13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vonohet spërkatja kundër rriqrave nga ajri në Malishevë

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikEvidencohen vonesa në jetësimin e Strategjisë nacionale për luftimin e etheve hemorragjike në Malishevë. Të mërkurën ka filluar spërkatja e stallave, punë që kryhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës.

Ky aksion ka filluar në fshatin Shkozë dhe sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, spërkatja e stallave dhe bagëtive do të bëhet çdo ditë në nga një fshat. “Ne si komunë jemi në mbikëqyrje të projektit“, ka bërë me dije Morina për Kohën Ditore. AVUK-u, sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ishte paraparë të fillojë me spërkatje kah fundi i muajit maj, por është vonuar ta bëjë këtë me kohë. Berisha ka thënë të mërkurën se sipas informatave që posedon vonesa ka ndodhur për shkak të problemeve që kanë dalë në procedurat e tenderimit në AVUK.

Ndërkohë është vonuar edhe fillimi i spërkatjes nga ajri me aeroplanë, që ishte planifikuar të fillonte në javën e parë të muajit qershor. Kjo vonesë sipas drejtorit Ahmet Morina ka ndodhur për shkak se kompania “ALA-CO” që e kishte fituar tenderin për spërkatje nga ajri nuk ka arritur të sigurojë leje për fluturim dhe aterrim nga Miniaeroporti Bujqësor i Banjës së Malishevës. Në Banjë në sipërfaqet e ish-ndërmarrjes bujqësore “Mirusha” ekziston një pistë e aeroportit bujqësor, e cila është shfrytëzuar para luftës për dezinsektim nga kjo ndërmarrje e të cilën kompania “ALA-CO” ka menduar ta shfrytëzojë tani për spërkatje nga ajri në funksion të luftimit të rriqrave. Sipas Morinës ky miniaeroport nuk është i regjistruar dhe sektori i Aviacionit Civil të Kosovës për këtë nuk e ka lejuar fluturimin nga aty.

Për rrjedhojë kompania e cila do të bëjë dezinsektimin e sipërfaqeve të zonave endemike nga ajri do të detyrohet të fluturojë nga Aeroporti i Prishtinës ose i Gjakovës.

Merret vesh se aktualisht kompania e ka në dispozicion një aeroplan, ndërkohë që pritet që me fillimin e fushatës së spërkatjes të sjellë edhe një tjetër. Pritet që spërkatja nga ajri do të fillojë sapo të ndalen shirat. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, ka konfirmuar se spërkatja nga ajri do të bëhet në ato zona ku ka mbaruar spërkatja selektive me pompa dore.

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit