Home Blog Page 8386

Ec Ma Ndryshe: Rajoni i burimit të Lumëbardhit rrezikohet nga Komuna e Prizrenit

0

Prizren ura e guritNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe, gjatë muajve maj-qershor ka hulumtuar çështjen e punimeve infrastrukturore të ndërmarra nga komuna e Prizrenit në zonën e parë të rajonit të burimit të Lumëbardhit, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”.
Lexojeni të plotë reagimin e Ec Ma Ndryshe:

Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe, gjatë muajve maj-qershor ka hulumtuar çështjen e punimeve infrastrukturore të ndërmarra nga komuna e Prizrenit në zonën e parë të rajonit të burimit të Lumëbardhit, që është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në bazë të informatave që monitoruesit kanë siguruar nga njohësit e kësaj fushe del se Komuna e Prizrenit i ka nisur punimet në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, sepse pa u pajisur me lejet e pëlqimet paraprake të institucioneve kompetente ka filluar projektin për marrjen e ujit nga rajoni i burimit të Lumëbardhit, në zonën e Prevallës të PK Sharri.

Konkretisht, sipas ekspertëve, kryerja e punimeve ka nisur të bëhet pa pëlqim mjedisor, pa leje ujore nga MMPH-ja dhe pa Vlerësim të Ndikimit në Mjedis.

Ata kanë vlerësuar se në këtë rast Komuna e Prizrenit ka bërë shkelje të ligjeve që kanë të bëjnë me Parkun Kombëtar Sharri, atë të Natyrës, Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, etj.

Në saje të vrojtimeve të ambientalistëve rezulton se punimet për marrjen e burimit të ujit në zonën e parë të mbrojtjes – Rajoni i burimeve kryesore të Lumëbardhit – në territorin e Parkut Kombëtar Sharri me destinim për fshatin Gornje Sello kanë nisur në fundjavën e 17-18 maj 2014.

EC Ma Ndryshe më 28 maj 2014 ka bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike të komunës së Prizrenit lidhur me punimet në ndërtimin e ujësjellësit për fshatin Gornje Sello.

Në përgjigjen e marrë më 18 qershor 2014 nga Drejtoria e Shërbimeve Publike thuhet se ky dikaster me 28 maj 2014 ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Parkut Kombëtar Sharri për pajisje me pëlqim të resurseve ujore, në lokacionin e quajtur Llaka.

DSHP në këtë përgjigje ka sqaruar se ndërtimi i ujësjellësit është pjesë e një projekti që ka të bëj me ndërtimin e rrugëve për fshatrat Mushnikovë, Reçanë dhe Gornje Sello. “Prandaj si përfundim mund të themi se lënda është në procedim e sipër”, thuhet në përgjigjen e DSHP-së.

EC Ma Ndryshe ka kërkuar sqarime edhe nga MMPH-ja dhe përkundër pritjes një mujore ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga zyrtarët e kësaj ministrie, të cilët kanë shkelur dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Duke i marrë parasysh të gjitha informatat aktuale, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të ndalë të gjitha punimet derisa të pajiset me pëlqimet dhe lejet e nevojshme;
– Të ndalojë praktikën e fillimit të punimeve pa u pajisur me leje, pëlqime dhe vlerësime përkatëse të institucioneve përgjegjëse;
– Gjatë hartimit të projekteve investuese të koordinohet me të gjitha institucionet relevante të fushës ku intervenohet, në mënyrë që investimet publike të sjellin vlerë të shtuar dhe jo dëmtim apo rrezikim të burimeve dhe trashëgimisë natyrore;
– Lidhur me çështjet infrastrukturore dhe mjedisore të ketë transparencë më të madhe.

Gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon MMPH-në që të jetë më energjike në inspektimin e investimeve publike në Parkun Kombëtar “Sharri”, me qëllim të parandalimit të shkeljeve ligjore dhe dëmtimit të natyrës.

Projekti i EC Ma Ndryshe për monitorimin e transparencës së ekzekutivit do të vazhdojë të publikojë të gjeturat e monitorimit përmes komunikatave të rregullta dhe përmes ueb-faqes së projektit, ku të gjeturat postohen drejtpërdrejtë nga monitoruesit. Tanimë të gjitha të gjeturat e monitorimit, përfshi komunikatat e rregullta dhe shumë informacione të tjera në lidhje me qeverinë lokale të Prizrenit, të Mamushës dhe të Prishtinës publikohen në baza të rregullta në ueb-faqen e projektit, www.online-transparency.org.

