Home Blog Page 8463

PDK keqpërdor konkursin e policisë për vota

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi është futur në panik të thellë, shkruan gazeta Blic.

Hashim Thaçit sikur nuk i ka mjaftuar pozicioni prej kryeministri që të marrë vendime të shumta elektorale, jo vetëm me rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, faljen e borxheve të energjisë elektrike për mijëra familje të varfra kosovare dhe dhjetëra vendime të tjera elektorale…, ai ka vendosur që ta shfrytëzoj në maksimum edhe njërin prej institucioneve që deri më tani është konsideruar më kredibili në vend- Policinë e Kosovës.

Ai dhe partia e tij janë duke e shfrytëzuar në maksimum një konkurs të shpallur para pak ditësh nga Policia e Kosovës për pranimin e një numri të konsiderueshëm të policëve të rinj për vota.

Policë mund të bëhesh nëse i siguron vota PDK-së

Njëri prej aplikuesve nga rajoni i Prizrenit i ka treguar Gazetës Blic se si njëri prej udhëheqësve të PDK-së me ndikim shumë të madh në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka premtuar atij që t’uia bëjë një vend pune në Polici, në këmbim të disa qindra votave. “Një prej drejtuesve të PDK-së që ka lidhje shumë të forta në MPB më ka thënë se në rast se atij ia siguroj disa qindra vota, atëherë do të punësohem në Policinë e Kosovës”, ka thënë ky aplikues, i cili mbeti anonim për shkak se mund të diskualifikohet në procesin e mëtutjeshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për policë.

Ndërkohë, një zyrtarë nga Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Blic se numri i të interesuarve për t’u punësuar si policë është shumë i madh.

Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 9 qershor, pra ai do të mbyllet një ditë pas përfundimit të votimeve.

Arifi: Me shantazhe ka ardhur PDK në pushtet, e me shantazhe po shkon

Për partitë opozitare një gjë e tillë është mjaft shqetësuese.

Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë Gazetës Blic se praktika e rekrutimit te policëve të rinj në shkëmbim të votës paraqet fytyrën e qeverisjes Thaçi në 7 vitet e fundit. “Që nga fillimi me shantazhe të tilla është dhunuar qytetari i Kosovës dhe tash edhe në ditët e fundit ky dhunim është duke u rritë kudo. Me shantazhe të tilla kanë ardhur në pushtet me shantazhe të tilla po shkojnë”, ka thënë Arifi.

Përzgjedhja e gradimet në polici bëhen me ndikime politike

Në anën tjetër, Florian Qehaja njohës i fushës së sigurisë ka thënë se që ka ndikime politike në përzgjedhje dhe në gradime, aty nuk ka dilema.

“Unë jo domosdoshmërisht e kisha parë këtë si të montuar tashmë para zgjedhjeve. Policia i nënshtrohet tashmë një reforme që përveç tjerash ka për qellim rinimin e njësitëve të saja. Mirëpo, se ka ndikime politike në përzgjedhje dhe gradime aty nuk ka dilemë”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo mund të vërtetohet në shumë raste tjera gjë që edhe ky konkurs mund të jete një platformë për punësime në bazë të interesave partiake e klanore. Gazeta Blic

Limaj në Rahovec: Bujqit nuk kanë nevojë për lëmoshë

0

nisma.rahovecNISMA për Kosovën sot ka mbajtur tubim elektoral edhe në Rahovec. Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë sot në Rahovec, se bujqitë e kësaj ane nuk kanë nevojë për lëmoshë, por për përkrahje serioze.

“Bizniset dhe sidomos bujqitë nuk kanë nevojë për lëmoshë, e as për 300 euro, ata kanë nevojë për subvencionim, përkrahje, sepse shteti e ka për obligim të kujdeset për bizneset dhe për ta. Në një sistem demokratik, shteti shkon sipas ligjit ndërsa tek ne, nuk po ndodhë ajo, në shtetin tonë po vjen koha si e regjimit, që veteëm një individ bën çfarë të donë”, ka thënë Limaj.

Promotori për ndryshim, Limaj tha se është rinia e vendit, dhe se e gjithë rinia është në Nismën për Kosovën dhe numërin 59.

