Home Blog Page 8369

Katherine Anne Porter: Të fshehtat

0

Katherine_Anne_PorterE shkuara nuk është asnjëherë aty ku e ke lënë. Katherine Anne Porter e dinte se çdo kthim në vendet që dikur kishte lënë një pjesë të sajën, nuk do të ishte si më parë. Ishte një ndjesi që i rikthehej gjithmonë dhe i kujtonte aromën e parfumit të tij, teksa largohej. Ai ishte poeti Hart Crane. Mbi tryezë kishte mbetur shishja e uiskit dhe një poezi që ai e kishte shkruar një natë më parë. “Dashuria është në duar…”, lexoi Katherine, teksa shihte përtej dritares Hart që kalonte rrugën përbri. Ajo do të kthehej në Meksikë, ku kishte nisur të punonte si gazetare dhe nuk e dinte kur do ta shihte sërish. Marrëdhënia e tyre ishte si në vargjet që ai shkruante, e shkurtër drithëruese dhe plot energji. Ishte si të jetoje në një varg, që dukej sikur mbarte brenda gjithë zemrën e kësaj gruaje që papritur ishte hapur… “Ai nuk ishte një dashnor, por një burrë që papritur fillova ta shihja si një personazh të dashuruar në librat e mi. Fillova ta vishja me të gjitha tiparet e një dashnori perfekt, dhe papritur ai kthehej i tillë”, shkruante Katherine në ditarin e saj. Kur mbetej vetëm në Meksikë, ajo ulej dhe i shkruante letra të gjata që nuk ia dërgoi asnjëherë. Kthimet në Nju Jork ishin vetëm për të takuar atë.

Por marrëdhënia me Hart do të kthehej në një marrëdhënie torturuese që i kujtonte Katherine kohë të bukura të së shkuarës së saj. Nga një burrë që dukej sikur kishte dalë prej librave, ai shndërrohej në një të alkoolizuar. Një ditë ajo i shkroi: “Më lër të mbetem vetëm një hije në poezinë tënde”, duke i kërkuar të largohej prej saj përgjithmonë. Nuk ishte e lehtë për Katherine të harronte Hart Crane, poetin e ndjeshëm të shekullit XX, me të cilin pati ndoshta romancën më të bukur të jetës së saj. Ishte një ikje që i la përgjithmonë shijen, se ajo vajza me flokët e gjatë dhe sytë e bojëqielltë kishte lindur për të shkruar, dhe se burrat nuk do t’i sillnin kurrë lumturi. E tillë qe jeta ku besoi Katherinë Anne Porter, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë amerikane. E tillë ishte dhe letërsia që shkroi, një rrugëtim, në zhgënjimet, tradhtitë dhe agresivitetin e jetës. Fituese e çmimit “Pulitzer”, Katherine është shkrimtare dhe gazetare amerikane, e njohur dhe për përfshirjen e saj në lëvizjen për të drejtat e njeriut, duke vazhduar të jetë ende një figurë frymëzuese për të gjithë ata që vijojnë përpjekjet në këtë fushë. Në vitin 1962, romani i saj “Anija e gënjeshtrave”, ishte një nga librat më të shitur në Amerikë. Letërsia e saj është si një udhëtim i gjatë në oqean, për të gjetur një botë tjetër me ngjyra që nuk i ngjasojnë blusë që është mbi sipërfaqe. Pasi, sipas Katherine, vetë jeta ishte e tillë. “Kur shkruaj, unë futem në një botë të errët dhe nxjerr që andej copëza të vërtetash që më lëndojnë, ndërsa jam duke i shkruar. Imagjinoj lexuesit. Ata do të lëndohen si unë, por duke i njohur, do të kenë mundësi t’i shmangin në jetë”, shprehej ajo. Si një prej personazheve të librave që shkroi, Katherine u përball me jetën shumë shpejt. Në moshën 16-vjeçare ajo u martua me John Henry Koontz nga Teksasi, i biri i një familjeje të pasur. Kjo martesë nuk qe një fat për Katherine. Koontz ishte i alkoolizuar dhe shpeshherë e keqtrajtonte.

