11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Populli “luajti mirë” në Prizren

Prizren ura e guritZgjedhjet e 8 qershorit, qenë në favor të fytyrave të reja në Prizren. Në disa raste, kjo tregoi se kandidatët janë më të rëndësishëm se akronimet e partive, pasi ata kanë bërë të ndryshojnë bastionet tradicionale, sikur ndodhi në Has.

“Populli luajti mirë”. Ky konstatim dëgjohet shpesh, në komentet për zgjedhjet e fundit qendrore në Prizren. “Befasi” kryesore mund të konsiderohet rënia kaq e madhe e ish-kryetarit të komunës, Eqrem Kryeziut, që është radhitur i shtati për nga numri i votave në listën e subjektit të tij në Prizren, afërsisht 1.700 sosh.

Përkundër kësaj, Hatim Baxhaku, një kirurg i cili pat konkurruar edhe më 2010, kësaj radhe ka marrë më shumë se dyfishin e votave të Kryeziut, që njëherësh është kryetar i degës së LDK-së, e që për një kohë ka qenë ndër figurat kryesore të këtij subjekti.

Befasi është edhe dështimi i afaristit Irfan Fusha, përkundër që gjatë fushatës, krahasuar më tjerët, ai ka pasur përkrahjen më të madhe nga shefi i PDK-së Hashim Thaçi, i cili shpesh është parë në krah të Fushës dhe Edita Tahirit. Pa mandat mbeti edhe ish deputeti Behar Selimi.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2010, kur dha vetëm 4 deputetë shqiptarë, kësaj radhe duket se prizrenasit “i hapën sytë”, duke dyfishuar numrin e tyre.

Numri më i madh i deputetëve është nga PDK: Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Lulejta Veselaj-Gutaj dhe Edita Tahiri. AAK nuk ka asnjë prizrenas në legjislativ.

Përkundër që është partia e dytë, LDK-ja dha vetëm një deputet, Baxhakun që konsiderohet përfaqësues edhe për rajonin e Sharrit (ish Dragashit), prej nga është me origjinë.

Ndonëse subjekti më i ri, Nisma për Kosovën dha dy deputetë, Zafir Berishën dhe Albulena Balajn, që përbëjnë dyfishin e numrit të LDK-së si partia më e vjetër, në skenën politike.

Gjasat për të qenë pjesë e Parlamentit i ka edhe kandidati nga “Vetëvendosja”, Mytaher Kaskuka, i cili ka qenë prizrenasi më lartë i ranguar në listat e partive.

Femra më e votuar në Prizren është Lulejta Veselaj-Gutaj, e cila ka marrë vota më shumë se Edita Tahiri. Ajo, për herë të parë në skenën politike doli në zgjedhjet komunale të vitit 2013, ndërsa siguroi ulëse në Kuvendin e Komunës.

Nga meshkujt numrin më të madh të votave e ka marrë Nezir Çoçaj. Kandidimi i tij, në momentin e fundit, pas insistimit të degës së PDK-së në Has doli të jetë hap i qëlluar, pasi për herë të parë, ai bëri që të ‘thyhet’ Hasi si bastion tradicional i LDK-së.

Çoçaj për rival në vendlindje pati bashkëvendësin Haziz Hodaj (LDK), i cili edhe katër vjet më parë pretendoi Parlamentin. Kësaj radhe, për herë të parë nga paslufta PDK në shumicën e fshatrave të Hasit doli fituese ndaj LDK-së.

Nga të vjetrit fituan vetëm Nait Hasani dhe Zafir Berisha, që ka qenë edhe në mandatin 2008-2010.

Përpjekja për t’iu rikthyer edhe një herë Parlamentit, pjesë e të cilit ishte në Legjislaturën e parë të vitit 2001-2004, nga PDK, kësaj radhe nuk “i shkrepi” as gjinekologut të njohur Sejdullah Hoxha, që tashmë garoi te Nisma.

Më Shumë

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit