mangësi. Me Kadarenë e të tjerë shkrimtarë të njohur, duke pranuar sinqerisht veprat e arrira të ardhur nga burgjet, letërsia jonë qetëson ndërgjegjen e saj artistike, megjithëse dramatizohet marramendshëm, heq nga mëkatet dhe normalizohet si letërsi.

8. VITI 1958, kur Kadareja student botonte me sukses librin e dytë me poezi “Ëndërrimet”, titull naimian, që duket sikur na lajmëron se kjo dukuri do ta ndjekë shkrimtarin vazhdimisht, deri tek “Pallati i ëndrrave”, ndërkaq ai qysh atëherë përvijonte dhe romanin e tij të parë, që nuk do t’ia tregonte kujt, që Nasho Jorgaqi në letrën e tij vë në dyshim vitin, jo se prish thjesht kronologjinë, por credon e shkrimtarit dhe hap çështje të tjera letrare dhe jashtëletrare. Do të më pëlqente të shtoja këtu, sado pak, se ç’ndodhte në Shqipëri në vitin 1958, mbase ndihmon për të kuptuar më mirë çështjen. Natyrisht vazhdonte të acarohej lufta e klasave, ritual social dënimesh, por dhe rritej entuziazmi masiv në fitoret e kampit socialist, forcimi i sistemit dhe i vendit në mënyrë gjenerale, rritja ekonomike, kur shumëkush ndjehej më i dobët, me zhgënjime dhe i humbur. Shteti në atë vit kishte arritur një marrëveshje me Greqinë për heqjen e minave në Kanalin e Korfuzit, të vëna kur po mbaronte lufta, por nën këmbë toka dukej e pasigurtë, si e minuara. Shkrimtari Petro Marko boton romanin “Hasta la vista” të nisur qysh në burg, kurse Dritëro Agolli përmbledhjen e parë me poezi “Në udhë dolla”. Sulejman Pitarka dhe Ndrek Luca botojnë dramat e tyre dhe Skender Luarasi përkthente Uollt Uitmanin, “Fije bari”. Në Prishtinë Adem Demaçi nxjerr “Garprinjtë e gjakut”. Në Romë shkrimtari i arratisur Martin Camaj boton romanin “Djella”, një aludim estetik i internimeve të malësorëve ndanë kënetave. Pak muaj më parë (1957) ishte hapur Universiteti i Tiranës dhe ishte mbajtur kongresi i shkrimtarëve shqiptarë (1957), kurse në Romë shkrimtari i ikur dhe i dënuar me vdekje, Ernest Koliqi, themeltar në letrat shqipe, nis botimin e revistës “Shejzat”. Dhe një vit më pas (1959), Shqipërinë do ta vizitonte Nikita Hrushovi, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, ndërsa një muaj para vizitës qenë dënuar në Shkodër kleri katolik (prill 1959) dhe në Romë shkrimtari i dalë nga burgjet, më pas i arratisur, Arshi Pipa, boton “Librin e burgut”, ku janë dhe sonetet e kanalit, ferri i poezisë shqipe. E ç’mund të arrinin të dëgjonin shqiptarët se ç’ndodhte në Europë e Amerikë po në vitin 1958? Cilat mund të ishin ndodhitë më spikatura, një pjesë e të cilave, po t’i përflisje, futeshe dhe në burg? Më 1 janar themelohet Komuniteti Ekonomik Europian, paraprirës i Europës së Bashkuar. (Pusho, mos folë, s’ka ç’të duhet!) Tre ditë më vonë anija kozmike sovjetike “Sputnik” bie mbi tokë nga orbita e saj dhe digjet, (rri urtë, s’është vetëm punë shkencëtarësh), ndërkaq amerikanët nisin me sukses Satelitin “Explorer 1”. (Mos ia thuaj njeriu si sukses, se e ha, agjitacion dhe propagandë për sistemin kapitalist…) Ushtria Amerikane rekruton me ceremoni Elvis Presley-n, mbretin e Rock & Roll. Nis Radio BBC dhe Fidel Kastro sulmon Havanën, nisin protestat për çarmatimin nuklear në Londër, niset “Sputniku 2”, Brazili fiton kupën e botës në futboll duke mundur Suedinë 5 me 2, (kujdes, mos lavdëro sportin borgjez!), Vladimir Nabokov boton romanin disident “Lolita” në SHBA, (tradhtari!), Bashkimi Sovjetik kryen provat bërthamore, (…sa të fortë jemi, urra!…), Charles de Gaulle zgjidhet President i Francës, (shiko karikaturën e tij…), një pjesë baleti e Çajkovskit jepet për herë të parë në televizion me ngjyra, (sovjetikët kanë art), botohet pas vdekjes romani “Gattopardi” i shkrimtarit sicilian Giuseppe Lampedusa, (e ç’na duhet ne?!), vdesin shkrimtarët nobelistë, spanjolli Juan Ramon Jimenez e francezi Roger Martin du Gard (…s’i kemi dëgjuar, s’janë për proletariatin…), Boris Pasternaku merr çmimin Nobel për letërsi, (në burg të futet, është çmim për borgjezët… është shkrimtar i madh, mbylle gojën, ç’të duhet ty…), ndërsa për paqen Nobelin e mori Georges Pire (… e ku ka paqe, ata kapitalistët…), etj., etj.