Ndërsa, Koordinatori i Nisma për Kosovën në Rahovec,Sadik Krasniqi, ka thënë se Nisma ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe pakënaqësive të mëdha. “çdo biznesë që kemi në Rahovec do t’i përkrahim, si blektorinë, bujqësinë,pasiqë janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Krasniqi.

 

Kandidatët për deputetë nga radhët e NISMA për Kosovën në Rahovec janë, Isa Morina, Nait Thaci, Amir Vuqiterrna, Xhevahire Vllasaliu dhe Fatart Veselaj.

Arifaj në Prizren: Ne jemi parti e fjalës, jo e punës

0

VisarArifaj-te hamami ne PrizrenKryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, bashkë me kandidatët për deputet,ka shpalosur programin zgjedhor edhe në Prizren.

Arifaj ka bërë një shëtitje në qendër të qytetit “Shatërvan”. Ai po ashtu ka prezantuar edhe dizajnin e ri se si do të duhej të duket “Hamami i Prizrenit”, i projektuar nga ekspertë të kësaj partie.

Kryetari Arifaj, tha më tej se Partia e Fortë i premton qytetarëve atë që e deshirojnë ata, duke thënë se “ne jemi parti e fjalës dhe jo e punës”.

Pas disa vizitave që i bënë disa lagjeve të qytetit, në orët e mbrëmjes ata kanë paralajmëruar vendosjen e flamurit të partisë në Kalanë e Prizrenit, ku sipas tyre do të zyrtarizohet okupimi i tërësishëm i Prizrenit nga Partia e Fortë./TV Prizreni/

RDK në Prizren informon qytetarët me ‘begrandin’ e kandidatëve për deputet

0

01. qershor 2014Rinia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, ka organizuar një aktivitet në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Ata në kuadër të këtij aktiviteti kanë shpërndarë edhe qindra libreza të materialëve të librezave të kandidatëve të PDK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Aktivitetin e tyre nga afër e kanë përciellë edhe kandidatët për deputet të PDK-së, Nait Hasani, Zarije Jusufi, Naser Berisha, Behar Selimi, Luljeta Veselaj dhe Munir Basha.
Kryetari i RDK-së në Prizren Shkodran Kryeziu, tha se “Misioni i Ri”, ka për qëllim themelimin e fondit të punësimit në vlerë prej 1.5 miliard eurosh, të cilat do të përdorën për të financuar rritjen e sektorit privat të ekonomisë Kosovare, hapjen e 200 mijë vendeve të reja të punës në sektorët si bujqësia, industria, infrastruktura, teknologjia informative turizmi dhe shërbimet , duke dyfishuar prodhimin vendas si dhe krijimin e një perspektive të sigurt për të gjithë qytetarët dhe të rinjtë e mbarë Republikës së Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Limaj dridh Zhurin e Prizrenit

0

zhuriKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj është prituar nga qindra banorë të fshatit Zhur të Prizrenit.

Limaj iu ka premtuar zhurjanëve se Nisma, do të angazhohet që të punojë për të përmisuar jetën e tyre.

Ai shpalosi vizionin e Nismës, për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ai po ashtu premtoi se do të punojë për të rritur cilësin në arsim, shëndetësi dhe në të gjitha fushat e jatës.

“Kërkoj nga zhurjanët që të bëheni pjesë e ekipit tonë për ndryshime pozitive që e presin vendin me 8 qershor”.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ndërkaq para zhurjanëve tha se ”ka ardh momenti që vizioni ynë politik të mbështetet fuqishëm, duke pasur parasysh se ky rajon vazhdimisht kanë qenë në ballë të proceseve dhe ndryshimeve për interes të qytetarëve të Kosovës”.

“Pavarësisht presioneve të stilit mafioz që iu bëhen qytetarëve dhe aktivistëve politikë nga partia në pushtet, ne jemi të vendosur në përcaktimin tonë për t’i kthyër dinjitetin Kosovës dhe qytetareve të saj”.

“Zhurjanët me votën e tyre me 8 qershorë duhet t’i thonë jo atyre që mashtruan dhe gënjyen gjatë gjithë kohës të cilët premtuan Hidrocentral e Stadion Evropian por që nuk e bënë kurrë”.

Të pranishmëve në këtë dubim masovik iu drejtuan edhe kandidatët për Kuvend të Kosovës të cilët vijnë nga ky fshat Sejdullah Hoxha dhe Skender Susuri.

