Home Blog Page 8395

Ministri Krasniqi ngushëllon familjen Myftari

0

MemliKrasniqi_ministri kulturesMe rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur të Kosovës, Hazir Myftari, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen e tij përmes një telegrami.

“Sot na la një ikonë e skenës se teatrit dhe filmit në Kosovë. Më shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, aktorit dhe udhëheqësit të shquar të skenës së teatrit dhe filmit në Kosovë, Hazir Myftari. Ai ishte një aktor brilant dhe një udhëheqës i jashtëzakonshëm i teatrit në Kosovë. Karriera e tij në dërrasat e teatrit dhe në kinematografi është një thesar shumë i çmuar që ai ia la Kosovës. Puna dhe rolet e tij tregojnë mese miri për pasionin dhe vlerat e mëdha të popullit tonë për artin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së.

“Një profesionist si Hazir Myftari i ka shërbyer shumë ndërtimit dhe zhvillimit të teatrit dhe filmit në Kosovë. Kam pasur rastin ta takoj disa herë dhe me ka lënë shumë përshtypje gjithë karriera dhe vullneti i tij për të pasuruar sa me shumë jetën kulturore në vend,” vazhdon më tej telegrami i nënshkruar nga ministri Memli Krasniqi.

“E di që shumë të rinj e të reja sot, të teatrit dhe filmit në Kosovë, kanë pasur si model Hazir Myftarin. Ai do të mbetet përherë një frymëzim për ne dhe gjurmët e tij në skenën tonë kulturore janë të pashlyeshme. Se Miftari kishte shumë dashuri dhe vullnet që ta zhvillojë teatrin dhe filmin në Kosovë, tregon mese miri përkushtimi i tij për këto deri në momentet e fundit të jetës,” përfundon telegrami i ngushëllimit të MKRS-së për familjen e të ndjerit, Hazir Myftari.

Vdes aktori Hazir Myftari

0

Hazir Myftari-aktorPas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës në moshën 65 vjeçare, aktori i teatrit, filmit dhe televizionit, Hazir Myftari. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Prishtinës më 30 qershor ora 13:00. E pamja mbahet ne shtëpinë e lindjes në Vushtrri nga data 2 deri më 6 Korrik (e marte-e diele).

Hazir Myftari u lind me 10 korrik 1948 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në vitin 1969 ishte një ndër diplomantët e parë të shkollës së lartë për aktrim në Prishtinë. Në po të njëjtin vit u punësua si aktor në Teatrin Popullor të Prishtinës.

Më 1980 diplomoi në Fakultetin e Letërsisë dhe gjuhës shqipe pranë Universitetit të Kosovës. Që nga viti 1981 deri në vitin 1989, Hazir Myftari ishte drejtor i Teatrit Popullor të Kosovës. Për dy vite me rradhë (1981-82) Hazir Myftari ishte kryetar i kryesisë së Festivalit të Filmit Jugosllav në Pullë të Kroacisë.

Karriera

Karrierën e tij e fillon me “Perkolgjinajt” (1970) në rolin e Zefit, me tekst të Kolë Jakovës dhe në regji të Muharrem Qenës.

Në vitin 1971 luan rolin e ushtarit amerikan në dramën“Njerëzit me shpresa të thyera” të Shaip Grabovcit dhe në regji të M. Qenës.

Në “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” (1972) të Ismail Kadaresë, z. Myftari e luan rolin e Specialistit shqiptar në regji të Pirro Manit, mysafirit nga Shqipëria.

Pastaj rolin e XX-it në shfaqjen “Emigrantët” të Mrozhekut më 1977 në regji të Mjeqesllav Georkijeviq (mysafir nga Polonia).

Rolin e Mic Sokolit në shfaqjen “Besa e Madhe” (1976) në regji të Atdhe Gashit.

Vronskin te “Ana Karenina” më 1980 në regji të mysafirit nga Moskva Evgenij Radomilevskij.

