25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025
Home Blog Page 8288

Tenderi paushall i Isni Kilajt për financuesin e PDK’së

0

IsniKilaj-malishevaMegjithëse kanë kaluar mbi dy vite, një tender i Komunë së Malishevës nën drejtimin e Isni Kilajt të PDK’së është ri-kthyer në hetim administrativ nga Komisioni i Prokurimit Publik, tender ky që i ishte dhënë në mënyrë të parregullt e me kritere paushall një financuesi të PDK’së.

Isni Kilaj më nuk është kryetar i Malishevës, por e kaluarae tij në krye të kësaj komune që tash ia ka marrë Ragip Begaj nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), subjekt i përkrahur nga ish-deputeti i PDk’së, Fatmir Lmaj, po e ndjek pas.

Në vitin 2012 ai shpërbleu financuesin e PDK’së, kompaninë “Jehona” në pronësi të Hazir Krasniqit me një tender prej afro 350 mijë eurosh për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bubavec, Kijevë e Balincë, por Komisioni I Prokurimit Publik gjen që tenderi ishte i parregullt. Bile konstaton që matja e punëve për financuesin e PDK’ës u bë paushall.

“Në paramanën dhe parallogaritë e rrugës në fshatin Bubavec, në pozicionet 2 dhe 3si“Njësi” është përdorur “Paushall” edhe pse ka mund të përdoret ndonjë njësi tjetër qëi përgjigjet atij veprimi. Nëkëtë rast autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me nenin28.2 të LPP-së Nr. 04/L-042”, thuhet në raportin e këtij institucioni.

Po për këtë tender Komuna e Malishevës, nën drejtimin e Isni Kilajt , sipas raportit, ka shkelur edhe rregulla të tjera të prokurimit publik, duke kërkuar më pakë vlerë për sigurimin e tenderit, se sa e thotë Ligji i Prokurimit Publik (LPP) dhe duke ulur edhe kërkesën për referencat punëve të kryera nga kompania fituese.

Komisioni i Prokurimit ka hetuar edhe 7 tenderë të periudhës kur me Malishevën qeveriste PDK’ja dhe po thuajse në secilin prej tyre ka gjetur shkelje. Një sër shkeljesh janë evidentuar edhe në hapjen e tenderit për punimin e kanalizimitnë fshatin Plloqicë , që del që njoftimi për dhënie të tenderit të mos jetë publik.

Shkelje u gjeten edhe te angazhimi i kompanisë “Beni” nga Suhareka, në pronësi të Arben Kuçit, për mirëmbajtjen e higjienike të Komunës.

Për shkeljet e bëra në prokurim në gjatë kohës së Isni Kilajt, komuna e Malishevës nuk ka dhënë asnjë koment për Komisionin e Prokurimit.

Ndryshe, kompania për të cilën është shkelur ligji në tenderin për asfaltimin e rrugëve në fshatin Bubavec, Kijevë e Balincë, kompania “Jehona” nga Malisheva e Hazir Krasniqit, për PDK-në në vitin 2009 e 2010 dha 3500 euro donacione derisa në vazhdimësi ka përftuar tenderë publikë nga institucionet që i kanë drejtuar njerëzit e PDK’së.

Komuna e Malishevës nuk ështëe vetmja komunë e PDK’së që ka shkelur ligjin për këtë financues të PDK’së. Kështu, Komuna e Vushtrrisë sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në vitin 2008 kishte pasur telashe me një tender që i dha kësaj kompanie.

“Gjatë auditimit ne kemi vërejtur se për kontratën në mes të Komunës dhe furnitorit NN Jehona Malishevë për ekzekutimin e punëve “Zgjerimi, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dëshmorët e Kombit Vushtrri” e cila është investim i përbashkët me Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit, garancioni/sigurimi i ekzekutimit të punëve ka skaduar më 30 Shtator 2009 ndërsa sipas datës kur ne bëmë testimin 29 Tetor 2009 puna nuk kishte përfunduar akoma.”, thuhet në raportin e ZAP, ku konstatohet se Vushtrria nuk aplikoi penallti edhe përkundër vonesave të kompanisë./Express/

Avdaj: Do të përmisoj gjendjen në Spitalin e Prizrenit

0

Afrim Avdaj, drejtor i spitalit2Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, ka premtuar se do të punojë për të përmisuar gjendjen në këtë institucion shëndetësor.

