Home Blog Page 8396

Dy skenarët e PDK-së

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës, është duke menduar për dy skenarë se si do të veprojë, pasi Gjykata Kushtetuese të bëjë publik interpretimin për çështjen e mandatarit.

PDK pret që të marrë të drejtën të propozojë dy jerm mandatarin për qeveri ose planifikon ta bllokojë sërish procesin duke kërkuar interpretimin e Gjykatës për kryeparlamentar, shkruan Tribuna.

Shkëlzeni dhe Armina nuk e fshehin më dashurinë e tyre

0

Shkelzeni dhe Armina-who1Janë ndoshta çifti më i përfolur në mediat rozë për dashurinë e tyre, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani.

Për këtë histori dashurie ka filluar të përflitet që nga vera e vitit të kaluar, por Armina është mjatuar duke u shprehur vetëm “Jam e dashuruar” pa zbuluar personin që i kishte rrëmbyer zemrën.

Shkelzeni dhe Armina-whoDhe tashmë që divorci i Shkëlzenit nga ish-bashkëshortja është finalizuar ata nuk kanë pse ta mbajnë më sekret lidhjen dhe kanë realizuar një set fotografik për revistën “Who” me nëntitull “Shkëlzeni dhe Armina nuk e fshehin dashurinë e tyre”.

Demaçi: Hashim Thaçit i takon ta bëjë Qeverinë

0

Demaci11-21Adem Demaçi thotë se me luftën për pushtet është harruar interesi i përgjithshëm.

Në një prononcim për Indeksonline, Demaçi ka thënë se pas zgjedhjeve është harruar Kosova dhe lufta po bëhet për karrige dhe poste të pushtetit.

“Me një fjalë, nuk po mendohet për shtet hiq”.

“Kështu që këta që po bëjnë turr me i nda resorët, po e shkelin rendin botërorë. Dihet në krejt botën se si shkon kjo punë”, ka thënë Demaçi duke komentuar ngërçin politik në vend pas krijimit të bllokut opozitar.

Ai thotë se partia që i fiton zgjedhjet duhet ta formojë qeverinë.

“Nëse nuk mundet, atëherë provon forca e dytë, e tretë, e nëse asnjëra nuk arrin, atëherë shkohet në zgjedhje. Unë mendoj se i takon Hashim Thaçit ta bëjë Qeverinë”, ka shtuar ai.

Demaçi thotë se nuk është mirë të mbahen edhe një palë zgjedhje, por vendi duhet të dalë nga ky ngërç dhe të formohen institucionet e reja.

“Edhe miqtë ndërkombëtarë nuk duan që të mbahen zgjedhje të tjera”, ka përfunduar ai.

Lutfi Haziri: S’kam çka marrë në LDK, ajo është e imja

0

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, që po flet në emër të Partisë së Isa Mustafës edhe për koalicionin e opozitës, ka thënë nuk do t’i lejojë askënd të prek partinë e tij.

Ai ka thënë se ata që kanë ardhur në LDK përmes oxhakut nuk do t’i lejoj të prekin partinë e themeluar nga Ibrahim Ruguva.

“Nuk lejoj që familjen time ta prek askush që ka ardhur përmes oxhakut dhe mendon se ka vend në familjen politike çfarë është LDK-ja”, ka thënë Haziri për Botapress.

I pyetur se a po e synon të marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së, ai është përgjigjur:

“Unë jam në LDK-në. Unë nuk kam çka të marr, sepse LDK-ja është e imja. Unë kam qenë gjithmonë në strukturat udhëheqëse të LDK-së. LDK ma ka dhënë nderin më të madh që si 29 vjeçar më ka kandiduar për kryetar të Gjilanit dhe kam fituar, dhe më ka emëruar në organet e qeverisë dhe besimin e kam kthyer me punë. Kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar dhe me punë angazhimin tim e kam kthyer. Kam qenë i vetmi njeri që është rizgjedh ministër dhe atë atribut e kam realizuar me angazhime dhe me përgjegjësi të plotë. Mua nuk më duhet të marr diçka që e kam sot, që e kam pasur para 24 vjetëve. LDK-në e kam familje timen politike dhe nuk lejoj që familjen time ta prek askush që ka ardhur përmes oxhakut dhe mendon se ka vend në familjen politike çfarë është LDK-ja”, ka thënë Haziri.

Ramushi me Anitën shkel Majën e Pashallarëve në Suharekë (Foto)

0

Ramushi me Anitën1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është nominuar si kandidat për Kryeministër nga koalicioni LDK, AAK dhe Nisma, ka vendosur të vizitojë majën më të lartë të Komunës së Suharekës.