Atë të Dorëzës së zezë në “Trungun Ilir” të Sabri Hamitit më1981 në regji të A.Sopit.

Pastaj luan rolin e Klaudit tek “Hamleti” i W.Shakespeare-it në vitin 1982 në regji të regjisorit mysafir nga Anglia Jeremy Young.

Në vitin 1983 luan rolin e Gjon Nikollë Kazazit në shfaqjen“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të J. Buxhovit dhe në regji të A.Sopit, rol ky për të cilin Hazir Myftari u shpërblye me “Çmimin e Dhjetorit”.

Në shfaqjen “Konfiteori” të Shnajderit dhe në regji të Vlado Milcinit, Hazir Myftari luan rolin e Bella Kunit më 1985.

Në “Bregun e Pikëllimit” (1987) të Teki Dervishit dhe në regji të Vlado Milcinit, Myftari luan rolin e Atit të Madh.

Në “Lahutën e Malcisë” (1990) luan Oso Kukën me regji të Çun Lajqit.

Në vitin 2001 luan rolin e Fantazmës te “Hamleti” i Shekspirit në regji të David Gothard, regjisor nga Anglia.

Te “Shfaqja e fundit” (2002) me tekst dhe regji të Fadil Hysës,z.Myftari luan rolin e Madhërisë dhe shumë role të tjera teatrore.

Më 2009 në Teatrin ODA, Hazir Myftari së bashku me Ahmet Pashën, aktor nga Teatrit Kombëtar Tiranës, luajnë në“Emigrantët” e Mrozhekut në regji të Agon Myftarit.

Në vitin 2010 në shfaqjen “Beselam, pse më flijojnë?” nga Rexhep Qosja, në regji të Fatos Berishës luan rolin e Klerikut.

Në “Lidhje Gjaku” nga Sharon Pollok e në regji të Fadil Hysajt, Hazir Myftarin e shohim në rolin e Z. Borden.

Hazir Myftarin e gjejmë edhe në shumë filma artistik me rolet e tij si : Trimi në filmin “Trimi” të Besim Sahatçiut, Ndreka në“Tre vetë kapërcejn malin” në regji të B. Sahatçiut, Kumandari te “Proka” (1985) në regji të Isa Qosjës, si dhe në filmat tjerë si“Njeriu prej dheut”, “Kur Pranver Vonohet”, “Përroi Vërshues”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Etjet e Kosovës” (2005) dhe në serialet televizive si: “Era e Lisi”, “Pasqyra”, “Migjeni”, “Rrëfime nga gjyqi”, “Brenda drejtësisë” etj.

Qehaja: Kosova po rrezikohet nga trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar

0

Florian QehajaKërcënimet prej grupeve ekstreme fetare është në rritje. Po shkojmë drejt nivelit të lartë të rrezikshmërisë nga këto grupe të cilat kanë depërtuar edhe në vatrat e luftës. Insitucionet e sigurisë duhet t’i vëzhgojnë, hetojnë, përgjojnë me vendim të Gjykatës për të pasur më të lehtë gjykimin e tyre. Sidoqoftë, Policia dhe Agjencia Kosovare e Intelegjencës kanë bashkëpunim të dobët në nivel operativ. Trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar janë sfida në rritje. Të dyjat duhet të u jipet prioritet. Florian Qehaja, Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, flet për Express.

Express: Ka pasur arrestime kohëve të fundit për terrorizëm. Si e keni parë reagimin e institucioneve të sigurisë ndaj këtij kërcënimi? Në fakt, së pari ka pasur raportime të mediave për kërcënime terroriste e pastaj ka pasur aksione policore. Çka tregon kjo për institucionet e sigurisë?