Sejdullah Hoxha iu bëri thirrje bashkëvendasve të tij që të dalin në zgjedhje në mënyrë sa më masovike dhe të japin votën e tyre për ndryshime në Kosovë, ndryshime këto që padyshim do të jenë të mundura vetëm me NISMËN dhe ekipin e saj.

Kandidati tjetër për deputet, Skender Susuri falënderoi struktuart e BD-së për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë për të qenë kandidat për Parlamentin e Kosovës.

“Zhuri me prezencën dhe me votën e dhënë në zgjedhjet e kaluara kanë dëshmuar se janë bastion i Bashkimit Demokratik dhe jemi thellë të bindur se duke iu falenderuar votës së Zhurit ne besojmë fuqishëm se do të fitojmë në këto zgjedhje”. /PrizrenPress.com/

Limaj: Të gjithë po i lëmë gojëhapur

0

nisma-suharekeNISMA për Kosovën ka mbajtur tubim elektoral në Suharekë, në të cilin është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga NISMA për Kosovën në Suharekë.

Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në komunën e Suharekës tha se, në tubimin e hapjes së fushatës në Prishtinë të gjithë skeptikëve u tregoi se në Kosovë po vjen një frymë e re.

“Ne nga Prishtina po vazhdojmë për të ju treguar të gjithëve se Nisma po vjen, si në Skenderaj, Mitrovice, dje në Ferizaj, ku u tregua që Nisma është një fuqi në atë vend, dhe të gjithë po mbesin gojëhapur, sepse Nisma nuk po del në televizione për tu reklamuar, por po shkon tek qytetarët dhe po bisedon me ta, sepse populli nuk blihet me para”, ka thënë Limaj.

“Kosova më shumë se kurrë sot ka nevojë për një lidership që nuk premton, por punon, sepse edhe në Therandë u premtua shumë po nuk u bë asgjë, përkundrazi vetëm u shkatërrua, për këtë votoni Nismën, votoni numrin 59, sepse ne mbajmë fjalën”, tha Limaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi para qytetarëve të Suharekës tha se, sikur të kishim bindjen se kandidatët për Kryeministër janë të mirë dhe dinë të qeverisin me vendin, ne nuk do kishim dalur fare, mirëpo ata nuk janë të denjë për ta qeverisur vendin.

Krasniqi ka thënë se Nisma vlerëson shumë lirinë e fituar, vlerëson shumë pavarësinë e fituar, por jemi të bindur që nuk është bërë shumë për vendin dhe mirëqenien e qytetarit, andaj ne ju drejtohemi të gjithëve që t’i bashkangjiten Nismës, sepse Nisma është e të gjithë qytetarëve të vendit.

Rrëfehet Hydajet Hyseni: Ja pse kandidoj me Vetëvendosjen

0

Hydajet HyseniMe Vetëvendosjen edhe qytetari, edhe Kosova është vetëvetja. Unë nuk e kuptoj logjikën: “ose me mua ose armiq e dëmtues të njëri – tjetrit”. Nuk i gëzohem dëmtimit të cilido subjekt politik. Alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes është alternativë gjithëpërfshirëse autentike dhe paravajtëse dhe është e vetmja që shkrin në një të vetme edhe atdhetaren, edhe shoqëroren, dhe humanisten, edhe tradicionalen, edhemodernen dhe progresisten. Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, flet për Express.

EXPRESS: Pse vendosët t’i bashkoheni Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes?

HYDAJET HYSENI: Çdo ndarje a bashkim imi politik është motivuar nga arsye parimore, kryesisht si sakrificë dhe eksluzivisht nga bindja se kjo i duhet kauzës së lirisë, shtetformimit, përparimit dhe drejtësisë shoqërore.

EXPRESS: Cilat janë arsyet e largimit nga PDK, çka mund të bëjë partia juaj e re më shumë se PDK?

