Home Blog Page 8454

Këshilli kundër Etheve Hemorragjike shqyrton situatën epidemiologjike

0

Keshilli kunder Etheve HemorragjikeKëshilli kundër Etheve Hemorragjike vlerësoi se masat që janë duke u ndërmarrë për EHCC kanë ndikuar që deri tash, përkundër një numri të konsideruar të thumbimeve të rriqrave, të ketë vetëm tre raste pozitive të kësaj sëmundjeje, prej të cilave dy raste e kanë kaluar sëmundjen pa probleme, derisa rasti i tretë është në përmirësim e sipër dhe nën përkujdesjen mjekësore të stafit të Klinikës Infektive të QKUK-së.

Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, u mbajt sot takimi i Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.

Në këtë takim është raportuar për situatën epidemiologjike në vend, sa i përket EHCC dhe masave që janë duke u zbatuar në komunat më të ekspozuara nga rastet e thumbimit të rriqrave.

Deri tash, janë regjistruar 1639 thumbime, shumica në komunën e Malishevës, në laboratorët e IKSHP-së janë testuar 47 rasteve të dyshuara, prej të cilave vetëm tri kanë rezultuar pozitive.

Në Këshill u tha se në bashkëpunim midis IKSHP-së dhe Komunës së Malishevës, të gjitha zonat e kësaj komune dhe të gjitha shkollat janë mbuluar me aktivitete edukative dhe vetëdijesimi, për mbrojtje nga sëmundja.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë dezinfektimin e fshatrave më karakteristike për EHCC, ndërkohë që po vazhdon dezinfektimi edhe nga kompania e kontraktuar midis Komunës së Malishevës dhe kompanisë së kontraktuar prej tyre për këtë qëllim.

Përveç dezinsketimit të hapësirave të hapura, ku në proces të dezinfektimit janë edhe disa fshatra të kësaj komune dhe oborreve, dezinfektimi dhe dezinfektimi do të vazhdojë edhe nëpër stalla, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të infeksionit.

Megjithëse, nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeje gjatë këtij viti me EHCC, Këshilli Ndërministror ka kërkuar që aktivitetet të intensifikohen edhe më tej në terren, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje që t’i zbatojnë masat e kujdesit, duke bashkëpunuar me autoritetet lokale dhe qendrore dhe duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut përmes pastrimit të oborreve, kujdesit gjatë punës në fusha e ara dhe lajmërimit te mjeku në rastet e para që thumbohen nga rriqrat.

Kandidatët e PDK-së për deputet, takohen me stafin Akademik të UPZ-së

0

UPZ-objektiKandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës nga lista zgjedhore PDK-së në Prizren u takuan më stafin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren me ç’rast profesorëve dhe stafit drejtues u ofruan alternativa të shumta për një cilësi më të lartë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

Luljeta Veselaj-Gutaj para kolegëve të saj të Universitetit u zotua se përpos të arriturave të shumta që ka ky institucion arsimor, ajo do të jetë zë edhe më i fuqishëm në parlament rreth të arriturave të radhës në këtë institucion mjaft të rëndësishëm.

“Qeveria e Hashim Thaçit e realizoi premtimin e dhënë që do të hapte një universitet në Prizren dhe këtë e realizoi menjëherë pas fitores së saj në zgjedhjet e kaluara, premtoi se do të ketë rritje të pagave edhe këtë e realizoi si dhe premtoi objekt modern për studentët dhe stafin punues, edhe atë e bëri”, tha ajo duke shtuar se pretimet e dhëna të kryeministrit Thaçi duhet t’i besoni se ai e dëshmoi veten si njeri i mbajtjes së premtimeve.

Edita Tahiri tha se kryeministri Thaçi pati vizione dhe misione të shumta të cilat sipas saj janë realizuar në përpikëri.

