16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Mos hesht, dil voto!

AstritGashi-gazetarShkruan: Astrit Gashi

Tashmë që vendvotimet janë hapur në tërë Kosovën, vetëm një porosi e kam për secilin qytetarë të vendit që ka të drejtë vote: Mos hesht, Dil Voto.

Thënë edhe më saktë- secili që sot që ka mundësi fizike të jep votoën e tij dhe që nuk e bënë, le të heshtë tërë jetën- ose të paktën 4 vite. Voto sot pra, ose hesht tërë jetën (katër vite).
Kosova është një demokraci e re, dhe një shtet në ndërtim. Vota e secilit në këto zgjedhje është shumë më e vlefshmë në kontekstin ku jetojmë, se ta zëmë ajo e një zvicerani, anglezi apo gjermani. I kam dëgjuar shpesh duke thënë se në këtë filan vendi të zhvilluar qytetarët e atjeshëm as nuk e din se kush janë udhëheqësit e tyre dhe një pjesë e madhe as nuk e dinë datën e zgjedhjeve. PO flasim pra për ato vende që janë shumë të zhvilluara edhe ekonomikisht, edhe në demokraci dhe në të gjitha lëmitë tjerë. Ne nuk jemi aty. Shtëpisë tonë të përbashkët- që e quajmë Kosovë- i duhet secila tullë- pra secila votë- që ajo të mund të qëndrojë në këmbë.

Sot është një ditë e mirë dhe me diellë. Nuk na zë pra as shiu e as bora. Sivjet për herë të parë që nga përfundimi i luftës zgjedhjet mbahen në stinën e verës. Edhe kjo mund të jetë një arsye që sot të gjithë bashkë- i madh e i vogël të nisemi drejt kutive të votimit. Ta japim votën tonë, votën për vendin tonë.

Ta thyejmë heshtjen dhe të votojmë. Sepse heshtje zgjedhore sot nuk ka askush përveq se mediave. Politikanët sot do ti keni në mëhallat tuaja, në fshatrat tuja- në fqinjësi. Ata do të bëjnë fushatë.

Theje heshtjen- duke votuar sepse kjo “heshtja zgjedhore” të cilën e kanë imponuar është ndër mesazhet më të pista që na dërgohen neve si qytetarë. Sikur na thonë se mund ti dëgjojmë premtimet e shumta për dy javë rresht, por nëse ato do ti dëgjonim dy ditëve të fundit- dikush mund të na manipulonte e të na ndërronte mendjen. Absurde dhe fyese. Krejt kjo kur aspiruesit për deputet i kemi para dyerve të shpisë.

Me heshtjën që duhet të thyejmë duke votuar, në fakt na konsiderojnë si parashoqëri- si individ të cilëve dy ditë nuk duhet ti flasin nëpër media- se kështu mes tyre mund të ndodhë hataja. Të votojmë që shtetin tonë ta shëndërrojmë në një shoqëri ku do të konsideroheshim normal edhe si qytetarë.

Janë 1.6 milion arsye për të votuar sot- dhe asnjë kundër. Prandaj, sot nuk kemi opcion tjetër: duhet të Votojmë e ta thejmë heshtjen. Secila votë vlen- për të ndërtuar shtëpinë tonë të përbashkët.

Më Shumë

Fury – Usyk: Sonte meçi i gjigantëve të boksit/ Ja kur dalin në ring boksierët

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të...

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Lajmet e Fundit