Home Blog Page 8440

Kryetari i Dragashit dhe Konsulli në Sofje dalin para Gjykatës

0

jenuzi ne gjykatKryetari i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i shoqëruar me Lulzim Rifajn ish-kryesues i Kuvendit Komunal, aktualisht konsull në Ambasadën e Kosovës në Sofje të Bullgarisë kanë dalë  para Gjykatës Themelore të Prizrenit, në vazhdimin e gjykimit për keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Seanca gjyqesore ishte rezervuar për të dëgjuar përfaqësuesin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Fahredin Purova, në cilësinë e dëshmitarit.

Ai foli për vendimet e kësaj agjencie lidhur me pronat e ndërmarrjes “Sharr Prodhimi”.

“AKP-ja, Zyra Rajonale në Prizren më 17 shtator 2009, i ka dërguar një shkresë kryetarit të Komunës së Dragashit, me të cilën është kërkuar që të anulohet vendimi i Kuvendit Komunal të Dragashit, i cili ka të bëjë me pronat e ‘’Sharr Prodhimit’’ të Dragashit’’, tha Purova.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren e ngarkon kryetarin e Dragashit, Salim Jenuzin, dhe ish-kryesuesin e kuvendit komunal Lulzim Rifajn, aktualisht konsull në Ambasadën e Kosovës në Sofje të Bullgarisë, se më 27 gusht 2009, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për tjetrin, i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, e cila është nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Ne kemi ndërmarrë edhe veprime të tjera, Departamenti Ligjor i AKP-së ka iniciuar padi ndaj kryetarit dhe kryesuesit të kuvendit, me kërkesën për anulimin e vendimit të datës 27.08.2009’’, u shpreh ai.

Më tutje, Purova deklaroi para trupit gjykues se Zyra Ligjore e AKP-së nuk ka iniciuar asnjëherë kallëzim penal ndaj asnjë rasti, edhe pse në mandatin e saj mund të bëhet një gjë e tillë.

Purova e njoftoi trupin gjykues, se menaxhmenti i ‘’Sharr Prodhimit’’ ka iniciuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës dhe kryesuesit të Asamblesë Komunale të Dragashit.

Zyrtari i AKP-së ka thënë se kjo agjenci ka marrë këto vendime për shkak se AKP-ja ka menaxhuar me paluajtshmërinë e pronave të “Sharr Prodhimit”.

Purova, po ashtu tha se deri më datën 27gusht.2009 “Sharr Prodhimi”, ka shfrytëzuar paluajtshmëritë në atë mënyrë që një pjesë ua ka lëshuar me qira blegtorëve dhe një pjesë tjetër e ka shfrytëzuar për vete, ngase vetë ‘’Sharr Prodhimi’ ka pasur një numër të konsiderueshëm të kullosave, madje edhe sot vazhdon të ketë kullosa të veta.

Meqë zyrtarit ligjor i duheshin disa përgatitje shtesë, seanca gjyqësore u ndërpre, ndërsa seanca e radhës me marrjen në pyetje të të njëjtit dëshmitar, do të vazhdojë më 14 korrik.

Sipas prokurorisë, pas marrëveshjes së tyre paraprake, Jenuzi dhe Rifaj akuzohen se shpërdoruan pozitën e tyre zyrtare, duke tejkaluar kompetencat, në atë mënyrë që i akuzuari i parë në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit, urdhëroi drejtorin e Urbanizmit dhe Kadastrës që ta bartë pronën shoqërore, patundshmërinë në sipërfaqen prej 29,7 hektarësh prej pronarit të ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhim” në pronë të KK të Dragashit.

Më pas, këtë patundshmëri, i akuzuari Jenuzi ua dha në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike blegtorëve si persona fizikë.

I akuzuari i dytë, Lulzim Rifaj, si kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit, sipas aktakuzës, paraprakisht e ka vënë në rend dite këtë bartje të pronës shoqërore, duke bindur asamblistët që ta votojnë propozimin, edhe pse e dinte se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi menaxhimi i pronës shoqërore me ligj i përket AKP-së.

Ligji për AKP-në e përcakton këtë agjenci si administratore të ndërmarrjeve publike, pavarësisht nëse ndërmarrjet i janë nënshtruar ose jo transformimit./Gazeta Jeta ne Kosove/

Çiljeta, Edi Ramës: Krenare që këndova krah Berishës

0

foto1-300x166Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën për shtyp me Komisionerin evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, për të thumbuar paraardhësin e tij në detyrë me shprehjen “më vjen keq për Çiljetën dhe këngëtarët e tjerë që mund ta kishin ndryshe këtë ditë po të ishin të tjerë në qeveri”.

