Home Blog Page 8427

Serbia pret Qeverinë e re për të vazhduar bisedimet me Kosovën

0

Aleksandar Vucic2Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic thotë se në javën e ardhshme, bashkë me kryetarin Tomislav Nikolic, do të bisedojë me përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Temë bisedash, siç është njoftuar, do të jetë situata pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vucic në konferencën për gazetarë ka thënë se tashmë ka biseduar me disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe se në javën e ardhshme do t’i ftojë ata përfaqësues në Beograd.

Vuçiq ka thënë, njofton B92, transmeton Tribuna, se nga serbët do të dëgjohen kërkesat e tyre dhe mënyra se si ata e shohin të ardhmen.

Është e nevojshme të gjejmë emëruesin e përbashkët duke u prirë nga nevojat e serbëve që jetojnë në Kosovë, ka thënë.

Vucic, duke u përgjigjur në pyetje, ka shtuar se vazhdimi i dialogut në Bruksel varet nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

“She-ra-zade”, sonte premierë në Teatrin Kombëtar

0

Shfaqja She-ra-zadeSonte në mbrëmje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të jepet premiera e shfaqjes së baletit “SHE-RA-ZADE”, prej orës 20:00.

Shfaqja është realizuar nga Trupa e Baletit të Kosovës me koreografi të Alessandra Panzavolta.

Premiera e këtij baleti për publikun kosovar vjen pas prezantimit për herë të parë në Napoli të Italisë, ku edhe ka nis rrugëtimin.

“SHE-RA-ZADE”, është mirëpritur nga publiku italian ndërsa mediet e atjeshme e performancë që është vlerësuar tejet pozitivisht nga kritikët e atjeshëm të artit.

Në shfaqjen “SHE-RA-ZADE”, koreografja Alessandra Panzavolta ka zgjedhur edhe pak muzikë shqipe. Ajo shfaqjen e kishte zgjedhur që të mos e punonte në mënyrën klasike mirëpo ka zgjedhur diçka shumë më moderne, në këtë mënyrë duke marr diçka edhe nga gjuha shqipe. Temën kishte vendosur që ta përshtatë me problemet në të cilat ka kaluar Kosova në mënyrë që të bëhet një prezantim sa më i mirë për Kosovën, duke e marrë parasysh edhe prezantimin në nivel ndërkombëtar.

Repriza e shfaqjes do të jepet më 20 qershor.

Halle Berry me Francën në Botëror

0

HalleBerry-OlivierMartinezHalle Berry po mundohet të bëhet tifoze futbolli për shkak të bashkëshortit të saj francez Oliver Martinez.

Fituesja e çmimit Oscar, u martua vitin e kaluar dhe po mundohet të mësohet me stilin francez të të jetuarit.

“Burri im do kështu që po përpiqem dhe kjo është gjë e re për mua. Por gjithë dita në shtëpi është e mbushur me thirrje dhe ushqim. Po e mbështes Francën”, tha ajo.

Madonna në lidhje me një koreograf (Foto)

0

Madonna-koreografiMadonna besohet se është në një lidhje dashurie me një koreograf 26 vjeçar.

Mediat amerikane raportojnë se 55 vjeçarja është parë në disa takime me valltarin holandez, Tim Steffens në janar të këtij viti, por ajo ka mohuar këto spekulime.

Sidoqoftë sërish çifti është parë të hënën në një mjuzikël në New York City, duke nxitur sërish spekulime për statusin e mbretëreshës së pop muzikës.

Madonna-koreografi1Një burim i ka thënë Eonline.com se dyshja është takuar në Zvicër, teksa Madonna po qëndronte në shtëpinë e modës së Valentinos.

Një burim tjetër ka thënë se kjo lidhje nuk është serioze.

Vonohet spërkatja kundër rriqrave nga ajri në Malishevë

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikEvidencohen vonesa në jetësimin e Strategjisë nacionale për luftimin e etheve hemorragjike në Malishevë. Të mërkurën ka filluar spërkatja e stallave, punë që kryhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës.

Ky aksion ka filluar në fshatin Shkozë dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, spërkatja e stallave dhe bagëtive do të bëhet çdo ditë në nga një fshat. “Ne si komunë jemi në mbikëqyrje të projektit“, ka bërë me dije Morina për Kohën Ditore. AVUK-u, sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ishte paraparë të fillojë me spërkatje kah fundi i muajit maj, por është vonuar ta bëjë këtë me kohë. Berisha ka thënë të mërkurën se sipas informatave që posedon vonesa ka ndodhur për shkak të problemeve që kanë dalë në procedurat e tenderimit në AVUK.