Krasniqi nuk pajtohet me Kushtetuesen

0

JakupKrasniqi10-29Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vend të interpretimit të Kushtetutës ashtu siç shkruhet në të, ajo sjell konfuzion në interpretimin e saj dhe rishkruan atë që nuk e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook kryeparlamentari në largim i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh njëri nga themeluesit e Nismës për Kosovën, e cila nën drejtimin e tij dhe të kryetarit Fatmir Limaj, arriti të kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

“Ketë konfuzion në interpretimin e Kushtetutës, përkatësisht të neneve 84 e 93 e sjellin shumica e anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese, ndërsa njeri nga ata, Robert Karollain (anëtar ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese) me pak fjalë, neneve përkatëse ua jep interpretimin e duhur”, shkruan Krasniqi.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

NJË VENDIM QË SJELL KONFUZION NË INTERPRETIM PËR NJË VEPRIM TË PA NDODHUR

Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vend të interpretimit të Kushtetutës ashtu siç shkruhet në të, ajo sjell konfuzion në interpretimin e saj dhe rishkruan atë që nuk e thotë Kushtetuta e Kosovës.

Ketë konfuzion në interpretimin e Kushtetutës, përkatësisht të neneve 84 e 93 e sjellin shumica e anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese, ndërsa njeri nga ata, Robert Karollain (anëtar ndërkombëtar i Gjykatës Kushtetuese) me pak fjalë, neneve përkatëse ua jep interpretimin e duhur.

Në shumë vendimet apo aktgjykimet e saja, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka tejkaluar kompetencat e saja në interpretimin e Kushtetutës, madje ajo është bërë pushteti suprem i të tri pushteteve të shtetit. Ndërhyrjet më flagrante të kësaj Gjykate ka qenë: Aktgjykimi për interpretimin në rastin e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pastaj në interpretimin e disa aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe konfuzioni i fundit, e sidomos shpjegimin që jep ajo në lidhje me koalicionet pas zgjedhore.

Në asnjë legjislaturë në Kosovën e pas luftës çlirimtare, që nga ajo e vitit 2001/2002 e këndej, asnjë qeveri nuk është bërë pa koalicion qeverisës. Madje, praktika e demokracive parlamentare njeh shumë raste kur partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet nuk ka qenë pjesë e koalicioneve pas zgjedhore. Pra as në ketë rast Kosova nuk është rast i veçantë. Sigurisht që praktikat e tilla nuk janë të pa njohura për Gjykatën tonë Kushtetuese.

Madje këtu mund të shtrohet pyetja: A ka pasur veprim paraprak për të lëvizur Gjykata Kushtetuese e Kosovës? Ku është cenuar Kushtetuta në rastin në fjalë? Çfarë shkelje është bërë dhe nga kush? Nëse është bërë shkelja e Kushtetutës, cili veprim i cilit organ apo institucion e ka bërë atë shkelje?
Nëse do të ishte bërë veprimi? Kush do të duhej ti drejtohej GJK? A do të duhej ta bënte Presidentja në ketë fazë të zhvillimeve politike. Presidentja ka pasur mundësi që ta bëjë një pyetje interne dhe përgjigjja do të duhej të ishte e tillë. Po gjithsesi jo kështu si është vepruar nga super institucioni i Kosovës!?

Arben Frroku revoltohet në gjyq: Bandat po vrasin biznesmenë në rrugë

0

arben frrokuKa nisur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj biznesmenit Arben Frroku, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në seancën e sotme Frroku pritej të përballej në gjykatë me dëshmitarin okular që e ka identifikuar si autor të vrasjes, Arben Ndokën, por Prokuroria ka deklaruar se ende nuk e ka vendosur formën se si do merret në pyetje Arben Ndoi, dëshmirari i marrë në mbrojtje, i cilësuar si prova kyçe e prokurorisë kundër biznesmenit Frroku.

“Nuk kemi vendosur si do pyesim dëshmitarin. Po shohim mundësinë e pyetjes me video-konferencë”, ka thën prokurori.

Pikërish kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e biznesmenit Frroku, i cili është shprehur se ky dëshmitar që qenka kaq i rëndësishëm për organin e akuzës, duhet të ishte marrë në pyetje i pari.

“Dëshmitari Arben Ndoi kërkon prokurë, kur duhet të merrej i pari në pyetje”, tha Frroku.