Njëherë ai u kthye i dehur në shtëpi dhe pas një zënke e hodhi nga shkallët, ku ajo theu kyçin e këmbës. Ata u divorcuan më 1915. Pas divorcit, ajo shkoi në Çikago, ku punoi si ndihmëse në disa filma. Pas disa vitesh, ajo kthehet në Teksas dhe nis të punojë si aktore dhe këngëtare në qendrën kulturore të qytetit. Një vit më pas, ajo diagnostikohet me tuberkuloz dhe kalon dy vite në sanatorium, ku dhe vendosi të bëhej shkrimtare. Në vitin 1917, ajo nisi të punonte për një gazetë letrare, ku publikoi kritika apo drama, punë e cila po i jepte një ndjesi të bukur. Në vitin 1918, ajo pothuajse vdiq gjatë një epidemie gripi. Kur doli nga spitali, Katherine ishte e dobët për muaj të tërë, krejtësisht tullace dhe lëkura e saj ishte e bardhë. Gjithë këtë përvojë jetësore ajo ulet ta shkruajë për ta botuar në trilogjinë që e botoi gjatë viteve 1939-1940, për të cilën u vlerësua me medaljen e artë nga bibliotekat e Universitetit të Nju Jorkut. Në vitin 1919, Porter shkoi në Nju Jork dhe nisi të jetonte si shkrimtare e të angazhohej politikisht. Në vitin 1920, ajo shkoi në Meksikë, ku nisi të punonte për një gazetë vendase dhe u përfshi në revolucionin e kohës, duke u njohur dhe me protagonistët e rëndësishëm si Diego Rivera. Por përfshirja në politikën e këtij vendi do t’i sillte zhgënjim Katherine, të cilin e ka përcjellë dhe në letërsinë që ka shkruar atë kohë.

katherine-ann-porterNë vitin 1926, ajo u martua me Ernest Stock, me të cilin jetoi pak kohë, pasi kishin kontradikta. Disa biografë mendojnë se nga kjo martesë ajo pati disa dështime, duke u dhënë fund shpresave që mund të kishte një fëmijë. Gjatë viteve 1940-1950, Porter pati një mbështetje të lartë nga kritika amerikane, duke u quajtur si një prej shkrimtareve më të mira të kohës. Gjatë viteve 1930, Porter shpenzoi kohë në Europë, të cilën e ka rrëfyer në tregimet e saj. Po atë vit, ajo u martua me Eugene Pressley, një shkrimtar 13 vjet më të ri se ajo. Pas kthimit nga Europa, më 1938-n, ajo u divorcua me të dhe u martua me Albert Russel Erskine, një studentin e saj 20 vjet më të ri, martesë e cila do të përfundonte si të tjerat, shumë shpejt në divorc. Në listën e martesave të saj futet dhe ajo me Hart Crane, i cili bëri vetëvrasje, pasi mësoi lidhjet e saj me burrat.

Në vitin 1943, Porter u bë anëtare e Akademisë së Arteve dhe të Letrave, dhe ishte një nga shkrimtaret më të kërkuara në universitete. Mësimdhënia ishte një tjetër pasion i saj, si një ligjëruese mahnitëse për studentët, teksa dëgjonin rrëfimet e saj mbi letërsinë e Virginia Wolf apo Rebeka West. Biografët e saj shkruajnë se fuqia depërtuese e saj në librat që ka shkruar e merrte energjinë pikërisht në karakterin e saj. Një mori letrash me personalitete të njohura të kohës, por edhe me burra me të cilët pati tërheqje apo histori, shihen sot si “jeta tjetër” e kësaj shkrimtareje që vazhdon të na befasojë dhe pas vdekjes. Katherine dinte të jetonte, dhe këtë nuk e bënte vetëm duke shkruar libra, por edhe duke i jetuar ato në jetë…

