Home Blog Page 8388

Ditëlindje e veçantë për Big Basta, ja urimi i Vesës

0

Ditelindje-Big BastaKëngëtarja e suksesshme nga Prishtina, Vesa Luma, po jeton një lidhje të bukur dashurie me kantautorin Big Basta. Dy artistët që u takuan në një spektakël kërcimi, tashmë janë më të lumtur se kurrë.

Me rastin e ditëlindjes së të dashurit të saj, Vesa i dedikon një urim në Instagram.

“Jeta ime,shpresoj që ashtu siç tu plotësua dëshira që fiks në 24:00 të bej gol #Gjermania, të të plotësohen gjitha dëshirat e tjera që i ke me shumicë, sepse i meriton. Të du shumë”, shkruan këngëtarja.

VV: Edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese s’ka “Thaçi 3”

0

vvEdhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese është e sigurtë që nuk do të këtë Qeveri “Thaçi 3”, thuhet në një kumtesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Asnjë nga katër subjektet shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do t’i bashkohen PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeverisje për të vazhduar regjimin e vjetër. Theksojmë edhe një herë: që ndalja e regjimit të vjetër është lajmi i mirë për Kosovën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë që Presidentja emëron kandidatin për kryeministër për herë të dytë nga partia apo koalicioni i cili i ka gjasat për të marrë votat e nevojshme në Kuvend për formimin e Qeverisë.

Në këtë drejtim edhe vendimi i Gjykatës Kushtetues i hap rrugë ndërtimit të institucioneve në përputhje me vullnetin e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në kumtesë

“Miss Shqipëria 2014”: Realizova ëndrrën e fëmijërisë

0

miss shqiperia 2014E kush nga çupëlinat nuk e ka menduar veten me një kurorë që shkëlqen mbi kokë, përpara mijëra njerëzve që duartrokasin?! Asaj iu deshën disa vite që, nga sfilatat në oborrin e pallatit, të ecte krenare në një pasarelë të vërtetë e të shpallej mbretëreshë. E lumtur që është zgjedhur si vajza më e bukur shqiptare në spektaklin e përvitshëm të regjisorit Petri Bozo, “Miss Shqipëria 2014”, Anisa Petrela flet në “Summer Pages” për realizimin e një ëndrre të hershme. Parandjenja se do të shpallej fituese nuk e gënjeu, dhe ajo sot e shikon të hapur rrugën drejt së bukurës dhe suksesit.

Anisa, çfarë moshe ke dhe kur ka nisur për ty ëndrra për të qenë ‘miss’? Ku dhe kur i ke bërë sfilatat e para?

Unë jam 19 vjeçe. Ëndrra ime për ‘miss’-in ka nisur që në vegjëli, madje që në vitet e para të fëmijërisë, kur merrja pjesë në Miss lagjja apo shkolla, duke i ndjekur këto aktivitete me shumë pasion. Megjithatë, të them të drejtën, nuk kam marrë pjesë më parë në evente të këtij lloji, pasi i jam përkushtuar shkollës. Veç kësaj, gjithmonë kam menduar që, të jesh pjesë e eventeve të tilla duhet të jesh mjaftueshëm e përkushtuar, për t’i dedikuar një pjesë të konsiderueshme të kohës.

Sa e kanë mirëpritur prindërit e tu këtë pasion? Çfarë do të donin ata për ty?

Pavarësisht se nuk kam qenë pjesëmarrëse në edicionet e viteve të kaluara, pasioni im nuk ka lindur krejt papritur. Ky ka qenë një pasion i hershëm, për të cilin prindërit e mi kanë qenë në dijeni dhe, në këtë moment që unë vetë vendosa të isha pjesëmarrëse e “Miss Shqipëria”, ata u bënë mbështetja ime më e madhe. Besoj se do të vazhdojnë të më mbështesin në hapat e mi të ardhshëm dhe për këtë u jam mirënjohëse pa masë.

Na trego pak më shumë për veten tënde, ku ke lindur e je rritur?