Ndërkohë është vonuar edhe fillimi i spërkatjes nga ajri me aeroplanë, që ishte planifikuar të fillonte në javën e parë të muajit qershor. Kjo vonesë sipas drejtorit Ahmet Morina ka ndodhur për shkak se kompania “ALA-CO” që e kishte fituar tenderin për spërkatje nga ajri nuk ka arritur të sigurojë leje për fluturim dhe aterrim nga Miniaeroporti Bujqësor i Banjës së Malishevës. Në Banjë në sipërfaqet e ish-ndërmarrjes bujqësore “Mirusha” ekziston një pistë e aeroportit bujqësor, e cila është shfrytëzuar para luftës për dezinsektim nga kjo ndërmarrje e të cilën kompania “ALA-CO” ka menduar ta shfrytëzojë tani për spërkatje nga ajri në funksion të luftimit të rriqrave. Sipas Morinës ky miniaeroport nuk është i regjistruar dhe sektori i Aviacionit Civil të Kosovës për këtë nuk e ka lejuar fluturimin nga aty.

Për rrjedhojë kompania e cila do të bëjë dezinsektimin e sipërfaqeve të zonave endemike nga ajri do të detyrohet të fluturojë nga Aeroporti i Prishtinës ose i Gjakovës.

Merret vesh se aktualisht kompania e ka në dispozicion një aeroplan, ndërkohë që pritet që me fillimin e fushatës së spërkatjes të sjellë edhe një tjetër. Pritet që spërkatja nga ajri do të fillojë sapo të ndalen shirat. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, ka konfirmuar se spërkatja nga ajri do të bëhet në ato zona ku ka mbaruar spërkatja selektive me pompa dore.

Eqa modest, nuk është edhe aq i pasur

0

EqremKryeziu-ldkNë publikimin e fundit në Regjistrin për Deklarimin e Pasurisë, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, duket të jetë modest sa i përket të ardhurave tij.

Kryeziu i cili në zgjedhjet e 8 qershorit nuk arriti të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës, ka edhe një punë “rezervë”, atë si ligjërues në Universitetin e Prizrenit.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, Eqa ka raportuar pasuri të paluajtshme mbi 200 mijë euro.

Po nisim me shtëpinë e tij. Ajo kap vlerën e 150 mijë eurove, një vill e cila është në ndërtim e sipër kushton 50 mijë euro poashtu ai ka edhe një arë të trashëguar me vlerë prej 25 mijë euro, transmeton indeksonline.

Vetura të cilën e vozit ish-kryetari i Prizrenit është e tipit “Polo W 1.2 e blerë në vitin 2007 dhe e cila ka koston e 9 mijë euro.

Por nuk është keq edhe bashkëshortja e tij, e cila të hyrat vjetore i ka, 3600 euro.

Përfundon takimi, Kurti: I paraqitëm me shkrim kërkesat për Qeverinë e re

0

Kurti-Haradinaj-Mustafa

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi mes LDK-së, AAK-së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas takimit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë qe Vetëvendosje i ka paraqitur me shkrim kërkesat e tyre që lidhen me ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, raporton Express.

Ai nuk tha që janë marr vesh për diçka në këtë takim. Liderët tjerë ende nuk janë prononcuar.

 

Në këto momente: Takohen Mustafa, Haradinaj dhe Kurti

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i Lëvizjës Vetëvendosje, në këto momente janë duke zhvilluar një takim, raporton Gazeta Blic.

Bëhet e ditur se ata sapo kanë filluar takimin dhe do të bisedojnë për formimin e qeverisë, thellimi i konsensusit mes LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes si dhe koordinimin e hapave të tjerë për bashkëpunim mes këtyre forcave politike.

Populli “luajti mirë” në Prizren

0

Prizren ura e guritZgjedhjet e 8 qershorit, qenë në favor të fytyrave të reja në Prizren. Në disa raste, kjo tregoi se kandidatët janë më të rëndësishëm se akronimet e partive, pasi ata kanë bërë të ndryshojnë bastionet tradicionale, sikur ndodhi në Has.

