18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8290

Skënderbeut, i ndërrohet emri në Londër!

0

skenderbeu-busti-dhunimiTeksti i bustit të Skënderbeut në Londër është ndryshuar, tash për tash, nga persona të panjohur, raporton portali “Rrjeti i shqiptarëve të Britanisë”.

Bëhet fjalë për ndryshimin e emrit që në origjinal ishte “George Kastrioti – Skandarbeg”, i cili është shkruar në origjinal, pra në gjuhën shqipe “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

“Kjo fillimisht u kuptua kur imazhet e kësaj vepre ilegale u postuan në Facebook me 5 shkurt 2014. Fotot ishin të përcjellura me një tekst kinse të botuar në Interaktiv KTV, duke thënë ndër të tjera se “një grup shqiptarësh, që jetojnë në Britani të Madhe, me vetiniciativë kanë ndërruar pllakën e vendosur poshtë bustit të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Londër, në të cilën ishte shënuar gabimisht emri i tij”, raporton ky portal.

Rreth këtij ndryshimi ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, i cili ka thënë se emri i Skënderbeut në gjuhën angleze nuk ka qenë gabim, ngase, në secilin vend ku ka bust heroi kombëtar emri i tij shkruhet në atë formë që të jetë i kuptueshëm për popullatën e atij vendi.

Projekti i vendosjes së bustit të Skenderbeut ka zgjatur me vite dhe pas shume mundimeve dhe negociatave u vendos në Bayswater të Londrës me 28 nëntor 2012, që ishte njëqindvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Universiteti, vetëm funksione mbijetese

0

RameBuja-ministri arsimitDeri në miratimin e amandemantimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe miratimin e plotësimit të Ligjit për Universitetin e Prishtinës konform kërkesave për autonominë, Universiteti do vijojë vetëm me funksione mbijetese në mënyrë që të evitohen të gjitha keqkuptimet.

Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë tha se kjo është vendosur në mënyrë që të shmanget çdo keqkuptim.

“ Rekomandimet që dolën nga ministria gjatë ditës së djeshjme janë sygjerime apo rekomandime konform ligjit se si do të duhej të vepronte Senati në këtë gjendje që është krijuar. Kemi rënë në një gjendje të cilën askush nuk do të donte ta shihnim universitetin. Tani do duhej të mbahet mbledhja e Senatit dhe të zgjidhet një kryesenator dhe të vijohet vetëm me funksionet themelore derisa të bëhet amandamentimi i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe plotësimi i ligjit për statutin e Universitetit të Prishtinës”, ka deklaruar në Programin e mëngjesit të RTK-së, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Duke komentuar rekomandimet që dolën nga institucioni që ai drejton, Buja tha se Universiteti gjatë kësaj kohe nuk do të ketë të drejtë për konkurse dhe komisionet tjera vlerësuese do të pushojnë.

“ Të pushojnë të gjitha komisionet pasi mund të abuzohet. Amandamentimin ne do ta përcjellim nesër në qeveri dhe kjo e fundit më së largu të hënën do ta përcjellë në Kuvend. Kam biseduar dhe me grupet parlamentare dhe deputetët janë të gatshëm që të veprojnë që ky projekligj të bëhet ligj sa më shpejt. Ne gjithashtu e kemi gati edhe statutin të cilin gjithashtu do ta procesojmë në Kuvend. Pasi të miratohen këto dy akte normative do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Universitetin konform ligjit që do të miratohet”, ka deklaruar më tej ministri Buja.

Sipas tij, tani gjërat mund të shihen më themel pasi telashet në universitet janë që prej 20-25 vjetësh.

‘ Nuk ka anarki në universitet. Gjithçka është duke shkuar në rregull ndërsa sa i përket ligjit ne do t’i shohim praktikat më të mira perendimore”, tha ministri duke shtuar se në asnjë vend të botës Universitetet nuk janë të shkëputura plotësisht nga politika, e veçmas kur bëhet fjalë për pjesën menaxheriale. Ndërsa pjesa akademike po”, tha Buja.

