Home Blog Page 8453

VV Prizren:Trashëgimia kulturore është e pandashme nga historia e të gjithë popullit

0

Sahat Kulle 4 qershor 2014 (89)Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren , Nora Arapi-Krasniqi, Valizake Thaçi-Celina dhe Mytaher Haskuka kanë mbajtur takim me profesionistë të fushës së trashëgimisë kulturore, pronarë të shtëpive që janë shpallur si monumente historike dhe banorë të lagjës. Takimi u mbajt në Sahat Kullë.

Në këtë takim u diskutua për alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, posaçërisht për pjesën e trashëgimisë kulturore, implementimin e ligjeve si dhe të drejtat e punëtorëve dhe të grave.

“Çdo popull është i rrënjosur në forma të prekshme dhe të paprekshme të asaj që njihet si trashëgimia kulturore e tij, shprehja dhe interpretimi i së cilës përbën esencën e kujtesës kolektive të një populli dhe disa prej bazave mbi kuptimin për formimin e identitetit të tij”.

“ Ruajtja e kësaj trashëgimie kulturore është një përgjegjësi tepër e rëndësishme e gjithë shoqërisë, e në veçanti e institucioneve shtetërore, ndaj brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm që do të vijnë”.

Të pranishmisht shprehën besimin se vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! do të mund ta ruajë trashëgiminë kulturore të Kosovës duke mos e tjetërsuar atë siç kanë bërë pushtetarët.

 

Katy Perry, “xhiron” faqet e kopertinave të “Cosmopolitan”

0

katyfoto1kPopstari Katy Perry është përzgjedhur imazhi i 4 kopertinave të “Cosmopolitan” nëpër botë. Ajo është përzgjedhur për coverin e “Cosmopolitan” versioni anglez, australian, gjerman dhe për revistën në Singapor.

Këngëtarja ka nisur edhe turin e saj “Prismatic World Tour”që pritet të ndalet në 18 vende. Turi botëror i shfaqjeve ka nisur më 7 maj në Belfast të Irlandës së Veriut dhe pas këtij koncerti, Perry pritet të kthehet në Evropë në vitin 2015.

Turi i koncerteve ka marrë emrin “Prism”, nga albumi i tretë i këngëtares. Albumi ka debutuar në krye të klasifikimeve të iTunes në 97 vende duke regjistruar edhe shitje rekord në karrierën e saj.

Pak javë më parë në “V Magazine” ajo pozoi me Madonna-n në një set fotografik, ku dukeshin sa trasgresive edhe provokuese.

Irfan Fusha shantazhon punëtorët e firmës së tij “ABI”

0

967781_906365156046633_430069019_nBurime të gazetës “Bota sot”, bëjnë të ditur se Kryetari i PDK Hashim Thaçi nëpërmjet kandidatit të partisë së tij për deputet Irfan Fusha, pronari i firmës “ABI” nga Prizreni me rreth 600 punëtorë, po bën shantazhe të papara.

Burimet nga kjo firmë thonë se pronari Fusha ka kërkuar nga të gjithë punëtorët që të votojnë për atë dhe kandidatët e PDK.

Fusha njëkohësisht ua ka kërkuar atyre edhe letërnjoftimet e anëtarëve të familjes me të drejtë vote dhe ka bërë regjistrimin e numrit të votave të cilat ata do ti dëshmojnë me anë të fotografimit.

Nëse nuk votojnë atëherë janë kërcënuar me largim nga puna!

Thaçi: Prizreni, identiteti i PDK-së

0

Tubimi permbylles 3Lideri i PDK-së Hashim Thaçi tha të mërkurën se qyteti i Prizrenit do të mbetet identiteti i PDK-së. Ai tha se “Misioni i Ri” do të zhvillojë këtë qytet, bashkë me qytetet e tjera të Kosovës.

“PDK-ja mbetet adresa më e besueshme përmes “Misionit të Ri” që të zhvillojë vendin”, tha Thaçi në tubimin masiv ë ka mbajtur në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit.

Ai është shprehur i sigurt se në zgjedhjet e 8 qershorit Prizreni dhe mbarë Kosova do të kremtojnë fitoren e PDK-së”. /PrizrenPress.com/

Begaj priti kolonelin turk Zorlu Topaloglu

0

Begaj-kolonelin turk Zorlu TopalogluKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topalo?lu, me të cilin për situatën e përgjithshme në Malishevë situatën e sigurisë, situatën me ethet hemorragjike dhe çështje të tjera me rëndësi që kanë të bëjnë me Malishevën.

Kryetari Begaj e ka njoftuar komandantin e JRD-së, kolonelin Topalo?lu me situatën e përgjithshme në Malishevë, e ku të dytë, u pajtuan se situata e sigurisë në Komunën e Malishevës, është e qetë dhe stabile. Edhe fushata elektorale, në aspektin e sigurisë së përgjithshme, u vlerësua e mirë, pa incidente.