“Kryeministri Thaçi është njeri vizionar dhe misionet e parapara të tij kohë më parë hap pas hapi i realizoi pasi duke u nisur nga çlirimi i vendit, shpallja e pavarësisë, dialogu me Serbinë që komunat serbe të veriut t’i kthente nën administrim të Kosovës dhe sot qytetarët shqiptarë të lëvizin në atë pjesë të vendit, tha Tahiri.

Irfan Fusha kandidat i radhës nga PDK-ja, tha se për dy arsye vendosi që t’i hynte kësaj gare.

“Arsyeja e parë ishte plani për zhvillim ekonomik që unë i përkas kësaj fushe dhe e dytë fondi për punësim që përsëri më përket mua dhe kolegëve të tjerë të biznesit. Unë në kompaninë time “ABI center” kamë të punësuar një numër të madh të punëtorëve që ndoshta edhe nuk janë të nevojshëm të gjithë, por për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve kam vendosur që t’i lë në punë dhe ta zhvilloj biznesin tim me aq mundësi sa kam”, tha ai, duke shtuar se “Misioni i Ri “ është platforma më e mirë për këto dy arsyet e tij.

Në fund të takimit të gjithë kandidatët kërkuan nga profesorët universitarë që ta votojnë PDK-në me numat 58 dhe kandidatët që ata i kanë më për zemër. /PrizrenPress.com/

KQZ mundësi të mira edhe për të verbërit

0

Daka takim me te verbritKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në një takim kryetarin e shoqatës së të verbërve dhe me të parë të dobësuar të Kosovës, Bujar Kadriu i cili shoqërohej nga drejtori i qendrës për ofrimin e shërbimeve për këtë shoqatë, Daut Tishuki.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar që edhe kjo kategori e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote të mund të votojnë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që personave të verbër dhe me të parë të dobësuar u mundëson të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes Shabllonëve në shkrimin e Brail-it.

Pas takimit, në një konferencë për media, Kryetarja e KQZ-së, Daka u shpreh se kjo është një e arritur pasi edhe një kategori e caktuar e shoqërisë sonë i mundësohet të votojë dhe të mos kufizohet nga një e drejtë kushtetuese. “Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe është një imazh i mirë për KQZ-në dhe Kosovën, me të cilën të drejtat e qytetarëve me aftësi të kufizuara respektohen dhe u jepet mundësi e barabartë sikurse të gjithë qytetarëve të tjerë”, tha kryetarja Daka, e cila shtoi se KQZ edhe në zgjedhjet e kaluara ka përmbushur këtë obligim.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së të verbërve të Kosovës dhe me të parë të dobësuar, Bujar Kadriu, fillimisht shprehu mirënjohje të thellë për KQZ-në, që ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët me të drejtë vote, për votim të pavarur. “KQZ-ja duhet të jetë shembull për shtetet në rajon se si duhet të organizohen zgjedhjet dhe të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë grupet e qytetarëve në Kosovë, në veçanti për personat me aftësi të kufizuar, në këtë rast për persona të verbër dhe me të parë të dobësuar”, tha Kadriu.

Në anën tjetër, Daut Tishuki bëri të ditur se në çdo Qendër Votimi, do të ketë nga dy shabllonë të tillë, si dhe në shkrimin Brail dhe në audio do të jetë edhe Lista e kandidatëve të subjekteve politike. /PrizrenPress.com/

Zv/ministri Mustafa priti rektorët e universiteteve publike

0

NehatMustafa-MASHTZëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike në Kosovë, me të cilët ka biseduar për fuqizimin e rolit të drejtuesve të universiteteve në mbarëvajtjen e Testit të Maturës dhe përfshirjen më të madhe të stafit të këtyre universiteteve në administrimin e testit.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast ka theksuar se, roli i universiteteve publike duhet të jetë më i madh, për arsye se në një pjesë të madhe të drejtimeve në fakultete, regjistrimi i studentëve varet nga rezultati i testit të maturës.