“Populli luajti mirë”. Ky konstatim dëgjohet shpesh, në komentet për zgjedhjet e fundit qendrore në Prizren. “Befasi” kryesore mund të konsiderohet rënia kaq e madhe e ish-kryetarit të komunës, Eqrem Kryeziut, që është radhitur i shtati për nga numri i votave në listën e subjektit të tij në Prizren, afërsisht 1.700 sosh.

Përkundër kësaj, Hatim Baxhaku, një kirurg i cili pat konkurruar edhe më 2010, kësaj radhe ka marrë më shumë se dyfishin e votave të Kryeziut, që njëherësh është kryetar i degës së LDK-së, e që për një kohë ka qenë ndër figurat kryesore të këtij subjekti.

Befasi është edhe dështimi i afaristit Irfan Fusha, përkundër që gjatë fushatës, krahasuar më tjerët, ai ka pasur përkrahjen më të madhe nga shefi i PDK-së Hashim Thaçi, i cili shpesh është parë në krah të Fushës dhe Edita Tahirit. Pa mandat mbeti edhe ish deputeti Behar Selimi.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010, kur dha vetëm 4 deputetë shqiptarë, kësaj radhe duket se prizrenasit “i hapën sytë”, duke dyfishuar numrin e tyre.

Numri më i madh i deputetëve është nga PDK: Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Lulejta Veselaj-Gutaj dhe Edita Tahiri. AAK nuk ka asnjë prizrenas në legjislativ.

Përkundër që është partia e dytë, LDK-ja dha vetëm një deputet, Baxhakun që konsiderohet përfaqësues edhe për rajonin e Sharrit (ish Dragashit), prej nga është me origjinë.

Ndonëse subjekti më i ri, Nisma për Kosovën dha dy deputetë, Zafir Berishën dhe Albulena Balajn, që përbëjnë dyfishin e numrit të LDK-së si partia më e vjetër, në skenën politike.

Gjasat për të qenë pjesë e Parlamentit i ka edhe kandidati nga “Vetëvendosja”, Mytaher Kaskuka, i cili ka qenë prizrenasi më lartë i ranguar në listat e partive.

Femra më e votuar në Prizren është Lulejta Veselaj-Gutaj, e cila ka marrë vota më shumë se Edita Tahiri. Ajo, për herë të parë në skenën politike doli në zgjedhjet komunale të vitit 2013, ndërsa siguroi ulëse në Kuvendin e Komunës.

Nga meshkujt numrin më të madh të votave e ka marrë Nezir Çoçaj. Kandidimi i tij, në momentin e fundit, pas insistimit të degës së PDK-së në Has doli të jetë hap i qëlluar, pasi për herë të parë, ai bëri që të ‘thyhet’ Hasi si bastion tradicional i LDK-së.

Çoçaj për rival në vendlindje pati bashkëvendësin Haziz Hodaj (LDK), i cili edhe katër vjet më parë pretendoi Parlamentin. Kësaj radhe, për herë të parë nga paslufta PDK në shumicën e fshatrave të Hasit doli fituese ndaj LDK-së.

Nga të vjetrit fituan vetëm Nait Hasani dhe Zafir Berisha, që ka qenë edhe në mandatin 2008-2010.

Përpjekja për t’iu rikthyer edhe një herë Parlamentit, pjesë e të cilit ishte në Legjislaturën e parë të vitit 2001-2004, nga PDK, kësaj radhe nuk “i shkrepi” as gjinekologut të njohur Sejdullah Hoxha, që tashmë garoi te Nisma.

Lajçi: Shqiptarët u bënë myslimanë për të mbijetuar

0

20140619090228798646Shqiptarët e pranuan islamin si fe pas boshnjakëve, por më herët sesa disa popuj të tjerë në Evropë.

Për historianin Lulëzim Lajçi, hulumtimet në disiplina të ndryshme nxjerrin në pah se arsyet e pranimit të islamit nga shqiptarët janë të natyrës politike, sociologjike, etnokulturore, filo¬zofike, fetare, gjuhësore, letrare, arsimore, artistike juridike. Me anë të kumtesës së tij “Islamizimi i popullsisë shqiptare gjatë sundimit osman”, Lajçi në sesionin e historisë me temën “Shqiptarët dhe Perandoria Osmane”, në ditën e tretë të “Javës së albanologjisë”, ka thënë se kalimi i shqiptarëve në islam ishte alternativë e mbijetesës.