9. DY DASHURI apo një e vetme e realisht asnjëra, sipas meje, duket sikur janë bazament në dy romanet “Dashuria e Mimozës dhe “Mjegullat e Tiranës” që në letrën e hapur të Nasho Jorgaqit dërguar Ismail Kadaresë bëhen shkak i debatit, ku dhe del se protagonistet përkatëse të tyre, Mimoza dhe Ema, studente të bukura të dyja, kanë qenë i njëjti person, por, natyrisht, çështja s’është fare këtu dhe nuk ka rëndësi fare për letërsinë. Por unë do të doja të këmbëngulja që të dilja nga çështja në fjalë, duke u lutur të mos keqkuptohem. I nisur nga e sotmja dhe prirja që më dha fati, them metaforikisht se Shqipëria atëherë duhej të kishte dhe dy dashuri të fshehta, të mëdha e të pamundura, tragjike ndërkohë, të cilat i harron padrejtësisht, dy gra emblematike që kujtesa dhe ndërgjegjja kolektive, por dhe letërsia shqipe, u ka borxh. Njëra është, e pse të mos ishte, gruaja e bukur Sabiha Kasimati, e lauruar në Europë, për biologji në Torino, e para shkencëtare ihtologe shqiptare, që u pushkatua nga Enver Hoxha, drejtpërsëdrejti me interesimin e tij, në vitin 1951, ai, ai shtoi me dorën e vet në listën mortore emrin e shoqes së klasës. Dhe nuk dihet a ka patur a humbur ndokund ndonjë roman i fshehtë për të, grua e bukur që e vranë barbarisht mes 21 burrave, intelektualë të gjithë, akt kriminal i shtetit nga shkaku i një bombe artizanale të dyshimtë që u hodh në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë, pa dëmtuar kurrkënd. Historiani dhe shkrimtari Uran Butka na e ka rrëfyer rrëqethshëm tani në një studim të vetin. Dhe tjetër dashuri e Shqipërisë, po aq njëlloj do të thosha, duhet të ishte dhe mbase është, gruaja tjetër e bukur, Musine Kokalari, e laureuar në Romë, gruaja e parë shkrimtare shqiptare, e para disidente në të gjithë perandorinë komuniste, që Enver Hoxha, pasi i pushkatoi dy vëllezërit, e futi në burg dhe internim për jetë, i ndaloi të shkruarit dhe veprën ia nxori nga letërsia, se ai printe dhe në letërsi. S’mund të rri pa thënë se diktatura e Enver Hoxhës burgosi 7367 gra, ku 308 u çmendën nga torturat, 45 vdiqën qelive, ndërsa 450 janë pushkatuar. Tmerr i llahtarshëm! Duhet të kthehemi tek kjo dashuri patjetër për të shpëtuar ndërgjegjen kolektive, por dhe atë krijuese, që të jemi të aftë të nxjerrim nga dhimbja virtyte e të krijojmë “kulturën e vuajtjes”, që popujt e zhvilluar e kanë…

10. SOCREALIZMI tashmë, besoj unë, doli nga letërsia shqipe bashkë me diktaturën që e ngriti, por me pasojat, dëm dhe gjurmë të frikshme. Mendoj dhe shoh se kushtet e lirisë bënë që të zbulojmë një letërsi tjetër, që duke u përbashkuar, përbën tërësinë e duhur të letërsisë tonë, më të begatë, gjithëpërfshirëse, aspak përjashtuese, më jetësore, që i ra fati të bëjë kalimin nga letërsi e masave në të njeriut, nga monumentale në rastin më të mirë, në letërsi e së madhërishmes së brendshmi, nga e planeve 5-vjeçare, e të përditshmes, jo e maskës së bukur, por e fytyrës së përvuajtur, e dashuruar, me këtë gëzim, do të thosha, letërsi e mundimeve, me të vërtetat e dhimbshme shqiptare, e ecjes, e kërkimit, e ëndrrës, jo e utopisë, që po tejkalon pengesat letrare e jashtëletrare dhe, nëse do të duhej t’i vihej një emër metodës së saj, mund të quhet, e përsëris, Realizëm i Dënuar, origjinale shqiptare, ku nuk nënkuptoj thjesht letërsinë që doli nga burgjet dhe internimet, por më gjerë, letërsinë tonë të re, e krijuar me mund mes rrethanave dënuese… Shkrimtar i madh do të thotë edhe një shtet tjetër. Dhe shteti duhet ta pranojë këtë. Jo të ndërhyjë si diktatura që letërsinë ta verë në shërbim të politikave të saj të mbrapshta, por ta mbështesë institucionin e shkrimtarit, guxoj ta them, ashtu si diktatura, por pa e përçarë siç bënte ajo në shkrimtarë të saj me plot privilegje dhe në shkrimtarë kundër saj, brenda në burgje. Në klimën demokratike shteti të sigurojë mbarëvajtjen e letërsisë si e tillë, natyrisht dhe të krijuesve të saj, si kulturë e pasuri shpirtërore, gjuhë e identitet etj., se vërtet në demokraci kemi një letërsi tjetër, është e saj siç është e vetvetes, të mbrohet siç mbrohet populli.

