Home Blog Page 8320

Kështu relaksohet Katy Perry

0

katyperry3-637x424Përpara nisjes së koncertit në Montreal, Katy Perry ka vendosut të relaksohet duke përdorur metodën e agopunkturës.

Tensioni është shumë i lartë për këngëtaren e popit përpara një shfaqjeje, ndërsa ajo zgjedh këtë metodë për t`u përqendruar.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram me gjilpëra të vendosura në kokë, në shpinë dhe në qafë. Gjatë një interviste për “Cosmopolitan” popstari Perry tha se përpara nisjes së një shfaqjeje asnjë nuk duhet të flasë më të, pasi ajo dëshiron të përqendrohet dhe relaksohet.

“Nervoze përpara një shfaqje? Përpara se të dal në skenë mendoj se duhet ta përballoj. Nuk mund të zhgënjej personat që kanë ardhur për të më ndjekur dhe nuk mund të tradhtoj veten” , thotë Katy Perry.

“Jam e terrorizuar nga fotot që më bëjnë personat që ndodhen në publik sepse kur performoj jam nervoze për faktin se mund të më bëjnë foto të çuditshme”, përfundon këngëtarja Perry

Vetëvendosje i ka borxh PDK-së

0

Naim MalokuPolitikani Naim Maloku, i cili së fundi aderoi në AKR, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth seancës konstituive të Kuvendit, thotë se Vetëvendosje i ka borxh PDK’së për mbështetjen që ia ka dhënë në zgjedhjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

“Po të kishte vetëm pak moral politik ky subjekt së paku do të duhej të mbështeste kandidaturën e PDK’së për Kryetar të Kuvendit”, ka thënë Maloku për Kosova Sot.

Sa i përket seancës konstituive, Naim Maloku ka deklaruar se heshtja e ndërkombëtarëve karshi zgjedhjes së Isa Mustafës është një detektim i shkeljeve serioze që janë bërë me lojërat politike në seancën e 17 korrikut, prandaj, sipas tij, pritet me të drejtë anulimi i kësaj seance nga Gjykata Kushtetuese.

Ai beson në futjen e figurave të reja për Kryetar Kuvendi nga të dyja blloqet, fillimisht nga PDK‘ja si parti fituese e zgjedhjeve.

“Në rast të dështimit të sigurimit të votave, për të mos bllokuar procesin me shkuarje në zgjedhje të reja, do të ketë interpretim të atillë që Kushtetuesja t’i japë të drejtë edhe bllokut të koalicionit paszgjedhor të subjekteve politike të opozitës që të propozojnë dhe të kërkojnë votat për kandidatin e tyre për kryeparlamentar”.

“Në këtë variant të ri, Isa Mustafa nuk do të duhej ta kishte më të drejtën e kandidimit, pasi është evidentuar si pjesë e bllokut politik që ka bërë shkelje kushtetuese e procedurale për inate politike”.

“Ndërkombëtarët janë duke pritur se si do të zhvillohet situata tani, në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Me siguri Kushtetuesja do të vendosë në konformitet me vendimin për të drejtën e nominimit të Kryeministrit. Fillimisht partia e parë e dalë nga zgjedhjet, e më pastaj koalicioni tjetër, sepse fituesi i zgjedhjeve është PDK’ja dhe dihet se çfarë do të jetë afërsisht interpretimi i tanishëm”.

“Partia e parë do ta ketë të drejtën të propozojë dy kandidatë, njërin për Kryetar Kuvendi dhe tjetrin për Nënkryetar”, ka thënë Maloku për Kosova Sot.

Sipas Malokut, nëse e konteston Gjykata Kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës, atëherë i njëjti nuk ka të drejtë të rikandidohet.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e sjell situatën në pikën zero, Isa Mustafa nuk do të duhej të kandidohej, sepse faktikisht ai është djeg në procedurën e kandidimit dhe përpjekjes për zgjedhje në seancën e 17 korrikut”.