H. HYSENI: PDK ka luajtur nje rol të rëndësishëm historik, ashtu sic e ka luajtur më parë edhe LDK. Por ashtu si edhe LDK-ja më parë, PDK, nga forcë levizëse është shndërruar në faktor ngatërrues e bllokues të procesit. PDK ,e cila, në nismë, ishte alernativë dhe tejkalim dialektik i LDK-së, pas ngjitjes në pushtet u tjetërsua dhe u përfshi nga një proces i degradimit ose të them figurativisht, nga një proces i LDK-izimit, që e tjetërsoi gjerësisht dhe thellësisht. Siç e kam thënë në letrën lamtumirëse, pa mohuar të arriturat e pamohueshme dhe përpjekjet vijuese konstrutive, sidomos në nivelin bazë të partisë, dhe efektet e atykëtushme pozitive, nuk mund të mohohet dhe as të mbulohet përshtypja se e gjithë politikëbërja e këtyre viteve të fundit kishte probleme dhe difekte serioze që në nismë, edhe në motiv, edhe në qasje, edhe në rrjedhë. Anomali serioze dhe procese degraduese shpërfaqen madje edhe lidhur me profilin partiak, përfaqësimin shtetëror, ligjin, moralin e madje edhe me identitetin e shenjtë kombëtar…

Me qasjen dhe prirjet aktuale që ka, nuk është e besueshme, që PDK do ruajë vlerat, frymen dhe shpirtin e saj themeltar dhe të vazhdojë të jetë në nivelin e misionit të shpallur historik. Përkundrazi.

“Misioni i ri” i PDK-së, në masë të madhe, del si mision i vjetër dhe premtim i madh “veresie”, ( a la LDK dikur),kurse LDK me fryme te tejkaluar, as nuk mundet dhe as nuk bën të jete ”alternativë” e së ardhmes…

Vota për PDK-në përthehet si vota për ngecje e blokim ngulfatës, ndërkaq vota për LDK-në, sido që të motivohet, do të trimëronte e sforconte prirjet prapakthyese në modele e korniza historikisht të tejkaluara. Nuk ecet perpara me LDK-izim të PDK- së dhe aq me pak me LSPP-izim të LDK-së, por me modele te deshmuara demokratike evropiane.

Thonë: historia është dramë që luhet gjithmonë nga aktorë të rinj.

“Vetëvendosja” nuk është parti, por lëvizje. Albin Kurti dhe brezi i tij rinor janë dëshmuar si bërthamë prijëse e kthesës historike në kohën e paralizës politike e shoqërore në kapërcyellin e mijëvjeqarit dhe besoj se janë forca lëvizëse edhe e kthesës së ardhshme, nga e cila varet e ardhmja e Kosovës, madje edhe e kombit.

Sic ishte LDK alterantivë e LKJ-së dhe PDK alternativë e LDK së, Vetëvendosja sot është alternativë më e mirë, nëse jo e vetmja, e të dyjave bashkë.

Mevetëvendosjen si parim parësor, me drejtësinë shoqërore dhe shikimin paravajtës ka qenë e mishëruar në vijimësi e gjithë Lëvizja kombëtare dhe progresiste shqiptare. Lëvizja ” Vetëvendosje”, jo vetëm që është dëshmuar si formacioni me konsekuent në kursin e vetëvendosjes kombëtare, por e ka zgjeruar dhe shtrirë këtë parim edhe në rrafshin e brendshëm shoqëror. Mendoj se është pikërisht kjo që i nevoitet si drita e Diellit, jo vetëm Kosovës, por edhe gjithë hapësirës shqiptare.

EXPRESS: Shumë herë keni dalë kundër nismave të PDK’së dhe Qeverisë e ndonjë herë keni abstenuar. Pse keni qëndruar në një parti që realisht zëri juaj nuk është përfillur?

H. HYSENI: Si deputet, jam munduar të vendos e të votoj sipas ndërgjegjës sime dhe perceptimit tim të interesit të vendit dhe të votuese. E kam përkrahur qeverinësa herë kam menduar se e ka pasur drejt, e kam kundërshtuar kur kam vlerësuar se e ka gabim, dhe kam abstenuar, kur nuk janë përfilluar procedurat ose propozimet e mia procedurale a përmbajtësore , ose kur kam konsideruar se midis dy zgjidhjeve të gabuara kishte një zgjidhje të tretë e të drejtë. Ata që spekulojnë, ose nuk kanë përcjellë të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës, fjalimet e votimet, ose nuk i njohin praktikat parlamentare, ose thjeshtë bëjnë politikë.