“Me përgjegjësi maksimale do të jem i përkushtuar për të përmirësuar imazhin e institucionit më të rëndësishëm shëndetësor në Prizren”, ka thënë Avdaj pët TV Prizrenin.

Dr.Afrim Avdaj javën e kaluar është zgjedhur drejtor i Spitalit të Prizren. Ai ka mohuar zërat se ka pasur parregullsi gjatë mbajtjes së konkursit për postin e drejtorit të këtij institucioni.

Dr.Afrim Avdaj, dr.Feim Mazreku,dr.Shpend Zajmi dhe dr. Ilir Smajli kanë qenë në garë për postin e drejtorit të Spitalit në Prizrenit.

Në mesin e këtyre kandidatëve duke marrë parasysh edhe aktivitetin partiak, si favorit kryesor për drejtor të Spitalit të Prizrenit, që nga fillimi ka qenë dr.Afrim Avdaj.

Të katër kandidatët për drejtor në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të lidhur me politikën.

Afrim Avdaj është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren. Dr.Feim Mazrreku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për këshilltar të Asamblesë Komunale në listën e AAK- LDD.

Dr. Spend Zajmi ka qenë kandidat për kryetar të Degës së AAK-së në Prizren

Ndërsa Ilir Smajli është anëtarsuar muaj më parë në PDK,përkatësisht gjat fshahtës zgjedhore të vitit 2013./PrizrenPress.com/

 

Senati i rekomandon ministrit Buja të funksionalizojë Këshillin Drejtues

0

UP-rektoratiSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e cila ka përfunduar para pak çastesh, i ka rekomanduar ministrit të arsimit Ramë Buja, që të funksionalizojë Këshillin Drejtues të këtij institucioni. Kjo, në mënyrë që Këshilli më pas të mund të zgjedhte ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së. Ky do të mund të kryente këtë detyrë deri në zgjedhjen e rektorit të ri, sipas procedurave të rregullta ligjore.

Në mbledhjen të cilës i ka prirë anëtari më i vjetër i Senatit, Bajram Uka, dekan i Fakulteti Juridik është konstatuar se rekomandimet e Ministrit Buja për zgjidhjen e problemit në UP, nuk janë në përputhshmëri me dispozitat e statutit të UP-së, si dhe me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Aktualisht Këshilli Drejtues i UP-së ka vetëm 5 anëtarë, pas dorëheqjes së Muharrem Nitajt dhe tre anëtarëve të tjerë të cilët i kishte emëruar ministri Buja. Për të emëruar ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së, Këshillit Drejtues i duhen së paku gjashtë anëtarë.

Para anëtarëve të KD të UP-së dorëheqje kishte dhënë edhe rektori Ibrahim Gashi dhe të gjithë prorektorët. Rektori Gashi ishte ngritur në grada shkencore duke paraqitur publikime shkencore në revista të rreme në Indi, e për këtë “Koha Ditore” kishte raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar.

Fajin s’e ka sistemi zgjedhor, por shkelësit e tij

0

DnV1111-660x400Deputetë nga partitë politike në vend kanë shtruar opinionet e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Arsim Bajrami thotë se s’duhet ngutur për zgjedhje të jashtëzakonshme, por Ismet Beqiri, Visar Ymeri e Burim Ramadani mezi i presin.Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në vend, ka komentuar thashethemin që njerëzit çdo ditë japin nga një datë për zgjedhjet e ardhshme. Tanimë sipas tij, Kosova është ‘de facto’ në mes të fushatës zgjedhore.

Për të pasur zgjedhje të lira, duhet të ketë qëllime të mira, përsëriti Ambasadori tha se duhet reformim i mirëfilltë i sistemit zgjedhor.

“Bashkësia ndërkombëtare ka thënë se duhet të bëni reformimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme mirëpo pas tri vitesh tani është shumë vonë, prandaj, mendoj se është shumë më mirë që tani ta harrojmë reformën zgjedhore, të mbajmë zgjedhje të mira me këtë vendosmëri”.

Deputeti i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se nuk është me rëndësi se a do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe vrapi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund të sjellë një situatë kur zgjedhjet mund të improvizohen.

“Është e rëndësishme që ne të përgatitemi mirë që këto zgjedhje të jenë të mira, të mos ketë improvizime dhe të mos ketë alibi pastaj për të arsyetuar shkeljet eventuale”.

