Home Blog Page 8455

Hapet panairi tradicional i librit “Prishtina 2014”

0

Panairi librit-ShkupMbrëmë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u hap edicioni i 16-të, i panairit tradicional të librit “Prishtina 2014”, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në këtë festë të përvitshme të librit, mori pjesë ministrja e Kulturës e Shqipërisë Mirela Kumbaro, e cila tha se ka qenë vizitore e rregullt e panairit në Prishtinë.

Për të 16-tën, herë me radhë filloi festa e librit në Pallatin e Rinisë, ku në ceremoninë zyrtare të hapjes u mblodhwn shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në emër të Shoqatës së botuesve të Kosovës, të gjithë punonjwsit e industrisë së librit i përshëndeti shkrimtari, Daut Demaku.

“Panairi i 16-të, po rritet dhe po e ruan mirë traditën. Sivjet kemi 100 botues, me mbi 1 mijë e 100 tituj të rinj dhe afërsisht 7 mijë tituj të ekspozuar në stendat e panairit”.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, tha se ka qenë vizitore e rregullt e panairit në Prishtinë, me dëshirën për të mos humbur në asnjë rast, takimin me librat, e sidomos kur është festa e librit:

“ Kur ky takim ndodh në Prishtinë, nuk është vetëm takim librash, por është edhe takim zemrash, sepse për mua, ndodhemi pikërisht në hapësirën pa kufij, kur lexuesit dhe autorët qarkullojnë nga mendja në mendje, me idetë e tyre dhe me vlerat e tyre.

I ftuar special në këtë panair është dhe shkrimtari i ri francez Edouard Louiz, me romanin “Mori fund Edii Belegy”, I cili u shit në 170 mijë kopje brenda një kohe të shkurtër dhe po e përgatit edhe në 15 gjuhë të tjera. Panairi i librit do të jetë i hapur deri më 8 qersh

Përse iku Kim Kardashian nga muaji i mjaltit?!

0

kimdPas një spektakli dhe kurorëzimi të përfolur në mbarë globin, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, rep artisti i njohur Kanye West kanë zgjedhur Irlandën si vend për të kaluar muajin e tyre të mjaltit. Por, siç raportojnë mediat e huaja, Kim është larguar nga muaji i mjaltit për shkak se është mërzitur se nuk ka pasur dyqane për të bërë shooping…

Siç shkruajnë mediat e huaja, duke u bazuar në një burim të afërt me çiftin, Kim i është ankuar nënës së saj Chris Jenner që është shumë e pa lumtur në muajin e saj të mjaltit, sepse përveç hotelit dhe shëtitjeve ajo nuk ka mundësi të dal nëpër dyqane të bëj Pazar. “Kim vazhdimisht e ka thirrur nënën e saj për tu ankuar që është duke u mërzitur shumë, ajo ka dashur të dal për Pazar por ka qenë e pamundur se në vendin ku ata ishin nuk ka pasur dyqane. Nëna e saj vazhdimisht e ka këshilluar që të relaksohet dhe të kënaqet, por Kim nuk ka mundur”.

Ndërkaq thuhet që Kanye ka planifikuar që të kenë aktivitete të shumta në muajin e mjaltit, madje edhe fluturim për në Dublin, por bashkëshortja e tij ja ka mbushur mendjen se kjo nuk është ide e mirë. :Vetë fakti që ajo të vizitoj muzeum e ka nervozuar. Ajo vetëm dëshiron të shkoj në shooping. Vetëm kjo i duhet. Vetëm Kim mundet të shkoj në njërin prej vendeve më të bukura në botë dhe në vend se të kënaqet dhe të mësoj pak nga kultura e tyre, ajo ka lejuar veten të mërzitet dhe të shkoj në kino ta shikoj dy herë të njëjtin film”.

Bleona Qerreti premton befasi

0

BleonaQerreti-kengetareNjëra ndër këngëtaret më të bukura të skenës sonë, Bleona Qerreti e cila kohëve të fundit ka qenë pjesë e shumë thashethemeve nëpër mediat tonë, si duket nuk është duke u marrë aspak me këtë.

Ajo i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Twitter. ‘New video is comin soon”, ka shkruar ajo, me ç’rast ka njoftuar se shumë shpejt diçka e re nga Bleona po vjen.

E këtij mbishkrimi më së shumti i janë gëzuar fansat e saj të cilët me padurim po presin projekte nga e pëlqyera e tyre. Ndryshe Bleona nuk ka bërë të ditur nëse ky projekt do të jetë për tregun tonë apo atë ndërkombëtar.

Madonna provokon me “fjalorin”

0

madonaMadonna është mbretëresha e muzikës Pop, por edhe e provokimeve dhe skandaleve.

Përpara pasqyrës së tualetit, Madonna ka bërë një “selfie” me një kurorë në kokë, me një mbishkrim “Bitch”, dhe menjëherë e ka postuar në rrjetet sociale.