Më tej ai shpreh se, “Ka një bandë që vret biznesmenë në rrugë”.

Për arsye sigurie, prokuroria ende nuk u ka vënë në dispozicion avokatëve provat shkresore në lidhje më këtë dëshmitar, si tabulatet e komunikimeve telefonike, përgjigjet e kompanive celularë për qelizën telefonike të tij ditën e ngjarjes.

Deputet me 280 vota

0

Kujtim PacakuKandidati i Partisë së Re Rome,Kujtim Paçaku, në zgjedhjet e 8 qershorit nuk ka marrë më shumë se 280 vota. Pavarësisht këtij numri  të vogël të votave, ai ka arrit të zgjedhet deputet në Parlamentin e Kosovës.

“Kam mundur të siguroj më shumë vota, por nuk kemi pasur mjete të mjaftueshme për të bërë fushatë”, thotë Paçaku.

Partisë së Re Rome është themeluar katër muaj para zgjedhjeve të 8 qershorit.

Paçaku,thotë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, votat e fituara në zgjedhjet e 8 qershorit mjaftojnë për t’u bërë deputet në Parlamentin e Kosovës.

“Ky rezultat është tejet i favorshëm pasi që paraqet një shpresë për të ardhmen e komunitetit rom”./PrizrenPress.com/

Veliu: LDK-ja ende nuk i ka caktuar emrat e ministrave!

0

agim veliuAnëtari i kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, që njëherësh është pjesë e bisedimeve të liderit Isa Mustafa me liderët tjerë politik për arritjen e marrëveshjes, në një deklaratë për gazetën “Botapress”, konfirmon se ende nuk dihet se cilat ministri do t’i takojnë LDK-së.
“Nuk dihet ende cila ministri do t’i marrim. Por ne e kemi marrëveshjen sipas së cilës do të bëhet ndarja e ministrive edhe në bazë të fuqisë elektorale, por edhe në bazë të programit, por ne synojmë t’i kemi disa prej ministrive kryesore”, tha Veliu.

Ai përgënjeshtron shkrimet në media sipas të cilave LDK-ja tashmë ka caktuar emrat e disa ministrave, duke thënë se asnjë emër i asnjë kandidati nuk është në tavolinën e LDK-së.

Sipas tij kur të vije koha te përzgjedhja e emrave, ata do të diskutohen në Kryesinë Qendrore, e pastaj “bekimin” do ta marrin edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

“Krejt janë spekulime të mediave. Kryesia e LDK-së ende nuk ka diskutuar për emra. Ende nuk është biseduar as për ministri. Nuk dihet ende se kush me çfarë ministri do të udhëheq. Krejt ato që janë shkruar janë spekulime, dhe në fund të krejt këtij procesi duhet të vendos Këshilli i përgjithshëm. LDK pasi t’i diskutoj emrat në Kryesi, ka vendosur që ta thërras KP-në dhe aty të merret vendimi”, ka deklaruar Veliu. /botapress/

Lepaja: Vetëm Haradinaj mund të garantojë tranzicion të qetë

0

Fadil LepajaKosova po përjeton një periudhë tranzistore politike. Në zgjedhjet e fundit të 8 qershorit, partia fituese doli PDK e Thaçit,mirëpo ky i fundit nuk është automatikisht kryeministër. Emri që po lakohet më së shumti për kreun e ekzekutivit të ardhshëm është Ramush Haradinaj, i cili doli si i nominuar nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, e mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Dhe se kush do të jetë kryeministër, këtë pritet ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Veç zgjedhjeve, ka patur dhe të tjera ndodhi, siç ishin vizita e presidentit serb, Nikoliç për festën e Vidovdanit në Kosovë, aludimet për luftën e UÇK-së dhe ngritja e Trubunalit për krimet e luftës vitin e ardhshëm, rreziku nga radikalizmi islamik, trazirat në Mitrovicë etj.

Lidhur me këto tema kemi realizuar një intervistë me analistin Fadil Lepaja.

Albeu.com Cili është mendimi juaj për zgjedhjet dhe asaj që ndodhi pas tyre (duke patur parasysh koalicionin opozitar LDK-AAK-NISMA).