Më pas, Begaj, e njoftoi ushtarakun turk, edhe me situatën epidemiologjike në Komunën e Malishevës, sa i përket etheve hemorragjike, krime kongo (EHKK), e njoftoi me angazhimin e komunës në këtë drejtim, pastaj me numrin e të infektuarve, ku sipas të dhënave, deri m tani, gjatë këtij viti janë infektuar dy persona, por për fati ne mirë të tyre, të dytë janë jashtë rrezikut për jetë.

Begaj e Topalo?lu, biseduan edhe për bashkëpunimin mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, bashkëpunim i cili u vlerësua i mirë. /PrizrenPress.com/

Veseli kërkon nga hasjanët që të mbështesin Nezir Çoçajn për deputet

0

NezirCocaj-pdkDega e PDK-së në Prizren në bashkëpunim me degën e Hasit kanë organizuar një tubim elektoral, me qytetarë të Hasit që jetojnë në Prizren. Në këtë tubim kanë prezantuar pos kandidatit të PDK-së për Hasin Nezir Çoçaj edhe zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli, kandidatët Nait Hasani dhe Naser Berisha.

Në këtë tubim elektoral ishin pjesëmarrës mbi 80 pjestarë të partive tjera politike në përkrahje të fuqishme për kandidatin e PDK-së, Nezir Çoçaj.

Me këtë rast Hajdar Mallakaj, duke folur për kandidatin Nezir Çoçaj ka theksuar se “Unë jam sot këtu jo si pjesëtar i PDK-së, por si hasjanë për t’i bërë thirrje të gjithë hasjanëve që me bashkimin e të gjitha forcave politike ta ndihmojmë Nezirin për të qenë zëri i Hasit në Parlamentin e Kosovës”.

Kurse, zëvendëskryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka theksuar se me Nezirin, Hasi mund t’i shpie përpara projektet e shumta të nisura për Hasin. Andaj ka kërkuar që të gjithë hasjanët ta mbështesin, sepse duke e mbështetur Nezirin për Parlamentin e Kosovës e kanë mbështetur vetveten e kanë mbështetur Hasin. Veseli gjithashtu ka apeluar tek të gjithë hasjanët që fuqimisht ta mbështesin Misionin e Ri të PDK-së më 8 qershor, sepse është alternative e vetme që i nevojitet Kosovës.

Ndërkaq Nezir Çoçaj, pos që ka kërkuar besimin e hasjanëve për numrin 58, ai ka kërkuar që hasjanët t’ia japin besimin me anë të votës që Hasin ta bëjë të barabartë me komunat tjera të Republikës së Kosovës.

Në këtë tubim elektoral, të pranishmit i ka argëtuar aktori i madh Qun Lajçi, i cili u prit me duartrokitje dhe këngëtari Zenel Zekolli. /PrizrenPress.com/

Kandidatët për deputetë nga VV-ja në Prizren – zotohen

0

VV-kandidatet nga prizreniKandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, zotohen për mbrojtjen e të gjitha interesave të qytetarëve që do t’i përfaqesonin.

Ja deklarata e plotë, e dërguar në E-mail-in e “PrizrenPress”-it:

Ne kandidatët e poshtënuar të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në rast të marrjes së detyrës për përfaqësimin e vullnetit qytetar në institucionin më të lartë vendimarrës, zotohemi publikisht se do të jemi zë që mbron dhe përfaqëson vullnetin politik të të gjitha qytetarëve pa dallim.

Do të jemi në shërbim për të gjitha çështjet që hyjnë në kuadër të fushëveprimit tonë.

Do të promovojmë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Do të fokusohemi në shtimin e kontrollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, me theks të veçantë atij lokal; do të angazhohemi për domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave historike edhe trashëgimisë së pasur kulturore që ka Prizreni.

Do të promovojmë bevojën për rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e turzmin kulturor si sektor strategjik për zhvillim ekonomik të zonës urbane, si dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes politikave aktive për zhvillimin e bujqësisë për zonat rurale.

Mbi të gjitha do të punojmë parreshtur për jetësimin e alternativës qeverisësese të Lëvozjes Vetëvendosje! si i vetmi program qeverisës që iu përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe hap rrugë zhvillimit të gjithëmbarshëm të Rebupblikës së Kosovës.

Ne zotohemi se jemi të gatshëm për dorëheqje nëse nuk i plotësojmë keto premtime.

Mytaher Haskuka
Nora Arapi Krasniqi
Levent Kasëmi
Valizake Thaçi Celina
Artan Abrashi

/PrizrenPress.com/

VV-Prizren-zotimiVV_Prizren-zotimi1

Lil-g Street Thugz kthehet me një klip

0

Lil-g Street ThugzI njohur me emrin e artit si Lil-g Street Thugz, këngëtari Arlind Pashollari, pas shumë kohe shkëputje në skenë, vjen me projekte të reja. Ai është një prej rrepistave më të ri në vend, ndonëse ka filluar të merret me muzikë që në moshe të re.