“Çështja e reformës zgjedhore si duket mbetet më tepër një dëshirë se sa një realitet, sepse ne kemi pa dy vjet të humbura rreth reformës zgjedhore dhe këto kanë qenë vitet e blerjes së kohës apo të menaxhimit edhe të opinionit publik sepse nuk ka pasur asnjëherë vullnet për reformë substanciale zgjedhore”.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë në këtë mbledhje se ligji nuk është fajtor i parregullsive ose rregullsive të zgjedhjeve. Parashtroi problemin për kohëzgjatjen e fushatës, të tepërt, sipas tij,transmeton lajmi.net

“Zgjedhjet lokale të vitit 2013 dëshmuan se jo gjithherë, por ndoshta shumë rrallë ligji është fajtor nëse mund të thuhet për rregullshmërinë ose parregullshmërinë e zgjedhjeve edhe në vendin tonë edhe kudo qoftë”.

“Unë mendoj që duhet seriozisht ta shohim kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Nuk mendoj që 30 ditë është e nevojshme të kemi fushatë. Gjithë ne si subjekte politike duhet ta kemi gatishmërinë që zgjedhjet kurdo që ndodhin të ketë ofertë, program konkret të cilin mund t’u shpalosim qytetarëve më shkurt. Ka më pak shpenzime dhe besa s’i lodhim qytetarët”.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kujtoi se reforma zgjedhore ka nisur me komision ad-hoc me përfaqësues të subjekteve politike por shumë shpejtë është reduktuar në një numër të liderëve politik të takimeve herë të hapura, herë të mbyllura.

Kjo, sipas tij po e deformon idenë e diskutimit publik për reformë.

“Pra, nëse duhet reformë zgjedhore, nëse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor, atëherë domosdosmërisht duhet të insistojmë në mekanizma që e përfshijnë qytetarin”.

“Të thuhet që është e domosdoshme që të reformohet substancialisht sistemi zgjedhor në Kosovë dhe në anën tjetër të pranohet se megjithatë nuk është faji i sistemit por faji është i personave që po e shkelin sistemin, atëherë mendoj që këto dyja nuk qëndrojnë”.

“Nëse s’është problemi tek sistemi atëherë ta zhvillojmë gjyqësorin në mënyrë që të merret me individët që po i shkelin”.

Ndërsa deputeti i AAK’së, Burim Ramadani, beson se zgjedhjet parlamentare do të ngjajnë shumë shpejt, për shkak të, siç e quan ‘paralizimit’ të Kuvendit të Kosovës.

Përgatitja e votuesve duke i informuar ata lidhje me procesin e votimit është e nevojshme, thotë ai.

“Duhet menjëherë të vendosim një kalendar kohor për zgjedhje. Nuk kemi reformë zgjedhore, duhet të vazhdojmë. Nuk kemi edhe 3 vjet të tjera të presim për reformën zgjedhore, zgjedhjet po vijnë. Kjo ka qenë edhe esenca që i kemi dërguar letër presidentes këto ditë”.

“Bindja ime është që zgjedhjet do të jenë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Dhe, duket se nuk ka zgjidhje tjetër, për shkak të paralizimit të Kuvendit, mos ta flasim për institucione tjera”.

“Duhet të fillohet fushatë informuese e vetëdijesuese edhe për mundësitë e ndërrimit të vendeve të vendvotimit por mbi të gjitha për mënyrën e votimit”, tha Ramadani.

Mobilizohen për sigurinë e shkollave në Suharekë

0

4654Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, ka ftuar sot të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës për të biseduar lidhur me masat që duhet ndërmarrë për të parandaluar dhunën në shkolla.

Ai ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që të merren më shumë me mësimdhënësit dhe të kërkojnë nga ata që të shtojnë kujdesin rreth nxënësve, sjelljës së tyre.
” Të shtohen edhe kontaktet dhe bashkëpunimi me prindërit e nxënësve”.

Shqipëria konkurente për çmimin e letërsisë europiane

0

Libra-kongresit te manastiritShqipëria përzgjidhet për herë të parë si një ndër vendet që konkurojnë për çmimin e letërsisë europiane. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi deklaroi se ky projekt ka si synim promovimin kulturor të vendeve europiane, pasi kultura është pararendëse e ekonomisë dhe politikës në rrugën drejt integrimit.

