Home Blog Page 8464

AGK e shqetësuar me incidentin ndaj gazetarit Berat Miftari

0

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet në mediet e Kosovës.

Rastet e fundit të dhunës psikologjike dhe incidenti ndaj gazetarit të Radio Kosovës, njëherit ushtruesit të detyrës së Redaktorit Përgjegjës të Radio Kosova 2, Berat Miftari, janë shqetësim për lirinë e shtypit në vend.

“AGK ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetarit Miftari dhe i bënë thirrje menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës që të marr masa në pajtim me rregullat dhe ligjet në fuqi për të shmangur presionin ndaj gazetarëve dhe ta zgjidhë sa më shpejtë të jetë e mundur këtë rast”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

“AGK është e bindur se cenimi i fjalës së lirë është kundër interesave shoqërore, prandaj inkurajojmë gazetarin Miftari të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij ligjore”.

“AGK bën thirrje që gazetarët të lihen të lirë për ta kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe ndaj tyre të ndalen kërcënimet, presionet e shantazhet. Njëherësh, iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë sa më profesionale”. /PrizrenPress.com/

Me vendim të MASHT-it do të mbyllen 11 çerdhe

0

Femije çerdheshMinistria e Arsimit do të mbyllë 11 çerdhe private në Kosovë, të cilat kanë marrë përgjigje negative për licencim. Ato që janë refuzuar nuk kanë plotësuar kushtet e objekteve. Ndërkohë, përgjigje pozitive për licencim kanë marrë 60 institucione parashkollore private. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thanë për Radio Kosovën se, deri tani këto çerdhe kanë punuar pa licencë, gjë që është në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi

Nga viti i kaluar kur edhe ka filluar aplikimi për licencim, deri më tani kanë aplikuar 90 institucione parashkollore private, të cilat kanë vepruar pa licenca.

Zyrtari për arsim privat parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fehmi Krasniqi, tha për Radio Kosovën, se prej tyre kanë marrë përgjigje negative 11 institucione, vendime pozitive 60 çerdhe, ndërsa të tjerat kanë aplikuar me vonesë.

“Deri tash ato që janë refuzuar nuk kanë plotësuar kushtet e objekteve. Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë ka shkuar dhe ka vizituar këto institucione nga 90 kanë vizituar 71, ndërsa të tjerat kanë aplikuar me vonesë, që janë në shqyrtim. Prej tyre janë 60 që janë licencuar që i plotësojnë jo kushedi çfarë kushte, por për shkak të kërkesave të mëdha të prindërve. I kemi licencuar për nga një vit, disa prej tyre me vërejtje, që duhet t’i plotësojë, ose herën tjetër nuk do t’i marrin licencat”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se për çerdhet të cilat kanë punuar pa licenca deri tani nuk janë marrë masa. Por pritet që pas përgjigjeve negative që kanë marrë të mbyllen nga inspektorati i Ministrisë së Arsimit.

“Zakonisht me udhëzim administrativ nuk kanë të drejtë të fillojnë punën pa u licencuar. Por, për shkak se po hezitojnë pronarët e këtyre institucioneve të aplikojnë para se të dinë se sa fëmijë do t’i kenë në kopsht, për këtë arsye po presin njëherë se sa fëmijë do të kenë, pastaj po aplikojnë”, shtoi Krasniqi.Ministria e Arsimit pajtohet se arsyeja pse deri tash nuk janë mbyllur çerdhet që punojnë pa licenca ka të bëjë me kërkesat e mëdha të prindërve. Kriteret që duhet të plotësojnë institucionet parashkollore për licencim janë të përcaktuara në udhëzimin administrativ 6/2011. Kriteri kryesor është plotësimi i kushteve të objektit, për arsye të sigurisë së fëmijëve, pastaj kriter tjetër është niveli edukativo-arsimor i stafit.

Institucionet parashkollore private që kanë marrë vendim negativ për licencim janë kryesisht në Prizren dhe Prishtinë. Ato janë: “Ala”-Prishtinë, “I duam fëmijët”-Prizren , “Milingonat”-Prishtinë, “Nani”-Prishtinë, “Baby land”, “Linda”-Prishtinë “Yllka”, “Joni-M”-Prishtinë, “Ylberi” –Prizren , “Yllka AL”-Prishtinë dhe “Shtëpia e diellit” –Pejë.