“Fillimet e islamit institucional osman në trevat shqipfolëse i hetojmë në periudhën e vasalitetit osman mbi principatat shqiptare, në vitet ‘80 të shekullit XIV”, ka thënë sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. IAP-i për tri ditë ka qenë nikoqir i më se 100 studiuesve në konferencën shkencore që ka mbyllur punimet të mërkurën pasdite. Sipas Lajçit, në mënyrë masive shqiptarët nisën ta pranonin islamin në fillim të viteve ’90 të shekullit XIV, kur u themeluan institucionet e para islame në qendrën administrative dhe kulturore të Darda¬nisë Antike në Shkup. Për të, në atë kohë shqip¬tarët i ishin nënshtruar sundimit me dhunë të shtetit serb të Nemanjiqëve, dhe ky pushtet despotik i përdori shqiptarët vetëm për t’i shfrytëzuar në pikëpamje të ndryshme.

“Pra, në këtë shtet u krijua një antagonizëm i madh politik, fetar, etnik dhe kulturor në mes të popujve të nënshtruar. E shqiptarët, në mënyrë të veçantë, ishin të shfrytëzuar”, ka thënë ai. Sipas tij, duke u bazuar në këtë fakt shqiptarët ishin shumë të pakënaqur me gjendjen e tyre dhe prisnin rastin e parë për t’u çliruar nga kjo gjendje.
“Prandaj është e vërtetë se kalimi i shqiptarëve në islam pati për pasojë shkëputjen e ndikimit të mëtutjeshëm të kishës serbe e largimin nga ortodoksia skizmatike dhe njëherësh duke pranuar islamin, ata fituan hapësirë politike që të vinin në pah përkatësinë e tyre shqiptare”, ka thënë Lajçi. Për ta mbështetur studimin e tij, ai ka cituar edhe Jahja Bej Dukagjinin.

“Rasa shqiptare është rasa ime e ndritshme. Të parët e mi kanë qenë princa të Dukagjinit. E gjithë familja ime jeton nga shpa¬ta…”, ka cituar ai shkrimin e Jahja Bej Dukagjinit në shekullin XVI. Por vetë Lajçi e kundërshton tezën se vendosja e sundimit osman dhe përhapja e islamizmit në trevat ballkanike, për shqiptarët ishte shpëtim nga sllavizmi. Ndër arsyet e kundërshtimit ai ka përmendur faktin se pozita e shqiptarëve dhe e serbëve brenda Pera¬ndo¬risë Osmane, edhe pse jo plotësisht e barabartë, ishte e përafërt, pastaj ka thënë se shqiptarët e qyteteve të Kosovës hynë në kuadër të sanxhaqeve pothuajse etnikisht shqiptare. E fakt tjetër për këtë ka edhe të dhënat se me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan tashmë nuk ekzistonte një shtet i fortë serb si në kohën e Dushanit, dhe se përqindja e serbëve në qytetet e Kosovës ishte e parëndësishme.

“Por është e vërtetë se periudha dyshekullore e inkui¬zicionit të shtetit serb, e cila me çdo kusht luftonte t`ua impononte shqiptarëve ortodoksinë serbe, reflektoi në ftohjen e shqiptarëve nga ortodoksia për¬gjithësisht”, ka thënë ai. Për të arsyet bazë të konvertimit të shqiptarëve ishin rezistenca pothuajse njëshekullore e shqiptarëve kundër Perando¬risë Osmane, dhe veç¬anërisht epoka e Skënderbeut dhe mbrojtjet e kështjellave të fundit shqiptare. Përveç kësaj, ai thotë se arsye të tjera janë edhe refleksionet psikologjike tek populli shqiptar, nënshtrimi i plotë i të gjitha trevave shqiptare nga Perandoria Osmane, si dhe shpërngulja e shqiptarëve në Itali.

“Në islamizimin e popullsisë shqiptare ndikuan dhe vepruan edhe faktorë të tjerë socialë – politikë, si dhe masat shtypëse ekonomike dhe politike dhe sidomos politika e veçantë që ndoqi pushteti osman për ta thyer përfundimisht luftën çlirimtare të popullit shqiptar nëpërmjet islamizimit të tij”, ka thënë Lajçi. Për këtë ai ka thënë se pranimin e islamit te shqiptarët duhet parë si alternativë të mbijetesës. Sipas tij, konkluzioni se shqiptarët kaluan në islam për t`i shpëtuar sllavizmit është i paqëndrueshëm, siç është i paqëndrueshme edhe ajo se shqiptarët u konvertuan në këtë fe për shkak se ishte më liberale dhe më moderne.

