Home Blog Page 8488

Kosovës i duhet drejtësi dhe zhvillim ekonomik

0

Korab_Sejdiu-avokat“Rezultati i AKR-së në këto zgjedhje varet nga ajo se sa mund t’ua shpjegojmë qytetarëve të Kosovës zgjidhjet që ne i ofrojmë për problemet kyçe me të cilat ballafaqohet Kosova sot, veçanërisht në kontekstin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Sejdiu

Ka vendosur që për shkaqe familjare të mos jetë në listën e kandidatëve që AKR-ja i ofron për deputet të Kuvendit të Kosovës. Por, avokati Korab Sejdiu nuk e ka ndërmend të mbetet krejt pasiv në këto zgjedhje. Kandidati i kësaj partie në zgjedhjet e kaluara lokale për kryetar të Prishtinës, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se do të mbështesë kandidatët e AKR-së në zgjedhje nacionale.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik, të dy këto sfera që AKR i ka të profilizuara më mirë se sa të gjitha partitë tjera politike. Sipas tij, rezultati i AKR-së varet krejtësisht nga aftësia e partisë për t`ua shpjeguar qytetarëve këto dy qëllime të subjektit.

Tribuna: Pse vendoset të mos i hyni garës për deputet?

Sejdiu: Kësaj radhe kam vendosur që të mos i hyj garës për deputet për arsye të natyrës personale. Unë falënderoj shumë z. Pacolli dhe subjektin politik AKR për mundësinë që ma ofruan që të jam pjesë e ekipit të shkëlqyeshëm të AKR-së për deputet, mirëpo, siç edhe e ceka, rrethanat personale nuk më lejuan që kësaj radhe t’i nënshtrohem këtij procesi.
Pavarësisht, unë jam i angazhuar jashtëzakonisht shumë për të mbështetur AKR-në në këto zgjedhje në dy aspekte. Fillimisht, ka muaj që kam hulumtuar problemet rrënjësore të drejtësisë në Kosovë dhe rrjedhimisht kam përgatitur planin qeverisës për sektorin e drejtësisë. Dhe së dyti, po mundohem që AKR-së dhe kandidatëve tanë t’ua jap mbështetjen time të pa rezervë në elektorat, pra në teren.

Tribuna: Si mendoni se do të jetë rezultati i AKR-se në zgjedhjet e 8 qershorit?

Sejdiu: Rezultati i AKR-së në këto zgjedhje varet nga ajo se sa mund t’ua shpjegojmë qytetarëve të Kosovës zgjidhjet që ne i ofrojmë për problemet kyçe me të cilat ballafaqohet Kosova sot, veçanërisht në kontekstin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik. Në krahasim me të gjithë të tjerët, ne kemi planet më konkrete në këto dy sfera jetike për Kosovën, dhe neve na mbetet që këto zgjidhje t’ua shpjegojmë edhe qytetarëve. Pra, suksesi ynë varet nga ajo se sa mund t’ia komunikojmë qytetarëve këto zgjidhje dhe t’i bindim ata që të na e japin mundësinë që të punojmë për të mirën e tyre. Nëse ne arrijmë për ta përçuar porosinë tonë tek qytetarët, nuk ka arsye pse mos të jemi ndër partitë me rezultatet më të mira në këto zgjedhje.

Tribuna: Çfarë porosie ke për ata që do donin ta votonin Korab Sejdiun?

Sejdiu: Edhe pse aktualisht nuk ekziston mundësia që të votohet Korab Sejdiu drejtpërdrejtë, sepse nuk jam kandidat, vota për AKR-në është votë për Korab Sejdiun dhe të gjithë kuadrat e tjera që ofron AKR, qofshin në listë për deputetë apo që veprojnë në prapavijë si unë. Pra, të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë për zgjidhjen e problemeve me të cilat po i sfidon gjendja aktuale, do duhej votuar për AKR-në, si një subjekt që gjithmonë do t’i ofrojë vendit kuadrat më të mira të mundshme, përherë për t’i shërbyer qytetarit.

Tribuna: Cilat janë arsyet se pse duhet votuar AKR?