As tashi në PDK dhe as më parë në LDK, nuk jemi nxituar të ndahemi, ngase nuk e kemi dëshiruar ndarjen dhe kemi shpresuar në sanim e konsolidim. Zakonisht ndarja arsyetohet vetëm pasi harxhohen mundësitë e konsolidimit. Unë edhe tash dëshiroj dhe uroj konsolidim politik, e funksionim demokratik edhe të subjekteve të braktisura.

Sa për zërin tim, nuk është krejt e e keqja nëse nuk përfillet zëri im, por nëse nuk përfillen interesat e vendit dhe popullatës, nëse shkilen e shpërfillenpostullatet atdhetare, demokratike, shoqërore, morale e njerëzore mbi të cilat është ngritur subjekti.

EXPRESS: Eksiston një përshtypje se në PDK ish-të burgosurit politikë janë margjinalizuar. A mund të ndodh që edhe në VV si në parti të tjera, të ketë margjinalizim të dikujt e favorizim të dikujt tjetër?

H. HYSENI: Nuk besoj dhe nuk dëshiroj ta besoj. Do të ishte një indicie e rrezikut të fenomenit që ka dëmtuar aq shumë subjekte seniore të pluralizmit politikë në Kosovë dhe madje, gjithë proceset politike e shoqërore. Në vend të një soj demokracie false, instrumentalizuese e manipulative, Lëvizja Vetëvendosje ka ideale autentike dhe ka adoptuar modelin e Ukshin Hotit për demokracinë tonë autentike. Kjo besoj do ta imunizojë atë nga influencat dhe ingjinieringjet eventuale komercializuese, instrumentalizuese e degraduese.

Sa i përket veprimtarëve veteranë të Lëvizjes sonë Clirimtare, marrë në përgjithësi, ata nuk janë preokupuar aq me trajtimin e tyre personal sa të kauzës së tyre jetësore. Ata, me ndonjë përjashtim, janë dëshmuar, dhe ku më shumë e ku më pak edhe janë trajtuar, si faktor koheziv, konstruktiv, vetëmohues dhe mbështetës të sinqertë të brezave të rinj që ngriten mbi vlerat tona tradicionale dhe janë të brumosur me vlerat dhe kërkesat e kohës dhe të ardhmes së synuar. Duke respektuar brezat pararendës, brezi i ri respekton vetveten dhe rrit respektin për vetveten dhe anasjelltas.

Për konsolidim dhe bashkim atdhetar e progresist

EXPRESS: Sa do ta dëmtojë PDK-në largimi i juaj, i Fatmir Limajt, i Jakup Krasniqit?

H. HYSENI: Asnjë ndarje ime politike nuk ka qenë e motivuar nga synimi për dëmtimin e subjektit të mëparshëm. Unë nuk e kuptoj logjikën: “ose me mua ose armiq e dëmtues të njëri – tjetrit”. Nuk i gëzohem dëmtimit të cilido subjekt politik. Përkundrazi. Angazhohem për konsolidim të përgjithshëm dhe bashkim të gjerë atdhetar e demokratik paravajtës të të gjithë atyre që kanë në zemër e në mendje të ardhmen e lirë, të pavarur, paqësore, të pajtuar, të zhvilluar, të shëndoshë, të drejtë e të përbashkët… U muar vesh, duke respektuar dallimet ekzistuese, pozicionet, interesat dhe çasjet e secilit. Ndodhemi ende në situatë që na kërkon të shikojmë në radhë të parë atë që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Si skuadra garojmë me njeri tjetrin, por kur luan kombëtarja jemi bashkë.

I mbahem motos oponente, por vëllezër. Sic kam kundërshtuar fyerjet dhe denigrimet në adresë të Albin Kurtit me shokë, kundërshtoj çfarëdo shprehje ofenduese në adresë të cilitdo oponent politik. Fyerjet e sharjet politike kthehen bumerang.

EXPRESS: Çfarë mund të na thoni për fenomenin e kalimit nga një subjekt në subjektin tjetër politik?