“Ndërkombëtarët e kanë parë që në të dyja blloqet ka qenë një pozicion i padefinuar, se të dyja blloqet i kanë pasur shpresat e mbështetjes vetëm te minoritetet. Edhe po të ishte kandiduar dhe votuar i pari, propozimi i kandidatit të PDK’së, shpresat i kanë pasur te minoritetet, lista ‘Srpska’ e Aleksandër Vuçiqit, njësoj sikur te LDK’ja, për kryeparlamentarin”.

Kosova, shteti i gjykatës

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese është dashur që ditën e parë të sqarojë dy nene kushtetuese për mënyrën se si rregullohet çështja e mandatarit për të krijuar qeverinë pas zgjedhjeve.

E njëjta gjykatë tash do të duhet të tregojë edhe se cila shumicë ka të drejtë të propozojë kryekuvendarin, shkruan Tribuna.

Njohës të çështjeve politike thonë se kjo praktikë po e bën Kosovën shtet të gjykatës.

Osmani: Për kryekuvendar, Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëra nga hartuest e Kushtetutes, Vjosa Osmani për Indeksonline ka thënë se problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk mund ta qoj vendin edhe në një palë zgjedhje.

“Kushtetutat në mënyrë taksative parasheh katër rrethana kur vendi shkon në zgjedhje, dhe moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, nuk është njëra prej tyre. Pra në këjtë rast, edhe në qoftëse kthehet procedura në zero, thjesht përsëritet procedura e Kuvendit dhe nuk do të ketë zgjedhje, por është thjesht përsëritje e procedurës”, tha Osmani.

Osmani mendon se edhe nëse vendoset nga Gjykata Kushteutese që të përsëritet seanca konstituive, atëherë prapë koalicioni LDK-AAK-Nisma, janë të vetmit që i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin.

“Pavarësisht kësaj ne do t’i kemi votat dhe PDK nuk do t’i ketë votat. Pra të vetmit që kanë mundësi ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit me 61 vota e më shumë janë koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Kurse PDK është e vetme”, tha ajo.

Megjithatë, ajo mendon se vetëm PDK, bëri shkelje në seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik.

“Por ne jemi të bindur që me datën 17 korrik gjithçka ka shkuar në rregull sa i përket veprimeve tona dhe shkeljet e vetme janë shkeljet e Kryesueses nga ana e PDK-së.Prandaj dhe nuk shohin ndonjë nevojë që procedurat të përsëriten sepse është urgjente që institucionet e Kosovës të ndërtohen sa më shpejt dhe presidentja të veproj sa më shpejt sa i përket caktimit të mandatarit të qeverisë”, tha Osmani.

Lidhur me deklarata se PDK po mundohet ta bind Nismën që të largohet nga koalicioni aktual, ajo tha se këto nuk janë të vërteta.

“Ne kemi informata të sigurta që një gjë e tillë nuk është e vërtet. Këto deklarata kanë tentuar që ta destabilizojnë koalicionin mirëpo kanë pas efekt të kundërt dhe vetëm e kanë forcuar edhe më shumë. Dhe çdo tendencë e PDK-së për ta dëmtuar koalicionin, na ka bërë edhe më të fortë”, tha Vjosa Osmani.

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe Kukësit

0

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe KukësitKukësi dhe Suhareka në bashkëpunimin e tyre modest përpiqen të ngrenë dhe projekte kulturore. Ekspozita ndërkombëtare e artit pamor e hapur në Kukës është një koleksion nga Suhareka e kolonive të pikturës.

Kukësi ka dhe një urë të vogël lidhëse me Kosovën që çon te kultura. Nga Suhareka vjen kjo ekspozitë, koleksion në vite i kolonive të piktorëve të huaj në këtë pjesë verilindore.

Pikturë, artizanat, art i aplikuar, rreth 22 vepra të artistëve nga vendet e Evropës dhe trojet shqiptare.