Librat e rinj

0

Djalli-që-pagova-për-këshillë-207x320Jeta Vojkollari

“Djalli që pagova për këshillë”

Botimet: “Dudaj”

Çmimi: 900 lekë

Djalli-që-pagova-për-këshillëKur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s’e frenonte dot më. Tani ajo do t’i zgjidhte klientët nga paria e vendit. Do ta vinte Kryeministrin në fron e do ta shikonte si përpëlitej në pazotësinë e tij për t’i shtypur fantazmat brenda vetes. Ajo do t’i shndërronte fantazmat e tij në skllevërit e saj dhe pastaj do të luante me to. Ndoshta ai do të qante. Ndoshta do t’i lutej asaj. Ndoshta truprojat e Kryeministrit do ta vrisnin Sabrinën, se ajo kish mësuar sekretet e tij. Dhe Tomi? Oh, i mjeri Tom! Ai nuk do ta linte kurrë po ta dinte çfarë kishte ndodhur. Ikja e tij e bëri Sabrinën më të hidhur, më sarkastike, më djallëzore.

Gotold Efraim Lesingu

“Emilia Galoti”

Shqipëroi: Skënder Luarasi

Botimet: “Onufri”

Çmimi: 700 lekë

Lesingu në veprën “Emilia Galoti” thekson idenë demokratike, duke thënë se ndjenjat e larta heroike janë fshehur në zemrën e çdo njeriu të thjeshtë dhe nevojiten vetëm disa rrethana që këto ndjenja të shpërthejnë me një flakë të fortë. Edoard Galoti dhe Emilia, vajzë e thjeshtë borgjeze, që nuk ka vese, në çastin e provës fatale bëhen heronj dhe ngrihen deri në aktet e mëdha që lënë përshtypje tragjike. Lesingu synon t’i japë figurat e Edoardit dhe të Emilisë jo si figura statike, por në zhvillimin e tyre psikologjik që kryhet nën ndikimin e ngjarjeve të jashtme. Kjo gjë e bën Lesingun t’i japë një përfytyrim më të pasur botës shpirtërore të heronjve, në krahasim me përfaqësues të tjerë të dramës së kulturuar borgjeze. Megjithatë, në veprën “Emilia Galoti” duket fare qartë edhe dobësia e Lesingut, që ka jetuar në Gjermaninë e shekullit XVIII, në një vend ku mungonte lëvizja masive demokratike popullore kundër absolutizmit. Heroi i Lesingut, Edoard Galoti, është një njeri i guximshëm dhe i ndershëm që i urren oborret e princërve, është një baba dhe kryefamiljar bujar. Por, megjithatë, ai nuk është revolucionar. Vetëm kur vajza e tij dhe ai vetë bien viktimë e despotizmit të princit, atëherë ai e nxjerr shpatën. Mirëpo edhe në këtë çast, armën e tij ai nuk ia drejton princit: për të mos shkelur ligjin, ai vret vajzën e vet. Gotold Efraim Lesing, i pari kritik i letërsisë europiane, dramaturg dhe poet i shquar, ka qenë dhe mbetet një nga fytyrat më të ndritura në historinë e letërsisë së përbotshme.

Qeveria Haradinaj është punë e kryer

0

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se formimi i qeverisë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA në krye me Ramush Haradinajn është punë e kryer dhe kanë mbetur vetëm procedurat.