Nuk do të shkaktohen vonesa në procesin e liberalizimit të vizave

0

Pa visaKoordinatori i Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli, thotë se ardhja e euroskeptikëve në Parlamentin Evropian, nuk do të shkaktojë vonesa në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Vasolli ka potencuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizim.

Partitë radikale të krahut të djathtë dhe të majtë të spektrit politik kanë fituar më shumë vende në Parlamentin Evropian. Këto parti shpeshherë kanë këndvështrime kontradiktore, prandaj me praninë e tyre pritet të kenë ndikim anti-BE në Parlamentin Evropian.

Por, sa do të ndikoj ky euroskepticizëm i parlamentarëve evropian në proceset eurointegruese, konkretisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli thotë se ardhja e tyre në Parlamentin Evropian nuk do të shkaktoj vonesa për Kosovën. “Nuk besojmë se zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian do ta rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave, pasi që në masë të madhe ky proces është teknik”, ka thënë Vasolli, transmeton RTK.

Ai tha më tej se Kosova është në pritje të rezultateve nga ekipet vlerësuese të Komisionit Evropian që kanë qëndruar në vendin tonë, në fund të vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti. Ai madje thekson se është mirë që liderët e partive politike gjatë fushatës zgjedhore nuk po premtojnë shumë për liberalizim të vizave.

Ndryshe, rezultati i zgjedhjeve evropiane për parlamentin e familjes evropiane, do të ndikoj në politikat kombëtare, duke i shtyrë partitë konservatore të shtojnë presionet për frenimin e emigracionit.

‘Miss Shqipëria’ për herë të parë jashtë kufijve, në Kalanë e Ulqinit

0

MissShqiperia14Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave, që do të konkurrojnë në edicionin e 16-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012?.

Përgjatë ditëve 23-26 maj, grupi orgaizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin e 240 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 31, të cilat nisin javën e dy të të qershorit rrugëtimin nëpër Shqipëri, shkruan Panorama.

Si çdo vit tjetër, edhe për këtë edicion organizatorët kanë programuar turin e bukurosheve nëpër pikat turistike dhe historike të vendit.

Ndërkaq, harta e udhëtimeve që i pret konkurentet e këtij viti është e shtrië nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të “Miss Shqipëria”, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare.

Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi këtë vit është Kalaja e Ulqinit, ku mbrëmjen e 27 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni. Këtë vit, për herë të parë në historinë e spektakleve shqiptare, “Miss Shqipëria” do të organizohet jashtë kufijve.

Fituesja e “Miss Shqipërisë” na përfaqëson në edicionin e radhës së “Miss Globe”.

Besa Kokëdhima vjen si “Mbretëreshë” (Video)

0

Besa-MbretëreshëBesa Kokëdhima është kthyer sërish në tregun muzikor përmes një klipi të ri. Mbrëmjen e sotme ajo ka prezantuar këngën e saj më të re me titull “Mbretëreshë”, e cila është publikuar në rrjetin muzikor “Youtube”.

Besa në këtë këngë vjen në bashkëpunim me Darko Dimitrov dhe Vig Poppa-n. I pari ka bërë muzikën e “Mbretëreshës”, ndërsa i dyti tekstin e saj. Teksti është ligjërata e një mbretëreshe, e cila më shumë se kurrë duket e fuqishme, madje edhe përballë një dashurie të madhe. Realizimi i videoklipit vjen nga vetë Besa me Pro… Video.

Për projektin e ri, këngëtarja e kishte ka lajmëruar publikun para disa ditësh përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, ku kishte treguar se ishte duke punuar për këngën e saj më të re.

“Mbretëreshë së shpejti më 29 maj”, kishte shkruar këngëtarja, duke bërë me dije titullin e këngës. E këtij projekti më së shumti i janë gëzuar fansat e Besës, të cilët përmes komenteve të shumta kanë treguar se mezi presin ta dëgjojnë këngën më të re të preferuarës së tyre.