Njëkohësisht foli dhe përfaqësuesi i “Shtëpisë së Fellbahut”, Mejtim Bytyqi. Ai theksoi që Festari nxjerrë shumë vepra të rëndësishme dhe që mbahet tash e 12 vite. Festari është një festë indentifikuese për qytetin tonë dhe një mbledhi i artistëve nga më të mirët, që vinë jo vetëm brenda trojeve shqiptare.

Koleksioni i Qendrës për Edukim Kreativ nga Suhareka ka gjetur këtë hapësirë ekspozimi, mbështetjen e biznesit lokal në Kukës.

Vjen remiksi i këngës “Ta Boja Me Drita” (Video)

0

Flori Mumajesi-tabojamedritaHitet e Florit nuk marrin fund. Ai kësaj radhe bashkë me top deejay shqiptar, Dalool ka realizuar remiksin e këngës “Ta Boja Me Drita”.

“Ta Boja Me Drita” është shndërruar në një hit të madh, por kësaj radhe vjen në ritme ndryshe.

Në këtë klip shfaqen pamjet të koncerteve të realizuara së fundmi në Kosovë dhe Shqipëri nga Flori, e ku suksesi i tij shihet shumë qartë.

Orinda Huta zihet në krahët e Canës (Video)

0

Orinda Huti-te amoKëngëtarja seksi shqiptare Orinda Huta edhe cila prej shtatë vitesh ka një lidhje dashurie me Turin, së fundmi ka rënë edhe në krahët e Canës.

Mirëpo vetëm për disa momente derisa ka filmuar videoklipin e saj të fundit të këngës ‘Te Amo” pasi që nuk bëhet fjalë për dicka më serioze. Ah, sigurisht edhe nëse po pyeteni nëse bëhet fjalë për Lorik Canën, atëherë nuk është kështu.

Është kushëriri i Lorikut, Granit Cana ai i cili krahas futbollit po bënë edhe karrierë të suksesshme si modeli më i kërkuar nga këngëtaret tona nëpër klipe por edhe i shtëpive të ndryshme të modës në vend.

Mbi 300 të vrarë në Gaza, shumica civilë

0

Gaza-luftime11 palestinezë kanë mbetur të vdekur gjatë sulmeve të Izraelit sot në Rripin e Gazës, duke e çuar kështu në 321 bilancin e viktimave gjatë 12 ditëve të ofensivës izraelite.

Ministria vendase e Shëndetësisë raporton se dy të tretat e viktimave janë civilë, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2270.

Në zonën e nxehtë pritet të mbërrijë sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në përpjekje për të negociuar rreth ndalimit të sulmeve.

Sherifi: Në zgjedhje shkohet kur asnjëra palë s’mund t’i krijojë institucionet

0

Bilall SherifiBilall Sherifi nga NISMA për Kosovën thotë se në zgjedhje zakonisht shkohet kur asnjëra palë s’mund t’i krijoj institucionet.

Anëtari i Kryesisë së NISMA tha për RTK-në se në zgjedhje shkohet kur asnjëra palë nuk arrin t’i ketë 61 numra.

“Në zgjedhje shkohet zakonisht kur asnjëra palë nuk arrin t’i bëjë 61 numra, dhe në pamundësi për të krijuar 61 numra dhe në pa gatishmëri për të bisedu shkohet në zgjedhje”, tha Sherifi.

Aksident në aksin Levan-Fier, plagosen pesë persona nga e njëjta familje

0

Aksident-rrotullohet vetura1Pasditen e sotme në aksin rrugor Levan-Fier, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur për shkak se makina me të cilën ata po udhëtonin është përplasur me një tjetër automjet.

Burimet nga policia deri më tani kanë bërë të ditur se makina me targa KV 3146 D, me të cilën udhëtonte familja Hysa, është përplasur me një tjetër makinë me targa të huaja në vendin e quajtur Pylli i Levanit, në aksin Levan-Fier.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Qani, Sabrie, Franko, Gentjana dhe Julieta Hysa, të cilët u dërguan menjëherë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.