Kjo duhet të jetë puna më e mirë në botë

0

kim4Këta dy persona duhet të kenë ndoshta punën më të mirë në botë.

Janë asistentet e Kim Kardashian dhe përkujdesen për të.

Në këtë rast, ata kujdesen që Kim të ketë sasinë e duhur të rërës tek të pasmet, për një reklamë të realizuar nga kjo e fundit.

Duke qenë se Kim konsiderohet si një ndër femrat më seksi në botë, këta dy meshkuj me siguri që janë meshkuj vërtet fatlumë.

KDTP beson në pafajësin e Mehmet Bytycit

0

Mehmet-bytyc1Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila kishte nominuar për drejtor të Ekonomisë në komunën e Prizrenit, Mehmet Butucin beson në pafajësinë e anëtarit të saj, ani pse tashmë ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe përballet me akuzat për shfrytëzimin e shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit.

Në lidhje me këtë çështje kryesia e KDTP-së në Prizren ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas të cilit takim është shprehur qëndrimi se fjalën e fundit në këtë çështje duhet ta japin organet e drejtësisë.

“Si kryesi e degës së KDTP-së në Prizren ndjejmë keqardhje për lajmet dhe shkrimet nëpër media në lidhje me drejtorin e Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Butuc. Në lidhje me çështjen, procesi është në hetim e sipër nga prokuroria dhe në këtë moment nuk ka një vendim të prerë. Ne kemi besim të plotë se z.Mehmet Butuc nuk do të ketë asnjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i degës së KDTP-së, Levent Bush.

 Mehmet Butuc është arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës me dyshimin e bazuar se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit me qenie njerëzore. Gjykata Themelore në Prizren më pastaj i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh./Koha Ditore/

Një muaj paraburgim për vrasësin e djalit nga Korisha e Prizrenit

0

KorishaRexhë Rexhaj  nga fshati  Korishë i Prizrenit është ndalur  një muaj në paraburgim. Ai akuzohet për vrasjen e djalit të tij, Muhametit.

“Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të akuzuarit për vrasje Rexhë Rexhaj”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

Rexhë Rexhaj të dielën ka vrarë djalin e tij Muhamet Rexhajn. Vrasja ka ndodhur pas një konflikti familjarë.

Policia në Prizren ka raportuar se i akuzuari po ashtu ka tentuar që vrasjen e djalit ta paraqes si vetëvrasje. I ndjeri ka qenë veteran i luftës së UÇK-së./PrizrenPress.com/ 

Erdogan: Në Gaza po vdes edhe ndërgjegjja njerëzore

0

ErdoganiiiNë asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm që bën Izraeli sot në Gazë, tha kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një aktivitet organizuar mbrëmë nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.

Kandidati për president dhe kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se njerëzimi në Gaza ka vdekur, “ndërgjegjja njerëzore po jep shpirt në Gaza’. Ndërsa shtoi se “në asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje, si e drejtë për t’u mbrojtur një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm”.

Erdogan mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e shkëmbimit të urimeve të Bajramit të Ramazanit, organizuar nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.
Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet Kryeministri Erdogan theksoi se për shkak të sulmeve të Izraelit Gaza nuk e ka festuar dot Fitër Bajramin.