Unë kam lindur në Tiranë dhe jam rritur këtu. Vij nga një familje shumë e nderuar tiranase. Aktualisht jam studente në degën e Fizioterapisë. Kjo ka qenë zgjedhje e imja individuale, e pandikuar nga të tjerët. Edhe pse nuk ka lidhje me pasionin tim për sfilatat dhe botën e televizionit, kjo gjithashtu është pjesë e pasioneve të mia. Shkolla dhe diplomimi janë shumë të rëndësishme për mua dhe kam në plan të vazhdoj të studioj njësoj, për të arritur më të mirën edhe në këtë fushë.

Si e kujton ditën e audicionit, kishe emocione? Nëse nuk do të të kishin pranuar, çfarë do të kishe bërë?

Dita e madhe e audicionit ka qenë një ditë e mbushur plot me emocione. Nuk arrij dot ta përshkruaj emocionin që ndjeva. Madje edhe tani që e kujtoj emocionohem. Unë përgjithësisht karakterizohem nga besimi në vetvete dhe këmbëngulja, e të them të drejtën, kisha besim që do të isha pranuar. Por edhe nëse nuk do të ndodhte, pasionin tim nuk do ta lija me aq. Do të vazhdoja të këmbëngulja derisa të arrija të pranohesha.

Si ka qenë për ty eksperienca e këtyre javëve në “Miss Shqipëria”? Cili prej vendeve që keni vizituar të ka pëlqyer më shumë?

Eksperienca dhe pjesëmarrja në “Miss Shqipëria” ka qenë dhe do të mbetet një nga kujtimet më të bukura të miat. Sidomos momentin e kurorëzimit do ta ruaj në kujtesë si një gur të çmuar. Përgjithësisht, gjatë gjithë turit kemi vizituar vende të mrekullueshme të rivierës shqiptare. Megjithatë, nëse më duhet të zgjedh po them Thethin, duke qenë se karakterizohet nga bukuri të pakrahasueshme dhe krenohemi që është pjesë e vendit tonë. Pa dyshim Ulqini po ashtu do të mbetet një vend i paharruar për mua. E them me bindje se do të kthehem aty çdo herë, për të rikujtuar emocionet e asaj mbrëmjeje.

Po me vajzat konkurrente, arrite të miqësoheshe?

Normalisht që po. Kemi kaluar pothuajse dy javë së bashku dhe ndihem shumë e kënaqur që kam njohur njerëz të rinj dhe kam bërë shoqëri të reja.

Kishe parandjenjë se do të fitoje ti atë natë?

Në ato momente të gjitha vajzat konkurrente shpresojnë se do të jetë fituese. Por siç ju thashë, unë karakterizohem nga një vetëbesim i lartë dhe, realisht, dëshira dhe parandjenja për t’u kurorëzuar si mbretëresha e bukurisë ishte shumë e madhe.

Çfarë ndjeve në momentin që dëgjove emrin?

Momenti i dhënies së kurorës ka qenë shumë emocionues. Mund të them që, edhe pse kisha një parandjenjë, nuk po arrija ta besoja që u thirr emri im.
A pati vështrime xheloze apo fjalë dashakeqe nga konkurrentet e tjera pas fitores tënde?
Unë, me të gjithë stafin dhe me vajzat konkurrente jam munduar të jem shumë miqësore gjatë gjithë turit, sepse synimi im ishte jo vetëm të fitoja, por dhe të krijoja shoqëri të reja e të kaloja bukur. Nuk kam ndjerë vështrime xheloze apo fjalë dashakeqe, madje kur vajzat erdhën më përgëzuan, emocionet m’u dyfishuan.
Prindërit e tu, kishin ardhur në Ulqin për të të mbështetur? Çfarë të thanë ata?
Familja ime më ka mbështetur në çdo hap të rëndësishëm të jetës sime dhe, pa dyshim që nuk mund të mungonin në këtë event të madh. Surpriza më e bukur përveç pranisë së prindërve, ishte dhe vëllai im, që kishte ardhur posaçërisht nga Italia vetëm për të më mbështetur, pasi dhe ai ka të njëjtin pasion si unë. Në mesin e atyre emocioneve, të shihja vëllain tim tek vraponte për të më përqafuar e për të më uruar, ishte lumturia më e madhe. Nuk gjej dot fjalë për ta falënderuar për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë. Ndërkohë, të dy prindërit e mi u emocionuan pa masë, madje një foto e shkrepur rastësisht teksa ata më përqafonin, tregon më shumë se një mijë fjalë.

