Home Blog Page 8358

Lezhë, zbulohet një urë 900-vjeçare në Komunën Kallmet

0

ura ne lezhNjë urë 900- vjeçare është zbuluar në fshatin Rrabosht në Komunën Kallmet.

Specialistët e monumenteve kanë konfirmuar se ura i përket viteve 1100. Ura e zbuluar njihet nga banorët si “Ura e Plakut Gjon”. “E dinim që kjo urë ekzistonte, ajo ishte e mbuluar me ferra dhe shkurre”- kanë deklaruar banorët.

Prej dëshirës dhe frikës

0

twtwt“Qytetet janë si ëndrrat, krijuar prej dëshirave dhe frikës, ku edhe nëse filli i bisedës së tyre është sekret, rregullat e tyre janë absurde, perspektivat e tyre të mashtrojnë, dhe gjithçka mbulon diçka tjetër.” Italo Calvino i përshkruan kështu qytetet që krijoi në imagjinatën e tij, në librin “Qytetet e padukshme”. Për gazetarin dhe shkrimtarin italian, një nga figurat e rëndësishme të shekullit XX, çdo qytet ishte si të njihje një grua. Ai u vuri emra femrash qyteteve të tij imagjinare, duke e bërë shtegtimin në to të ndier dhe dëshirues. Noora Geagea, artiste e re bashkëkohore finlandeze, e ka lexuar disa herë librin e Calvino-s, aq sa e tërhequr nga përshkrimet që ai u bën qyteteve, ka nisur rrugëtimin për t’i gjetur këto qytete në jetën reale. Ashtu si Calvino mendonte se çdo qytet është një grua, Noora i sheh qytetet si qenie që frymojnë.

Për të, qytetet kanë karakter, personalitetin e tyre, dhe shërbejnë si një pasqyrë e vetë botëve tona. Vetëm pak kohë më parë, sapo mbërriti në Tiranë, ajo e ndjeu se ky qytet do ta përfshinte jo vetëm me strukturën e tij, por dhe botën tjetër, atë ku ndërthuret historia dhe e tashmja, misteri dhe e padukshmja. Një qytet që e frymëzonte me çdo rrugë apo çdo njeri që takonte bashkë me miqtë e saj. Sot, në Galerinë Kombëtare të Arteve, Noora Geagea do të hapë një ekspozitë bazuar mbi qytetet, është prodhuar tërësisht në Tiranë. Punët e saj do të shoqërohen nga punët e një artisti tjetër finlandez EGS, i cili hulumton mbi hartat e botës. Ekspozita e quajtur “Five” do të qëndrojë e hapur deri më 22 korrik, dhe është një vështrim mbi artin bashkëkohor sot.

Nëpërmjet punëve të saj në fotografi dhe video Noora Geagea kërkon të trajtojë çështje si udhëtimi e dokumentimi i realitetit, si dhe të zbulojë se sa është në gjendje të prodhojë “portrete” të besueshme qytetesh të tjera nisur vetëm nga “portreti” i Tiranës. Në punën e saj për këtë ekspozitë ajo përpiqet të kapë pesë portrete krejtësisht të ndryshme karakteresh, atmosferash e hapësirash të pesë qyteteve imagjinare, nga të cilat është magjepsur dhe frymëzuar. Duke pasur parasysh natyrën tërheqëse dhe të shtresëzuar të qytetit, puna e saj është një homazh për qytetet si krijesa të kujtimeve, ëndrrave, frikës dhe historive të bukura – ashtu si jemi vetë të gjithë ne. EGS është një tjetër emër i njohur i artit bashkëkohor finlandez. I tërhequr nga hartat e botës, ai kërkon të rigjejë në to gjurmët që bëjnë bashkë sot vendet. Duke transformuar dhe riformatuar topografinë deri në atë pikë sa të shkruajë emrin e tij (që i abstraktuar mezi dallohet), hartat e EGS ilustrojnë stilin e tij të paimitueshëm kirografik në gjininë e grafitit, si dhe aftësinë e tij për të shkatërruar dhe ripropozuar grafikën e shkronjës në mënyra dhe kompozime të pafundme.