Ai ka thënë se formimi i qeverisë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA do të bëhet në fazën e dytë, pasi herën e parë Thaçi nuk do të mund ta formojë qeverinë. “Thaçi nuk do të mund të formojë qeverinë për shkak se asnjëra parti shqiptare në Kuvendin e Kosovës nuk pranon të bashkëjetojë me të dhe PDK-në në Qeveri. Pastaj, sipas procedurës, ne do të jemi në gjendje ta bindim presidenten e Kosovës në formë të argumentuar se kemi shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar qeverinë dhe në fazën e dytë, sigurisht se presim që mandatari të jetë z. Haradinaj. Prandaj, edhe një herë po them me bindje të plotë: Qeveria Haradinaj është çështje e kryer, kanë mbetur vetëm procedurat”, ka thënë Ramadani në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që AAK-ja t’i bishtnojë marrëveshjes me LDK-në dhe NISMËN për Kosovën. “AAK-ja është parti serioze dhe e përkushtuar në angazhimet e veta politike. Bishtnimet dhe metodat klandestine i takojnë asaj partie që do të mbetet në opozitë”, ka theksuar ai.

Sipas Ramadanit, për jetësimin e qeverisë së drejtuar nga Haradinaj nuk do të jetë problem as posti i kryeparlamentarit i cili, po ashtu, do t’i takojë koalicionit paszgjedhor. “E drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. E ne jemi grupi më i madh parlamentar, me 47 deputetë, jo PDK-ja, sepse ajo i ka 37 deputetë”, ka deklaruar Ramadani, duke shtuar se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin e qeverisë ka qenë profesional dhe shtetformues.

Ramadani ka thënë se, pavarësisht faktit se nuk ka arritur të bëhet deputet edhe për një mandat, angazhimi i tij do të jetë edhe më tutje në të mirë të qytetarëve dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Vriten pesë policë afganë

0

656X37346584AFGSë paku pesë policë afganë janë vrarë gjatë një sulmi të kryengritësve në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Shefi i policisë së qarkut, Shir Ahmad, është në mesin e të vrarëve në qarku Herat, kur vetura e viktimave u qëllua nga një raket.Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përsipër sulmin.Dhuna është rritur pasi talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në Afganistan, pak para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Ky rezultat pritet shpallet sot, pak para mesditës. (REL)

BD-ja nuk habitet me shkeljet e gjetura nga Auditori në Komunën e Prizrenit

0

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren nuk është befasuar me të gjatuarat e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prizrenit. Zyrtarët e këtij subjekti politik vlerësojnë se Auditori vetëm sa ka vërtetuar qëndrimet e Bashkimit Demokratik.

Zëdhënësi i BD-së,Leart Batusha tha se për Bashkimin Demokratik gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Prizrenit ‘vërtetojnë qëndrimet tona te vazhdueshme, se pushteti lokal në Prizren është pjesë e krimit të organizuar”.

“Gjetiet për keqpërdorime të parasë publike dhe shkeljet ligjori nga Auditori i Përgjithshëm janë të vazhdueshme për vite të tëra dhe ne mendojmë se është momenti fundit që gardianët e zbatimit të ligjit siç janë organet e drejtësisë të merren seriozisht me këtë çështje dhe atyre që po keqpërdorin paranë publike t’i tregojnë vendin e merituar, përndryshe po vazhdon fundosja e shtetit tonë nga njerëz të pa ndërgjegjshëm të cilët për përvetësime personale dhe të grupeve mafioze të partisë në pushtet po dëmtojnë rënd perspektivën e vendit tonë drejt integrimeve evropiane”.

“Bashkimi Demokratik do të jetë i vendosur në luftimin e krimit dhe korrupsionit në të dy nivelet qeverisëse dhe demaskimit para opinionit të atyre qe po keq qeverisin me pushtetin lokal ashtu edhe ne qeverisjen e vendit ne nivel qendrorë”/PrizrenPress.com/

Rrëzohet helikopteri në Hanoi, 16 të vdekur

0

helikopteri i rrezuarSë paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në një zonë banimi në periferi të kryeqytetit vietnamez, Hanoi.

Raportimet e para flisnin për 10 viktima.
Raportohet se helikopteri është rrëzuar gjatë ushtrimeve të kryera, rreth 30 km prej qendrës së Hanoit.