Dy javë për marrëveshje në pako

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Prishtina dhe Beogradi i kanë dy javë afat që të pranojnë propozimin për Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe të harmonizojnë qëndrimet rreth statutit që do të ketë Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës, dhe të ritheksojnë pranueshmërinë e formës së si do të shpërbëhet “mbrojtja civile”.

Palët janë takuar në nivel politik të mërkurën gjatë gjithë ditës nën kryesimin e dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Kryeministrat janë pajtuar për gjykatën në veri,shkruan tribuna.

Burime të afërta me dialogun i kanë thënë gazetës se pakoja me tri marrëveshjet do të prezantohet si marrëveshje për zbatimin e drejtësisë dhe ka qenë formula e vetme e shpëtimit të dialogut, pasi që agjendat zgjedhore në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel nuk kanë lënë kohë që të arrihet marrëveshja e dytë e normalizimit.

Nëse nuk arrihet të paktën pakoja e marrëveshjeve, atëherë sipas diplomatëve marrëveshja e Brukselit është në praktikë e parealizueshme dhe kësisoj do të rrezikohej e gjithë e arritura e dialogut.

Thaçi, i pakontestueshëm për kryeministër

0

BasriMusmurati6-06Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë se ende strukturat e partisë nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër, por ai thotë se në historikun e partive politike në të gjithë botën, zakonisht lideri është kandidat edhe për kryeministër.
“Më lejoni ta shpreh mendimin tim rreth kësaj çështje. Hashim Thaçi nuk është i pazëvendësueshëm. Në PDK kemi kuadro që mund ta udhëheqin Qeverinë, por kështu siç janë raportet dhe si është zhvilluar deri më tani Kosova dhe PDK-ja, mendoj se më të mirë, më të fuqishëm dhe më të pranueshëm se Thaçi për kryeministër nuk ka. Edhe po të mos donte Thaçi të jetë kandidat për kryeministër, strukturat e PDK-së nuk do ta lëshojnë aq lehtë, do ta bindin atë të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë. Thaçi njëherë përnjëherë është i pakonkurrencë në krahasim me liderët e partive të tjera”, ka thënë Musmurati në një intervistë për “Epokën e re”.
Musmurati, ka thënë se kjo parti është e mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka deklaruar se, pavarësisht largimit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, PDK-ja është stabile. “Partia Demokratike e Kosovës është parti e fuqishme, e organizuar mirë dhe ka strukturë të fortë. Këto struktura dhe këta njerëz gjithmonë kanë qenë stabilë. Në një moment të caktuar, kur dikush nuk pajtohet, është e drejtë e tij të largohet nga PDK-ja dhe të themelojë parti të re. Është krejt normale se ata që largohen, fillimisht gjurmojnë për të gjetur njerëz në partitë në të cilat ishin deri dje”, ka thënë Musmurati.

PDK-ja propozon emrat për drejtorë të Qeverisë “Muja III”

0

PDK-dega PrizrenKryesia e PDK-së në Prizren në mbledhjen e fundit ka propozuar emrat për drejtorë të Ekzekutivit. Për drejtor të Drejtorisë së Arsimit janë propozuar katër emra: Luljeta Veselaj, Hazer Shala, Shaip Buduri dhe Nexhat Çoçaj.

Për drejtor të Inspektorateve është propozuar Alush Shala dhe Bedri Bytyçi, ndërsa për drejtor të Urbanizmit, Nijazi Kryeziu dhe Çelë Lama.

Për drejtor të Drejtorisë së Shëndetësisë është propozuar Laura Guguli dhje Nexhip Berisha.

Për drejtor të Drejtorisë së Rinisë janë propozuar Samir Hoxha dhe Naser Berisha.Për drejtor të Shërbimeve Publike dhe Administratës janë propozuar nga një emër.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është propozuar Hasan Hasani,ndërkaq për drejtor të Administratës është propozuar Visar Islamaj.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se emrat e propozuara ndërkohë mund të ndryshojnë.

”Propozimet do të dërgohen në Prishtinë. Mund të ndryshojnë.Ka mundësi që kjo listë të plotësohet me emra të tjerë ”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Për shkak përçarjeve të brendëshme, PDK-ja në Prizren nuk ka arrit të formojë qeverinë e re. /PrizrenPress.com/

 

Pse nuk shkoi Grabovci në SHBA?