Kurti: Bashkimi Kosovë – Shqipëri nuk çon në luftë të tretë ballkanike

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës ka folur pak para zgjedhjeve të 8 qershorit që pritet të mbahen në Kosovë.

Ai tha se nëse Vetëvendosje vjen në qeveri do të kryhen një sërë ndrsyhimesh në Kosovë, ku mes tjerash do të vihet një shtet ligjor dhe do të ketë barazi sociale.

Kurti u shpreh se me VV-në në qeverisje, nuk do të ketë bisedime me Serbinë, por vetëm me serbët e Kosovës dhe me Tiranën zyrtare.

Albin Kurti shpjegoi se serbët qëe marrin urdhëra nga Beogradi dhe janë pjesë e strukturave serbe në Kosovë do të ndiqen penalisht.

Më tej, kryeatri i Vetëvendosjes tha se bashkimi mes Kosovës dhe shqipërisë nuk çon në luftë ballkanike, por mund të kryhet edhe përmes mjeteve demokratike.

“Pengesë e kemi nenin 1.3 të kushtetutës që na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi i shqiptarëve, është kufi i Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe mendoj që nuk duhet të hezitojmë ta themi hapur këtë gjë. Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë unë nuk e shoh si diçka që shkakton luftën e tretë ballkanike. Por, në mënyrë paqësore dhe demokratike, pra me referendum, me bashkëpunimin e dy qeverive, ne do të mund të banim këtë”, tha Kurti.

Në fund, Albin Kurti u shpreh se ka edhe politikanë të Prishtinës dhe Tiranës që nuk e duan bashkimin, por se duhet të marrë fund njëherë e mirë feudalizmi dhe se duhet bashkimi për të mirën e një tregu të përbashkët dhe demokracie të zhvilluar.
PDK rënie të lehtë. LDK stagnon. VV e AAK rriten. Nisma e AKR kalojnë

Prognoza e Krenar Gashit për rezultatin e zgjedhjeve

0

Krenar GashiDrejtori ekzekutiv i Institutit “Indep”, Krenar Gashi në një bisedë për Gazetën Blic ka bërë një prognozë zgjedhore. Ndonëse nuk e precizon saktë se cila do të jetë partia e parë që do të dalë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Krenar Gashi vlerëson se Partia Demokratike e Hashim Thaçit do të ketë një rënie në rezultat, derisa sipas tij, LDK-ja e Isa Mustafës ka pak gjasa që të rritet.
Ai vlerëson se rritje do të ketë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe në një masë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt. Ai thotë se pragun do ta kalojnë edhe dy subjektet tjera, NISMA e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.
Fushata e PDK-së bazohet në avantazhin e të qenit në pushtet

Ai i bënë një vlerësim edhe fushatës elektorale të deritanishme. “Deri më tani, fushata e PDK-së është bazuar në avantazhin e të qenit në pushtet. Kësisoj, prej slloganit për një Mision të Ri, e deri tek detajet dhe shifrat e shumta me të cilat është rënduar ky program, janë të bazuara në përparësinë e pushtetit, për të cilin drejtuesit e PDK-së e dinë fare mirë se është aduti i vetëm që e kanë në këto zgjedhje”, thotë Krenar Gashi.

Sipas tij, pas shtatë vjetësh qeverisjeje të PDK-së, gjatë së cilës qeverisje jeta e qytetarit është degraduar në pikëpamje ekonomike, sociale e politike, ndërsa barazia para ligjit dhe sundimi i tij nuk kanë qenë realitet i prekshëm, është e natyrshme që kjo parti të kërkojë një mandat të ri me diçka tjetër, të re, të paprovuar deri më tani.

Kësisoj edhe sllogani i tyre Misioni i Ri, në një mënyrë u thotë qytetarëve të Kosovës “në rregull, ndodhi çka ndodhi, tash po nisim prej fillimit”. Megjithatë, ai shton se për secilin që ka jetuar në Kosovë apo të paktën ka përcjellë zhvillimet këtu, zhvillime këto të karakterizuara me skandale shumëmilionëshe, korrupsion sistematik, kryetarë komunash që i ikin drejtësisë, politizim të skajshëm të shërbimit civil dhe atij diplomatik, ngulfatje të sektorit privat dhe stagnim ekonomik, është shumë e vështirë të mendohet për një mision të ri të të njëjtit ekip.