F. Qehaja: Nëse bëjmë një vlerësim dhe matje të kërcënimeve dhe rreziqeve në vend, lirisht mund të thuhet se kërcënimi nga ana e grupeve ekstreme fetare është në rritje. Madje, konsideroj që rrezikshëmria e sigurisë nga ana e grupeve radikale islame ka kaluar nga niveli i ulët (që ishtë deri para disa viteve) në nivel të mesëm. Gradualisht, rrezikshmëria nga këto grupe po kalon në nivel të lartë. Kjo tregon që instrumentet tjera shtetërore siç janë arsimi, kultura nuk kanë arritur që të ballafaqohen me zgjerimin e këtyre grupeve të cilat kanë për qëllim që të sfidojnë islamin tradicional që kultivohet me shekuj në Kosovë. Tashmë, kur është arritur ky nivel, në “eshallonin” e fundit gjenden institucionet e sigurisë të cilat duhet të eliminojnë çdo tendencë për përdorim të forcës. Konsideroj që institucionet e sigurisë duhet të jenë edhe më syçelë në identifikimin dhe eliminimin e të gjitha elementeve të cilat kanë për qëllim dhe potencial përdorimin e forcës për arritjen e qëllimeve të tyre. Policia e Kosovës duhet të aktivizojë gjitha kapacitetet për aplikimin e gjitha masave speciale hetuese siç janë vëzhgimi, përgjimi, përcjellja dhe atë bazuar në lejen paraprake të gjykatës. Sepse kësisoj do të ndjeheshim më komod në mbledhjen e provave në funksion të gjykimit të këtyre rasteve dhe si rrjedhojë eliminimin e fragjilitetit që ekziston në trekëndëshin polici-prokurori-gjyqësi. Poashtu, Policia duhet që t’i shtojë masat parandaluese sidomos në shtimin e kontrolleve në pikat kufitare të vendit (përfshirë dhe aeroportin e Prishtinës) si dhe në brendi të territorit të vendit. Gjithsesi se këto masa duhet të ndërmerren konform standardeve që sigurojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë.

Cili duhet të jetë roli i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës në gjithë këtë situatë?

F. Qehaja: Sipas ligjeve në fuqi, AKI ka një rol thelbësor në çështjet e tilla. Sidomos duke pasur parasysh faktin që këto grupe përbëjnë kërcënim direkt për sigurinë nacionale të vendit. AKI ka mandat që të identifikojë dhe krijoj mundësitë për parandalimin e planifikimeve të mundshme që kanë për qëllim sulmet ndaj caqeve shtetërore, ndërkombëtare apo civile. Megjithatë, duhet pasur kujdes që informacionet dhe të dhënat e grumbulluara nga AKI nuk mund të shërbejnë si prova në gjykatë. Mirëpo AKI mund të shërbejë si pararojë për identifikimin e këtyre grupeve dhe si rrjedhojë bartjen e informacioneve tek Policia e Kosovës. Por, duke pasur parasysh një bashkëpunim të dobët në mes të Policisë dhe AKI, personalisht dyshojë se ka një shkëmbim në nivel operativ gjë që sfidon shumë luftën kundër kësaj dukurie. Poashtu, siç tashmë dihet, performanca e AKI-së sfidohet nga mungesa e një profesionalizmi, pastaj klientelizmi e nepotizmi gjë që ka implikime edhe në rolin e saj në identifikimin e këtyre dukurive.

Express: Po ashtu ka pasur edhe një protestë në Mitrovicë ku pati edhe veprime të huliganëve shqiptarë. Sipas jush, ishte kjo protestë e dhunshme pas kërcimeve të Kryetarit të Mitrovicës Jugore apo kishte dicka tjetër?