“Për herë të parë Shqipëria është një ndër vendet që është përzgjedhur për cmimin europian të Letërsisë. Kjo është pjesë e politikë sonë për të promovuar kulturën e vendeve të Europës. Fondi për bashkëpunimin kulturor midis vendeve ku përfshihet edhe fondi për letërsinë 6 vitet e ardhshme është rreth 1.6 miliard euro. Ky konkurs për Shqipërinë është një mundësi për të treguar talente të reja në botën e letërsisë të cilët tashmë do të njihen edhe përtej kufijve. Në rrugën e Shqipërisë për në BE kultura do të jetë pararendëse e ekonomisë dhe politikës” ,-tha Sequi.

Kryetari i Shoqatës së botuesve Shqiptar Petrit Ymeri deklaroi se ende ekzistojnë një sërë problemesh dhe pikërisht për këtë duhet mbështetje.

Shkrimtarët që mund të marrin pjesë në këtë konkurs mund të paraqesin pranë jurisë 2 deri në katër libra të botuar të paktën në 3 apo 4 gjuhë të huaja. Fituesi zgjidhet nga juritë e vendeve përkatëse dhe më pas çmimi për letërsinë europiane shpallet në Frankffurt në panairin e librit.

 

Nait Hasani çon në gjyq Mimoza Kasari – Lilën

0

Nait HasaniDeputetë të Kuvendit të Kosovës i kërkojnë ish-ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, që të përgjigjet për shkatërrimin dhe ndotjen e ajrit që është bërë nga nafta që dyshohet të jetë kancerogjene, trasnmeton KTV.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se ish-ministrja duhet të përgjigjet për këtë çështje që, sipas tij, pikërisht për këtë, tashmë e ka të deponuar edhe një padi në gjykatë.

Këto shqetësime i ngriti edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, e cila tha se vazhdon të jetë e shqetësuar me deklaratat kontradiktore për çështjen e naftës që po shfrytëzohet për ngrohje të shkollave në Prishtinë.

Morena publikon këngën për Shën Valentin

0

Morena Taraku-kengetareMorena Taraku, modelja bukuroshe e cila kohë më parë ka bërë të ditur se përveç modelimit, do t’i hyjë edhe skenës muzikore, tashmë ka bërë të ditur edhe një lajm.
Taraku, në një postim në rrjetin social Facebook ka pranuar se dueti i shumë pritur ndërmjet vet asaj dhe Bleros, do të jetë dhuratë e të dashuruarve. Më këtë rast ajo ka theksuar se publikimi i këngës “ My Love”, do të lansohet nesër për ditën e Shën Valentin-it.

Dragashi, pa qeveri lokale!

0

Qamil KOLLONI Qamil KOLLONI

• Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, pas dëmit politik, po tenton të bëj edhe dëmin ekonomik. Se lojërat dhe prapaskenat politike për interesa personale janë të rrezikshme, dëshmon edhe seanca e fundit e Kuvendit të Komunës së Dragashit. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë po kuptohen lojërat e kryetarit të Komunës së Dragashit, apo më mirë të themi PDK-së, pjesa e cila është nën regjim të Salim Jenuzit.
Që nga largimi i themeluesve të kësaj partie, si dhe marrja nën udhëheqje nga kryetari i tanishëm, Salim Jenuzi, në komunën e Dragashit PDK-ja udhëhiqet nga njerëz me të kaluar të dyshimtë. Kjo u vërejt, që nga konstituimi i kryesisë së kësaj partie, si dhe pas marrjes së pushtetit lokal.
Në mandatin e parë udhëheqës, në radhët e kësaj partie u angazhuan njerëz, të cilët në vazhdimësi kishin punuar në organet komunale, edhe pas largimit të punëtorëve shqiptarë dhe ndarjes së njëanshme të komunës, nga forcat e Milosheviqit.

Gjatë viteve të mëvonshme të qeverisjes së Salim Jenuzit, edhe më tej filluan të shtohen apetitet e njerëzve, që gjatë kohës së Milosheviqit kishin krijuar, apo më mirë të themi, kishin përfituar në forma të ndryshme, e kuptueshme, në dëm të shqiptareve. Këta njerëz, ishin po ata të cilët përmes shantazhimeve larguan gradualisht forcat progresiste të PDK-së dhe pjesëtarët e UÇK-së që ishin rreshtuar në këtë subjekt politik. Ketë e arritën, duke u fshehur prapa emrit të Salim Jenuzit, si dhe PDK-së si subjekt.

Çdo ditë e më shumë po dëshmohen këto fakte me lëvizjet e fundit politike, të cilat po dëshmojnë afërsinë e këtyre njerëzve me bashkëpunëtorët e Milosheviqit. Zgjedhjet e fundit lokale po dëshmojnë se, edhe në radhët e legjislacionit komunal në Dragash, janë me shumicë ish-bashkëpunëtorët e pushtetit serb nga dy komunitetet, si shqiptarë ashtu edhe goranë.