Duke përdorur të argjendtën dhe të zezën si ngjyra të preferuara për të shkruar grafitin (jo vetëm ngaqë shkronjat të dallohen më qartë, por sepse “këto ngjyra nuk mund të fiksohen, ose të kamuflohen me ngjyra të tjera”) – përdorimi nga EGS i bojës së zezë indiane në punët artistike i lidh edhe më fort këto dy praktika me njëra–tjetrën, duke e detyruar vizitorin të shikojë qartësisht pastërtinë dhe kompleksitetin e imazheve të tij në grafite. Për më tepër, duke përdorur në vend të penelit për të pikturuar një shiringë, EGS tregon njëkohësisht si rolin prej arti të margjinalizuar të gjinisë së grafitit, ashtu edhe mjediset ‘prapa skene’ ku ky art shpesh krijohet: në rrugica, lagje të varfra dhe djerrina e landfille të mbushura me objekte të hedhura. Nga ana tjetër, hartat e EGS janë jo vetëm një version i abstraktuar i hartës së botës; ato luajnë edhe me idenë e europianëve si pushtues kontinentesh të “reja”, të cilat i ndajnë me laps e vizore, duke krijuar me çdo të rënë të lapsit vende e konflikte që kurrë nuk kanë ekzistuar më parë. Hartat e EGS tregojnë edhe fuqinë e bojës për të ndryshuar ambientin rrethues, si dhe aftësinë e pikturimit për të ndryshuar thellësisht mënyrën se si ne e kuptojmë hapësirën.

Dy skenarët e PDK-së për postin e kryeparlamentarit

0

Thaci14-17aPartia Demokratike e Kosovës i ka përgatitur dy skenarë për postin e kryetarit të Kuvendit. Ndonëse e ka të qartë se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta marrë postin e kryeparlamentarit, megjithatë PDK nuk do të lëshoj pe lehtë. Madje, kjo parti sic ka raportuar Gazeta Blic e ka përcaktuar edhe njeriun i cili do të propozohet për kryetar Kuvendi, e ai është Hajredin Kuçi.

Burime të Gazetës Blic brenda PDK-së kanë bërë të ditur se të shtunën, kur pritet të mblidhet edhe Kryesia e vjetër e Kuvendit do të mundohet që të pengoj pranimin e Grupit të përbashkët parlamentar LDK- AAK- Nisma, i cili do të ishte edhe grupi më i madh parlamentar në Kuvend dhe kësisoj automatikisht do t’i takonte e drejta e marrjes.

Sipas burimeve, në këtë mbledhje, anëtari i Kryesisë nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti pritet që të kundërshtoj pranimin e Grupit Parlamentar LDK- AAK- Nisma si grupi më i madh parlamentar. Si fakt do të përdor interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, kinse me koalicion nënkuptohet, koalicionet parazgjedhore.

PDK do të shpresoj edhe në mbështetjen e dy anëtarëve të tjerë të Kryesisë së Kuvendit, që vijnë nga radhët e minoriteteve.

Në anën tjetër, partitë e koalicionit LDK- AAK- Nisma do të thirren në praktikën që ka ndodhur me legjislaturën e kaluar, kur kryesia e vjetër atë kohë e Kuvendit e kishte miratuar kërkesën për formimin e Grupit Parlamentar 6 +.
Një zyrtar i koalicionit LDK- AAK- Nisma i ka thënë Gazetës Blic se nëse në Kryesi nuk do të ketë konsensus, atëherë do të shkohet në votim.

Ky zyrtar ka thënë se pos Jakup Krasniqit, e Ismet Beqirit, pro pritet të votoj edhe Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të paktën një anëtar i Kryesisë nga minoritetet. “Pra, edhe nëse nuk kalon me konsensus pranimi i Grupit LDK-AAK- Nisma si grup i përbashkët parlamentar, atëherë kjo çështje vendoset me votim. Ne të paktën i kemi 4 vota”, tha ky zyrtar.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit i ka 6 anëtarë, kryetarin, Jakup Krasniqi, i cili tani i takon Nismës për Kosovën, 5 nënkryetarët: Xhavit Haliti që vjen nga radhët e PDK-së, Sabri Hamiti që vjen nga LDK, Glauk Konjufca, që vjen nga VV, Petar Miletiq që vjen nga SLS dhe Albert Kinolli nga Grupi 6+.

Ndërkohë, sipas burimeve të PDK-së, nëse ky skenar i parë do t’i dështoj partisë së Hashim Thaçit, duke u pranuar Grupi i përbashkët parlamentar LDK- AAK- Nisma, atëherë do të shkohet në skenarin e dytë.

