17.9 C
Prizren
E martë, 25 Mars, 2025

“Horizon 2020″, Shqipëria firmos me BE-në për kërkimin shkencor

Lindita Nikolla ne BE?Shqipëria do të përfitojë nga fondi i BE prej 80 miliradë eurosh, akorduar për kërkimin shkencor, për të gjitha vendet që do të firmosin marrëveshjen e quajtur “Horizon 2020”. Bëhet fjalë për financimin e projekteve shkencore për një periudhë 7 vjeçare (2014-2020).Tashmë Shqipëria është bërë pjesë e marrëveshjes “Horizon 2020”, ku ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e ka firmosuar sot, në Bruksel këtë marrëveshje.

Programi i BE-së për Kërkim dhe Inovacion i cili premton arritje të mëdha në kërkimin shkencor. “Horizon 2020” ofron financime prej 80 miliardë Euro për një periudhë 7 vjeçare (2014-2020), përveç financimeve që do të mund të sigurohen prej investuesve privatë. MinitrjaNikolla tha gjatë ceremonisë së firmosjes së Marrëveshjes se Qeveria e Shqipërisë do të ofrojë mbështetjen maksimale për të gjithë iniciativat e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve shkencorë vendas dhe atyre ndërkombëtarë.

“Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe Sportit ka qenë dhe mbetet e përkushtuar tërësisht për të mbështetur institucionalisht çdo iniciativë dhe projekt kërkimor të përbashkët që do të ndërmerret për adresimin e sfidave që lidhen me zhvillimin e kërkimit shkencor dhe me ndërtimin e kapaciteteve për këtë zhvillim”, tha Lindita Nikolla.

Ministrja shtoi se progresi shkencor është nj ë parakusht për arritjen e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë dhe se shoqërisë sonë do t’i duhet të ketë universitete, të cilat bazohen gjerësisht tek kërkimi shkencor, duke mbështetur vendin për arritjen e objektivave të sipërpërmendur.

“Në këtë kuadër qeveria aktuale e Shqipërisë ka inkurajuar forcimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve kërkimorë shqiptarë dhe evropianë dhe e ka shndërruar këtë në një prioritet për qeverisjen tonë. ‘Horizon 2020” na ofron një kuadër të fuqishëm për forcimin e këtyre partneriteteve dhe për përmirësimin e cilësisë së kërkimit shkencor”, tha Ministrja Nikolla.

“Horizon 2020”, i perceptuar si mjet për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës, gëzon mbështetjen e nevojshme politike të udhëheqësve evropianë dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian. Ata kanë rënë të gjithë dakord se kërkimi shkencor është një investim në të ardhmen tonë dhe për këtë arsye e kanë vendosur atë në themel të kuadrit të BE-së për rritje të qëndrueshme, të zgjuar dhe gjithëpërfshirëse dhe për krijimin e vendeve të punës.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shënojnë fitore dominante, 93:58 në derbin e Prizrenit

Bashkimi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në garat vendore, duke shënuar një fitore të pritur në “Sezai Surroi” në Prizren ndaj Junior 06...

Këta janë emrat e të zhdukurve që u gjetën në varrezën masive në Bishtazhin

11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin. Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra burra dhe djem...

Lajmet e Fundit