“Një pjesë e madhe e përcaktimit për fakultet, varet prej rezultateve të provimit të maturës. Janë shtatë drejtime, të cilat edhe viteve të kaluara nuk kanë organizuar provim pranues”, është shprehur zv/ministri Mustafa, i cili theksoi se duhet që, edhe drejtuesit e universiteteve të kontribuojnë në vënien e rendit, sa i përket administrit të testit të maturës.

Zv/ministri Mustafa, po ashtu vlerësoi se, MAShT ka arritur që të krijojë një sistem të tillë, në mënyrë që testi i maturës asnjëherë të mos dalë jashtë para ditës së testimit, porse duhet shtuar përgjegjësia e administruesve të testit.

Testi i maturës 2014, do të mbahet më 14 qershor – dita e parë dhe 28 qershor – dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 7 korrik 2014. /PrizrenPress.com/

Muja: Votoni kandidatët e PDK-së

0

tususzKandidatët për deputet të PDK-së në Prizren kanë mbajtur një takim me strukturat e nëndegëve nga Nënkalaja deri në ‘Tusus’.

Në këtë tubim elektoral kanë marrë pjesë pothuaj se të gjithë kandidatët për Kuvend të Kosovës, Naser Berisha, Nait Hasani, Nezir Çoçaj, Zahrije Jusufi, Eidta Tahiri, Luljeta Veselaj- Gutaj, Munir Basha, Irfan Fusha.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Enver Hoxhaj. Kryetari Prizrenit, Ramadan Muja tha se qytetarët e Prizrenit më shumë se kurrë duhet të jenë të mobilizuar dhe të votojnë në radhë të parë për kandidatët e Prizrenit, “sepse vetëm prizrenasit nesër do ta ngrinin zërin në Parlamentin e Kosovës”.

Ai gjithashtu ka kërkuar që së pari të votohet numri 58 numri i PDK-së, ndërsa në anën e djathtë ka kërkuar që të votohet nr 1 e pastaj me radhë, po duke mos harruar kandidatët e Prizrenit.

Ramadan Muja duke folur për PDK-në ka theksuar se ‘Prizreni e ka obligim që të votojë për PDK-në, sepse Universiteti i Prizrenit është vepër e PDK-së”.

Ndërsa Edita Tahiri, duke folur për misionin e PDK-së ka potencuar se Thaçi është i vetmi lider politik në Kosovë që mund të marrë vendime të mëdha , sepse ka vizion dhe qëndrim, prandaj kemi arsye edhe ta kërkojmë votën tuaj për numrin 58.
Ndërsa Munir Basha, ka theksuar se ne si parti konservatore i jemi bashkuar PDK-së sepse është parti e sukseseve.

Në vazhdim kanë shkëputur pjesë nga programi zgjedhor i Misionit të ri të gjithë kandidatët e pranishëm si Zahrije Jusufi, Luljeta Veselaj, Irfan Fusha, Nait Hasani, Munir Basha, Nezir Çoçaj dhe Naser Berisha.

Me këtë rast duhet të veçojmë kandidatin e kësaj zone Naser Berisha, i cili gjatë gjithë kohës sa ka shpalosur disa nga pikët e programit zgjedhor është duartrokitur në shenjë përkrahje dhe mbështetje. Kjo përkrahje për Naser Berishën e ka burimin edhe për faktin se ai gjatë kësaj jave me aktivitetin e tij ka arritur që t’i marrë nga radhët e subjekteve tjera mbi 200 aktivistë të partive tjera, të cilët në këtë tubim u prezantuan si të arritura të PDK-së në këtë fushatë.
Edhe Enver Hoxha ka kërkuar që më 8 qershor në mënyrë sa më masovike të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Misionin e së ardhmes së të gjithë qytetarëve të Kosovës./prizrenpress.com/

Nisma dhe BD kërkojnë votën në bastionin e tyre në “Kurillë”

0

KUrilla-620x330Nisma për Kosovë dhe Bashkimi Demokratik vazhduan fushatën elektorale edhe në lagjën “Kurillë” të Prizrenit.
Kandidati për deputet Zafir Berisha,falenderoi banorët e ‘Kurillës’ për mbështetjen që i kanë dhënë në proceset politike.
” Ndihem krenar kur gjendem në mesin tuaj, edhe më krenar ndihem kur këtu në këtë lagje sa herë që vijmë takojmë bashkëluftëtarët të cilët asnjë herë nuk janë lëkundur nga përpjekjet tona të përbashkëta për ndryshimet pozitive në interes të qytetarëve të Kosovës”, tha Berisha.