Për t’i rehatuar apo akomoduar sa më mirë këta ish-bashkëpunëtorë të Milosheviqit në të kaluarën, si dhe të qeverisë aktuale serbe, Salim Jenuzi kërkon shtimin e drejtorive komunale, vetëm e vetëm që të ruaj kolltukun e tij. Këtu lind dyshim se, edhe po nuk deshi Salim Jenuzi të bëjë një gjë të tillë, është i detyruar nga sekserët e tij, të cilët edhe sot e kësaj dite mbajnë takime të fshehura, duke i ruajtur raportet e hershme me ish-bashkëpunëtorët. Demin politik që ka shkaktuar kryetari i tanishëm, Salim Jenuzi, me koalicionet e panevojshme me CDU-në, si dhe marrëveshjen e fshehtë me VAKAT-in, që në raundin e parë, do t’i kushtojnë edhe ekonomikisht qytetarëve të kësaj komune. Tri drejtori, me një llogari të thjeshtë paraprake, i kushtojnë qytetarëve të Dragashit, hiç më pak se 70 mijë euro.

Insistimi i tij dhe i PDK-së, që të arrihet zgjerimi i drejtorive komunale, është i pakompromis, ngase është i shtyrë nga sekserët dhe ish-drejtorët që nuk dëshirojnë t’i lëshojnë pozitat e tyre. Por, më e rëndësishmja është shkelja ligjore që po e bën kryetari i tanishëm. Sipas ligjit për qeverisjen lokale, nënkryetarit nga radhët e komuniteteve, Çasip Kushit, i ka skaduar mandati, për faktin se nënkryetari nga komunitetet zgjidhet me vota nga Kuvendi, pasi të jetë propozuar nga kryetari dhe Komiteti për Komunitete. Andaj, vazhdimi i qëndrimit në këtë pozitë, si dhe shfrytëzimi i automjeteve komunale nga Çasip Kushi, është vepër penale. Nga ana e kryetarit të tanishëm, është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe shkelje e ligjit, sepse këto veprime po iu kushtojnë qytetarëve.

(Autori është anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Dragash)

Flasin për bashkëpunim

0

Begaj dhe ButucKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Mamushës,Arif Bütüç.
Ata në këtë takim kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy komunave, në të gjitha fushat dhe shkëmbimi i përvojave mes drejtorive komunale, si në administratë, bujqësi, kulturë dhe fusha tjera.

“Bashkëpunimi mes dy komunave, është i mirëseardhur, sidomos me një komunë, siç është Mamusha, e cila është një shembull i mirë i funksionimit të komunës, pavarësisht që është njëra prej komunave më të reja”, tha Begaj.

Ndërkaq, kryetari i Mamushës, Arif Bütüç, tha se “dëshiron të ketë bashkëpunim mes dy komunave, mes drejtorive, për t’i shkëmbyer përvojat e mira, në gjitha fushat e qeverisjes komunale”.

Ai shprehi gatishmërinë e tij, për ndërmjetësuar në shkëmbimin e përvojave edhe me komunat e Turqisë.

Bütüç ftoi Komunën e Malishevës, që të marr pjesë në festivalin tradicional të domates, që mbahet në Mamushë.

“Jam krenar që jam kosovar. Kosova është një shtet kur të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe këtë e them gjithmonë edhe në asociacionin botëror të komunave që flasin gjuhën turke. Ndihem mirë dhe krenar edhe me kontributin e Turqisë, në vazhdimësi që ka dhënë për Kosovën”, tha Bütüç.

“Mamusha gjatë luftës së UÇK-së, ka strehuar 45 mijë refugjatë dhe dhurata më e mirë për këtë kontribut të Mamushës, është dhënia e statutit të komunës, por ne punojnë për shtetin e Kosovës, për Kosovën Evropiane dhe ndihemi krenar për këtë”.

“Neve na ndanë vetëm gjuha, të gjitha të tjerat i kemi të përbashkëta dhe ne nuk dallohemi nga shumica shqiptare, pasi i kemi të gjitha të drejtat e barabarta, duke filluar nga shkollimi, lëvizja e lirë, dokumentacioni dhe të tjerat, që neve nuk na dallon nga të tjerët”, tha Bütüç. /PrizrenPress.com/