Në fakt, Haradinaj ka shkuar bashkë me gruan e tij, Anitën, në Majën e Pashallarëve.

Ramushi me Anitën2Fotot e vizitës i ka publikuar Anita në Facebook.

“Ne nje kohe prej afro 3 ore nga fshati Mushtisht kemi ngjit majen me te larte te Komunes se Suharekes e njohur si Maja e Bajraktarit ose edhe Maja e Pashallareve!”, ka shkruar Anita.

Kurti optimist: Ka mirëkuptim për kërkesat e VV-së

0

AlbinKurti1205Albin Kurti thotë se është optimist për koalicionin e opozitës. Tha se për kërkesat e VV’së në takimet me e organizuara ka pasur mirëkuptim më shumë se që duket publikisht.

Albin Kurti tha se nëse opozita nuk është bashkuar në të kaluarën më së paku ka faj Vetëvendosje.

Duke folur në “Argument Plus”, Kurti tha se përgjigjja e bllokut opozitar për VV’në do të duhej të vinte por se pret që kjo të bëhet në ditët në vijim.

Ai pret që në javët e ardhshme të arrihet marrëveshje dhe të përmbyllen të gjitha fazat e bisedimeve.

Ndërkohë Kurti tha se VV qëndron pas kërkesës për mos vazhdimin e dialogut.

“Në aspekin politik qeveritë e deritanishme ksaj partie shtet kanë bërë ve?5se pazare me Serbinë, çfarëdo që ka kërkuar Serbia në mënyrë që të marrin imunitetin prej EULEX’it në Kosovë. EULEX nuk i nguc këta për korrupsionin këtu ndërkaq këta vazhdojnë të jetojnë në aeroplanin Prishtinë-Bruksel dhe anasjelltas”, tha Kurti, citon Express.

Ai tha se Kosova duhet të ketë dialog të hapur me BE’në. Ai tha se Bashkimi Evropian po i trajton kosovarët si “pacient i cili vazhdimisht gënjehet se do të dal nga spitali”.

Kurti tha se është optimist lidhur me koalicionin qeveritar opozitar.

“Besoj që në këto takimet që kemi pasur ka pasur një farë lloj mirëkuptimi për qëndrimet e Vetëvendosjes edhe për propozimet tona më shumë se sa që duket publikisht”, tha Kurti.

Jakup Krasniqi i kthehet fshatit dhe kositjes së barit (Foto)

0

Krasniqi-kositIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vendosur të kthehet pak në fshat dhe të provojë edhe kositjen e barit.

Ai ka postuar foto në Facebook, duke përdorur me mjeshtëri të madhe kosën.

Sidoqoftë, në takimin e fundit të partive opozitare, Krasniqi s’ishte parë me disponim. Ndoshta, për shkak se atij nuk i është ofruar asnjë pozitë e lartë as në Parlament e as në Qeveri.Krasniqi-kosit1

Rezultatet e Testit të Maturës më 7 korrik, kalojnë ata që kanë me shumë se 100 pikë

0

Testi maturesRezultatet e Testit të Maturës pritet të publikohen më 7 korrik. Ndërsa, vetëm ata nxënës që kanë të paktën 100 pyetje të sakta do të mund të marrin diplomën se e kanë kryer shkollën e mesme, shkruan Express.

Testi Kombëtar i Maturës është organizuar në dy pjesë. Pjesa e parë është përcjell me shumë kopjime dhe përdorim të telefonave, ndërsa, sot Testi kombëtar ka kaluar pothuajse me probleme shumë të vogla.

Janë raportuar vetëm disa probleme të vogla dhe një rast kur një nxënës në Podujevë ka tentuar ta shpërndajë pjesë të testit përmes rrjeteve sociale. Policia ka njoftuar se është duke u marrë me këtë rast.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të hënën do të publikohen emrat e më shumë se 1000 maturantëve, të cilët janë zënë duke nxjerrë nëpër rrjete sociale pjesë të testit të maturës.

Megjithëkëtë, në pjesën e dytë të Testit Kombëtar të Maturës janë shtuar masat sanksionuese ndaj nxënësve që tentojnë të kopjojnë dhe që përdorin telefona mobil.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Arsimit, secili nxënës që kapet duke përdorë telefonin në kohën e provimit të maturës do t’i ndalohet të hyjë në testin e maturës prej tri deri në pesë vjet.