“Qytetarët e Prizrenit kanë mundësinë historike që me 8 qershor të votojnë për ndryshime, ndryshime që është dashur të ndodhin edhe në zgjedhje lokale por për fat të keq nuk kanë ndodhur, sepse garnitura politike e korruptuar përmes disa liderëve minoritarë arriti ta mbajë në pushtet njëriun i cili është denuar për krim dhe korrupsion ,dhe duke votuar për Nismen më 8 qershorë ne paralajmërojmë që së shpejti ne do të qeverisim edhe me Prizrenin”.

Dr. Sejdulla Hoxha, koordinator i Nismes në Prizren, ndërkaq shpalosi pjesë nga programi zgjedhorë ku u fokusua në zhvillimin e mirëfillt ekonomik të vendit si dhe në përmisimin e gjendjes në shëndetësi, arsim dhe administratë publike.

Koalicioni Nisma-BD ,mbajti takim edhe me banorët e lagjës “Bajram Curri” dhe ata të fshatit Jeshkovë, ku morën mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 8 qershorit…

Thaçi në Prizren premton dyfishim të pagave për familjet e dëshmorëve

0

Me katagorit e luftesKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Hashim Thaçi bashkë me kandidatët për deputet nga Prizreni ka takuar përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe shoqatën e të burgosurve politikë në këtë qytet.

“Për të gjitha familjet e dëshmorëve pagat do të dyfishohen në mandatin e ardhshëm, ndërsa do të ketë përkujdesje institucionale për të gjitha kategoritë e luftës”, tha Thaçi

“Për të gjitha familjet e dëshmorëve do të sigurohen banesa në Prizren dhe se këtë premtim do ta mbajmë pasi që Komuna e Prizrenit veç i ka ndarë 80 banesa për familjet e dëshmorëve”.
Thaçi, para përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta është zotuar se në mandatin e ardhëm do të jetë i përkushtuar për rregullimin e mirëqenies sociale.

“Të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga ky mision, ndërsa a subjektet tjera politike sado që po mundohen të na kopjojnë ata nuk do t’ia arrijnë, sepse as që do të mund ta kalojnë pragun zgjedhor, sepse nuk kanë as vizion e as mision të qartë që t’ua afrojnë qytetarëve”.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja, pasi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të dalin në zgjedhje sa më masovikisht ka kërkuar që të votojnë për nr. 58 dhe për kandidatët e PDK-së nga Prizreni.

” Nëse vazhdojmë të mos i votojmë kandidatët tanë nuk do të jemi të përfaqësuar edhe më tej në institucionet qeveritare, andaj nesër të mos ankohemi pse nuk jemi ne të përfaqësuar”.
Thaçi në këtë takim është shoqëruar nga zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj,kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe kandidatët e PDK-së për deputet,Edita Tahiri, Nezir Çoçaj, Naser Berisha, Nait Hasani, Luljeta Veselaj- Gutaj, Zahrije Jusufi, Munir Basha, Irfan Fusha dhe Bahar Selimin./PrizrenPress.com/