Nuk ka munguar gjithsesi reagimi i Çiljetës në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

“Jam krenare që kam kënduar për hyrjen në NATO, ndërsa ti gjejë strehim të vullnetarët e Enverit”, shkruan këngëtarja shqiptare.

 

25 vjeçarja diplomohet duke aktruar në filma porno

0

88213Një studente amerikane arriti që të diplomohej falë punës së saj të veçantë. Rachel Swimmer, nga California ka realizuar dëshirën e saj dhe ka arritur që të diplomohet në Universitetin e UCLA në Los Angelos.

Vajza me emër arti, Tasha Reign, tregon se i ka paguar studimet e saj, duke xhiruar filma porno dhe duke përfituar para.

Rachel, tashmë 25 vjeç pranon se ka përdorur të ardhurat e fituara nga filmat e nxehtë për të paguar kurset e studimit.

Ajo thotë se nuk ka turp nga puna që ka bërë, por se është e kënaqur që mundi të diplomohej.

Voton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

0

ramushi tuj votuProcesit të votimit i është bashkangjitur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka dhënë votën e tij në Qendrën e Votimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, “Dr. Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Qendra e votimit janë hapur sot që nga ora 7 e mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në ora 19, ndërsa procesit të votimit pritet t’i bashkohen 1 milion e 782 mijë e 54 qytetar me të drejt vote.

Në Prizren hapen të gjitha qendrat e vendvotimit

0

Prizren ura e guritTë gjitha qendrat e votimit janë hapur edhe në Prizren. Kryetari i KKZ-së në Prizren, Nusret Bytyci tha se procesi i votimit ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa.

“Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7:00”, tha Bytyci.

Në Prizren janë hapur 67 qendra të votimit me 211 vendvotime. Sipas listës së KKZ-së në Prizren të drejt vote kanë 157 mijë votues./PrizrenPress.com/

Rezultatet preliminare në orën 21:00

0

ismet kryeziuUdhëheqësi i rrjetit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se ky rrjet i OJQ-ve është përgatitur për vëzhgimin e zgjedhjeve, me ç’rast rreth 2800 vullnetarë nga Demokracia në Veprim do të vëzhgojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë edhe ato në veri të vendit

Mos hesht, dil voto!

0

AstritGashi-gazetarShkruan: Astrit Gashi

Tashmë që vendvotimet janë hapur në tërë Kosovën, vetëm një porosi e kam për secilin qytetarë të vendit që ka të drejtë vote: Mos hesht, Dil Voto.

Thënë edhe më saktë- secili që sot që ka mundësi fizike të jep votoën e tij dhe që nuk e bënë, le të heshtë tërë jetën- ose të paktën 4 vite. Voto sot pra, ose hesht tërë jetën (katër vite).
Kosova është një demokraci e re, dhe një shtet në ndërtim. Vota e secilit në këto zgjedhje është shumë më e vlefshmë në kontekstin ku jetojmë, se ta zëmë ajo e një zvicerani, anglezi apo gjermani. I kam dëgjuar shpesh duke thënë se në këtë filan vendi të zhvilluar qytetarët e atjeshëm as nuk e din se kush janë udhëheqësit e tyre dhe një pjesë e madhe as nuk e dinë datën e zgjedhjeve. PO flasim pra për ato vende që janë shumë të zhvilluara edhe ekonomikisht, edhe në demokraci dhe në të gjitha lëmitë tjerë. Ne nuk jemi aty. Shtëpisë tonë të përbashkët- që e quajmë Kosovë- i duhet secila tullë- pra secila votë- që ajo të mund të qëndrojë në këmbë.

Sot është një ditë e mirë dhe me diellë. Nuk na zë pra as shiu e as bora. Sivjet për herë të parë që nga përfundimi i luftës zgjedhjet mbahen në stinën e verës. Edhe kjo mund të jetë një arsye që sot të gjithë bashkë- i madh e i vogël të nisemi drejt kutive të votimit. Ta japim votën tonë, votën për vendin tonë.

