Së paku 38 vetë, shumica ushtarë, janë vrarë në 24 orët e fundit gjatë luftimeve ndërmjet ushtrisë së Libisë dhe islamistëve në qytetin lindor Bengazi.
Zyrtarët thanë se përleshjet shpërthyen dje, kur grupet islamike e lançuan një sulm në selinë e njësisë speciale afër qendrës së qytetit, duke shkaktuar viktima në mesin e ushtarëve, që i mbronin kazermat e tyre.
Në dy javët e fundit, Libia është zhytur në dhunën më vdekjeprurëse prej luftës së vitit 2011, kur u përmbys ish-diktatori, Muammar Qaddafi. Shtetet e Bashkuara dje e kanë evakuuar personelin e Ambasadës në Libi , për shkak të luftimeve të ashpra ndërmjet milicive rivale në kryeqytetin Tripoli.
Nga sulmi më 11 shtator 2012, në misionin e Shteteve të Bashkuara në qytetin Bengazi, që është i dyti për nga madhësia në Libi, është vrarë ambasadori Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.
Libi, 38 të vrarë nga luftimet
14 fakte për dashurinë që nuk i keni ditur
Dashuria është magjike, e bukur, por edhe misterioze. Ka shumë gjëra që nuk i dimë për të. Shkenca ofron sqarime– kur dashuroheni, në tru lirohen një sërë koktejesh substancash kimike. Kjo është gjë e bukur, mirëpo akoma nuk e sqaron atë ndjenjën tepër të bukur të dridhmave në bark.
Edhe pse nuk mund ta zgjidhim këtë mister të përhershëm, mund t’ju argëtojmë dhe t’ju ofrojmë fakte shumë interesante mbi dashurinë.
1. Meshkujt janë më dashurues se femrat. U mjaftojnë vetëm 3 takime. Ndërkaq femrat kanë nevojë për më shumë se 14 takime.
2. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
3. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4.000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës.
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
12. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
13. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
14. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15’të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.
Bredhje mendimi
Shpirti deshti këtë ëndje
unë u nisa udhës tënde
pak ka rëndësi a binte shi
ish e martë a ish e hënë
nisa të të them ç’të pata thënë
një herë moti kur isha i zoti
së koti nuk dilte lehtë loti
gjë për nesra nuk pata lënë
krejt u qulla djerse pa presje
shkoi çurg edhe në nënkrese
pak dhimbje t’hershme me vete
sa fort më deshe e më deshe
gjë nuk flas më për vete vete
që kur më ike dhe m’u trete
atëherë binte shi me rrëshekë
unë t’kërkoja bjeshkë më bjeshkë
Skender Berisha
Vetëvendosje! në Prizren uron për Fitër Bajram
Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, ua ka uruar Fitër Bajramin.
“Fitër Bajrami është fjala përmbyllëse e Zotit për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji ndodh një përqendrim i veçantë i dedikimit, një respekt special për madhështinë e Krijuesit, një shkëputje periodike nga rutina materiale për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij”, thuhet në urimin e VV-së në Prizren.
“Por nëse muaji i shenjtë i Ramazanit është konfirmim i domosdoshmërisë së pavarësisë së qenies njerëzore ndaj gjërave të përkohshme dhe mashtruese, ai në të njëjtën kohë është vlerë sociale solidare”
“ Zoti e ka krijuar njeriun për të bërë vepra të mira, për ta ndihmuar nevojtarin dhe për ta ngritur të varfrin. Prandaj ndarja e të mirave të Zotit me të tjerët që kanë nevojë (zeqati), është vepër nga e cila duhet të marrin shembull të gjithë”
“Ne ua dëshirojmë të gjithë besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre”/PrizrenPress.com/
Obamas i ndalohet hyrja në Çeçeni
Ndonëse Rusia nuk u është përgjigjur sanksioneve të SHBA-së shkaku i krizës në Ukrainë me ndalesë të hyrjes së presidentit Obama në vend, një pjesë e vendit, respektivisht Çeçenia e ndaloi atë.
Ramzan Kadyrov, presidenti i republikës së vogël ruse, ku ndodhen dy lufta të ashpra separatiste në 20 vjetët e fundit, tha se e ka vendosur Obaman në listën e njerëzve të cilëve u ndalohet hyrja në vend.
Në listë po ashtu ndodhen edhe evropianët, si Jose Manuel Barrosi, Van Rompuy dhe Catherine Ashton. Kadyrov ka shtuar në Instagram se ndalesa e tij është kundërpërgjigje ndaj sanksioneve amerikane dhe evropiane në Ukrainë, Libi, Siri, Irak dhe Afganistan.
Njëkohësisht Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar një komunikatë, ku akuzon edhe SHBA-në për krizën në Ukrainë.
Supermodelja që mban erë, kujton kohën kur meshkujt e ofendonin
Shpesh kemi dëgjuar që edhe VIP-at kanë pasur probleme me higjenën, ndërsa një tjetër modele i shtohet kësaj liste.
Bëhet fjalë për bukuroshen Kate Upton, e cila kur ka qënë në gjimnaz, kishte probleme me shokët e klasës, pasi ajo mbante erë shumë të rëndë.
Sipas saj, e gjithë kjo e ka një arsye madhore, ndonëse ajo e pranon se tërhiqet ndaj dikujt kur mban erë të mirë. “Gjatë kohës që isha në gjimnaz, çdo mëngjes ushqeja kuajt e mi dhe shokët e klasës thonin që më vinte era kuaj, ndaj dhe kërkonin që të ulesha në cepin tjetër të klasës”, ka deklaruar ajo për In TouchWeekly.
Për të, një mashkull që mban erë të mirë është shumë më tërheqes.
Marini i ‘Portokallisë’, i marrosur pas gruas
Aktori i mirënjohur i humorit, Marin Orhanasi, ka postuar në Facebook, disa foto gjatë pushimeve së bashku me familjen pranë bregdetit.
Kjo periudhë duket se kanë qënë të bukura për të, pasi edhe më herët ai ka postuar disa foto, ndërsa ndodheshe jashtë vendit.
Në njërën nga fotot, Marini ka ngritur peshë bashkëshorten e tij, duke na treguar qartë së janë shumë të dashuruar.
Kabashi uron për Fitër Bajram
Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka uruar të gjithë besimtarët islam festën e Fitër Bajramit.
“Me rastin e përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të shenjtë të agjërimit, të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ua roj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e Kabashit. /PrizrenPress.com/
Rripi i Gazës: Hamasi pajtohet për armëpushim 24 orësh
Militantët islamikë të Hamasit janë pajtuar për armëpushimin humanitar 24 orësh, në konfliktin e tyre me Izraelin në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha sot se “në përgjigje të ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe duke pasur parasysh situatën e njerëzve tanë para Bajramit, është arritur pajtueshmëri në mesin e grupeve rezistuese për ta mbështetur qetësinë humanitare 24 orëshe, që fillon të dielën në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale”.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli lidhur me këtë zhvillim.
Mbrëmë vonë Izraeli kishte ofruar një armëpushim 24 orësh, por Hamasi e kishte refuzuar atë.
Ja si përfundoi në pranga drejtori i Komunës së Prizrenit, Mehmet Bytyc
Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc nuk është arrestuar në vendin e punës. Në punë i është dërguar vetëm ftesa për t’u paraqitur në Stacionin e Policisë.
Burimet e sigurta brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren bëjnë të ditur se Bytyc është arrestuar në Stacionin e Policisë.
“Drejtorit fillimisht i është dërguar ftesa që të lajmërohet në polici. Pas ka marrë ftesën ai ka shkuar në Stacion të Policisë ku edhe është arrestuar”, tregojnë për ‘PrizrenPress’ burimet brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren.
Mehmet Bytyc dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ai ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria ka thënë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.
Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyc nuk ka qenë në dijeni se për çfarë e kanë ftuar Policia e Kosovës.
“Arsyen e ftesës e ka kuptuar në polici, ku edhe është arrestuar ”, tregon burimi. Sipas të njëjtit burim në polici Bytyc i janë treguar të gjitha telefonatat që ka bërë me të miturën.
“Në dëshmitë e policisë rezulton se Bytyc kishte ftuar edhe në zyrë të punës të miturën”.
Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për Mehmet Bytycin. Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave./PrizrenPress.com/