Po i dashuri yt, si të uroi?

Më duhet të them se, përveç familjes, ai ka qenë një mbështetje shumë e madhe. Urimi i tij ishte: Për mua, princeshë do të jesh gjithë jetën.

Si e ke imagjinuar rrugën tënde në botën e bukurisë e të spektaklit pasi u shpalle ‘miss’? Çfarë ëndërron?

Si fillim, pjesëmarrja në “Miss Shqipëria” nisi thjesht për të realizuar një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë. Duke qenë se e kam imagjinuar dhe ëndërruar prej kohësh, ndihem shumë e lumtur që kjo m’u realizua. Pa dyshim që, dua që këtë ëndërr të mos e lë me kaq, por të ndjek mundësitë që do të më jepen.

Ke në plan të bëhesh pjesë e televizionit?

Në fakt është një nga dëshirat e mia më të mëdha. Sigurisht që dua shumë të jem pjesë e televizionit.
Edhe paraardhëset e tua kanë pasur këto ëndrra, por shumë prej tyre janë zhdukur. Pse ndodh kjo, sipas teje? Do të lejosh që të përsëritet e njëjta gjë edhe me ty?

Nuk mund ta përcaktoj arsyen se përse paraardhëset e mia nuk e kanë ndjekur ëndrrën e tyre. Por mund të them që unë e kam këtë dëshirë dhe do të vazhdoj ta ndjek deri kur ta realizoj.

Cili është mashkulli dhe femra shqiptare që të pëlqejnë më shumë?

Mashkulli shqiptar i ekranit që më pëlqen më shumë është balerini i talentuar Kledi Kadiu. E adhuroj këmbënguljen që ka bërë për të realizuar ëndrrat e tij. Ndërsa femrat janë shumë. Ka disa emra femrash të cilat i pëlqej, për virtyte të ndryshme që ato kanë e i përcjellin tek ne. Nuk do të preferoja të thosha vetëm një emër, pasi realisht janë shumë.

Do të pranoje të pozoje nudo?

Pa dashur të paragjykoj askënd, personalisht nuk është se kam dëshirë të pozoj nudo. Mendoj se nuk është e nevojshme të pozosh krejtësisht e zhveshur, për të ndjekur pasionin apo për të vazhduar të jesh pjesë e botës së televizionit dhe spektaklit. Kjo mund të arrihet edhe me shumë punë e përkushtim, pa u detyruar të zhvishesh.
Pushimet e kësaj vere, ku dhe me kë i ke planifikuar?
Deri në këto momente nuk kam planifikuar akoma diçka për pushimet. Jam ende duke shijuar emocionet e asaj nate.

Koalicioni LDK-AAK-NISMA, përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

ramushi, limaj  mustafaKoalicioni LDK-AAK-NISMA e përshëndeti vendimin e shpejt të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, pavarësisht se vetëm mandatari i shumicës parlamentare, pra të koalicionit LDK-AAK-NISMA, do të duhej të mandatohej, ata e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.
“Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pasfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat e parapara në këtë proces”, thuhet në një kumtesë.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA është koalicion i shumicës në parlamentin e Kosovës, andaj presim që konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë konfirmojmë se koalicioni LDK-AAK-NISMA, as si koalicion e as si parti politike ndarazi, e as si deputetë individualë, nuk do t’i përgjigjemi ftesës së mandatarit të pakicës në konsultimet e tij të parapara për krijimin e institucioneve të reja. Përkundrazi, ne ftojmë mandatarin e pakicës që me qëllim të evitimit të vakuumit institucional të kthejë menjëherë mandatin te presidentja Jahjaga. Konsiderojmë se një veprim i tillë do të ishte shprehje e maturisë politike dhe do të ishte në interes të të gjithëve në Kosovë”. /

Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda e kuptojnë drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

shpend ahmetiDy miqtë e nga FER’i, tash në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Ilir Deda, e kanë kuptuar shumë qartë vendimin e Gjykatës Kushteruese.