Gjatë viteve të fundit, ai ka realizuar një sërë këngësh si “Për ju”, “Eja më shiko”, “Sa her që vim”, “Veç për mu”, etj. I kontaktuar nga portali “albeu”, këngëtari thotë se ka shumë projekte për ti publikuar, ku shumica janë me pjesëtarë të grupit.

“Kam disa projekte për të nxjerrë, shumica e tyre bashkëpunime me pjesëtarë të grupit, por për momentin jam duke pergatitur një këngë balad e stilit Rap, që do realizohet me video klip, e cila besoj se do ngjalli interes tek publiku.

Tani po punoj për përfundimin e këngës dhe shumë shpejt, do shfaqet edhe klipi. Hip-Hop për mua ka qënë pasion që në vegjëlin time, kurse tani ka krijuar imunitet tek unë”, ka thënë ai për “albeu”

I pyetur se çfarë simbolike ka për të muzika, ai përgjigjet: “Realisht muzikën e dua aq shumë, saqë dua të këndoj në gjithë jetëgjatësinë time”. Lil-g Street Thugz është ndalur edhe tek emocionet e të kënduarit live.

“Kur këndoj live, për mua është kënaqësi e patjetërsueshme, që më jep siguri tek vetja. Këtë e perjetoj edhe në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera. Piksynimi im është të arrij sa më lart dhe të punoj shumë, për të ralizuar materiale muzikore që me të vërtetë i’a vlen të dëgjohen. Gjithashtu do rris cilësinë e këngëve të mia në vazhdim, të cilat do kenë mesazh percjellës tek rinia, po ashtu edhe në jetën sociale”, u shpreh ai.

Policia e Kosovës, me plan të veçantë për zgjedhje

0

Policia e KosovesZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se Policia e Kosovës me kohë i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, përmes hartimit dhe implementimit të planit operativ policor për ofrimin e sigurisë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Sipas tij, qëllimi strategjik i planeve policore për ofrimin e sigurisë gjatë tërë procesit zgjedhor ka të bëjë kryesisht me sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërinë e ligjit.

“Do të bëhet shtimi i masave të sigurisë në perimetrin e caktuar ku është përgjegjëse policia për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas përfundimit te procesit zgjedhor, si dhe siguria dhe përcjellja e materialit senzitiv. Gjithashtu do të bëhet edhe ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundër ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë probleme ose jo stabilitet në pengimin e procesit zgjedhor”, ka thënë Kelani.

Ai ka theksuar se policia do të punojë në parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në bashkëpunim të plotë edhe me të gjitha institucionet tjera relevante të angazhuara në këtë proces.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, ndërmerr të gjitha veprimet policore konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, si dhe mbarëvajtjen sa më të mirë e të sigurt të tërë procesit zgjedhor”, ka thënë Kelani për Telegrafin.

Ndryshe, proceset zgjedhore në Kosovë vazhdimisht janë shoqëruar me parregullsi dhe problemeve të vazhdueshme.

Thaçi shpalosë “Misionin e Ri” në lagjen “Kurrillë” të Prizrenit

0

Thaci-Tahiri-Fusha-korille ne PrizrenKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njehërit Kryeministër i Kosovës, bashkë me kandidatët për deputetë nga lista e PDK-së, Edita Tahiri dhe Irfan Fusha vizituan lagjen “Kurrillë” të Prizrenit

Gjatë qëndrimit në Kurrillë Thaçi dhe kandidatët për deputet Irfan Fusha dhe Edita Tahiri para qytetarëve shpalosën platformën politike-zgjedhore të PDK-së, “Misioni i Ri”

“Nga qytetaret u vlerësua mundësia për krijimin 200,000 vende të reja të punës me Fondin e Ri të Punësimit duke shtuar se janë rreth 70 mijë biznese aktive në Kosovë, secili nga tre punëtor të punësoj, bëhen 210000 vende pune. Por do të ketë shumë më shumë sepse Fondi për bujqësi me 500 milion euro do të krijojë edhe 50000 vende të reja pune”, thuhet në komunikatë të PDK-së dega në Prizren.

“Duke prezantuar programin ekonomik u tha se se programi jonë ekonomik është një Fond i Ri i Punësimit që përfshijnë një investim 1.5 miliardë euro për qytetarët e Kosovës”.

“U vlerësua poashtu se këto fonde do të jenë në shërbimin të bizneseve, bujqëve, blegtorëve e të tjerë. Ata than se Fondi i Ri i Punësimit do t’ju ndihmojë të rritni prodhimet tuaja, të punësoni më shumë kosovarë dhe të përfitoni maksimalisht nga potenciali i Kosovës”.

“Fondi për punësim synon të kontribuojë në rritjen ekonomike të Kosovës, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e qasjes në financa me kushte të volitshme për sipërmarrësit e rijnë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe korporata”.

Poashtu Edita Tahiri dhe Irfan Fusha vizituan edhe lagje tjera të Prizrenit, ku shpalosen programin “Misioni i Ri”. /PrizrenPress.com/