-1.1 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Malishevë, filloi spërkatja kundër rriqrave

Malisheve-spërkatja kundër rriqraveNë kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), organizuar dhe financuar nga Komuna e Malishevës, sot ka filluar edhe spërkatja masive e territorit të Komunës së Malishevës, kundër rriqrave, si bartësit kryesor të virusit të EHKK. Spërkatja masive po bëhet nga ajri, me aeroplan.

Spërkatjen nga ajri është duke kryer kompania “ALA-CO”, ndërsa sipas drejtorit të drejtorisë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina, spërkatja është ndarë në tri zona, të cilat do kryhen gjatë tri ditëve.

“Sot janë spërkatur fshatrat Llapqevë, Panorc, Rud, Garaqevë, Turjakë, Burim, Gurbardh, një pjesë e Dragobilit, një pjesë e Malishevës, Mirushë, Lubizhdë, Damanek, Bubël, Qupevë, Kijevë dhe Burim (ish Stapanica)”, ka bërë të ditur drejtori Morina.

“Spërkatja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri më tani. Ne jemi në gatishmëri të plotë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe jemi duke e bërë të pamundurën, në marrjen e masave për parandalimin e infektimit nga EHKK”, tha Morina.

Spërkatja e sotme, është vëzhguar në tërësi nga zyrtarët komunal të Komunës së Malishevës, përkatësisht, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ku përveç drejtorit Morina, një zyrtar i drejtorisë ka qëndruar në aeroplan gjatë spërkatjes, si dhe në vëzhgim ka qenë edhe drejtori i drejtorisë për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Për nesër, është paraparë të spërkaten territoret rreth fshatrave Drenoc, Bubavec, Vërmicë, Llozicë, Balincë, Mleqan, dy Plloqicat, Carrallukë, Shkarashnik, dy Tërpezat, Lladroc, Guncat, Senik dhe Bardh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës,...

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi në Prizren, pasi i njëjti është kapur duke bartur katër emigrantë, shtetas të Bangladeshit. Kliko linkun:Facebook Në njoftimin e prokurorisë...

Lajmet e Fundit