Mediat shtetërore të këtij vendi kanë thënë se 16 personat që ishin në helikopter, kanë qenë rekrutë parashutistë të forcave ajrore të vendit.
Në bordin e helikopterit kanë qenë edhe dy trajnerë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekipit.
Trupat ushtarake dhe policia e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, që është në afërsi të një aeroporti ushtarak.

Cila i ka të pasmet më të bukura, Zaimina apo motra e saj?

0

zaiminaZaimina Vasjari nuk i zhgënjen fansat e saj me fotot hot që poston herë pas here në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja që sapo ka publikuar hitin e saj të radhës “Shum”, ka postuar në Instagram një foto ku duket me motrën e saj Beliola, në një “belfie” pranë një pishine.

Vajzat të cilat tregojnë një trup me forma të bukura kanë marrë komplimente dhe pëlqime pafund.

Marjana Markaj ia kalon edhe Shkëndija Mujajt

0

marjanaMarjana Markaj mund të jetë shqiptarja më seksi.

Vajza që jeton në SHBA dallohet për super format e saj.

Madje, ajo mund t’ja kalojë edhe Shkëndije Mujajt për të pasmet dhe gjoksin e saj.

Ja shtëpia e Blerim Xhemailit në fshatin e lindjes

0

shtepia e blerim xhemajlitFutbollisti nga Maqedonia i cili luan për kombëtaren zviceriane, Blerim Xhemaili, pas eliminimit nga Botërori është kthyer në vendlindjen e tij, në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Më sipër ju sjellim foto nga shtëpia e Blerim Xhemailit të publikuara nga Portalb.

Shihni fotogalerinë.

Cook dhe Paçarizi përmbyllin Javën e Arkitekturës

0

20140707085408523646 “Jashtëtokësori miqësor” është emri i një prej objekteve që ka projektuar arkitekti anglez Sir Peter Cook.

Bëhet fjalë për një muze që Cook do ta ndërtonte në vitin 2003 në Graz të Austrisë. Ky objekt që ka formën e një flluske gjigante nga qelqi është vepra me të cilin ai do të marrë famë. Zanafilla e idesë për realizimin e këtij objekti, detaje për projektimin dhe ndërtimin e tij, Cook i ka shpjeguar vetë në një ligjëratë të mbajtur në Prishtinë.

Për më shumë se një orë, të shtunën mbrëma, Cook ka folur për projektet e tij në Modelariunim e Fakultetit të Arkitekturës. Ligjërata e tij ka qenë pjesë e agjendës së Javës së Arkitekturës në Prishtinë, që përmbylli edicionin e dytë. Veç Cookut, në ditën përmbyllëse të këtij evenimenti ka ligjëruar edhe arkitekti kosovar, Gëzim Paçarizi, i cili është kuratori i sivjetmë i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecies.

Veç Muzeut në qytetin austriak, Cook është i njohur edhe për projektimin e Universitetit të Ekonomisë dhe të Biznesit në Vjenë, të cilin e kishte realizuar vitin e kaluar. Po ashtu ka projektuar shkollën e arkitekturës në Australi “Abedian School of Architecture”. Në vitet ’60 të shekullit të kaluar ai do të themelonte kompaninë avangarde të arkitekturës “Archigram”, ndërsa në vitin 2007 u nderua nga Mbretëresha për kontributet e tij në fushën e arkitekturës dhe të mësimdhënies.

Por në ligjëratën e tij në Prishtinë, Cook ka folur edhe për projektet që nuk ka arritur t’i finalizojë. Një prej tyre është dizajnimi i një ure në Shkup që nuk ishte përzgjedhur të realizohej. Por megjithatë, Cook ka thënë se ky është një prej projekteve që për vete i pëlqen.
“Ishte një urë që ka kioskë në të, dhe kioska lëviz nga njëra anë e urës tek tjetra dhe ka një bar që mund të shërbej si një mundësi e mirë për të shikuar lumin që kalon poshtë dhe të relaksohesh. Nuk e fituam por është një projekt që më pëlqen shumë dhe që mund të përdoret. Kam një interesim të veçantë për kioska dhe e vërejta se edhe ju keni shumë”, ka thënë Cook, i cili në vitin 2004 ishte nderuar me Medaljen e artë mbretërore.