Flutura Açka, romani për gjakmarrjen mirëpritet në Holandë

0

87902Këto ditë në Holandë doli në qarkullim në gjuhën holandeze romani i dytë i shkrimtares Flutura Açka, “Kruis van vergetelheid” (Kryqi i harresës), i botuar në shqip në vitin 2004, dhe i përkthyer nga shqipja në holandisht nga përkthyesi Roel Schuyt, i cili ka përkthyer nga gjuha shqipe në holandisht edhe vepra dhe pjesë nga shkrimtarë të tjerë shqiptarë si: Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Xhevahir Spahiu, Helena Kadare, Eqrem Basha e Ardian Klosi. Pak ditë pas botimit të “Kruis van vergetelheid” (Kryqi i harresës), njëra prej dy gazetave më të rëndësishme holandeze, “De Volkskrant”, në suplementin e saj letrar të datës 31 maj 2014, boton një vështrim kritik mbi këtë roman të njërit prej kritikëve më me zë, që drejtojnë sot opinionin letrar në Holandë, ku e vlerëson me nota të larta romanin e autores shqiptare. Në shkallën e saj të klasifikimit, gazeta në fjalë e vlerëson veprën e Flutura Açkës me katër yje nga pesë të mundshmet në klasifikim.
Romani “Kryqi i harresës” sjell në vëmendje një shkrimtare të re që gjendet në mes të një historie tronditëse e cila ngjet mes Shqipërisë dhe Holandës. Rikthimi i një gjaku gjashtëdhjetëvjeçar, një fëmijë dëshmitar dhe peng i tij, një djalë i ri me dilemat e emigrimit, një dashuri e fuqishme, por e dyzuar, një tjetër burrë fatkeq nën hije paranojash, një e huaj në udhëkryqet shqiptare, një familje, një qytet e më gjerë në “grackën” e Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njerëz me fatin e varur te befasia – plazmojnë bashkë jetën në një libër të vetëm. Fatalitet, rikthimi përmbysës i së shkuarës, kërcënimi nga barbaria, shpresë diabolike, marrëzi dashurore, seks, udhëtime të prera, besë, mosbesim, gjak që përzien personazhe të tërë, dy botë që përplasen herë pa u pajtuar, herë duke u tretur në një. Autorja sjell në këtë roman një kryq harrese, me qëllimin për të trokitur dhe zgjuar kujtesën kolektive shqiptare.

KRITIKA
Arjan Peters, në gazetën “De Volkskrant” (Holandë), më 31 maj 2014 botoi për romanin një artikull të titulluar “Flutura Açka, një thurje e bukur mes poezisë dhe realitetit me sfond gjakmarrjen”. Kritikën e tij, po e botojmë të plotë dhe pa ndërhyrje. “Në prag të ndërrimit të mileniumeve, për shkak të motit të keq, një fluturim nga Budapesti në Amsterdam mbyllet. Dy shqiptarë që kanë nisur udhëtimin nga Tirana, nisin një bisedë në hollin e aeroportit tranzit. Ajo është shkrimtare dhe po shkon tek i dashuri i saj në Holandë. Ai, Gjergji, është student dhe po udhëton për tek e dashura e tij holandeze. Gjatë natës së ftohtë të dhjetorit, të cilën, për shkak të rrethanave, duhet ta kalojnë në Budapest, studenti i tregon shkrimtares se çfarë i ka ndodhur: Ai i rrëfen se është i detyruar të ndihmojë të vëllanë, i cili është përfshirë rastësisht në një gjakmarrje të ngatërruar. Shkrimtarja në roman ka disa ngjashmëri me shkrimtaren e librit, Flutura Açkën (1966), e cila në jetën reale ecejaket mes Utrechtit dhe Tiranës, ku ajo, së bashku me partnerin e saj, Richard van den Brink, drejton shtëpinë botuese “Skanderbeg Books”. Deri sot ajo ka botuar pesë romane. I dyti, “Kruis van vergetelheid” (Kryqi i harresës, 2004), i përkthyer kohët e fundit nga shqipja prej Roel Schuyt, i konfirmon lexuesit holandez dhjetë vjet pas botimit të tij në origjinal, atë që lexuesi në Shqipëri e di prej kohësh: Atë, se mjeshtri i vjetër, Ismail Kadare (1936), nuk është i vetmi autor i njohur prej këtij vendi jo shumë të