Sejdiu: Disa nga arsyet veç i preka. Mirëpo, më konkretisht, AKR ka paraqitur një program për zgjidhjen e debaklit në drejtësinë Kosovare, që ka shndërruar pothuajse të gjithë qytetarët e Kosovës në viktima. AKR është e vetmja që ka kuptuar që sundimi i së drejtës është parakusht jo vetëm për zhvillim ekonomik, por edhe për përmirësimin e të gjithë sektorëve të tjerë. Dhe është e vetmja që ka vullnetin politik për ta ndryshuar gjendjen e pakënaqshme aktuale. Prandaj, ne ofrojmë zgjidhje teknike për drejtësinë kosovare, të hulumtuara mirë me vite, të studiuara thellë dhe të përgatitura enkas për rrethanat e drejtësisë kosovare. Plani ynë parasheh zgjidhje për të gjithë sektorët e drejtësisë, përfshirë këtu ndër të tjera, gjykatat e rregullta, prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese, arsimimin ligjor, korrupsionin, eliminimin e lëndëve të vjetra, e kështu me radhë. Pa dashur që t’i shpalosim të gjitha në këtë intervistë, mund t’ju them se nëse ne na besohet qeverisja mbi sektorin e drejtësisë, deri në fund të mandatit, qytetarët do të jenë dëshmitarë të ndryshimeve të dukshme në këtë sektor.
E tërë kjo, tregon për seriozitetin që AKR i ka kushtuar sundimit të së drejtës. E kjo, përpos planit ekonomik, që siç është cilësuar nga ekspertë ekonomikë vendorë dhe të huaj si i vetmi që është i zbatueshëm në Kosovë dhe që i garanton qytetarëve të Kosovës mirëqenie.

Tribuna: A prisni proces të rregullt zgjedhor më 8 qershor, duke pasur parasysh afatet e shkurtra për organizimin e tyre?

Sejdiu: Mund të them se shpresoj për proces të rregullt, edhe pse rregullsia e procesit varet nga organet e rendit dhe nga vet qytetarët. Kam thënë gjithmonë se parregullsitë në zgjedhje nuk rezultojnë nga ligje të këqija, mirëpo nga njerëz të ligë që keqpërdorin ligjet dhe tërë procesin. Prandaj, për të evituar parregullsi të tilla që kemi parë në të kaluarën, unë shpresoj dhe bazohem në kryerjen e detyrave nga ana e organeve të rendit dhe ndjekjes, por edhe në vigjilencën e të gjithë qytetarëve.

Tribuna: Si i shihni koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve?

Sejdiu: Besoj se është herët të flitet për koalicione pas-zgjedhore, duke pasur parasysh se ende nuk dihen përqindjet që qytetarët e Kosovës do t’ua besojnë partive politike. Mirëpo, sa i përket AKR-së, ne jemi të hapur për koalicione me të gjithë ata që ia duan të mirën vendit dhe që kanë programe me të cilat programe unë mund të ketë sinergji, por definitivisht jo me ata që e kanë sjellë vendin në gjendjen aktuale të mjerë.

Tribuna: A mendoni se AKR nuk rrezikon të mbetet nën pragun elektoral të nevojshëm për të bërë grup parlamentar?

Sejdiu: Sipas asaj se çka po shohim në terren, besoj se AKR qëndron mjaft larg këtij rreziku, përkundër dëshirës apo predikimeve të disave që po e shfaqin këtë drojë. Mirëpo, zgjedhjet e fundit na treguan se qytetarët e Kosovës janë vetëdijesuar shumë dhe kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet e tyre të përditshme. Duke pasur parasysh se ne i ofrojmë këto zgjidhje, dhe ndoshta jemi të vetmit që po e bëjmë këtë, atëherë, mund të kuptohet se edhe besimi i qytetarëve do të vije tek ne, jo vetëm për të kaluar pragun, por edhe për të korrur rezultate shumë më të kënaqshme për AKR-në, dhe rrjedhimisht, për qytetarët e Kosovës. Unë shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj mijëra mbështetësit që ditët e kaluara më kanë kontaktuar dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për zgjedhjet që na presin. Dhe njëkohësisht, shfrytëzoj këtë rast që t’i uroj qytetarëve të Kosovës zgjedhje të rregullta dhe të suksesshme, me shpresë se vota e tyre do t’i japë mundësi qeverisëse vetëm atyre që ia duan të mirën këtij vendi.