Përveç interesit për kioskat, ai ka demonstruar disa shembuj të interesit, duke marrë si protagonist njerëzit. Ai i ka ndarë në gjashtë kategori dhe kështu ka shpjeguar marrëdhëniet e secilit grup me urbanizmin dhe arkitekturën në përgjithësi.
Në edicionin e dytë të Javës së Arkitekturës në Prishtinë, që ka zgjatur 6 ditë, për një orë arkitetki Gëzim Paçarizi mbajti ligjëratë në lidhje me punën e tij që ka bërë për t’u paraqitur në Ekspozitën e Arkitekturës në Bienale.
Sipas Paçarizit, materialet që ka mbledhur për prezantimin në Bienale kanë qenë të shumta.
“Një pjesë e atij materiali është përdorur për ekspozitë, ndërsa një pjesë e madhe ka mbetur pa u përdorur. Jam munduar që ato t’i përmbledh në këtë ligjëratë”, ka thënë Paçarizi, tek ka folur për pjesën e parë të ekspozitës me fotografi.

”Studim yni është kristalizuar me një ekspozitë ku kanë qenë 365 fotografi dhe plane që e kanë prezantuar arkitekturën kosovare, por në suaza më të gjëra jo vetëm në arkitekturë. Që nga viti 1863 e deri më sot kanë qenë të ndara përafërsisht në dy degë. E para, Kosova para modernitetit dhe, e dyta, Kosova pas modernitetit. Apo, thënë më ndryshe, pjesë e trashëgimisë kosovare dhe ndryshimi i saj pas Luftës së Parë Botërore e deri më sot”, ka shtuar ai.
Teksa Paçarizi po qëndronte në foltoren e vendosur në skenë, në ekranin e madh prapa tij shpaloseshin fotografi, të cilat ai i ka siguruar nga arkiva e Vjenës, Parisi edhe nga Australia. Në këtë mes edhe fotografi të fotografit Jozef Zekiri, i cili ka qenë me Hanin, albanologun e parë gjerman, në Kosovë.

“Ai i ka lënë pesë fotografi të Prizrenit dhe Hani e ka një përshkrim të Prizrenit në atë kohë. Këto foto janë të pastra me kualitet të lartë, të cilat publiku ka pasur rastin t’i shohë për herë të parë. Një panoramë që tregon se si ka qenë Prizreni para 150 vjetësh”, ka thënë Paçarizi, i cili ka studiuar arkitekturën në Prishtinë dhe më pas në Gjenevë ku edhe ka diplomuar në vitin 1993.
Pjesa e dytë e ligjëratës së tij iu dedikua “kullës së shkamit”. Ai ka shpjeguar për inspirimin tij dhe si ka ardhur deri tek ideja për këtë kullë. Zbulimet e rastit që i kemi gjetur gjatë studimit sa i përket ‘shkamit’ si element.

“Fjala ‘shkam’ dy kuptime. Shqipja është e vetmja gjuhë ku ky raport ekziston në mes të ‘shkamit’ si karrige dhe ‘shkamit’ si gur. Kjo dëshmon se ‘shkami’ si element i enterierit tonë ekziston shumë moti”, ka thënë Paçarizi, tek ka vlerësuar organizmin e Javës së Arkitekturës në Prishtinë.

Kjo javë që temë kishte “Qytetin” nis me ekspozitën e “Aga Khan” – çmimi për arkitekturë dhe ligjëratën e kryetarit të Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ligjërues të tjerë që karakterizuan edicionin e dytë të kësaj jave ishin: Pippo Ciorra, Emre Arolat, Haris Piplas, Syke Duncan, Farrokh Darakhshani, Dijana Vucinic, Ledian dhe Sajmir Kristo./koha ditore/