F. Qehaja: Është paksa herët të flitet shkaktari i këtyre protestave. Institucionet e sigurisë duhet të bëjnë analiza të thukta. Megjithatë ajo që mund të vlerësohet në këtë moment është se këto protesta sikur u tentua të shfrytëzohen nga qarqe të caktuara të cilat jo domosdoshmërisht janë në favor të interesave të Kosovës. Gjendja e apatisë dhe pasiguria në veri të vendit i konvenon grupeve dhe individëve të caktuar që gjithsesi se kontribuojnë në krijimin e rrethanave të tilla. Ka indicje që në protestë kishte individë të cilët kishin ardhur nga zonat/rajonet tjera. Protesta e mundshme në të ardhmen duhet të menaxhohen edhe me më shumë vigjilencë. Çelësi i zgjidhjes së kësaj çështje, pra heqjes së barrikadës, është politik dhe më saktësisht mund të gjendet tek njeriu më i fuqishëm në Serbi, kryeministri i këtij shteti, Aleksandër Vucic.

Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni para disa kohësh pati thënë se Kosova kërcënohet vetëm prej trazirave sociale. Në fakt, sipas jush, cili është kërcënimi real për Kosovën?

F. Qehaja: Sigurisht se trazirat sociale dhe ekstremizmi fetar janë sfida në rritje. Të dyjat duhet të u jipet prioritet. Trazirat sociale mund të shfrytëzohen nga qarqe të caktuara anti-Kosovë. Poashtu, grupet radiakale islame të ndërlidhura me elemente të caktuara në Lindje të Mesme përbëjnë rrezikshmëri të përhershme. Sidomos kur kësaj i shtohen personat/grupet që tashmë janë prezent në vatra të krizave dhe kanë “gatishmëri luftarake” për arritjen e qëllimeve të caktuara.

Koalicioni pajtohet me disa kushte të VV-së

0

Kurti-Haradinaj14-29Tri partitë që kanë nënshkruar marrëveshjen për të bashkëqeverisur, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë pajtuar parimisht me disa nga kushtet e parashtruara nga ana e Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Burime të Gazetës Blic, të afërta me partnerët e koalicionit LDK – AAK – Nisma kanë thënë se në disa prej kushteve Lëvizja Vetëvendosje ka plotësisht të drejtë.

Sipas këtij burimi, partnerët e koalicionit mendojnë se edhe sa i përket bisedimeve me Serbinë, VV ka deri diku të drejtë, për faktin se duhet të ndryshohet qasja e këtyre bisedimeve. Megjithatë, sipas nuk do të ndodhë ndërprerja e bisedimeve.

“Edhe për dy kushtet tjera, sa i përket procesit të privatizimit. Ju e dini se edhe në legjislaturën e kaluar një pjesë e deputetëve të koalicionit kanë qenë të pakënaqur me procesin e privatizimit, andaj ka përputhshmëri të plotë më Lëvizjen vetëvendosje në këto pika”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, Gazeta Blic nga burime tjera brenda takimit të fundit ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt që u mbajt të premten, ka mësuar se partnerët e koalicionit do të mblidhen edhe njëherë të hënën për të diskutuar për kushtet e vëna nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Mund të ndodhë që nesër t’i kthehet përgjigje përfundimtare Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë burimi i gazetës.

Në një prononcim që i kishte dhënë Gazetës Blic zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi ka thënë se ata i kanë tri kushte kryesore: ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, ndërprerja e privatizimit të Trepçës dhe PTK-së. Sipas tij, nëse plotësohen këto kushte, dhe nëse ka përputhshmëri edhe në programe, VV nuk e përjashton mundësinë edhe të hyrjes në bashkëqeverisje me këto parti.

Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti në një intervistë dhënë për mediet ka thënë se do ta mbështesë qeverinë e re që sic po e quan ai emergjente. Ndërkohë ka shtuar se PDK e Hashim Thacit nuk i ka numrat që ta bëjë qeverinë.

Megjithatë, as partia e Hashim Thaçit nuk po rrinë duarkryq. Siç ka mësuar Gazeta Blic PDK e Hashim Thaçit është duke lobuar intensivisht që vendi të shkoj drejt një qeverie teknike, vetëm e vetëm që të mos ia lë qeverinë ta drejtoj koalicioni LDK- AAK- Nisma.