Ta thyejmë heshtjen dhe të votojmë. Sepse heshtje zgjedhore sot nuk ka askush përveq se mediave. Politikanët sot do ti keni në mëhallat tuaja, në fshatrat tuja- në fqinjësi. Ata do të bëjnë fushatë.

Theje heshtjen- duke votuar sepse kjo “heshtja zgjedhore” të cilën e kanë imponuar është ndër mesazhet më të pista që na dërgohen neve si qytetarë. Sikur na thonë se mund ti dëgjojmë premtimet e shumta për dy javë rresht, por nëse ato do ti dëgjonim dy ditëve të fundit- dikush mund të na manipulonte e të na ndërronte mendjen. Absurde dhe fyese. Krejt kjo kur aspiruesit për deputet i kemi para dyerve të shpisë.

Me heshtjën që duhet të thyejmë duke votuar, në fakt na konsiderojnë si parashoqëri- si individ të cilëve dy ditë nuk duhet ti flasin nëpër media- se kështu mes tyre mund të ndodhë hataja. Të votojmë që shtetin tonë ta shëndërrojmë në një shoqëri ku do të konsideroheshim normal edhe si qytetarë.

Janë 1.6 milion arsye për të votuar sot- dhe asnjë kundër. Prandaj, sot nuk kemi opcion tjetër: duhet të Votojmë e ta thejmë heshtjen. Secila votë vlen- për të ndërtuar shtëpinë tonë të përbashkët.

Hapen vendvotimet

0

zgjedhjet5Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka hapur qendrën e votimit në fakultetin teknik në Prishtinë, në ora 07:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga ora 07:00 e mënegjesit deri në 19:00 të mbrëmjes do të hapen 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime.

***

Sot votohet për Zgjedhjet Parlamentare 2014

Qytetarët e Republikës së Kosovës, sot nga ora 7 në mëngjes deri në 7 të mbrëmjes kanë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur partinë politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Mbi 1 milion e 782 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një adresimi për qytetarë, ka thënë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë dëshmi se Kosova ka ngritur shkallën e pjekurisë politike dhe se po ecën drejt procesit të integrimeve e sigurt dhe e demokratizuar.

Edhe Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Thirrje u bëhet edhe serbëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme.

Sfidat e qeverisë së ardhshme

0

QeveriaKosoves-NdertesaPrioritet mbi gjithçka tjetër për qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet parlamentaret të 8 qershorit, duhet të jetë sundimi i ligjit dhe heqja e ndikimit të politikës nga sistemi i drejtësisë, vlerësojnë disa nga analistët politikë.

Ata thonë, po ashtu, se vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, do të jenë një sfidat tjetër serioze të qeverisë së ardhshme.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për vite me radhë sistemi i drejtësisë në Kosovës, nuk ka funksionuar në mënyrë të duhur.

“Vendosja e sundimit të ligjit do të thotë shteti i së drejtës, dhe heqja definitive e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë përkatësisht gjykata, prokurori. Sfida e dytë, sigurisht do të jenë bisedimet me Serbinë, do të thotë vazhdimi i dialogut, zbatimi i marrëveshjeve, përkatësisht konstituimi i asociacionit të komunave me shumicë jo shqiptare në veri. Dhe, natyrisht çështjet sociale, përkatësisht zhvillimi ekonomik”, thotë Matoshi.

Në Raportin e progresit për vitin 201 3, është vlerësuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë mbetet i dobët, për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme në drejtësi dhe rrezikimit të pavarësisë dhe paanshmërisë.

Njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Shpend Kursani, konsideron se Kosova dhe qytetarët e saj janë duke u përballur me probleme e vështirësi të mëdha, andaj sipas tij, qeveria e ardhshme që do të formohet pas zgjedhjeve do të ketë shumë çështje, me të cilat do të duhet të merret shpejt.

Ai mendon se një nga sfidat me serioze për qeverinë e ardhshme, do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë.

“Qeveria e ardhshme do ta ketë një sfidë shumë të madhe zbatimin e marrëveshjeve që qeveria e kaluar e ka arritur me Serbinë, sepse si marrëveshje me të vërtetë e ka cënuar sovranitetin dhe pavarësinë vendit”.

“Në një farë mënyre, e ka rritur varësinë e Kosovës ndaj Serbisë dhe si qeveria ashtu edhe kuvendi i ardhshëm në çështjet kyçe të vendit nuk do të mund të vendosë pa e pyetur Serbinë. Kështu që është një sfidë shumë e madhe se si në njëfarë mënyre të rikthehet kjo. E kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u rikthyer”, mendon Kursani.