populluar, vendi me borë, male të errët, raki dhe mistere të lashta.
Edhe gjakmarrje. Një nga temat për të cilën edhe Kadare ka shkruar, por ai parapëlqen një formë të fshehtë të saj në rrëfimin e historisë. Flutura Açka është më e hapur. Akoma edhe tani, pas aq shekujsh nga koha kur njerëzit që i popullojnë këto male hartuan Kanunin e tyre – sistemin e zakoneve dhe normave që rregullonte edhe gjakmarrjen, njëherësh edhe duke i ruajtur ato – mund të ndodhë të zihesh në kurthin e tij. E parë nga larg, siç bën në krye edhe shkrimtarja e “Kruis van vergetelheid” (Kryqi i harresës), duket romantike që autorit të krimit i lejohet të marrë pjesë në funeralin e viktimës së tij, dhe madje pritet me mirënjohje nga familja e viktimës. Por pas kësaj, ai duhet të nxitojë, sepse familjes në zi i duhet të vendosë për marrjen e hakut ndaj viktimës – gjë që mund të zgjasë ndonjëherë dhjetëvjeçarë të tërë.
Jo, realiteti nuk është aq piktoresk, i ankohet Gjergji shkrimtares. Vëllai i tij është thjesht dëshmitar i një vrasjeje në mes të ditës, dhe vetëm sepse rastisi të ishte aty, tani është i detyruar prej familjeve që janë në hasmëri mes tyre, që të mbajë anë. Si mund të dilet nga ky cikël fatkeqësish, vrasje dhe kundërvrasje, një cikël që në këtë rrëfim nisi 60 vjet më parë për shkak të një fyerjeje mes paraardhësve të tyre?

Më shumë se nga zakonet e lashta që përshkruhen në të, magjia e këtij libri vjen nga stili i Açkës, me përfytyrime dhe skena të gjalla, që ndonjëherë kanë elementë të sagave të vjetra: “Ai iu afrua xhamave të hollit, prej ku një qiell i plumbtë, na e bënte beft zymtinë, si një rrobe e harruar në kushedi ç’kënd dhe që na ishte shfaqur para syve një tjetër stinë, kur nuk na duhej”.
Me një kontrast të bukur me këtë botë, shkrimtarja përshkruan edhe të dashurën holandeze të Gjergjit, Anjan, një gazetare radioje, e cila, pas një kohe qëndrimi në Romë, po përpiqet të natyralizohet sërish me jetën e atdheut të saj: Ndërsa po ecën me biçikletë në qendër të Amsterdamit, ajo ndien zërin e një burri që e thërret, por jo për t’i shprehur admirim për pamjen e saj, por për t’i thënë Anjas se po i jepte biçikletës në rrugën e këmbësorëve. Zbrit nga biçikleta, zonjushë.

Në këtë roman, poezia dhe realiteti thuren mrekullisht. Vetë Açka na e tregon se si një tjetër qasje, mund të hapë perspektiva të reja për shekullin e ri: Përmes lëvizjes së lirë mes kohëve dhe kulturave, ajo (Açka) na ndihmon të shohim se ndarja nga traditat e ngurta, është e mundshme”.
Shkrimtarja

Flutura Açka njihet si poeteshë, prozatore, publiciste e botuese. Ajo ka lindur në qytetin e Elbasanit në vitin 1966. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 e më vonë për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Në fillim të viteve ’90 punoi si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpinë botuese “Onufri”. Në vitin 2001, themeloi shtëpinë e saj botuese “Skanderbeg Books” me qendër në Tiranë, dega e botimeve në holandisht e së cilës drejtohet nga botuesi me përvojë Richard van den Brink. Ka botuar disa vëllime me poezi dhe prozë, si dhe është fituese e disa çmimeve letrare.