“Nuk e di pse disa media po thone dy herë mandati PDK, kur vendimi po e thotë qartë, herën e parë partisë fituese, herën e dytë në diskrecionin e presidentes… 92. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikes duhet te vleresoje se cila eshte gjasa me e madhe qe nje parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin per Kryeminister, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend per formimin e Qeverise se re….”, shkruan Kryetari i Prishtinës, Ahmeti.

Ngjashëm shprehet edhe Ilir Deda.

“Gjykata Kushtetuese qartëson: herën e parë PDK; herën e dytë Presidentja vendosë vetë – por jo për PDK (shihni pikat 89-95)”.

Edhe analisti Krenar Gashi është në të njëjtën linjë.

“Herën e parë PDK-ja, e për herën e dytë vendosë Presidentja”.

Ja pse vendimi i Gjykatës i hapë mundësi koalicionit LDK-AAK-NISMA

0

ramushi, limaj  mustafaGjykata Kushtetuese e ka interpretuar atë që konsiderohej si pjesa më e komplikuar e Kushtetutës lidhur me rolin e Presidentit në mandatimin e personit të dytë për formimin e Qeverisë. Sipas paragrafit 90 të vendimit të Gj. K. është në diskrecionin e Presidentes “që pas konsultimeve me partitë dhe koalicionet të vendos se cilës parti ose koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër”. Pra Gjykata Kushtetuese e ka lënë të hapur mundësinë që kandidati për Kryeministër mund të dalë prej secilit nga subjektet politike që Presidentja e konsideron se i ka gjasat më të mëdha për të bërë Qeverinë.
Ja çfarë thuhet në vendim më saktësisht aty ku interpretohet neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës

2. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikes duhet te vleresoje se cila eshte gjasa me e madhe qe nje parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin per Kryeminister, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend per formimin e Qeverise se re./Express/

Haradinaj: Vendimi i Gjykatës na hap rrugën për formimin e Qeverisë së re

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinaj, kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, ka dhënë një intervistë për Gazetën Express menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi Aktgjykimin e saj për pyetjen e Presidentes. Lideri i AAK’së duket i lumtur me këtë vendim.

Express: Cili është interpretimi juaj për këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese?

Ramush Haradinaj: Ne kemi pritur që do të procedojë demokracia në vend. Pra, që Gjykata Kushtetuese ta respektojë demokracinë në vend. Megjithatë ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne po e presim afatin kohor kur do të na jepet e drejta për ta ndërtuar qeverinë e vendit; pra, afatin kohor të paraparë për pretendentin tjetër.

Express: Ju besoni që Gjykata ka qenë e qartë – që pas dështimit të pretendentit të parë, t’i jepet e drejta koalicionit që ka shumicën e votave?

Ramush Haradinaj: Pas dështimit të partisë së parë, megjithëse është shumë hipotetike të thuhet, ne e kuptojmë nga vendimi se do të fillojnë konsultimet me ofertën dytë politike që i ka shumicën e deputetëve në Kuvend.
Express: A besoni që koalicioni LDK-AAK-Nisma a është aq unik sa mos të ja jap mundësinë Thaçit që ta formojë Qeverinë?

Ramush Haradinaj: Nuk e di nëse PDK’ja do ta harxhonte krejt kohën në dispozicion për ta themeluar Qeverinë, apo do ta dorëzonte këtë mundësi te Presidentja. Ne kemi vendosur që të mos i përgjigjemi ftesës për konsulta. Pra, kuptohet që ka unitet në spektrin politik opozitar që t’i bëjmë një shërbim vendit.

Ne, së bashku me grupet punuese jemi në punë e sipër të përcaktimit të 100 veprimeve emergjente qeverisëse për 100 ditëshin e parë, si dhe 100 prioriteteve qeverisëse. Këto veprime do ta kthejnë njëherë e përgjithmonë besimin në shtet. Idetë dhe sugjerimet nga ana e juaj janë të mirëseardhura. Komunikimi dhe pjesëmarrja e juaj na ndihmon për t’i kuptuar dhe renditur më mire këto veprime dhe prioritete.