Si çështje të tjera serioze që e presin qeverisjen e re, Kursani përmend sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

“Është çështja e arsimit, e cila për 14 vite me radhë është degraduar dhe si rezultat, nuk po sjell as fuqi punëtore në bazë të kërkesave që janë në treg, por as njerëz të zgjuar, të cilët në të ardhmen mund të merren me problemet e vendit. Pa e zgjidhur çështjen e arsimit dhe kualitetit të tij njëherë e përgjithmonë, Kosova gjithmonë do t’i ketë këto probleme, ndoshta edhe më të përkeqësuara”, thekson Kursani.

Sa i takon politikës së jashtme, Kursani vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të fokusohet në atë që politika e jashtme të shërbejnë si instrumente për forcimin e shtetit.

“Qeveria e ardhshme do të duhej që integrimet në BE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, t’i bëjë instrument të përforcimit të pavarësisë dhe të shtetësisë së Kosovës, e jo si qëllim sepse kur po e bëjnë këtë si qëllim atëherë po shesin gjithçka brenda vendit në mënyrë që të arrihet caku dhe kështu po i humbet edhe pavarësia, edhe sovraniteti vendit dhe kështu po destabilizohet përbrenda”, shprehet Kursani.

Analistët në Prishtinë thonë se çështjet që lidhen me drejtësinë gjatë këtyre viteve kanë qenë në qendër të kritikave në raportet e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, sikurse që është kritikuar edhe për shkallën e lartë të korrupsionit në pothuajse të gjitha institucionet./rel/

Së shpejti pikë tjetër kufitare Kosovë-Serbi

0

KosoveSerbi-kufiri riKosova dhe Serbia pritet që së shpejti të kenë edhe një pikëkalim kufitar, në vendin e quajtur Kapi e Sfircës.

Nisma që është ndërmarrë nga Komuna e Kamenicës, e mbështetur edhe nga Komuna e Medvegjës që ndodhet në pjesën e Serbisë, por ku jetojnë qindra shqiptarë, tashmë ka marrë përkrahje nga ekipet e të dyja shteteve në bisedime.

“Së shpejti presim që të merret edhe vendimi përfundimtar për hapjen e vendkalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, me iniciativë të Komunës së Kamenicës, e mbështetur pastaj edhe nga Komuna e Medvegjës. Kemi pasur takime me zonjën Edita Tahiri e cila këtë çështje e ka ngritur në nivel të bisedimeve teknike me Qeverinë e Serbisë dhe informacionet që i kemi janë se eksizton pajtueshmëri e plotë që këtu të hapet pikëkalimi kufitar”, thotë nën kryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, transmeton TCH.

Në ekipin kosovar të bisedimeve e kanë konfirmuar marrjen e kërkesës për të dialoguar në Bruksel për hapjen e këtij pikëkalimi kufitar.

Visar Xani, këshilltar politik i kryenegociatores kosovare Edita Tahiri, ka thënë për Top Channel se në raundet e ardhshme pritet të diskutohet kjo temë dhe sipas tij e njëjta pritet të gjejë mbështetjen e palëve për tu realizuar shumë shpejt.

“Ne faktikisht e kemi njoftuar Bahkimin Evropian gjatë takimeve që kishim në Bruksel. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e ka paraqitur këtë njoftim dhe në parim është mirëpritur nga të gjitha palët dhe ka mbetur që në raundet e ardhshme kjo kërkesë të negociohet ose diskutohet”, deklaron Visar Xani, këshilltar politik.

Pikërisht në këtë vend që quhet kapi, pritet të ndërtohet pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, nëse për këtë çështje pajtohen pala kosovare dhe ajo serbe në bisedimet në Bruksel.

Në zonën pas kufirit është komuna e Medvegjës ku jetojnë rreth 500 shqiptarë ngase qindra dhe mijëra të tjerë janë shpërngulur pikërisht për shkak të mungesës së rrugës dhe mundësisë së komunikimit me pjesën tjetër të Kosovës.

Në këtë vend, shumë shpesh qytetarë të Kosovës janë arrestuar nga xhandarmëria serbe për shkak se nuk e kanë njohur si terren dhe janë konsideruar si shkelës të kufirit”.