Fadil Lepaja Këto zgjedhje përfunduan pa fitues! Fitues konsiderohet ajo parti apo koalicion që fiton një deputet më shume se gjysma! Tash, me vullnetin e rreth 1/8 e elektoratit, koalicioni i pesë partive me në krye PDK po e konsideron veten fituese dhe po bën përpjekje për me e përça dhe shantazhue bllokun opozitar të cilët po mendojnë se qeverisja Thaci ishte teper e korruptuar dhe në dëm të vendit saqë nuk e meriton të vazhdohet në asnjë formë me këtë qeverisje të keqe! Dyshimet për korrupsion kanë të bëjnë edhe me tenderët ndërkombëtarë dhe kjo e ka nxjerrë në pozitë të palakmueshme edhe faktorin ndërkombëtar, i cili e kishte përkrahur qeverisjen e z. Thaçi deri më tani, sidomos për shkak të bisedimeve me Serbinë.

Albeu.com Në marrëveshjen e re të opozitës, Vetëvendosje gjendet në kushtet më të mëdha të presionit, për shkak se është kundër bisedimeve me Serbinë e nga ana tjetër ndërkombëtarët i kanë kërkuar qeverisë së ardhshme me patjetër të vazhdohen me bisedimet. Shpesh VV është parë dhe si parti parimore. Sa mendoni se është vërtetë e tillë kjo parti në këtë rast?

Fadil Lepaja Padyshim se Vetevendosja është një parti me parime, por ato nuk janë të pëlqyera nga shumica e faktorve ndërkombëtar. Në politikën e sotme rajonale më tepër vlerësohet pragmatizmi sesa parimet. Ndërkohë qe pjesa tjetër e koalicionit konsiderohet më pragmatike, sidomos LDK-ja ! Tashmë, megjithatë kemi të bëjmë me një koalicion i cili paraqet njëfarë alternative e cila i merr në konsiderate interesat nacionale të Kosovës.

Albeu.com A mendoni se Haradinaj e meriton të jetë kryeministër i Kosovës?

Fadil Lepaja Në politikë më shpesh shtrohet pyetja se a mundet të jetë efikas, sesa a e meriton! Unë mendoj se Haradinaj paraqet alternativeën e cila garanton se opozita nuk do te thyhet prej presionit te oligarkisë së krijuar apo të mbledhur nen flamurin e PDK ! Në njëfarë forme është një recetë sipas parimit se të “nxehtit hiqet me të nxehtë” ! Në parim, kur flitet për merita në politikë ka shumë pretendent dhe kjo nuk është zgjidhje demokratike. Meritokracia është formë e mbuluar e presionit politik mbi qytetarët për të votuar për dike , për shkak të kaluarës, dhe jo të ardhmes, përkatësisht jo për shkak të ofertës! Kështu, arsyeja e duhur përse Haradinaj e jo dikush tjetër është se ai me partinë e tij e njohin modelin dhe strukturën joformale të qeverisë aktuale dhe janë në gjendje të përballojnë edhe presionin joformal! Tash, mund të thoni se kjo ndoshta nuk është edhe aq parimore?! Mendo se është në rregull të synohet një tranzicion i qetë prej oligarkisë në demokraci më gjithpërfshirëse!

Albeu.com Cili është mendimi juaj për Gjykatën Speciale që pritet të ngrihet më 2015-tën dhe a mendoni se lufta e UÇK-së duhet gjykuar?

Fadil Lepaja Unë nuk mendoj se kjo gjykatë do të gjykojë UCK-në , sikurse as Gjykata e Hagës nuk e gjykoi Serbinë, por i gjykoi urdhëdhënësit dhe kryesit e krimeve. Nëse kjo gjykatë gjen se ka patur krime konkrete dhe kryes konkret ajo do të ketë mandate ti denojë ata, por jo edhe luftën apo vetë UÇK si ushtri çlirimtare, sepse thjesht nuk është kompetente e as e ka në përshkrim këtë!

Albeu.com Ura e Ibrit u shndërrua sërish në konfliktin e rradhës mes shqiptarëve dhe serbëve. Si e mendoni problemin në këtë rast që pati protesta nga shqiptarët dhe si problem që po vazhdon të jetë i tillë në kohë?

Fadil Lepaja Unë mendoj se me rifutjen e popullit në politikë nuk arrihet asgjë! Qeveria duhet të bisedojë dhe të gjejë zgjidhje, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar! Mendoj se protestat kanë pasur edhe elemente të tjera përpos urës!