Mbretëresha e Popit e ka publikuar “selfie”-n në Instagram dhe, pas kësaj, ka postuar edhe një tjetër foto, një sferë me mbishkrimin “Fuck”.

Provokime të tilla e kanë identifikuar gjithmonë divën e muzikës dhe kanë ndjekur karrierën e saj. Por kësaj radhe nuk janë provokime të kota, por një mënyrë shumë origjinale për të paralajmëruar prezantimin në treg të albumit më të ri, me titullin “Unapologetic Bitch”. / Top Channel

Raporti për Statusin, pritet vlerësim pozitiv

0

Flamuri i BEKomisioni europian pritet të rikonfirmojë sot rekomandimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, në raportin mbi zhvillimet në vend, vecanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në sistemin gjyqësor.
Burime nga Brukseli i shpjeguan Zërit të Amerikës, se rekomandimi vjen pasi raporti njeh përparimet e bëra në këto fusha. Në Tiranë raporti do të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele.
Ndonëse edhe tetorin e kaluar Komisioni europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli europian u shpreh se “do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar“.

Komisioni europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili pritet të publikohet sot, për t’ju shpërndarë më pas vendeve anëtare. Raporti është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Burime nga Brukseli, i thanë Zërit të Amerikës se në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria ka bërë në këto tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Burimet nga Brukseli shtojnë se raporti pritet të rendisë masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, pritet që raporti të theksojë edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian.

Në Tiranë pritet që raporti të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele i cili sot do të marrë pjesë në takimin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Komision europian, një nismë për të përshpejtuar procesin dhe përgatitjet për hapjen e bisedimeve. Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 23 qershorit.

Dje duke folur për këtë cështje kryeministri Edi Rama tha se për sa i takon qeverisë ”duhet vetëm që të presim që Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit të thotë fjalën e vetë nëse ne i kemi qëndruar një për një të gjitha detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim të tillë, nëse do ta kemi dhe besoj se do ta kemi, ne e kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira, Europa nuk do ta diskutonte. Sepse është Komisioni Europian që thotë këta e kanë bërë detyrën”, tha zoti Rama duke bërë të qartë se vendimi i vendeve anëtare sërish mund të ndikohet nga situatat e tyre të brendshme, aq më tepër kur zgjedhjet europiane treguan një rritje të frikshme të euroskeptikëve apo kundërshtarëve të vetë Bashkimit europian, edhe në vende të cilat në dhjetor ishin treguar skeptike ndaj Shqipërisë si Franca apo Anglia.

Diplomacia shqiptare ka ndërmarrë një tur në vendet të cilat në dhjetor këmbëngulën për të shtyrë vendimin ndaj Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte javën e shkuar në Danimarkë, ndërsa kryeministri Rama në Hollandë. Javën e ardhshme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Paris ku pritet të takojë presidentin Francois Hollande.

Serbëve u duhen afro 80 mijë vota për t’i kaluar 10 ulëset e garantuara

0

zgjedhjet5Miratohet udhëzuesi për ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Për zgjedhjet e parlamentare të 8 qershorit, partitë nga komuniteti shumicë do të garojnë për 100 ulëse në Kuvend, derisa minoritetet luftojnë për 120 ulëse.

Dallimi prej zgjedhjeve të kaluara për minoritetet është se ato I hyjnë garës prej fillimit, por që vendet e garantuara u plotësohen, nëse këtë nuk arrijnë ta bëjnë me forcat e veta, përcjell koha.net.

Nëse merret për bazë rezultati i zgjedhjeve të vitit 2010, minoritetit serb i duhen diku mes 75-80 mijë vota për të kaluar pragun prej 10 vendeve./Koha Ditore/.

Daci: AAK-në e shoh në qeverisje

0

Daci-lddLideri i LDD’së, Nexhat Daci, i cili është pjesë e listës së AAK’së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pas 8 qershorit AAK’ja do të jetë në qeverisje të shtetit.

Daci ka thënë për gazetën Epoka e Re, se dëshiron që LDK’ja t’i fitojë zgjedhjet, por sipas tij PDK’ja është në epërsi të dukshme. “Dëshirë kam që LDK të jetë e para, por që PDK ka epërsi”, ka thënë Daci.

Trupat e 31 viktimave nxirren në Rudnicë të Serbisë

0

zhvarrim ne rashkeDrejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se me gjithë nxjerrjen e mbetjeve mortore të 31 viktimave të luftës në Kosovë, nuk mund të paragjykohet numri i personave që dyshohet se gjenden në varrezën masive në Rudnicë të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe procesi i nxjerrjes se trupave, sipas tij, nuk dihet kur mund të përfundojë, pavarësisht se pala serbe kishte garantuar se kjo mund të bëhet për 60 dit.