Po ashtu, kësaj radhe Ministria ka angazhuar kompani sigurimesh për t’i zëvendësuar profesorët e shkollave të mesme, të cilët në shumicën e rasteve kanë prishur testet e maturës, duke iu treguar përgjigjen nxënësve. Në pjesën e dytë, testi është administruar vetëm nga punëtorët e sigurimit dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë qenë udhëheqës të qendrave të testimit.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë thënë se ky është Testi Kombëtar i Maturës më i mirë i organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Prizreni “pushon” nga bezdia zgjedhore

0

Prizreni-natenKaluan zgjedhjet, harruan Prizrenin, qendrën që ia pat mësyrë e tërë elita politike e vendit. Dy javë më parë, shumë nga shefat e qendrës, më lehtë i takoje këtu se sa në Prishtinë. Nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi e funksionarë më të ultë në pozita, sa qenë “nevojtar” për “kokrrat” e patën shtrënguar shumë qytetin jugor, duke bërë edhe foto, bile edhe nga ato “selfi” nëpër qendër, natyrisht pa lënë anash as vrapin për votat e periferisë.

Por, zhurma që karakterizoi tri javët e fundit para zgjedhjeve, në qendrën jugore të vendit tash ka heshtur dhe duket se qyteti po merr frymë, në ritmin e vet, të përzier me valët e lumit, që ndan qytetin, e ku përveç Vetëvendosjes!, të gjitha zyrat tjera të partive janë në anën tjetër të lumit, të grupuara në një rreth jo më të madh se 100 metra nga njëra tjetra.

Prizrenin e ka lënë të pushoj lideri i PDK-së, që fitoi shumicën në këtë qendër, ndërsa i ka premtuar vazhdimin e projekteve për të shndërruar në një nyjë të rëndësishme mes Tiranës e Prishtinës, ku do ta zhvendoste ndonjë ministri, e bile është thënë të jetë premtuar se njëra nga femrat prizrenase mund të jetë pjesë e qeverisë së tij, nëse atë do ta bënte ai.
Nisur nga legjenda “nëse pi ujë, do të martohesh këtu” , të gjithë pretendentët për Parlamentin e Kosovës kanë pirë edhe ujin e “shatërvanit”. Por pas zgjedhjeve disa mbetën të lagur.

Për herë të parë që nga paslufta, Prizreni ka numrin më të madh të deputetëve shqiptarë, tetë sosh, të cilët në krah do të kenë edhe ata nga komunitetet pakicë.

Si zakonisht ata dhe liderët e tyre folën fjalë të mëdha e bënë premtime, për ta marrë besimin. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit në Parlament nuk përfaqësohet nga asnjë prizrenas, nga qendra i porositi qytetarët e këtushëm që të mos e krahasojnë me Thaçin, për të cilin tha “prizrenasit e dinë se i ka mashtruar disa herë” ndërsa nuk deshi t’i bëhet ngjashmëri as me Isa Mustafën. “Aman, aman mos më krahasoni me këtë që ka dështuar në qeverisjen e kryeqytetit, e po kërkon punë më të madhe, ta qeverisë Kosovën”, ka thënë ai.

E Fatmir Limaj, partia e të cilit ndonëse e sapoformuar mori dy deputet apo dyfishin e LDK-së si parti tradicionale, që tashmë duket se do të ec pa “regjisorin” Eqrem Kryeziu, i cili për një çerek shekulli qëndroi në karrigen e kryetarit të degës, duke pranuar të ndahet si humbës.

Duke aluduar në bashkëpartiakët e deridjeshëm, Limaj ka premtuar se nuk do të lejoj që në Prizren të dilet vetëm sa për të ngrënë dhe për t’i marrë votën, dhe pastaj të harrohet ky qytet, që siç ka thënë, është qeverisur nga kafenetë përmes sms-ave.

Heshtjen pas zgjedhjeve në Prizren e prishi Zafir Berisha i Bashkimit Demokratik, i cili përkundër që nuk ruajti gjysmën e votave që mori 6 muaj më parë, në zgjedhjet komunale, megjithatë duke qenë i ranguar i pesti në listën e partnerit Nisma për Kosovën mundi t’i rikthehet sallës komode të legjislativit të vendit, pasi mandatit dy vjeçar të cilin në vitin 2008 – 2010 e shijoi në emër të PDK-së të cilën e braktisi, më 2010 . Shpallja e marrëveshjes së koalicionit LDK-AAK-NISMA e bëri të gjallë Zafën, i cili në profilin e tij të facebook-ut ju drejtua ish shefit të dikurshëm H. Thaçit me “Ngadal beg se ka hendek”.

I vetmi që u rikthye në qytetin e Lidhjes pas zgjedhjeve, kur pati premtuar një Hamam modern me xhakuzi në vend të monumentit historik ekzistues, është kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj.

Legjendari, kësaj radhe nuk tha asgjë për Hamamin. Megjithatë ai bëri një banjo në ujin e ftohtë të “Lumbardhit” derisa u rrokullis me djelmoshat e këtushëm në garën me goma mbi ujë.