Albeu.com Si 28 qershor, serbët vizituan Kosovën, në kujtim të asaj që njihet si festa e Vidovdanit, ose Beteja e Kosovës. I pranishëm ndër të tjera ishte dhe presidenti serb, Nikoliç. Në deklaratat e tij, pati edhe raste ku po pranohej realiteti dhe në këtë moment u konsiderua si “tradhëtar” e iu gjuajt me gur nga masa e serbëve e grumbulluar në Fushë-Kosovë. Cili është mendimi juaj për këtë ngjarje?

Fadil Lepaja Unë mendoj se ky tubim është shumë ndryshe prej atij kur Millosheviç kishte mbledhur rreth 1 milion serb në Gazimestan! Në Kosovë ka shumë serb, e mbase edhe shqiptarë të cilëve nuk u konvenon normalizimi i marrëdhënieve mes dy popujve dhe mbizotërimi i ligjit, sepse shteti do të merret me çështje të cilat ata duan ti pamundësojnë! Mendoj se edhe qeveria serbe ka interesim të sinqertë për rrugëtim kah BE! Në rrugë e sipër të shpresojmë se do të zgjidhen problemet mes nesh. Natyrisht, ne duhet të mbrojmë interesat tona , por jo duke luftuar, por duke negociuar mbi parimet europiane të lirisë dhe drejtësisë!/Dionis Xhafa – albeu.com/

E mirë fort

0

Skender Berisha

E mirë boll e nuk më je dukur

kaqe kohë e sa e drojtur
a vjetët e mia që s’hyjnë në thes
a shpirti çelur që nuk e fsheh

e mirë e bukur më se e bukur
deri sot sa shumë më ke endur
flaka shtrihet kateve të shpirtit
e nuk shuhet deri në fund të vitit

e mirë e bukur si mëngjesi sot
përvidhesh kujtimeve të mia
më e bukur se e bukur më je
s’e di ku më merr e ku më shpie

e mirë e bukur më se e bukur
herë më je erë herë më je flutur
s’mundem më s’mundem me të lutur
ndërro udhë moj e hajde ngutu.

 

Skender Berisha

Referendum për pjesëmarrje në Qeveri

0

vv anetaretLëvizja “Vetëvendosje” pritet të organizoj një referendum të brendshëm nëse duhet të hyjë në Qeveri me partitë e bllokut opozitar, LDK, AAK dhe NISMA.

Përmes këtij referendumi ku të drejtë vote kanë 15 mijë anëtarët e kësaj lëvizjeje, do të dihet vullneti i anëtarësisë për t’u përfshirë në ekzekutiv ose jo, nëse fillimisht Hashim Thaçi dështon t’i sigurojë 61 vota në Kuvend.

Kush është Arta Bajrami, tregon ajo vetë!

0

Arta BajramiKëngëtarja e njohur Arta Bajrami e cila ditë më parë erdh në publik shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Në faqen e saj zyrtare ka postuar një tekst ku sqaron shumëçka rreth vetes dhe karrierës së saj.

Në fillim këngëtarja ka shpalosur se si ndjehet për albumin e saj të ri me muzikë popullore. “Albumi im i ri me këngë popullore ‘live’ e pa dritën e diellit dhe reagimet ishin bash sikur e prisja: të ndryshme. Shumica thonë se zëri im përshtatet me këtë mënyrë të këndimit dhe shtojnë se është dashur më herët të bëj një album të tillë, disa janë tepër të befasuar, por u pëlqen ky transformim imi e disa thonë se nuk më shkon fare”, ka shkruar Arta, duke shtuar më tutje edhe për karrierën e saj./tribuna/

Vllahiu: Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të mirë

0

Arbër VllahiuKëshilltari politik për media i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu e ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e ka marrë një vendim të mirë dhe për një kohë të shkurt.

“Gjykata ne mënyrë profesionale dhe shumë të shpejt ka bërë vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës së Kosovës. Kjo është bërë në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë”, tha Vllahiu në Televizionin publik të Kosovës.

Vllahiu mendon se Kushtetuesja “me vlerësimin e saj ka bërë edhe një hap të rëndësishëm, për arsye se i jep presidentes jo vetëm rol ceremonial por hap përmbajtësorë”. Ai më tej tregoi se po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ, dhe pas këtij procesi, pritet të konstituohet Kuvendi.

“Ka disa hapa. E para është që pas kësaj pritet që KQZ të konstituoj rezultatet. Pastaj është krijimi ose konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po ecim hap pas hapi. Presidentja do të veproj mbi bazën e ligjit e Kushtetutës. Para se t’i shtjerrim të gjitha çështjet, ne nuk do të ecim tutje”, tha Vllahiu.