Sipas këtij burimi të Gazetës Blic, atëherë drejtuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, si deputetja më e vjetër, do të mundohet që të devijoj agjendën e përcaktuar nga Kryesia e vjetër e Kuvendit. Sipas këtij burimi, Brovina do të thërret PDK-në që të propozoj kandidatin për kryeparlamentar, duke u thirrur në atë se PDK është partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, dhe kësisoj do t’i takoj posti i kryeparlamentarit.

Në këtë situatë, partitë e bllokut opozitar, LDK- AAK- Nisma i kanë dy opsione se si të veprojnë, thotë një burim i afërt me koalicionin. Ose do të mbajë një fjalim shefi i Grupit Parlamentar LDK- AAK- Nisma, ose do ta bojkotojnë menjëherë seancën. Pos deputetëve të koalicionit, seancën sipas burimeve të Gazetës Blic pritet ta bojkotojnë edhe deputetët e Vetëvendosjes, dhe kësisoj nuk do të ketë kuorum për vazhdimin e seancës konstituive.

Ndërkohë, burime ndërkombëtare shpresojnë se kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina do ta respektoj agjendën e cila do të përgatitet të shtunën nga Kryesia e vjetër, në mënyrë që të mos ndodh paralizimi i punës së Kuvendit, dhe kësisoj i konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit

Striptisja ngushëllon tifozët e Brazilit

0

vanessa1Dikush ka menduar të ngushëllojë tifozët e Brazilit pas humbjes poshtëruese me Gjermaninë.

Vanessa Knowles, striptiste e njohur, ka postuar disa foto të nxehta për fansat e kësaj kombëtareje.

vanessa-e1404984606507

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Kapuçat…” që paralajmërojnë rrezikun marrin çmimin “Muslim Mulliqi”

0

20140710084205884646Me t’u ngjitur në katin e dytë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në anën e majtë, qëndrojnë të varura pesë punime.

Forma dhe ngjyrat e paraqitura fare pak dallojnë nga njëra-tjetra. Ato paraqesin vazhdimësinë e një ideje që vitin e kaluar do t’i linde artistes Flaka Haliti. E mesazhi është i qartë: po të hysh në një zonë të caktuar pa mbrojtje të nevojshme mund edhe të lëndohesh. Vepra paralajmëron rrezikun dhe titulli i saj është “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”. Eksplorimit të kuptimeve të ndryshme të narracionit dhe alegorisë, reflektimit mbi historiografinë dhe narracionin politik, të kërkuar nga Corinne Diserens kuratorja u përgjigjet goxha vepra fituese. Nëse për asgjë tjetër, alegoria është goxha e fortë. Bash sikurse edhe titulli i ekspozitës, “Si e rënë nga qielli – një sens i mendësisë publike”

Juria e edicionit jubilar të ekspozitës – çmimi “Muslim Mulliqi”, ka përzgjedhur punimin e Halitit si më të mirin në mesin e 32 artistëve të tjerë. E muri që zë “Kapuçat… zë vetëm një pjesë të vogël. Të dy katet e galerisë u mbushën me punime të mërkurën mbrëma, në mesin e të cilave prezantime të ndryshme që nga instilacionet e deri tek video projeksionet. Mungonin vetëm tri tapiceritë e artistes së njohur Hannah Ryggen. Tri tapiceritë e artistes norvegjeze ishin edhe pikënisja e krijimit të konceptit për kuratoren e ekspozitës, Corinne Diserens.

Kjo vonesë, sipas organizatorëve, u bë për shkak të disa probleme teknike me transportin. Si thelbi i ekspozitës, do të zënë vend prej së enjtes. Nëse vonesa kthehej në një akt artistik, edhe ajo do të merrte kuptim një pjesë e shpjegimit të konceptit, veçmas te “narracioni politik”, ndonëse arsyet e mosardhjes në kohë të këtyre punime, nuk janë bëtë të ditura.
Vendimi që ky çmim t’i ndahet Halitit u mor nga juria në përbërje të Laurence Rasselit, Visar Mulliqit dhe Friderich Machedes. Ky i fundit njëherësh kryetar i jurisë i dorëzoi çmimin Halitit me vlerë prej 3 mijë eurove, para se ekspozita të hapej zyrtarisht.