Thaçi bëri grimosje të ekipit të vjetër
“Pak hapësirë mbetet për ato suksese të PDK-së në qeverisje, siç mund të interpretohen marrëveshjet e Brukselit apo përmirësimi i kornizës ligjore. Për këtë arsye, kreu i PDK-së Hashim Thaçi ka bërë disa akrobacione politike, duke u munduar që ekipit të tij të vjetër t’i jep një shkëlqim grimosjeje me disa emra të rinj, e të cilët emra, megjithë energjinë që mund ta kenë, ende kanë mbetur nën hijen e dinosaurëve të partisë, të paktën kur vjen puna te strukturat udhëheqëse dhe lista për deputetë.

Se a përbëhet PDK-ja nga ministrat e rinj si Vlora Citaku, Blerand Stavileci e Memli Krasniqi, apo nga të vjetrit që publiku mbase as nuk i njeh, e të cilët kanë qenë përgjegjës për daljen në zgjedhje prej 120% në shumë vendvotime gjatë zgjedhjeve të vitit 2010, mbetet të shihet. Votuesit, të paktën në këto zgjedhje, nuk e kanë të qartë”, vlerëson fushatën e PDK-së drejtori i Indep-it.

Sipas Gashit ani pse mund të shihet se fushata e PDK-së po ka rënie si në energji ashtu edhe në elaborime idesh, një rënie e tillë vështirë se do të ketë ndonjë efekt në zgjedhje pikërisht për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion. Kësisoj, vlerëson ai, PDK e ka kalkuluar mirë tajmingun e zgjedhjeve, gjë në të cilën nuk ka asgjë të paligjshme apo të keqe, për të maksimizuar votën e saj me 8 qershor.
krenariii

Fushata e VV-së e orientuar drejt zgjerimit të elektoratit
Gashi në këtë bisedë thotë se deri më tani janë Lëvizja Vetëvendosje dhe deri diku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të cilat e kanë orientuar fushatën kah zgjerimi i bazës elektorale. Vetëvendosja sipas tij, këtë po e bën në mënyrë të hapur dhe intensive, duke rrezikuar madje edhe identietin e partisë, përmes përfshirjes së shumë njerëzve në listën e tyre për kandidatë për deputetë të cilët në thellësi të qenies së tyre janë në kundërshtim të plotë më manifestin e kësaj lëvizjeje. “Përmes një zgjerimi të kontrolluar nga qendra por që fare lehtë mund të dalë nga kontrolli, Albin Kurti i Vetëvendosjes po e luan një ‘zero-sum game’ në stilin e tij unik. Kësisoj, nuk mund të thuhet se Vetëvendosja do t’i zemëroj votuesit e saj tradicional përmes këtij zgjerimi të fundit, njëjtë siç nuk mund të thuhet se nuk do ta humb asnjë votues pikërisht si pasojë e zgjerimit”, thotë Gashi.

Në anën tjetër, sic shprehet ai, një zgjerim pak më të vogël në përmasa por me më pak rrezik po e bën edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke u liruar nga paradigma rajonale por duke e mbajtur liderin e saj në krye të axhendës.

AAK e VV kanë programet më të mira
Krenar Gashi mendon se Vetëvendosja dhe AAK-ja po ashtu kanë hartuar programe të mira politike. Ai shton se programi më i detajizuar sa i përket mekanizmave politik është ai i PDK-së, e cila e ka përdorur përparësinë e të qenit në pushtet për t’ia mbushur kokën qytetarit dhe votuesit potencial me shifra dhe formula.