“Kjo është e papranueshme nga fakti se edhe në ditët e sotme, pra në shekullin XXI, kur mënyra e të menduarit në përgjithësi dhe kur është fjala për fenë në veçanti, dallon shumë. Pakkush e ndërmerr një hap të tillë për t`u konvertuar në katolik, protestant, evangjelist”, ka shtuar ai. Ndërsa historiani turk, Mustafa Küçük, në kumtesën e tij “Duke iu referuar dokumenteve të arkivave osmane: serbët në mënyrë anarkike sulmuan shqiptarët para luftërave ballkanike”, ka folur për qëllimet serbe që shqiptarët të vriten ndërmjet vete. Sipas tij, në shpalosjen e 600 dokumenteve në arkivin osman ka gjetur se serbët në këtë periudhë kanë furnizuar shqiptarët me armë, që këta të fundit të luftonin me njëri-tjetrin.

“Ndërsa shtypi serb shkruante rrejshëm se shqiptarët janë armatosur për të sulmuar popullin e tyre të krishterë”, ka thënë Küçük.
Në ditën e tretë të “Javës së albanologjisë”, ku në dy seanca pune është diskutuar për shqiptarët në relacion me Perandorinë Osmane, ndër studiuesit që janë paraqitur me kumtesat e tyre janë edhe historiani Memli Krasniqi me kumtesën “Kundërthëniet sociale në Sanxhakun e Shkupit në gjysmën e parë të shekullit XIX”, Naser Ferri me kumtesën “Kujdesi joadekuat ndaj trashëgimisë kulturore të periudhës së sundimit osman” e Pëllumb Xhufi me kumtesën “Turq që luftojnë kundër turqve: Kryengritjet e myslimanëve shqiptarë në shekullin XVII-XVIII” .

Ky i fundit ka thënë se titullin e kumtesës e ka shkëputur nga një relacion nga Himara e mitropolitit të Durrësit, Simeon Lascari, në mars të vitin 1661. Sipas Xhufit, Lascari, mes të tjerash, kishte folur edhe për fshatrat Dukat e Progonat, ku banorët e këtyre vendeve në këtë kohë ishin ngritur kundër Portës së Lartë.
“Dukati është një fshat me një mijë banorë, të cilët janë kryengritës turq. Aty ndodhet edhe fshati Progonat, që bën gjithsej dy mijë banorë edhe ata janë turq që luftojnë kundër turqve”, ka cituar ai Lascarin. Sipas Xhufit, relacioni i Lascarit meriton një analizë të kujdesshme.

“Përcaktimi ‘turk’ që u bëhet aty banorëve të fshatrave Dukat e Progonat, nuk nënkupton qenien etnike të tyre, por thjesht atë fetare. Cilësori ‘turk’, aty vlen për ‘mysliman’”, ka shpjeguar ai. Në edicionin e pestë të “Javës..”, që ka filluar të hënën, 100 studiues kanë paraqitur kumtesat e tyre në dhjetë seanca pune, ku përveç historisë është diskutuar për letërsi me temën “Periodiku letrar shqiptar”, në etnologji me temën “Etnologjia dhe antropologjia shqiptare-gjendja dhe sfidat”, në gjuhësi me temën “Shqipja e sotme në hapësirat mbarëshqipfolëse-gjendja dhe perspektivat, si dhe për folklor në temën “Folklori dhe teknologjia e komunikimit: raporte pranuese e kundërshtuese”.

Korriku, muaji i Genës

0

GenaKëngëtari i njohur shqiptar Gena Lito i cili tashmë radhitet ndër emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore së shpejti për publikun vet do të vijë me shumë risi. Kështu të paktën ka bërë të ditur menaxheri i tij Enis Fetahu, për gazetën Tribuna.

Fetahu ka treguar se Gena në fillim të muajit korrik për publikun do të sjellë befasi të njëpasnjëshme. “Gena veçse i ka përfunduar dy këngë të reja me videoklipe. Ka punuar shumë për këto këngë dhe vërtet janë duke dalë shumë bukur. Besoj që kah fillimi i muajit korrik do të lansohen risitë nga Gena. Shpresoj që edhe nga publiku do të priten mirë. ”, ka thënë Enisi në fillim të bisedës.