“Kjo çështje nuk është mirë që të paragjykohet. Në flasim për shifra sa herë që gjejmë ndonjë mbetje. Para se të hasim në ndonjë mbetje mortore nuk nxitojmë të flasim”, është shprehur Gërxhaliu.
Për identifikimin e këtyre mbetjeve mortore, ai ka thënë se duhet të pritet të paktën deri në katër javë

A është atdheu edhe i imi?

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Sipas mitologjisë antike një episod i “trimërive” të Tezeut, hero, na tregon për hanxhiun Prokusti, icili i detyronte të gjithë kalimtarët të shtriheshin në një shtrat të shkurtër apo të gjatë, e kundërta e gjatësisë së tyre, për t’i vrarë të gjithë. Të shkurtrit i tërhiqte dhe i shqyente, të gjatëve u priste këmbët. Tezeu i tha atij, Prokustit, që të shtrihej vetë e t’i tregonte si duhej shtrirë e ndërkohë e vrau. Sot shtrati i Prokustit është sinonim i detyrimit për të mos menduar ndryshe.

Unë shumë here pyes vetën ore a është atdheu edhe i imi?
Kjo më kujton një episode nga mitologjia tek “Edipi mbret”, kur njeri prej tiranëve po dërdëlliste duke pretenduar se kishte në dorë fatin e secilit njeri që i sundonte ai në mbretërin e tij, një prej personazheve i kthehet i nervozuar: “Ore zotëri a është atdheu edhe i imi” Mbase duhet ti pyesim lideret e partive politike në mbarë hapsirat shqiptare: A është Atdheu i të gjithë shqiptarëve?

Kam përshtypjen time se mentaliteti i mjaft pushtetarëve për sa kohë ata drejtojnë e qëndrojnë në pushtet kanë iluzionin se kanë githçka në dorën e tyre, ata mendojnë se janë gjithkush, ata dine gjithçka çfarë është mire e çfarë është keq, kurse ne vetëm duhet të bindemi fajlës së tyre, ti dëgjojmë gojëhapur dhe tu duartrokasim si të mjerë, se këta politikanët -pasanikë mbase ndjehen zotër të vendit e të gjtihçkaje që gjallon këtu brenda trojeve shqiptare, duke qenë përfaqësues edhe të të varfërve!

Është mbase e natyrshme që askush nga shqiptarët në Kosovë nuk kanë pritur dhe as që u ka shkuar ndonjëherë në mendje se pas gjthë atij gjenocidi që ka ushtruar Serbia mbi ta, pas gjithë atyre masakrave të tmerrshme që kanë përjetuar anë kënd Kosovosës nga serbët, tu ipen aq shumë të drejta minoritetit seerb, që na vranë e prenë gjatë luftës! Sikurse nuk kemi prituar e asesi nuk na ka vajtur në mendje se një liderë politik të negocioj me pushtuesin lirinë e fituar me gjak, mund e sakrifica të panumërta.

Mbase nuk kemi pritur të hajmë me lugë të artë pas çlirimit të atdheut, por të paktën kemi pritur që familjet tona ti ushqejmë me djersën e ballit, e jo të bridhet rrugëve të trojeve shqiptare dhe të botës në kërkim të ekzistencës, kjo politik defanzive me këtë personazh politik tejet komik me veprimet dhe idetë e veta, shkon drejtë vetëdemaskimit, duke trumbetuar se vepron për interesat kombëtare, me atë që vepron dëshmon se është një antipatriot sepse është konformist ndaj të huajve dhe vetë serbëve, duke deklaruar publikisht se Kosova ka bë shumë kompromise të dhimbshme, politikan të tillë servil që udhëheqin sot në Kosovë të cilët për ta ruajtur kolltukun bënë kompromise të dhimbshme me serbët në dëm të interesava kombëtare shqiptare, kam përshtypjen time se nuk na duhen më.

Mirpo këtij personazhi sikur nuk i mjafton vetëdemaskimi, por kërkon që ta demaskojnë edhe të tjerët. Me të dëgjuar kritikat e të tjerëve, ky politikan i pakurrizor i deridjeshëm, mbase edhe ky i sotmi, bëhet edhe më qesharak me veprimet dhe reagimet e veta, për kinse një rilindje të re.
Më 3 Qershor 2014

Ahmeti: Prizreni, të ndjekë shembullin e Prishtinës

0

ahmeti ne pzLëvizja Vetëvendosje ka organizuar tubim me qytetarët e lagjes “Ortokoll” në Prizren.

Nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti,tha se me 8 qershor qytetaret e Prizrenit, duhet ta ndjekin shembullin e Prishtines.
“Në mbarë Kosovën të përçojmë mesazhin se alternativa jonë duhet të triumfojë për ndryshime të mëdha që të kemi një jetë normale”, tha Ahmeti, transmeton TVPZ.

Në këtë tubim qytetarët janë ftuar të dalin në zgjedhje dhe që të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kandidatët e listës për deputetë nga Prizreni./PrizrenPress.com/