0

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka qenë njëri prej politikanëve kosovarë, të paraparë për pjesëmarrje në Lutje të Mëngjesit në SHBA, por që nuk shkoi atje. Ai thotë se i ra pishman për shkak të angazhimeve, por burimet thonë se amerikanët ia refuzuan vizën.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci, nuk ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që janë mbajtur para disa ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në momentin e fundit para se delegacioni kosovar të marrë rrugën për Amerikë, Grabovci ka vendosur t’i bie “pishman” pjesëmarrjes në ceremoninë që pothuajse është ëndërr e secilit politikan.

Gjatë një prononcimi për Gazetën Blic, Grabovci ka thënë se ka qenë e paraparë që të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, por se ka vendosur t’i thotë “jo” pjesëmarrjes, ngase “ka pasur shumë angazhime në Kosovë”.

Por, duket se shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka arsye tjetër pse nuk e ka shkelur “tokën e premtuar”.

Përflitet se Qeveria e SHBA-së, gjegjësisht, Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën Grabovcit, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit, ku përveç liderëve e diplomatëve të shumtë nga e gjithë bota, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, sikurse edhe zyrtar të tjerë të lartë të Qeverisë Amerikane.

Grabovci, ndërkaq e ka mohuar se iu ka refuzuar viza.

“Sa për dijeninë tënde, unë i kam dy viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njërën e kam trevjeçare, njërën e kam njëvjeçare. Unë pasi e kam rezervuar biletën, për shkak të rrethanave, angazhimeve tjera e kam anuluar”, ka thënë ai.

Përderisa insiston se nuk është e vërtetë që iu ka refuzuar viza, ai thotë se jovetëm që e ka pasur në plan të marrë pjesë në Lutje të Mëngjesit, por gjithashtu ka qenë kryesues i delegacionit dhe organizator i udhëtimit për në SHBA. /Gazeta Blic/

Thaçi i sheh zgjedhjet si nevojë

0

zgjedhjet5Gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës ku koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për të miratuar projektligje me rëndësi, ndërsa opozita është e pafuqishme për t’i siguruar 61 vota sa për ta rrëzuar Qeverinë, e ka krijuar një gjendje të re krize institucionale të cilën tash është i interesuar ta tejkalojë edhe vetë kryeministri Hashim Thaçi.

Krizat e tilla tejkalohen vetëm përmes zgjedhjeve, por të cilat janë ende larg sipas afatit kushtetues. Në këtë gjendje të krijuar, disa parti opozitare po kërkojnë zgjidhje nëpër ambasada të huaja në Prishtinë, e disa përmes letrave në Presidencë po synojnë të përshpejtojnë nisjen e bisedimeve për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare. I vetëdijshëm se nuk e ka fuqinë që e kishte në Kuvendin e Kosovës është edhe shefi i Qeverisë.

Ai, pas kthimit nga Brukseli pritet të fillojë menjëherë takimet me krerët e subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për rrugëdaljen nga gjendja e tanishme ku institucioni më i lartë i vendit po mban seanca që nuk po prodhojnë kurrfarë rezultati të dobishëm as për Qeverinë e as për opozitën. Një zyrtar i lartë në Qeveri, i ka treguar Tribunës me kusht anonimiteti se kryeministri Thaçi do të konsultohet me krerët e partive me të cilët ka rënë dakord për itinerarin e reformës zgjedhore se kur do të ishte më së miri për të gjithë mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Ramadani: Krizat tashmë janë të pakalueshme

0

Burim Ramadani AAKAleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme, për shkak të krizës institucionale, e cila po thellohet edhe më shumë, pas paralajmërimit për një parti të re nga disa deputetë të PDK’së.

Ndonëse nuk i përmend me emra, fjalën e ka për Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin.

Kështu konstaton Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani, i cili zgjidhjen e vetme e sheh tek mbajtja e zgjedhjeve parlamentare sa më shpejt që është e mundur.

Por, kërkesës së liderit të AAK’së Ramush Haradinaj për përshpejtimin e zgjedhjeve parlamentare, Presidentja Jahjaga i është referuar Kushtetutës së Kosovës.