Megjithatë, Gashi thotë se Vetëvendosja e ka një program që është esencialisht i majtë, lënë anash këtu narrativin patetik të bashkimit kombëtar, dhe i cili në një shoqëri si kjo e jona do duhej të pranohej lehtë. AAK-ja në anën tjetër e ka hartuar një program krejtësisht të djathtë, të bazuar pak a shumë në një pikë të vetme qëështë përdorimi i burimeve natyrore të Kosovë për zhvillim, program ky që garanton zhvillim të hovshëm ani pse jo të njëtrajtshëm.
“Te dy këto programe, ani pse të kundërta në ideologji, kanë bazë të mirë zhvillimore dhe gjasë më të madhe për sukses në krahasim me programet gjithëpërfshirëse të PDK-së dhe LDK-së, të cilat programe në spektrin ideologjik janë gjithandej, prej qendrës deri te ekstremet. Natyrisht, programet nuk kanë edhe shumë rëndësi, sidomos jo për PDK-në dhe AKR-në, të cilat sa ishin në pushtet, kishin harruar krejtësishst programet e tyre paraprake”, thotë ai.
PDK e LDK pak a shumë kanë të njëjtin elektorat

Drejtori i Institutit INDEP vlerëson se në Kosovë votuesit janë tradicional dhe votimi është kryesisht klientelist. Por, pas revolucionove të vogla të zgjedhjeve komunale, është e pritshme që sivjet të ketë shumë më shumë votë kundër një partie sesa domosdoshmërisht votë për një parti tjetër nga zgjedhjet e kaluara. Fatkeqësisht, sipas Gashit, përkundër pezmit në rritje të vazhdueshëm ndaj PDK-së, partitë opozitare kanë dështuar që ta kanalizojnë votën kundër, pra votën për ndryshim të pushtetit, duke e lakmuar pushtetin veç për veti dhe duke përjashtuar koalicionet parazgjedhore që në këto suaza do duhej të ishin të domosdoshme.

Votat e NISMËS, PDK tenton t’i kompensoj me Ramizin e Margaritën
“Nëse e marrim parasysh këtë si dhe rrjedhën e fushatës, atëherë shihet se PDK dhe LDK janë pozicionuar që të mbajnë pak a shumë të njëjtin elektorat. Meqë Nisma do ta rrëmbejë nga PDK-ja një pjesë të mirë të elektoratit, duke qenë aty rreth margjinave të pragut prej 5%, PDK është lëshuar pas shtresës së re klienteliste, pra sektorit privat, duke u munduar që votat e humbura t’i kompenzojë përmes Ramiz Kelmendit e mbase edhe Margarita Kadriut, bizneset e të cilëve janë vënë në shërbim të partisë. Për më shumë, liderë lokalë si Muharrem Shabani do të mundohen ta mbajnë mënyrën e vjetër të vjeljes së votave shtëpi për shtëpi.
Kësisoj, rënia e numrit të votuesve të PDK-së nuk do të jetë aq drastike siç do mund të pritej”, thotë Gashi. Ai vlerëson se LDK-ja e ka pasur terrenin më të mirë të shtruar për këto zgjedhje. Megjithatë, deri më tani, sic thotë ai kjo parti ka bërë gabim pas gabimi, prej listës së kandidatëve për deputetë e deri tek paraqitjet programore e publike, duke lënë përshtypjen se nuk e duan fitoren. “Kësisoj, unë sinqerisht nuk shoh se cili është votuesi shtesë i LDK-së. Sipas meje, kjo parti po mundohet vetëm që të ruaj votuesit që i kishte mëherët, gjë që edhe do të ndodhë, por nuk mund të parashikoj se sa votues të mërhershëm, që i kanë ikur, do të mund t’i kthejë”, shton ai.