HYDAJET HYSENI: Subjektet politike demokratike janë bashkim i lirë e vullnetar dhe jo banda mafioze, në të cilat po hyre njëherë, nuk del dot pa rrezikuar shumë. Për më tepër rrugëtimi ynë politik është i një karakteri jo thjeshtë politik. Është një rrugëtim i tipit të rrugëtimeve epike. Nëse dëshiron të ecësh pa u ndaluar, ose duhet të gjesh mënyrën për të riparuar karrocën e për të ndërruar rrotat e prishura në ecje e sipër, ose nëse kjo del të jetë e pamundshme detyrohesh të ndërrosh karrocen, madje ndonjëherë megjithë kuaj. Për hirë të karrocës nukshkohet në destinacion të gabuar, aq më pak në theqafje.

Funksionimi demokratik – kusht i suksesit

EXPRESS: Keni thënë se “nëse një parti që udhëheq Shtetin apo mëton ta drejtojshtetin duhet të jetë shembull së pari në parti, ngase nëse dikush shkel normat në parti do t’i shkelë edhe normat e shtetit”. Cilat norma vlerësoni se i ka shkelur PDK-ja apo ku ka devijuar?

H. HYSENI: Po. Kjo është thënë e stërthënë nga të tjertë, por ështe dëshmuar si e vërtetë e madhe edhe në përvojën tonë. Funksionimi i rregulltë dhe demokratik i partive politike është themeli i demokracisë. Devijimet në themel deformojnë gjithë konstruksionin. Mendoj se kjo është thembërr e Akilit e Kosovës. Është më lehtë të pyetet cilat parime e norma demokratike nuk shkilen se sa të pyetet cilat shkilen. Nuk mjafton të shpallet vendi Republikë Demokratike. Pa demokraci të brendshme, partitë kthehen në banda të mëdha që pamundësojnë, madje ngulfasin demokracinë. Edhe në kuptimin e saj, Republika ka në thelb Ligjin dhe publiken, ndërkaq pjesa e dytë e nocionit Demokraci, “cracia”– sundim ka kuptim pozitiv vetëm si Sundim i Demosit, pra i popullit. Çdo sundim tjetër është jo sundim i popullit, por sundim mbi popullin.

Ata që sundojnë dhe nuk drejtojnë mbi parimet dhe normat demokratike partitë politike, nuk mund të mos synojnë sundimin edhe të vendit dhe popullit. Nuk meriton të votohet për herë të tretë subjekti që e dështon dy herë me radhë, para kohe dhe me kalkulime edhe me vetveten, edhe me trupin më të lartë përfaqësues-Kuvendin.

EXPRESS: A ishte e nevojshëm shpërndarja e Kuvendit në këtë kohë dhe zgjedhjet e parakohshme?

H. HYSENI: Vetëshpërndarja e Kuvendit, pa vullnetin e deputetëve, por me imponimin e liderëve partiak, me do kalkulime profitere partikulariste, pikërisht në stinën më produktive edhe institucionale, edhe ekonomike e prodhuese, madje edhe arsimore, ishte jo vetëm një vetëgoditje e rëndë procesit të shtetformimit, por edhe një autogol zor i përballueshëm ndërkombëtar në garën për integrim evropian. Të bësh aq kërkesa për refomë zgjedhore, të marrrësh edhe fonde e ndihma nga jashtë për të bërë legjislacionin e ri dhe t’i raportosh punët gjysmë të kryera sitë kryera dhe pastaj të kthehesh e t’i injorosh ato që janë bërë, te injorosh edhe kërkesat nga Komisioni Evropian për reformë zgjedhore, kjo do të thotë të bësh që raportet për zgjedhjet në Kosovë apriori të marrin një minus të madh që më parë. Ky minus mund të jetë edhe një pengesë e lartë në vrapimin me pengesa të Kosovës për integrim evropian. Edhe po të bëjmë zgjedhje shembullore, ato do të prodhojnë një legjislaturë të dënuar që punën e parë që do ta bëjë do të jetë pushimi veror.

EXPRESS: Si e vlerësoni programin e Vetëvendosjes, e cili parasheh barazi sociale?

