Home Blog Page 8387

“Besëlidhja” si preventivë

0

lideret e kater partiveBlloku i partive politike, LDK, AAK, Nisma si koalicion dhe Vetëvendosje në anën tjetër, por si mbështetëse e tyre kundër qeverisë Thaçi 3, kishin njohuri të hënën në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj do t’u njihte të drejtën për të propozuar mandatarin.

Mirëpo, ato dolën edhe me një deklaratë të përbashkët si zotim apo besëlidhje se nuk do ta tradhtojnë njëra-tjetrën dhe se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mandatarit të PDK-së Hashim Thaçi për konsulta rreth krijimit të qeverisë.

Por, sa ishte e domosdoshme dhe e nevojshme që liderët e LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma të lidhin “besën” për të injoruar çdo ftesë të PDK-së, flasin burime të gazetës Tribuna nga këto subjekte politike. Sipas tyre, kishte sinjale nga PDK-ja se në pamundësi që të formojë qeverinë ajo, do të dilte me oferta tejet joshëse për partitë tjera për t’iu bashkuar në koalicion.

“PDK dhe Thaçi kanë dërguar sinjale se mund të heqin dorë madje edhe nga posti i kryeministrit, duke ia ofruar atë LDK-së, kurse për vete do të mbanin postin e kryetarit të Kuvendit si dhe do të prisnin përmbylljen e mandatit të presidentes Jahjaga, për të marrë nën drejtim këtë post nga viti 2016”, kanë thënë këto burime. /Tribuna/

Sot 24 vjet nga Deklarata Kushtetuese

0

deputetetSot mbushen 24-vjet nga dita e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar.

Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, pra më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Por, sikundër pritej edhe në ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, duke suprimuar me forcën e tankeve të gjitha institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi e Këshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek të gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.

Kandidati për kryeministër nuk kufizohet në PDK

0

Thaci-misioni i ri14Presidentja Atifete Jahjaga është e obliguar ta propozojë për kryeministër fillimisht kandidatin që e prezanton PDK-ja, e nëse ai dështon ta formojë Qeverinë, atëherë e ka në dorë të vlerësojë se kandidati i cilit subjekt politik do të mund të merrte shumicën e votave në Kuvend, në mënyrë që ta mandatojë atë. Jahjaga shtrëngohet t’i shmangë zgjedhjet e reja.
Udhëzimet janë publikuar të martën nga Gjykata Kushtetuese.

Jahjaga ia pati adresuar asaj 12 pyetje përkitazi me mandatarin, pasi zgjedhjet e 8 qershorit e kanë nxjerrë PDK-në si parti të parë për kah numri i votave, me rreth 31 për qind, por kanë prodhuar edhe një koalicion paszgjedhor të LDK-së, AAK-së e Nismës, që bashkërisht kanë rreth 10 për qind më shumë vota sesa PDK-ja, shkruan Koha Ditore.

Secila nga këto dy kampe politike pretendonte se, mbështetur në Kushtetutë, u takonte mandatari për të formuar Qeverinë. Kushtetuesja ka dhënë verdiktin se mandatari fillimisht i takon subjektit që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend.

Jessica Alba: Vajza ime nuk e di çfarë punoj!

0

eegkekFNjëra ndër aktoret e famshme, e cila po ashtu mban epitetin e një prej femrave më të bukura në Hollywood, Jessica Alba, ka treguar se për vajzat e saj, ajo është vetëm nëna e tyre. Ndër të tjera Alba ka zbuluar se ato madje as nuk e dinë se nënën e kanë aktore

Edhe përkundër asaj që është ndër emrat më të njohur në botë në industrinë e filmit, aktorja Jessica Alba për magazinën ‘E!’ ka zbuluar se vajza e saj e madhe Onor, ende po mundohet të kuptojë se si fiton nëna e saj të hollat.

“Ajo ende po mundohet të kuptojë me çfarë merrem unë, pasi që unë asnjëherë nuk i flas për punën time. Kur vjen në zyrën time në ‘The Honest Company’, ajo gjithmonë thotë, do të thotë këtu punon nëna ime”, ka deklaruar aktorja e cila është nënë e dy vajzave.

Ndonëse dy vajzat e saj ende nuk janë të vetëdijshme për famën e nënës së tyre, Jessica thekson se është e lumtur se asnjëra nga vajzat e saj nuk ka shfaqur dëshirë të merret me art. “Falënderoj zotin që asnjëra nga vajzat e mia nuk ka shprehur dëshirë të punojë me art”, është përgjigjur aktorja në pyetjen e gazetarit.

Ndryshe vlen të përmendet se njëra ndër femrat më të bukura në botë, jo shumë kohë më parë e ka marrë titullin e nënës më të mirë e më të përkushtuar në Hollywood.