Mustafa: Thaçi ka lëshuar zagarët nga frika se po i shuhet magjja

0

Isa Mustafa LDKKreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka quajtur zagarë të Hashim Thaçit ata që po thonë se ai do të arrestohet. I quan me mendësi vrastare, ndërsa i krahason me vrasjet e veprimtarëve të shumtë të LDK-së pas luftës.

“Edhe ju po i dëgjoni shërbëtorët e Hashim Thaçit në emisionet e ‘Klan Kosova’ se si po më arrestojnë çdo ditë. Kjo është punë e zagarëve. Hashim Thaçi i ka lëshuar zagarët, sepse po frikësohet që po i shuhet magjja e qeverisë korruptive”, ka shkruar Mustafa në Facebook. Por nuk e ka lënë me kaq.
“Lexova këto ditë disa shkrime ne gazetën ‘Koha Ditore’ lidhur me vlerësimet e NATO-s për krimet e ndodhura në Kosovë dhe rrjetin e krimeve. Më doli se është më lehtë të përballesh me zagarët sesa me gjahtarët. Këta nuk kanë forcë të më vrasin, por kanë dëshirë të më arrestojnë, sepse po e humbin pushtetin.

Të ngjashmit me këta bënin gjueti pas lufte; ata vranë shumë veprimtarë të LDK-së. Sa i përket profesionit, nuk dallojnë shumë, nuk është me rëndësi a janë profesorë, ministra apo gazetarë. Sepse, mendësinë e kanë vrastare”, ka shkruar Mustafa

Pesë kandidatë për kryeministër

0

Thaci haradinaj kurtiJanë pesë kandidatë që ia mësyejnë postit të kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ata vijnë nga pesë parti politike të cilat deri në këto zgjedhje ishin subjektet kryesore në kuadër të spektrit politik në vend. E përbashkëta e këtyre kandidatëve është premtimi i tyre për gjenerimin e vendeve të reja të punës. Kurse si adut tjetër mbetet premtimi parazgjedhor për ndërtimin e një shteti ligjor dhe të aftë për të synuar integrimet evropiane përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si probleme të mëdha të këtij vendi.

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar tashmë për të tretën herë liderin e saj Hashim Thaçi për postin e kryeministrit. Thaçi ka drejtuar në dy mandatet e fundit qeverinë e vendit, ndonëse në asnjërin mandat nuk arriti t’i përmbyllë katër vjet udhëheqje të qeverisë për shkak të koalicioneve të brishta. Paraprakisht ish-Shefi i Drejtorisë Politike të UÇK-së, pati drejtuar edhe Qeverinë e Përkohshme të Kosovës e cila nuk ishte njohur asnjëherë nga faktori ndërkombëtar.

Në këto zgjedhje, Thaçi hyn me premtimin për themelimin e Fondit të Punësimit, si zotimi i tij kryesor në “Misionin e Ri”, ndonëse nuk e ka sqaruar ende as formën ligjore të themelimit të këtij fondi, sikurse as fazat e zbatimit, interesin dhe limitet shpenzuese të tij gjatë katër viteve të qeverisë së ardhshme./Tribuna/

Dokumentet zvicerane: Thaçi nuk është themelues i UÇK-së

0

Thaci-qeveriaPretendimet kryesore të kryeministrit të Kosovës në largim se ai është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hidhen poshtë nga disa dokumente të shtetit zviceran, që i ka siguruar gazeta “Zëri”. Madje, nuk ka asnjë dëshmi se Hashim Thaçi ka dorëzuar punim seminarik në Universitetin e Zurich-ut.

Në raportin e shërbimit sekret të Zvicrës të vitit 1998 “Mbi gjendjen në Kosovë”, prezantohen fakte diametralisht të kundërta nga ato që prezantohen në biografinë e Thaçit, siç shkruan në faqen e internetit të Kryeministrisë se: “Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992)”..