H. HYSENI: Alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes është alternativë gjithëpërfshirëse autentike dhe paravajtëse dhe është e vetmja që shkrin në një të vetme edhe atdhetaren, edhe shoqëroren, dhe humanisten, edhe tradicionalen, edhemodernen dhe progresisten. Finalizimi i projektit të lirisë dhe shtetndërtimit dhe integrimit kombëtar evropian dhe ndërkombëtar është në korelacion të drejtë e të natyrshëm me aspektet tjera të proceseve aktuale historike. Republika dhedemokracia nuk janë vetëm slogane, por janë thelbi dhe kodi i organizimit dhe funksionimit shoqëror. Mbi këtë bazë ngritet shteti ligjor, shteti zhvillimor dhe shteti i drejtësisë shoqërore…

Edhe subjekte tjera elektorale bëjnë thirrje për të votuar për vetëveten. Por qytetarët , para se të vendosnin do të duhej të pyesnin a janë ato subjekte vetvetja dhe tek pastaj të vendosnin. Edhe Lëvizjes “Vetëvendosje” mund t’i bëhen vërejtje, por një gjë është e pamohueshme, Vetëvendosja është Vetëvetja. VV. Në Vetëvendosje mund të jesh vetëvetja. Me Vetëvendosjen edhe qytetari, edhe Kosova është vetëvetja.

EXPRESS: Sa është e profilizuar skena politike?

H. HYSENI: Jo, në vend se të profilizohet skena jonë politike është feudalizuar. Prandaj ndodhë që gjysma lindore e Kosovës të mos ketë as një dhjetëmetërsh rrugë me katër korsi, asnjë ministër dhe asnjë investim të rëndësishëm… Anamorava është favorizuar vetëm me komuna xhune monoetnike!

Për më tepër tabela e shahut e skenës politike të Kosovës është krejt e hallakatur, luhet vetëm me damë duke treguar përralla me mbret.Të gjitha figurat e rënda vendosen në krahun e djathtë, kurse në anën tjetër dhe në qendër shtyjnë masën e ushtarëve dhe ndonjë oficer… Prandaj skuadra jonë përfaqësuese e shahut luan gjithmonë në pjesën e vet të shahut, dhe jo vetëm sakrifikon me lehtësi lojën, madje edhe figurat , madje edhe vetvetën…

Përfaqësuesit e zgjedhur që shprehen se kanë mendimin e vet, por nuk pajtohen me mendimin e tyre, por pajtohen me mendimin e porositur të shefave të tyre dhe suflerëve të shefave të tyre, nuk meritojnë më votën e qytetarëve.

Kosovës i duhet si kusht si në qua non, thënë me gjuhën e presidentit Ruzvelt,përfaqësim dhe qeverisje të popullit, nga populli, me popullin dhe për popullin.

Mediat serbe kritikojnë Nora Istrefin për klipin e ri

0

nora tuj puthNora Istrefi përveçse ka marrë shumë klikime ka marrë edhe kritika të shumta nga mediat serbe për klipin e saj të fundit “Baby Jem”.

Nora më këtë klip ka arritur të tërheqë vëmëndjen e mediave të rajonit veçanërisht atyre serbe, të cilët e kanë kritikuar këngëtaren për shkak të skenave të “nxehta” dhe nudo ku ajo shfaqet.

Por nga ana tjetër nuk ka asnjë koment nga vetë Nora e cila përpara lançimit të këngës ka paralajmëruar së në klip do të shfaqej tërësisht nudo.

Zbulohen letrat e dashurisë së Ismail Kadaresë me një femër në fakultet

0

IsmailKadare6-30Suplementi “Unë Gruaja” në gazetën “Panorama” boton sot letrat e dashurisë së shkrimtarit me një femër në fakultet.

Sido te ishte një roman i ri i Ismail Kadaresë do të tërhiqte gjithnjë veshët e të gjithëve. Pastaj, nëse gjithë ç’është shkruar është përjetuar nga vetë ai, sytë bëhen katër. “Mjegullat e Tiranës”, asokohe “Dashuria nr.2”, romani i shkruar prej Kadaresë në vitet 1957-1958, me dorë, në një fletore shkrimi, është në fakt krijimi i përftuar prej ditarit që ka mbajtur me ndërprerje gjatë viteve kur ishte student në Tiranë. Letrat janë gjithashtu të vërteta. Më së shumti, të shkruara prej vajzës që është kthyer në personazh. “Romani është shkruar në moshën njëzetvjeçare, kur ideja e martesës është vetvetiu e huaj.