Erdogan përshëndeti dhe u uroi bajramin fëmijëve të Gazës duke dëshiruar nga zemra që bajramet e tjera të jenë bajrame të vërteta për fëmijët e Gazës, të cilët sot nuk kanë mundësi të mbledhin karamele, të shkojnë e të luajnë në parqe, që nuk mbledhin do të holla e që nuk marrin dot dhurata për bajram, që humbasin duart dhe këmbët për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Përkundër vdekjes së 3 civilëve çifut në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën rreth 1 mijë e 100 civilë palestinezë, tha Erdogan, ndërsa shtoi se Izraeli përpiqet ti tregojë botës si të ligjshme masakrën, gjenocidin që po realizon duke parashtruar si pretekst raketat e Hamasit.
Nga bashkësia ndërkombëtar Kryeministri Erdogan kërkoi që të vihet në lëvizje dhe të reagojë ndaj dramës në Gazë, shkruan TRT shqip.

Në fjalën e tij Recep Tayyip Erdogan përgëzoi organet dhe institucionet e ndryshme, në mesin e të cilave bën pjesë edhe Radio-Televizoni i Turqisë (TRT), bashkë me organizatat e shoqërisë civilë dhe shoqatat e vullnetarëve për përpjekjet e tyre të mundimshme që janë duke bërë në lidhje me Gazën.

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në Dibër, mbyllet kufiri me Shqipërinë

0

Policia-shqiperiAktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dibrës nga ana maqedonase, kur një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku në një përpjekje për grabitje është hapur zjarr duke mbetur i vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit, raporton korrespondenti i noa.al duke iu referuar burimeve nga vendngjarja. Një person i maskuar, ka tentuar të grabisë dyqanin e vëllezërve Erebara nga Dibra sot rreth orës 13:15. Hajduti u pikas nga kalimtarët dhe njëkohësisht hasi në rezistencë nga pronarët e dyqanit. Në distancë të afërt gjendeshin edhe dy persona të tjerë që dyshohet se ishin suport i hajdutit të maskuar.

Gjatë këtyre çasteve, kalimtarët i janë sulur grabitësit për ta neutralizuar. Në rrethana të paqarta ka pasur shkrehje arme zjarri që çoi në vrasjen e të dyshuarit të maskuar, që rezultoi se ishte shtetas i Shqipërisë. Policia maqedonase ende nuk ka konfirmuar emrin e viktimës. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Njëri nga plagosurit është pronari i dyqanit, Mexhit Erebara i cili është dërguar për mjekim të mëtejshëm në Shkup. I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili rastësisht u gjet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit e tjerë janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe po mbahen nën ruajtje policore pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes tragjike. Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë. /noa.al

Qeveria: Po adresohen përgjegjësitë individuale dhe po u jepet fund akuzave të padëshmuara

0

QeveriaKosoves-NdertesaQeveria e Kosovës e ka vlerësuar raportin e Prokurorit Williamson, duke e quajtur si hap të rëndësishëm drejt përcaktimit të përgjegjësive individuale dhe përfundimin akuzave të padëshmuara.

Lexojeni të plotë reagimin e Qeverisë në largim:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në konsideratë deklaratën e sotshme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese (TFSH) të BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dick Marty në janar 2011.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund. Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje. Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Williamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

Muja përdori standard të dyfishtë në rastin e shkarkimit të drejtorit Bytyc

0

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i LDK-së Ridvan Hoxha vlerëson se në rastin e shkarkimit të drejtorit të Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyc është zbatuar një standard i dyfishtë. Sipas tij, Muja ka shkarkuar Bytyc pa përfunduar punën me rastin gjykata.

“Në rastin konkret është zbatuar standard i dyfishtë, ngase një kryetar i dënuar për zhvatje të pasurisë publike, siç është Muja e shkarkon drejtorin për “veprim abuziv seksual “ pa vendim gjygjësor, ose së paku hetim zyrtar të formës përfundimtare, pra pa përfunduar procedurat hetimore, ndërsa ai pa marre e turp vazhdon të jetë i pari i Komunës kur ka një vendim të Gjykatës”, thotë Hoxha për “PrizrenPress”.

Hoxha nuk habitet shumë që kryetari Ramadan Muja nuk ka qenë i informuar për rastin “Bytyc”.

“ Pa dashur të futem në komentimin e aktit të papranishëm “ seksual “ të një drejtori të një drejtorije të Ekzekutivit të Prizrenit , sepse si akt – veprim është jomoral, abuziv aq më tepër kur abuzuesi është i veshur me petkun e zyrtarit politik – shtetëror, ajo që është shqetësuese konsiston në atë se Muja nuk ka pasur informacionin në kohë reale për rastin në fjalë”.

“ Kur për një skandal të tillë një kryetar komune nuk e ka informacionin në kohë reale, atëherë rezulton se për shumë skandale të tjera, të cilat ndodhin në ketë komunë ai gjithashtu nuk e ka informacionin konkret në kohë reale,dhe rrjedhimisht nuk e menaxhon Administratën komunale”

“Ai në zyrën e tij qëndron formalisht, sa për të thënë se Komuna ka një kryetar”./PrizrenPress.com/