LDK stagnon, PDK rënie e lehtë, Nisma e AKR kalojnë, VV e AAK rriten
Në këtë bisedë ai jep edhe një prognozë zgjedhore, ndonëse jo me shifra. Në bazë të zhvillimeve të deritanishme, Krenar Gashi thotë se sheh një rënie jo aq të madhe të PDK-së, një stagnim të LDK-së, një rritje substanciale të Vetëvendosjes dhe një tjetër proporcionale të AAK-së, një Nismë dhe një AKR në Kuvend, apo të paktën afër pragut. “Duhet pasur parasysh se këto prognoza janë në bazë të zhvillimeve të deritanishme, dhe, se kur flasim për partitë e vogla, margjinat e gabimit të parashikimeve janë shumë më të mëdha sesa të partitë e mëdha. Po ashtu, mënyra klienteliste e votimit e bën prognozimin shumë të vështirë”, tha ai.
PDK edhe nëse fiton, mund të mbesë në opozitë

Krenar Gashi mendon se edhe nëse PDK mund të dalë e para, partitë tjera mund të ndodh që të mos hyjnë fare me të. “Ani pse nuk dihet cila parti do të dalë e para – dhe se kjo parti mund të jetë edhe PDK-ja – partia e parë jo domosdoshmërisht është partia që do të jetë në qeveri. Kushtetuta e thotë qartë se mandati për formimin e qeverisë i takon partisë ose koalicionit që mund të ketë shumicën në Kuvend.

Kësisoj, edhe nëse një parti del e para në zgjedhje, partitë tjera mund të bashkohen në koalicion të menjëhershëm paszgjedhor dhe ta formojnë qeverinë duke e lënë ‘fituesin’ në opozitë”, thotë Krenar Gashi. Ai thotë se ky skenar ka ndodhur nëpër shumë vende të botës, ka ndodhur edhe në Serbi kur radikalët kanë qenë dukshëm të parët dhe patën mbetur në opozitë. Pra, edhe nëse PDK del e para, përbërja e qeverisë së ardhshme do varet nga liderët e partive tjera po aq sa do varet nga Hashim Thaçi.

Melisa, e zjarrtë për ta treguar trupin

0

melisa3Modelet shpeshherë hezitojnë që të tregojnë trupin e tyre joshës dhe atraktiv, por kjo nuk duket se është problem për Melisën.
Modeleve të njohura në Britani, ka shfaqur vizionin e saj për të bukurën dhe seksualitetin.

Ajo ka treguar linjat e saj të përkryera në një fotosesion për një revistë britanike, me ç’rast ka treguar edhe dëshirë të zjarrtë për të shfaqur pjesët e saj intime.

Shuhet studiuesi Mentor Quku

0

Mentor QukuËshtë shuar dje në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, studiuesi i njohur Mentor Quku. Profesori u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare në shtëpinë e tij, pasi vuajti për një kohë të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Ai njihet si mjedolog, për shkak se ia ka kushtuar gjithë jetën e tij studimit të veprës së poetit Ndre Mjeda. Pasi punoi për më shumë se 30 vjet në këtë lami, ai pat botuar një kolanë studimore shumëvëllimëshe. Për të dokumentuar jetën e veprën e Mjedës, ai ka shfrytëzuar arkivat e të gjitha vendeve ku Mjeda ka studiuar e punuar, ose që kanë ruajtur dokumentacion për Mjedën, si psh. Arkivi i Propaganda Fides, Arkivi i Jezuitëve Romë, fondi Peters Mahringer-Fonds (Austri), arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës, si edhe arkiva e biblioteka të shumta në Gjermani, Francë, Poloni, Danimarkë, Spanjë, apo kuvendet françeskane e jezuite të Bosnjës e të Kroacisë. Ka nxjerrë në dritë vepra, studime, si edhe letra të priftit, shkruar në kohë e vende të ndryshme, letra që kanë hedhur dritë mbi jetën dhe punën e tij. Quku ka qenë autor i shumë artikujve dhe studimeve në fusha të ndryshme të dijes, si metodikë e mësimdhënies, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji moshore, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, ku kontributi i tij ka qenë gjithmonë i mirëpritur.
Kolana

Botimin e plotë të kolanës studimore “Mjeda”, autori Mentor Quku e përfundoi më 2013, me rastin e kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kjo kolanë, e botuar nga Shtëpia Botuese “Ilar” në vitet 2004-2013, paraqitet me nëntë vëllime. Mjedisi intelektual i qytetit të Shkodrës, si edhe mbarë komuniteti i studiuesve të letërsisë shqipe, e kanë vlerësuar dhe e çmojnë në mënyrë të veçantë kontributin e Mentor Qukut, puna e të cilit tashmë shërben si referencë e pazëvendësueshme për studimet shqiptare, e në veçanti për studimet mbi Ndre Mjedën dhe mbi veprën e tij. Këtë e dëshmon, së fundi, edhe botimi i numrit të parë të revistës studimore