“Rona Nishliu Award”, për performancën më të mirë vokale

0

RonaNishliu-Eurovision12Zëri dhe paraqitja e saj në Eurosong 2012, e që përfundoi me vendin e pestë dhe rekordin shqiptar deri tani, duket se ka lënë gjurmë në festival. Potenca dhe klithma artistike e Rona Nishliut ka bërë që wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”, ky për vokalin më të mirë të secilit edicion.

Ruth LorenzoRuth Lorenzo, këngëtarja që sivjet përfaqësoi shtetin spanjoll dhe pati një performancë e tëra e lagur me një mesazh për të vallëzuar në shi është fituesja e sivjetme e këtij çmimi. Ruth ka marrë 1288 vota në këtë portal, ndërsa Serget Cvetkovic dhe Hersi Matmuja janë renditur në vendin e tretë, gjegjësisht të katërtin.

Vitin e kaluar të njëjtin çmim e morri Zlata Ognevich, përfaqësuesja ukrainase. Wiwiblogs shkruan se çmimi “Rona Nishliu Award” i ndahet performancës më të mirë vokale, kjo pas një emocioni që rrallëherë përjetohet në skenën e këtij festivali, e që erdhi në vitin 2012-të nga këngëtarja kosovare që përfaqësoi shtetin shqiptar.

“Wiwiblogs paska krijuar që prej dy vitesh çmim për nder të performancës sime në Eurovision `12. Faleminderit Wiwi, ju dua” ka shkruar Rona vetë në rrjetin e saj social në Facebook. Ndërkohë, në internet pasojnë edhe sivjet debatet nëse Kosova mund të jetë shteti i radhës që debuton në festivalin evropian të muzikës. Shqipëria paraqitjen e parë në këtë festival e pati në vitin 2004 asokohe me Anjeza Shahinin, ndërsa është Rona Nishliu ajo që mban pozicionin më të mirë në finale, vendin e pestë.

Drejt zbardhjes vrasja e Elvis Pistës

0

ElvisPista14Organet e hetuesisë duket se janë afër gjurmëve të personit i cili në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit, qëlloi për vdekje kandidatin e PDK’së për deputet, Elvis Pista.

Lajmin për Tv Rrokum e ka bërë me dije kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, e cila tha se presin që shumë shpejt të kenë rezultat dhe të vijnë deri te identifikimi i vrasësit dhe rasti Pista të zbardhet.

Kryeprokurorja Bakija tha për Rrokum TV se Prokuroria asht tu punuar intensivisht në informacionet e mbledhura dhe se beson që shumë shpejt ka me ardhur te përfundimi i rastit.

Kryeprokurorja nuk ka dhanë detaje rreth dyshimeve të mundshme për motivet që kanë quar deri të vrasja e Pistës, duke thanë se në asnjë pistë s’mundet me dhanë informacione, mbasi po punohet dhe nuk munden me u dëmtuar hetimet.

Ndryshe, kandidati i për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista asht vra mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “ JAHA” në Rahovec, duke u qëllua katër herë mbrapa shpine, në një largësi disa metra. Mbrëmjen tragjike, Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij. I ndjeri përkundër asaj që ishte i dyti ma i votuam në qytetin e tij të Rahovecit, nuk kishte arrit me kaluar pragun për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

PDK në panik

0

Kuci-hajredin5-30”Partia Demokratike nuk e ka si opsion të parë, mundësinë ta çojë vendin edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë, ky do të jetë opsioni i dytë”, ka thënë nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi.

Kuçi nuk e ka hedhur poshtë as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se PDK, nuk arrin të krijojë qeverinë, ndonëse edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme i sheh si proces të dëmshëm.

Kuçi ka thënë se as PDK nuk ka qëndruar duar kryq, ndonëse në pritje të certifikim të zgjedhjeve, dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë provuar kontaktet me subjektet politike. Megjithatë ofertat partive politike,do të ia bëjë mandatari i themelimit të Qeverisë.

“Partia Demokratike do të punoj që ta ndërtojë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. PDK nuk do të kontribuoj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë disa arsye. Arsyeja e parë është që jemi të frikësuar që mund të kemi zgjedhje të lira, e demokratike. Arsyeja e dytë është shpenzim i madh buxhetor e tronditje për qytetarin. Po ashtu, është një sinjal i keq për botën demokratike”, ka thënë Kuçi për Rrokum TV.

Ai ka një porosi për subjektet politike, duke thënë se ndërtimi i institucioneve nuk është në vullnetin e tyre. E sjelljen e opozitës ai e sheh si sjellje xhelozie. Megjithatë, Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë, që PDK të heq dorë nga pozita e të parit të qeverisë, vetëm të gjejë partnerët për bashkëqeverisje.

Akreditohen pesë programe të UPZ-së

0

UPZ 45Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka akredituar pesë programe të studimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Ndërkaq, nuk ka akredituar tri programe të tjera.