Hapet plazhi i parë publik model në Durrës

0

Plazhi_durres“Pastërtia nuk është çështje buxhetesh, është çështje vetëdijeje dhe kujdesi qytetar”. Këtë mesazh, Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot, vullnetarëve që i janë bashkuar programit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për plazhe të pastra, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të ndryshuar imazhin e plazheve të bregdetit tonë.

Kryeministri e bëri këtë apel gjatë vënies në funksionim të Kampit të parë të Vullnetarëve në plazhin publik të Golemit në Durrës. Një risi kjo, pjesë e programit të ri, “për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e sezonit të turistik,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se në këtë përpjekje duhet të marrin pjesë të gjithë pushuesit, duke e trajtuar mjedisin si “shtëpinë e tyre”.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare informoi se kampi vullnetarëve të Golemit është pjesë e rrjetit prej 10 kampesh të tilla që do të shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të vendit, në shërbim të pushuesve dhe për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kampet do të funksionojnë si bashkëveprim i disa agjencive ekzekutive me shoqërinë civile, nën drejtimin e AKB-së.

“Në prani të Kryeministrit, ne do hapim kampet e vullnetarëve, të cilat janë planifikuar si një bashkëpunim i Forcave të Armatosura, vullnetarëve, pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij aksioni, për të ardhur për të pastruar jo vetëm plazhin, por edhe për të disiplinuar të gjithë mbarëvajtjen e pushuesve gjatë sezonit,” – u shpreh Tare.

Drejtori i AKB-së lajmëroi edhe organizimin e një festivali të Filmit të Detit dhe aktivitete të tjera, që do të shërbejnë si argëtim për pushuesit.

Por Kryeministri u shpreh se ndryshimi do të ishte i vështirë pa u vetëdijësuar edhe qytetarët se duhet të japin kontributin e tyre për plazhe të pastra.

Kryeministri theksoi se është fatkeqësi të shikosh sesi në shumë raste, përshtypjet e vizitorëve dhe e gazetarëve të huaj nga plazhet shqiptare janë përshtypje që na turpërojnë të gjithëve.

Kryeministri Rama vizitoi edhe një plazh privat në Golem, ku për herë të parë janë ngritur kulla e rojës bregdetare, biblioteka e plazhit apo edhe zona e përcaktuar për të notuar, të cilin Kryeministri e vlerësoi një model të standardit që duhet të ofrojnë plazhet tona.

Në hapjen e Kampit të parë të vullnetarëve në Golem merrnin pjesë edhe të zgjedhur vendorë, kryetar i Bashkisë së Durrësit, Golemit, Rrashbullit. /albeu.com/

Thaçi: E respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

0

thaci ne malisheveePak kohë nga publikimi zyrtarë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i njeh partisë fituese të drejtën për dy mandate, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin dhe ka theksuar se e respekton plotësisht këtë vendim.

Postimi i plotë i Thacit në facebook:

`Sapo mora Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatarit për formimin e institucioneve të reja, sipas Nenit 95, paragrafi 4 të Kushtetutës si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme që përcakton qartë mënyrën dhe afatet e krijimit të koalicioneve. E respektoj këtë vendim plotësisht. HTH`

Bashkimi Evropian pret formimin e Qeverisë “pa zarfe”

0

Zhbogar6-13Bashkimi Evropian e vlerëson si “çështje të brendshme të Kosovës” formimin e qeverisë së re të vendit ndërsa refuzon mundësinë që vet të përzihet në këtë proces.

Në ditën kur mediat kanë raportuar se Bashkimi Evropian mund të ndërhyjë në procesin e formimit të qeverisë së re të vendit, Zyra e BE-së në Kosovë shprehu besimin se liderët e Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 8 qershor.

Madje raportet shkonin deri aty sa përmendnin mundësinë që vetë Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, ta sjellë “në zarf” emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Por, Zyra e BE-së i ka përgënjeshtruar këto raportime.

“Përderisa BE është duke ndjekur me interes formimin e Qeverisë së re, është e qartë se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Ne besojmë se liderët politikë të Kosovës do të mund ta formojnë qeverinë pa zarfet tona, në një proces demokratike dhe në bazë të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë për Gazetën Jeta në Kosovë.