“Mjedologji”, e cila përmban njëzet punime mbi Ndre Mjedën nga studiues të konfirmuar të të gjitha trojeve shqiptare dhe i kushtohet mjedologut Mentor Quku. Për kontributin e tij, Z. Mentor Quku është vlerësuar me medaljen “Mësues i Merituar” (1991) dhe “Mirënjohje e qytetit të Shkodrës” (2011). I lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939, ai qe arsimuar në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), kurse studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe pastaj në Universitetin e Tiranës (1960-1963). Si drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000), ai ka organizuar, drejtuar dhe botuar, gjashtë seminare ndërkombëtare me titull “Shkodran në shekuj”, si dhe ka drejtuar revistën “Kumtari”.

Finalistët e Big Brother në Fans Club

0

nevilaGjashtë finalistët e spektaklit madhështor Big Brother, të cilët mbrëmjen e së premtes mbyllën aventurën në shtëpinë më të përgjuar të Shqipërisë, kanë qenë të futar pasditen e së shtunës në takimin e fundit të emisionit Fans Club.

Disi më të çliruar, por ende paksa të emocionuar, protagonistët kanë rrëfyer lojën e luajtur prej tyre përgjatë tre muajve, nën vëzhgimin “e rreptë” të kamerave.

Të parët që kanë mbërritur në studio kanë qenë Arditi dhe Xhuli, të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të prezantueses Albana Osmani.

Albana: Ardit, je i mërzitur apo i lodhur?

Arditi: I mërzitur aspak, i lodhur po sepse kam 24 orë pa gjum.

Albana: Ishe i pari që le shtëpinë dje. U gëzove që fitoi Nevila, apo doje të fitonte Valeri?

Arditi: Nevila, e meritoi.

Albana: Është e vërtetë historia që kur ishe i vogël mblidhje kanoçe?

Arditi: Po, është një histori e vërtetë. Kur erdha në Tiranë kishim vështirësi dhe punoja.

Më pas seanca e pyetjeve ka qenë për Xhulin. Interesante kanë qenë përgjigjet e saj lidhur me marrëdhënien me Arditin.

Albana: Xhuli, ç’plane ke pas Big Brother?

Xhuli: Nuk kam asnjë plan, nuk bëj kurrë plane.

Albana: Xhuli, me kë u lidhe në shtëpinë e BB?

Xhuli: U lidha me Nevilën dhe Arditin.

Albana: Pra, ke gjetur një mike dhe një të dashur?

Xhuli: Po.

Albana: Cilat kanë qenë komentet e para pas daljes nga shtëpia, të kanë kritikuar apo vlerësuar?

Xhuli: Me sa kam parë unë, më kanë vlerësuar.

Albana: A jeni çift ju të dy?

Arditi dhe Xhuli: Po.

Albana: Xhuli, kur të pyetën për Arditin ti the se e ke shumë për zemër. Ndërsa ti Ardit ke thënë se po dashuroheni. E keni lënë pak të hapur muhabetin?

Arditi: Ne kemi investuar për këtë me fjalë dhe me vepra. Pavarësisht se fillimi ishte i vështirë, në dy javët e fundit e kemi treguar edhe me vepra. Natyrisht, veprat kanë qenë brenda limiteve.

Pas përgjigjeve të tyre Arditi dhe Xhuli ia kanë lënë stafetën dy finalistëve të tjerë, Meridiani dhe Valeri.

Albana: Meridian, si e përkthen gjithë këtë eksperiencë?

Meridiani: Dëshira ime u plotësua, arrita deri në finale.

Albana: Po çfarë ke humbur? Sepse ti u fute për të fituar.

Meridiani: Sigurisht që po, kam humbur çmimin e madh.

Albana: Komunikimi jot me Marsin (e dashura) pas daljes nga shtëpia cili ka qenë?