Por, ndonëse tashmë nuk ka atë “modën” parazgjedhore, dosido Prizreni përsëri ka lezetin e tij “alla turka” e “alla franga” . Tashmë është muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit, që karakterizohet me pitajkat e famshme, e ku furrat garojnë se kush i bën ato më të mirat. Prizreni, përsëri në modë, në stilin e tij e mban “shatërvanin” e bukur, duke e bërë natën ditë, e ditën natë. Qendrës së boshatisur gjatë ditës, pas iftarit, në mbrëmje i rikthehet gjallëria. Atmosfera vazhdon deri në syfyr, rreth orës tre të mëngjesit.

Edhe në të nxehtë Prizrenit si del “boja”, të cilën disa mendojnë se ia ka nxjerrë politika. Gjatë muajve të verës këtu vijnë për të blerë “alltën” për dasma jo vetëm nga e tërë Kosova, e lokalitete shqiptare të Maqedonisë, por tash edhe nga Shqipëria.

Prizreni gjithashtu ka edhe pjesën tjetër”. Veç sa kanë nisur të kthehen nga perëndimi disa nga bashkatdhetarët. Si zakonisht bashkë me ndonjë veturë të tipit më të ri, ata risjellin edhe modën “shaci” .

E kur jemi të Ramazani, për të, para zgjedhjeve pat folur lideri i Vetëvendosjes! Albin Kurti, që në zgjedhjet e fundit ishte më i përqendruar se asnjëherë tjetër në këtë qytet. Duke folur nëpër tubimet elektorale, teksa kritikonte pushtetarët për përvetësime të shumta në dëm të popullit, ai premtoi se me ardhjen në pushtet do t’ia ndryshonte “bigën” gjërave në të mirë të popullit, duke deklaruar se “do ta bënte Bajram për qytetarë, e Ramazan për pushtetarë”. Mbetet ta shohim edhe këtë “marifet”. /Zëri/

Java që vjen, përcaktuese për Qeverinë e ardhshme

0

Enver Hasani-gjykata kushtetueseAnalistët vlerësojnë se blloku opozitar LDK-AAK-NISMA nuk kanë ndonjë ndarje të madhe konceptuale ndërmjet tyre. Megjithatë, një dallim i tillë po vërehet në krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Adriatik Kelmendi mendon se nuk sheh ndonjë zbehje të bllokut opozitar.

“Me aq sa shihet nga jashtë, ata janë duke mbajtur takime të rregullta për të koordinuar pozicionimin, programin dhe strukturën. Për sa më shumë hollësi të merren vesh tash, do të ndikojë që ta kenë më të harmonizuar edhe qeverisjen që presin ta kenë të përbashkët”, ka thënë Kelmendi për Telegrafin.

Ai ka shtuar që gjithashtu duhet pasur parasysh faktin se blloku opozitar ka vetëm tre javë prej kur ato kishin bërë fushatë edhe kundër njëra tjetrës, që për pasojë mund të paraqesë edhe vështirësi.

“Natyrisht, edhe hapat procedural të KQZ-së, si dhe adresimi në Gjykatë Kushtetuese nga presidentja Jahjaga për caktimin e mandatarit, bëjnë që të krijohet një situatë pritjeje e pashmangshme. Tash pritet se a do të gjendet edhe gjuhë e përbashkët me Lëvizjen ‘Vetëvendosje!’ që edhe ajo të jetë pjesë e qeverisë, ose vetëm përkrahëse e formimit të qeverisë nga ish-opozita”, ka thënë Kelmendi.

Sidoqoftë, sipas tij, një dinamikë më të zhvilluar duhet pritur javën që vjen, meqë atëherë do të duhej të certifikoheshin rezultatet e zgjedhjeve si dhe të vijë përgjigja nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq sipas Armend Mujës, marrëveshja është nënshkruar për të absorbuar shokun që pësuan partitë opozitare pas humbjes në zgjedhje, për të kamufluar llogaridhënien e performancës së keqe në zgjedhje, si dhe si reaksion impulsiv i LDK-së dhe AAK-së për të pamundësuar PDK-në që të gëzoj fuqinë negociuese.

“Në esencë marrëveshja e disa partive opozitare ishte e shkurtër në kohë. Kjo marrëveshje është duke u zbehur ngase i mungonin parimet e përbashkëta që nga fillimi. Janë disa probleme që e parandalojnë një ecje të rrjedhshme të kësaj marrëveshje: mungesa e numrave të mjaftueshëm, paqartësitë kushtetuese, mungesa e mbështetjes nga faktori ndërkombëtar, si dhe kundërshtimet brendapartiake”, ka vlerësuar Muja për Telegrafin.