Programet e akredituar të studimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren janë : Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze; Administrim Biznesi; Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi. Këto programe janë akredituar për periudhën 3 vjeçare

Programet e studimit të cilat nuk janë akredituar janë : Integrime Evropiane dhe Administratë Publike, Matematikë

Me qëllim të kërkimit të informacioneve shtesë nga ekspertët e akreditimit, KSHC ka vendosur që të shtyjë marrjen e vendimit mbi aplikacionin e Universitetit të Prizrenit për programin Kontabilitet/PrizrenPress.com/

 

Gjyqtari amerikan në Kushtetuese i jep përparësi Koalicionit LDK-AAK-Nisma

0

Robert CarolanNjëri nga gjyqtarët e Kushtetueses nuk është pajtuar me vendimin e sotëm. Gjykatësi Robert Carolan nuk është pajtuar më shumicën e gjykatësve dhe beson se ata kanë vendosur gabimisht për arsyet e mëposhtme:

Sipas Gjykatësit Carolan, neni 84.14 dhe 95.1, për të cilat Presidentja kishe dyshime, janë në përputhje me njëra tjetrën.

Sipas tij, nuk duhet të përzihet ligji për zgjedhjet me kushtetutë pasi që ligji për zgjedhje rregullon zgjedhjet si dhe kush mundet të marrë pjesë në zgjedhje e jo zgjedhjen e kryeministrit, ndërsa kushtetuta e përcakton koalicionin, raporton KTV.

Sipas tij, koalicioni është “një grup i njerëzve, grupeve apo vendeve që janë bashkuar për një qëllim të njëjtë”, pra nuk është e domosdoshme që të jetë koalicion parazgjedhor. Po ashtu ai thotë se edhe kjo kushtetutë sikurse korniza kushtetuese e UNMIK-ut nuk kërkon që koalicioni të jetë i regjistruar ose të ekzistojë para zgjedhjeve.

“Në katër parë zgjedhjet parlamentare paraprake asnjë parti politike nuk e ka fituar shumicën në Kuvend dhe secilën herë në këto katër raste është propozuar kandidati për kryeministër nga koalicioni i krijuar pas zgjedhjeve”, thotë Carolan.

Ai precizon se duhet lexuar mirë Kushtetuta ku thuhet se shumica e deputetëve duhet të votojnë kryeministrin dhe nëse kjo nuk ndodh në dy runde të votimit në Kuvend, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet parlamentare.

“Horizon 2020″, Shqipëria firmos me BE-në për kërkimin shkencor

0

Lindita Nikolla ne BE?Shqipëria do të përfitojë nga fondi i BE prej 80 miliradë eurosh, akorduar për kërkimin shkencor, për të gjitha vendet që do të firmosin marrëveshjen e quajtur “Horizon 2020”. Bëhet fjalë për financimin e projekteve shkencore për një periudhë 7 vjeçare (2014-2020).Tashmë Shqipëria është bërë pjesë e marrëveshjes “Horizon 2020”, ku ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e ka firmosuar sot, në Bruksel këtë marrëveshje.

Programi i BE-së për Kërkim dhe Inovacion i cili premton arritje të mëdha në kërkimin shkencor. “Horizon 2020” ofron financime prej 80 miliardë Euro për një periudhë 7 vjeçare (2014-2020), përveç financimeve që do të mund të sigurohen prej investuesve privatë. MinitrjaNikolla tha gjatë ceremonisë së firmosjes së Marrëveshjes se Qeveria e Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen maksimale për të gjithë iniciativat e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve shkencorë vendas dhe atyre ndërkombëtarë.

“Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe Sportit ka qenë dhe mbetet e përkushtuar tërësisht për të mbështetur institucionalisht çdo iniciativë dhe projekt kërkimor të përbashkët që do të ndërmerret për adresimin e sfidave që lidhen me zhvillimin e kërkimit shkencor dhe me ndërtimin e kapaciteteve për këtë zhvillim”, tha Lindita Nikolla.

Ministrja shtoi se progresi shkencor është nj ë parakusht për arritjen e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë dhe se shoqërisë sonë do t’i duhet të ketë universitete, të cilat bazohen gjerësisht tek kërkimi shkencor, duke mbështetur vendin për arritjen e objektivave të sipërpërmendur.

“Në këtë kuadër qeveria aktuale e Shqipërisë ka inkurajuar forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve kërkimorë shqiptarë dhe evropianë dhe e ka shndërruar këtë në një prioritet për qeverisjen tonë. ‘Horizon 2020” na ofron një kuadër të fuqishëm për forcimin e këtyre partneriteteve dhe për përmirësimin e cilësisë së kërkimit shkencor”, tha Ministrja Nikolla.

“Horizon 2020”, i perceptuar si mjet për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës, gëzon mbështetjen e nevojshme politike të udhëheqësve evropianë dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian. Ata kanë rënë të gjithë dakord se kërkimi shkencor është një investim në të ardhmen tonë dhe për këtë arsye e kanë vendosur atë në themel të kuadrit të BE-së për rritje të qëndrueshme, të zgjuar dhe gjithëpërfshirëse dhe për krijimin e vendeve të punës.