Leonora Jakupi triumfon

0

Leonora JakupiKëngëtarja e njohur Leonora Jakupi në edicionin e parë të festivalit të klipit, ‘Netët e klipit shqiptar’, i cili u mbajt në Shkup, arriti ta rrëmbejë vendin e parë, ndërsa përveç saj, edhe këngëtarë tjerë të skenës sonë u shpërblyen, por edhe mbështetën idenë e këtij festivali…

Tash e njëzet vjet emri i saj është ndër emrat më të denjë të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi e cila edhe këtë radhë tregoi se puna e saj dhe mundi që jep për të, nuk i shkon asnjëherë huq. Kjo pasi që këngëtarja kosovare është shpërblyer me vendin e parë në Shkup, për klipin më të mirë.

Edicioni i parë i këtij festivali që mban emrin ’Netët e klipit shqiptar’ e që u mbajt në Shkup, nxori këngëtaren Jakupi fituese të këtij evenimenti. Ndryshe festivali i klipit është mbajtur në ambient të hapur te sheshi ‘Skënderbeu’ në Shkup nën përkujdesjen e komunës së Çairit dhe mbështetjes së madhe që ka dhënë kreu i kësaj komune Izet Mexhiti.

Fytyra publike mbështetën ‘Netët e klipit shqiptar’

E përveç Leonorës e cila tashmë është fituese e edicionit të parë, në këtë eveniment ishin të pranishëm edhe shumë fytyra tjera publike nga mbarë estrada shqiptare. Ndër ta Vesa Luma, Selami Kolonja, Adelina Tahiri, Xhevdet Jashari – Arifhikmeti, Big Mama, gazetarë të shumtë që kishin udhëtuar nga Tirana e shumë të tjerë të cilët duket qartë se mbështetën, por edhe pëlqyen idenë e kësaj gare.

Ndërkaq pa çmim nuk u ndanë edhe emra tjerë të skenës sonë. Vesa Luma u shpërblye për klipin ‘I ndaluar’, klip ky i cili është realizuar në qytetin e Shkupit, ndërsa është komentuar shumë në kohën kur është publikuar. E për këtë vlerësim vetë këngëtarja ka shprehur falënderimin përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar.

“Faleminderit nga zemra për vlerësimin. ‘Netët e klipit shqiptar’”, ishte mbishkrimi i këngëtares Luma i cili u pasua me shumë komente urimesh. E pos Vesës një falënderim të veçantë këtij evenimenti i ka bërë edhe këngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili po ashtu është shpërblyer me dy çmime. Ai në faqen e tij zyrtare në Twitter ka lënë mbishkrimin. “Netët e klipit shqiptar, me dy çmime të rëndësishme. Çmimi i publikut dhe çmimi i alternativës. We are the best. Faleminderit shumë”, kishte shkruar Gaxha.

E siç e do zakoni, redaksia jonë ka provuar të kontaktojë edhe me fituesen e këtij festivali, Leonora Jakupin, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohej. Sidoqoftë, ne i urojmë asaj fitoren edhe në emër të adhuruesve të muzikës së saj, me shpresë që këngëtarja edhe këtë sezon do të vijë me këngë e klipe të reja.

Vëzhguesit e BE-së , sy e veshë të zgjedhjeve në Kosovë

0

europian unionBashkimi Evropian ka shpëndarë sot në Kosovë dhjetëra vazhgues afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

“Sot, vëzhguesit tanë afatshkurtër janë vendosur në zonat e përgjegjësisë. Ata do të shkojnë në të gjithë Kosovën, në të gjitha komunat. Do të takojnë zyrtarë lokalë zgjedhorë, partitë lokale politike, do të ndjekin ndonjë tubim parazgjedhor, do të takojnë anëtarët e shoqërisë civile, vëzhguesit e brendshëm, si dhe përfaqësuesit e mediave”, ka thënë zëdhënësja e misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja, Sarah Crozier.

Zëvendësshefi i ekipit vëzhgues, Marian Gabriel, ka konfirmuar po ashtu se vëzhguesit do të vendosen në të gjitha zonat, përfshirë edhe veriun.