Gjykata Kushtetuese është ajo e cila pritet ta qartësoj situatën në lidhje me atë se kush ka të drejtë ta bëjë qeverinë, ajo parti apo ai koalicion që e ka shumicën në Kuvend apo ajo parti apo koalicion që ka dalë e para në zgjedhje.

Mustafa: Në LDK nuk ka “hallakamë”

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook ka hedhur poshtë spekulimet se kinse në LDK ka mospajtime për koalicionin e bllokut opozitar.

Kreu i LDK-së duke thënë se Kryesia e dhe degët e LDK-së i kanë dhënë përkrahje marrëveshjes LDK, AAK, NISMA, dhe ka kërkuar nga me mediat që të kenë qasje konstruktive ndaj procesit, siç e ka quajtur ai të rëndësishëm për Kosovën.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Isa Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,
Kryesia e LDK-se dhe degët e LDK-së e kanë përkrahur marrëveshjen LDK, AAK dhe Nisma. Nuk ka pasur asnjë takim tjetër në të cilin është kundërshtuar kjo marrëveshje. LDK nuk ka Këshill Drejtues, dhe nuk ka pasur asnjë takim tjetër e as “hallakamë”, siç shkruan në Portalin Indeksonline.

Apeloj që këtij procesi, që është shumë I rëndësishëm për Kosovën, t’i ndihmojmë me një qasje objektive dhe konstruktive nga të mediat e shkruara dhe elektronike.

Malishevë, filloi spërkatja kundër rriqrave

0

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveNë kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, sot ka filluar edhe spërkatja masive e territorit të Komunës së Malishevës, kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK. Spërkatja masive po bëhet nga ajri, me aeroplan.

Spërkatjen nga ajri është duke kryer kompania “ALA-CO”, ndërsa sipas drejtorit të drejtorisë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, spërkatja është ndarë në tri zona, të cilat do kryhen gjatë tri ditëve.

“Sot janë spërkatur fshatrat Llapqevë, Panorc, Rud, Garaqevë, Turjakë, Burim, Gurbardh, një pjesë e Dragobilit, një pjesë e Malishevës, Mirushë, Lubizhdë, Damanek, Bubël, Qupevë, Kijevë dhe Burim (ish Stapanica)”, ka bërë të ditur drejtori Morina.

“Spërkatja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri më tani. Ne jemi në gatishmëri të plotë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe jemi duke e bërë të pamundurën, në marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga EHKK”, tha Morina.

Spërkatja e sotme, është vëzhguar në tërësi nga zyrtarët komunal të Komunës së Malishevës, përkatësisht, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ku përveç drejtorit Morina, një zyrtar i drejtorisë ka qëndruar në aeroplan gjatë spërkatjes, si dhe në vëzhgim ka qenë edhe drejtori i drejtorisë për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Për nesër, është paraparë të spërkaten territoret rreth fshatrave Drenoc, Bubavec, Vërmicë, Llozicë, Balincë, Mleqan, dy Plloqicat, Carrallukë, Shkarashnik, dy Tërpezat, Lladroc, Guncat, Senik dhe Bardh. /PrizrenPress.com/

Testi policor!

0

testiiiiiiiAs pjesëtar e sigurimit fizik dhe ata të Policës së Kosovës nuk kanë arritur që t’i parandalojnë nxënësit të kopjojnë Testin e Maturës. Edhe në pjesën e dytë të mbajtjes së këtij testi është raportuar se pothuajse në çdo qendër ku është mbajtur testit ka pasur kopjime dhe tendenca të tilla.

Madje në një video që është shfaqur nëpër media është parë se si nxënësit kanë injoruar prezencën e sigurimit fizik duke kopjuar gjatë testit. Pavarësisht kësaj, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, vlerëson se organizmi i pjesës së dytë për Testin e Maturës, që është mbajtur të shtunën, ka qenë më i miri i organizuar ndonjëherë.