“Për shumë arsye jam goxha e emocionuar, do të thosha dhe e nderuar në të njëjtën kohë që e mora këtë çmim. Një prej tyre ka të bëjë me bashkëpunimin profesional që e kam pasur me Galerinë Kombëtare dhe kuratoren, e arsyeja tjetër për shkak se ky çmim mban emrin e një piktori shumë të madh kosovar, Muslim Mulliqi”, ka thënë Haliti, tek tregoi për konceptin e punimit të saj. “Kapuçat…”, sipas saj, u referohen shenjave paralajmëruese ku thuhet se përtej asaj pike nuk mund të kalohet pa u mobilizuar.

“Në këtë punim janë të paraqitura pesë vizatime të cilat mundohen të tregojnë një narracion por në të njëjtën kohë përmes xhamit krijojnë një ndjenjë tredimensionale me atë që e shikon, sepse mundohet që të krijojë një kufi me atë natyrë që e prezanton punimin. Në të njëjtën kohë ai që e shikon nuk mundet me të hyjë aty pa pasur një kapuç”, ka thënë Haliti. Cilësia, misteri dhe dyshimet që ky punim bart më vete janë bërë sebep që juria të vendosë që çmimin t’ia ndajë asaj.

Machede e ka pranuar se shpallja e fituesit nuk ka qenë punë e lehtë.
“Çmimi vlerëson edhe punën praktike dhe artistike të Flaka Halitit në përgjithësi, në nivelin ndërkombëtar dhe në nivelin profesional në këto vitet e fundit. Punimet e saj na kanë shtyrë si juri në diskutime të gjata të cilat kanë pasur të bënin me artin dhe domethënien e prezencës vizuale të kontekstit bashkëkohor në Prishtinë”, ka thënë Machede, tek ka uruar Halitin për çmimin.

Kjo ekspozitë është një mejdan gërshetimesh të formave artistike. Prezantimi i ideve përmes video projeksioneve, gjashtë sa ishin gjithsej, plotësohet me vizatime e fotografi që kuratorja i ka bërë tok. Ndërsa në dhomën e ndarë me perde të zeza gjen një ekran të madh ku shfaqeshin filma. Filmi i artistit kosovar Alban Muja “The Legendary Dog”, dy filma të tjerë të Bahman Kiarostamit, “Re-enactment” dhe “Statues of Teheran” si dhe filmit “The Anabasis of May and Fusako Shigenobu” të Eric Baudelaire.
Ky lloj i prezantimit të artit bashkëkohor në Kosovë, sipas artistit Afrim Spahiu, është një fushë e re.

“Në këtë kontekst ku janë të gërshetuara teknologjia dhe mënyra e asaj madhores, shpirtërores të realizimit që e shohim në formën grafike, këtë ekspozitë e ngrenë në një nivel ndoshta jo edhe aq të kapshëm dhe të kuptueshëm për këtë opinion kosovar”, ka thënë Spahiu.
E një e kaluar historike ka qenë edhe pikënisja e tërë kësaj ekspozite e cila do të përmbyllet në muajin shtator dhe dallon në strukturë me edicionet e kaluara. Dallimin e bëjnë filmat e “DokuFestit” që do të shfaqen në shtator. Përderisa veprat e artistes së ndjerë Hannah Ryggen, të cilat në kohën kur ajo i punoi nuk u pritën mirë, krijojnë një zhvendosje në perceptimin e artit: dikur refuzoheshin sot kërkohen që të ekspozohen në mbarë botën. Ajo ishte aktive para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe e gjithë veprimtaria e saj artistike ka qenë një reflektim i ndodhive dhe i situatave të asaj kohe.

Në këtë ekspozitë tashmë janë të vendosura edhe punimet e Zgjim Elshanit, Jakup Ferrit, Uran Hajdarit, Astrit Ismailit, Faik Krasniqit. Ndërsa në radhët e ndërkombëtareve janë punimet e Masao Adachit, Sven Augustijnen, Rossella Biscottit, Thea Djordjadzes, Willie Dohertyt, Peter Friedlit, Yervant Gianikianit dhe Angela Ricci Lucchit, Ibro Hasanoviqit, Pierre Huyghes, Adela Jusiqit, Genc Kadriut, Bahman Kiarostamit, Sharon Lockartit, Gordon Matta-Clarkut, Santu Mofokengut, Anri Salës, Kimiavi Parvizit, Melanie Smithfit, Nasrin Tabatabait dhe Babak Afrassiabit, Rosemarie Trockelit dhe Paola Yacoubit./Koha Ditore/

Ukrainë, rre ushtarë të vrarë në pjesën lindore

0

ukrain ushtTre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në përleshjet me separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria e Ukrainës tha se një ushtar ishte vrarë nga të shtënat e kryengritësve në një kamion me ushtarë afër qytetit Luhansk, ndërsa dy të tjerë e kanë humbur jetën kur makina e tyre e blinduar hasi në një minë afër Donjeckut.