Aq më tepër personazhi është një student me ambicie të mëdha, në pritje të një ndryshimi tronditës në jetën e tij: udhëtimit në Moskë për studime të mëtejshme letrare. Shtojini kësaj edhe snobizmin rinor dhe xanxën e të qenit modern, për të kuptuar se martesa merrej si një mbyllje e jetës”, tregon Kadare për studiuesen Viola Isufaj, në një intervistë brendashkruar librit.

Aty ai “zbardh” edhe të vërtetën e emrit “Ema”, që është një lloj pseudonimi i ish-të dashurës së tij. “Me sa më kujtohet, Ema ishte një emër që përdorej prej meje dhe shokëve të mi, si një lloj nofke për vajzën-personazh, që u përmend më lart. Ajo vetë e përdorte gjithashtu për veten”.

Nëse sot, ju shkon tangjent në mendje se ku mund të jetë “Ema”, vajza që Kadare e quan “të mrekullueshme nga të gjitha pikëpamjet”, që, si nëpër romane (më shumë e krijuar do ngjante pikërisht përshkrimi se do të gjendej Ema sot përpara këtyre radhëve, sesa ngjarjet e “të tërëve” të socializmit), do ta gjejë veten pas kaq shumë vitesh duke lexuar romanin ku është vetë protagoniste, për këtë, nuk kemi përgjigje. As vetë autori, edhe pse në dekada mund të jetë ngacmuar ndonjëherë nga ideja, nuk e di.

“Po t’ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit të letërsisë në Tiranë, ku ishim të dy, pra, qysh nga ikja ime në Moskë, dhe gjer më sot, në këtë ditë që po flasim, nuk e kam takuar kurrë, ju ndoshta s’do të më besoni. Tirana, ndonëse kryeqytet i shtetit, nuk mund të përfytyrohej kurrë aq e madhe, saqë të mos e takoje asnjëherë ish-mikeshën tënde. Megjithatë, kështu ka ndodhur. Sa herë që flitej për zmadhimin e Tiranës, më shkonte ndër mend një gjë e tillë. Kur nga njëqind mijë banorë shkoi në dyqind mijë, mendova se kjo mund të përligjej disi. Por rastet e kundërta, domethënë të njohurit e shumtë që më dilnin përpara, sidomos kur s’doja, ma hidhnin poshtë. Pastaj Tirana shkoi katërqind mijë, e më pas gjysmë milioni banorë, dhe tani mostakimi më ngjante i natyrshëm. Por, kur një ditë në Paris, tek ecja më këmbë në St. Michel, u ndesha me botuesin tim gjerman nga Cyrihu, Egon Ammann, m’u kthye shpresa se takimit në Tiranë me vajzën e fakultetit të letërsisë do t’i vinte radha një ditë. Nuk ndodhi asnjëherë, madje, edhe pas rastit të pabesueshëm kur, një mëngjes, në një bar të Nju-Jorkut, m’u afrua dikush që më përshëndeti: hello, jam Dan Pope, ju kujtohet, jemi takuar para ca vitesh në Central Park, e mblodha mendjen se mund të kryqëzohesha në rrugë me Dan Pope, madje me kinezë që i kisha njohur në Shangai, veç me atë vajzën e fakultetit, në Tiranën e ngushtë, s’do të duhej të ndeshesha kurrë. Ishte e qartë se diçka e errët, por e epërme, e pengonte”, tregon ai.

E nëse është takuar me të njohur të rastësishëm në Nju Jork, ku thonë se mundësia për të parë një të njohur në mënyrë rastësore është një herë në 25 vite, ku i dihet, për Tiranën ka ende shpresa…

Nga ky libër i rinisë së Kadaresë kemi shkëputur letërkëmbimin mes dy të dashuruarve në libër. Letra që kanë ekzistuar vërtet, po ku autori sigurisht ka pasur dorë të lirë t’ia përshtatë edhe fantazisë.

Abraham: S’jam porno- star, por jam seks- simbol

0

farrahAjo ngeli shtatzënë kur ishte vetëm 16 vjeç.Më pas i hyri karrierës televizive.Në vitin 2013, i befasoi të gjithë kur bëri një video porno me një aktor të kësaj fushe.

Mamaja- adoleshente kishte ndryshuar.

Por tani modelja 22- vjeçare, Farrah Abraham thotë se nuk do që të etiketohet si porno- star, por si seks- simbol.