Edhe pse gjatë ditës është raportuar për kopjime e nxjerrje të testeve jashtë objekteve shkollore, zyrtarët të MASHT, thotë se raportet nga terreni flasin për një mbarëvajtje të mirë.

Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, ka thënë se pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur sot, është testi më i mirë i organizuar ndonjëherë./Tribuna/

Endet

0

Skender Berisha

Endet era jote sa gjatë e patretur
kënd më kënd qytetit paska mbetur
eja ti pas saj se vetëm kam mbetur
se nuk ka si ndërron kjo gjendje vetëm

endet hir i dashur i ëmbël nëpër fletë
edhe kur janë edhe kur ikin kumritë
përditë lulet e mbetura i kam ujitur
pakëz mallë mos ka mbetur i patretur

endet me poshtelarta uji i Bistricës
pres freskun e radhës te dyqani Palucës
e vjen dielli na ngjesh vapë edhe shkon
ndër ethe të reja mbrëmja më prapton

endet nata e mbush skutat i errëson
sheshaz dritat zbulojnë bukuritë e reja
shushatem te kroi që i ligjëron sheshit
veç një zhurmë e paqtë pipëlinë te veshi

/Skender Berisha/

Zemaj: Mbrëmë kam qenë në Strellc e jo në takim me strukturat e LDK-së

0

zemaj ne ahengDeputeti i ardhshëm i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka demantuar shkrimet e mediave për kinse një takim të LDK-së në të cilin thuhet të ketë qenë edhe ai i pranishëm.

Zemaj thotë të ketë qenë në fshatin e tij Strellc bashkë me bashkëfshatarë, ndërsa ka thënë se në atë takim të përfolur ka mundur të jetë ndonjë Armend Zemaj tjetër.

“Unë në Strellc me bashkëfshatare të mijë. Dikush paska “mbajtë” takim gjoja në Prishtinë me struktura të LDK-së… Nëse janë dy Armend Zemaj se përndryshe ky që jam, mbrëmë në PR s’kam qenë hiq.. Pritni edhe pak se nuk mbetet gja pa u marrë vesh… Strellci i gëzuar me fitoren time si deputet…”, ka komentuar ai në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi me bashkëfshatarët e tij.

Artistja që shpërtheu me Kupën e Botërorit

0

Emma AllenPa pikë kompleksi e pranon se nuk ka qenë nxënëse e mirë. Sa ishte në shkollë do të tregohej e zonja vetëm kur vinte ora e artit. Me të përfunduar shkollimin do të niste punën për të siguruar një vend në industrinë e artit.

Një tezgë në tregun e artit në lindje të Londrës do të bëhej vendi i parë në të cilin do të ekspozonte punimet e saj. Shiste vepra arti dhe bizhuteri. Për të fituar më shumë para pikturonte fytyra për disa spektakle që organizoheshin në një cirk. Ngadalë do të zhytej në mediumin që eksperimenton me pikturimin në trup.

Rrugëtimi i artistes londineze, Emma Allen (33), është një rrëfim që ka kulmuar së fundi. Ka marrë famë në gjithë botën me një fotografi, ku shihet e transformuar në trofeun e Kupës Botërore.

Në një bisedë për “Kohën Ditore” Allen zbulon historinë e saj, prej bankave të shkollës e deri te fama që krijoi eksperimenti i saj me trofeun e Botërorit, të cilin nuk ka interesim ta ndjekë. Pjesë e historisë së saj është edhe puna vullnetare. Në CV-n e saj, veç tjerash, përmendet si bashkëpunëtore e kompanive me nam, duke përfshirë “Saatchi Gallery”, “MTV”, sikurse edhe pjesë të filmave të animuar si “Toy Story 3”, “Tangled”./koha ditore/