Meridiani: E takova në aeroport dhe mes nesh nuk ka asnjë ndryshim. Përkundrazi, jemi më të lidhur.

Albana: Mamaja jote kishte shkuar disa herë në urgjencë për shkak të shqetësimit për ty…

Meridiani: Besoj se kjo është pak e ekzagjeruar. Por nuk kam qenë në dijeni sepse kam qenë brenda shtëpisë.

Sa i përket Valerit, pyetja e parë për të ishte: Çfarë prisje në të vërtetë?

Valeri: Prisja të fitoja BB. Atje dhash maksimumin. Por loja ka anë negatvie dhe anë pozitive.

Albana: Një koment për Nevilën…

Valeri: Nevila ishte njësoj si banorët e tjerë, pa ndonjë dallim.

Albana: Ne prisnim që t’i të luaje më shumë…

Valeri: Është mirë të jesh ashtu siç je. Karakteri dhe ndjeshmëria kanë qenë pjesë e lojës time, ndryshe nga sa bënë të tjerët.

Në fund të emisionit ka qenë edhe “qershia mbi tortë”, Nevila, fituese e këtij edicioni të Big Brother, si dhe Jona, finalistja tjetër.

Albana: Nevila, ke qenë e rezervuar në fjalë, e emocionuar, sot pak më e qetë, çfarë do të thuash? E prisje apo jo fitoren?

Nevila: Është një emocion që s’e përshkruaj dot. Jam akoma e emocionuar, s’e kam marrë veten. Falenderoj jo ata që quhen ‘fansa’, por ata që më kanë mbështetur.

Albana: Ja vlejti?

Nevila: Po, shumë.

Albana: Hyre e vetme dhe dole me 100 milionë…

Nevila: Edhe e prisja, edhe jo. Ishte një lojë që kishte të bënte me karaktere të ndryshme.

Albana: Historinë tënde e di mbarë Shqipëria. Në surprizën për ty brenda shtëpisë së BB ishin gjyshja dhe halla. Mungoi nëna jote biologjike. Ne e kemi në lidhje telefonike. Zonjë, Nevila fitoi…

Nëna e Nevilës: Bravo. Faleminderit gjithë shqiptarëve.

Albana: Mund të flasësh me Nevilën…

Nëna: Bravo, Nevila. Për çdo gjë që të kesh nevojë jam afër teje.

Albana: Një vit më parë jeni takuar me Nevilën, ia keni treguar të dyja anët e medaljes (historinë familjare) Nevilës?

Nëna: Nevila është vajzë e fortë. Ajo do eci përpara, historinë e lëmë mbrapa. Po të mendosh mbrapa, nuk ecën përpara.

Albana: Nevila, ke gjë për t’i thënë mamasë tënde?

Nevila: Atë mbrëmje më ngeli pak pishman, por unë e di shumë mirë anën tjetër të medaljes. Për mua ka qenë një histori e vështirë, por edhe për atë. Por kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’i dhënë një përgjigje në këtë moment. Por unë e di shumë mirë që ajo më ka ndjekur. Pavarësisht çfarë ka ndodhur, në fund të fundit ajo është gjaku im.

Nëna: Nevila, të dua me gjithë zemër. Ato pak ditë që ndenjëm bashkë i kujtoj shumë.

Nevila: Të puth fortë.

Nëna: Të puth edhe unë.

Albana: Çfarë mund të tregosh për anën tjetër të medaljes?

Nevila: Unë e kam ndarë mendjen. Nuk dua të jem vetëm. Edhe pse tani jam e rritur, një pjesë më ka munguar gjatë kësaj kohe.

Albana: Po fakti që s’ke pasur asnjë të dashur, si është çështja? Ke mbetur vetëm një shenjë horoskopi?

Nevila: Nuk besoj se kam mbetur një shenjë horoskopi. Në disa raste kam ndjerë, diçka por nuk kam vazhduar. Në jetë jo gjithçka është e sigurtë.

Në fund, një pyetje e rezervuar për Jonën.

Albana: Jona, po ti ke ndonjë pishman?

Jona: Vetëm zënkën me Elisin, asgjë tjetër.