Ajo ka thënë se mbajtja e Zgjedhjeve të Përgjithshme apo të parakohshme është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligje të Republikës së Kosovës.

Si kundërpërgjigje, Burim Ramadani, në një bisedë për lajmi.net, thotë se partia e tij nuk e përjashton opsionin për mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë së Hashim Thaçit.

“AAK vlerëson se jeta institucionale është duke shkuar drejt paralizimit të plotë dhe ky ngërç mund të tejkalohet përmes një konsensusi, që nënkupton zgjedhje parlamentare sa më shpejt që është e mundur”.

“Sa i përket Presidentes Jahjaga, ne e kuptojmë ndjeshmërinë e kësaj situate dhe ndjeshmërinë funksionit të Presidentes. Por, në bindjen tonë, do të ishte e rrugës që ajo të ftojë një takim të përbashkët politik për të gjetur zgjidhjen, në mënyrë që të dalim nga kjo situatë e rëndë”.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e mocionit të mosbesimit për Qeverinë, në mënyrë që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje. Aleanca është duke u konsultuar edhe me partitë tjera, në mënyrë që të ketë një formë të koordinuar”.

“Kriza e tashme institucionale është shumë më e thellë, sidomos pas paralajmërimit për themelimin e një partie të re nga disa deputetë të PDK’së”.

Megjithatë, gjasat janë shumë të vogla që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme me reformë të plotë gjedhore. Komisioni për Legjislacion ka ndezur motorët, me çka brenda javës së ardhshme pritet që Ligji të jetë i gatshëm për lexim të parë në Kuvend.

Pavarësisht kësaj, Burim Ramadani mendon se nuk do të ketë reformë zgjedhore.

“Reformën e plotë jemi duke e kërkuar që sa kohë, por po shihet që nuk ka reformë zgjedhore”.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur që të tejkalojmë krizat e theksuara përmes vazhdimit të jetës institucionale, por krizat tashmë janë të pakalueshme”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke insistuar në zgjedhje të rregullta dhe me reformë zgjedhore.

Mirëpo, ngërçi institucional që e ka përfshirë legjislativin ka shtyrë Ramush Haradinajn që përmes një letre t’i kërkojë Presidentes Jahjaga shpalljen e zgjedhjeve të menjëhershme.

Kushtetuesja refuzon minoritetet për ulëset e rezervuara

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese e ka refuzuar kërkesën e partive minoritare për interpretimin e mandatit të ulëseve të rezervuara në Kuvend.

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur që Gjykata e ka gjetur si të papranueshme kërkesën për të dhënë interpretim.

Deputetët e partive minoritare pretendojnë se duhet të vazhdohen ulëset e rezervuara edhe një mandat, me arsyetimin se mandati i parë është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.

Pakoja e Ahtisaarit sipas tyre i ka paraparë dy mandate të plota për ulëse të rezervuara në Kuvend.

Së shpejti pritet finalizimi i marrëveshjes

0

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi, pas përfundimit të dialogut në Bruksel, ka thënë se me kryeministrin serb kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit, sidomos në fushën e drejtësisë për pjesën e veriut.
Ai ka treguar se ka përafrim të qëndrimeve dhe shumë shpejt pritet të ketë marrëveshje. “Qëllim i këtij takimi dhe i atyre paraprakë në lidhje me këtë fushë, ishte integrimi dhe funksionalizimi i institucioneve të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

Në kuadër të dialogut janë zgjidhur çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë, ligjet e aplikueshme në Kosovë, hierarkia institucionale dhe struktura e paraparë me ligj për institucionet e gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Zgjidhjet e përafruara garantojnë funksionim modern dhe demokratik të institucioneve të drejtësisë, standarde moderne për trajtimin e çështjeve si dhe qasje të lehtë dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës me theks të veçantë të atyre që jetojnë nën juridiksionin e gjykatës, respektivisht prokurorisë themelore në Mitrovicë.

Të gjitha këto tema tanimë janë debatuar sot dhe pritet finalizimi i marrëveshjes pas disa ditësh”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.