Mbrëmë vonë, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një bisede telefonike kanë kërkuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Portoshenko, që mbështetet nga perëndimi, të lëvizë kah zgjidhja politike.

Presidenca franceze tha se Poroshenko ka premtuar “përmbajtje” në operacionin e ushtrisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky është i dashuri sekret i Miley Cyrus

0

Miley CyrusAi është një producent ekzekutiv, ndërsa ajo një këngëtare, e cila ka publikuar tashmë albumin e 4 të saj në studio, Bangerz. Por, nga sa është zbuluar, duket se Mike Will Made It mund të ketë qenë i dashuri sekret i Miley Cyrus gjatë 9 muajve të kaluar.

“Kushdo në rrethin e saj të shoqërisë e dinë mirë se ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë një burim i Daily Mail. “Ata flasin dhe i shkruajnë mesazhe njëri-tjetrit gjatë gjithë ditës, në përditshmëri”.

Producenti 25-vjeçar, i lindur me emrin Michael Williams, duket se e ka “tepër seriozisht” me pop-staren 21-vjeçare, madje duket se ka marrë edhe miratimin e së ëmës të Miley-t. “Tish thotë se ai është pjesë e familjes”, thotë burimi i tabloidit britanik.

Miley duket se ka pasur mundësi të kalojë më shumë kohë me Mike, pasi po shijon një pushim prej 5 javësh nga turnetë e saj muzikorë.

Haradinaj: Do të vazhdojmë, aty ku na ndërprenë dhjetë vjet më parë

0

haradinaj nenshkrimKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshkruar emocionet e tij, me rastin e certifikimit si deputet i legjislacionit të ardhshëm të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin”.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt:

Pas 10 vjetësh, sot u çertifikova për herë të dytë në mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Sigurisht se ishte përjetim i veçantë, pas një periudhe të gjatë, me plot sfida, që kaluam unë, familja dhe Kosova. Ky moment shënon edhe një pikënisje të re për të gjithë ne, në rrugën dhe synimet e përbashkëta për Kosovën evropiane.

Bashkë me kolegët tjerë të koalicionit LDK, AAK dhe NISMA, si dhe me mbështetjen dhe konstruktivitetin e grupeve dhe deputetëve të tjerë, të përcaktuar për ndryshimin e madh, do të nisim punën në një kapitull dhe në një epokë të re për vendin.

Personalisht dhe me kolegët, me po të njëjtat energji dhe me po të njëjtin përkushtim, do ta vazhdojmë angazhimin, aty ku na ndërprenë 10 vjet më parë.

Kosova ka shënuar të arritura, është shtet i pavarur, por shtetit dhe pavaresisë sonë i duhet rend, ligj, zhvillim, sovranitet dhe integrim.

Këtë do ta bëjmë bashkërisht, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Urime, Kosovë! Urime, qytetarë të vendit tim. RH (sic)

Mbytet një fëmijë nga Krusha e Vogël në lumin Drini

0

drini i madhPolicia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Krushë e vogël të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një fëmijë tek lumi Drini.

Dyshohet se viktima ka qenë duke u larë në lum me ç’rastvëllai i tij ka kërkuar ndihmën e një qytetari ku më pas e kanë gjetur të vdekur.

Vesa Luma, krenare me ‘Plisat’

0

vesa lumaKëngëtarja që gjithmonë ka qenë pranë Prishtinës e tifozëve ‘Plisat’ duke shkruar për ta e duke bërë këngë për ta, së fundmi ka shkruar së është krenare për ‘Plisat’, madje i quan edhe engjëj.

Është kjo këngëtarja Vesa Luma e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se është shumë krenare për ta, për shkak se
‘Plisat’ kishin organizuar protestën që është mbajte në Prishtinë për tu solidarizuar me shqiptarët e Shkupit pas ndodhisë së fundit atje.

”Plisat gjithmonë aty ..jo vetëm për Prishtinën,po për Shkupin dhe gjithë Shqiptarinë Proud of our angels (Krenar me engjëjt tonë). Ishte mbishkrimi i këngëtares.