Prokurimi rrezikon fushatën e informimit të votuesve

0

KQZ-kosoveeVendimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit për ta pezulluar fushatën e informimit të votuesve mund ta dëmtojë procesin zgjedhor, kanë thënë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim i Gjykatës së Tenderëve erdhi pasi kompania “Entermedia” deponoi një ankesë në OSHP përmes së cilës pretendohen shkeljet ligjore të KQZ-së në këtë aktivitet të prokurimit. Me të pranuar ankesën, OSHP-ja ka pezulluar kontratën të cilën e mban operatori MDA.

Anëtarë të KQZ-së kanë ngritur shqetësimet se pezullimi i fushatës së informimit të votuesve, për shkak të procedurave tenderuese, mund të ndikojë në përsëritjen e numrit prej 105 mijë apo 12 për qind të fletëvotimeve të pavlefshme, sa ishin në zgjedhjet e fundit lokale, pasi që ka munguar informimi.

Nga Gjykata e Tenderëve kanë thënë se për këtë çështje do të vendosin të hënën, pasi ta kenë në tavolinë vlerësimin e ekspertëve.

Fletëvotimet do ta kenë stemën e shtetit edhe në veri

0

pdk-aak-ldk fletvotimeAnëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë me dije se stema e Republikës së Kosovës do të jetë edhe në fletëvotimet e Veriut të vendit.

Kjo për dallim nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar ku në fletëvotime nuk ka ekzistuar stema shtetërore.

Betim Gjoshi, Florian Dushi dhe Binak Vishaj kanë deklaruar për Epokën e Re se fletëvotimet do të jenë unike në të gjithë territorin e Kosovës dhe sipas tyre, nuk do të ketë kurrfarë kompromisi për këtë punë.

Mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i AGPK-së

0

AGPK-logoKuvendi i jashtëzakonshëm i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), do të mbahet sot, ku pritet të zgjidhen organet e reja të kësaj organizate, si dhe të propozohen ndryshime statutare, pas problemeve të krijuara dhe paralizimit të punës së asociacionit, si rrjedhojë e dorëheqjes së Bordit dhe të kryetares së AGPK-së.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i AGPK-së mbahet pas mbledhjes së 325 nënshkrimeve nga Këshilli Inicues i përbërë nga gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës.

Kështu ka njoftuar Këshilli iniciues për organizimin e këtij Kuvendi, i cili nëpërmjet një njoftimi për medie ka ftuar gazetarët e të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike që sot prej orës 10:00 t’i përgjigjen ftesës për pjesëmarrje në Kuvend të jashtëzakonshëm të AGPK-së.

Bosi i Dukagjinit

0

Ramush Haradinaj 1“Klani Haradinaj” përshkruhet nga NATO-ja si prej më të fuqishmëve në Kosovë.

Ramush Haradinaj pos që cilësohet si një lider karizmatik dhe një luftëtar i zoti, ai cilësohet si një njeri i ashpër dhe i lidhur fort me krimin.

“Ndryshe nga Thaçi, Haradinaj ishte i njohur si një luftëtar i pashoq dhe njihej si hero i luftës dhe komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit”, shkruan në dosjen e dokumentave të NATO’s të publikuara në Koha Ditore.

Pretendohet se kishte lidhje biznesi të paligjshëm me Ekrem Llukën dhe Naser Kelmendin.

Hoxhaj: Disa ministri të barten në Prizren

0

Enver Hoxha PDKMinistri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj duke dashur që me çdo kusht t’i ketë votat e prizrenasve iu ka premtuar shumë atyre.

Ai në një intervistë për TV-Prizrenin ka thënë se PDK-ja synon që në keto zgjedhje të marrë më shumë se 40 ulëse në Parlamentin e Kosovës. Me këtë rast Hoxhaj iu ka premtuar prizrenasve se një ministri do të udhëhiqet nga dikush i Prizrenit por nuk ka përmendur se kush mund të jetë ai.

Premtimi të cilin askush nuk e ka bërë deri më tani është që madje edhe disa minsitri të barten në Prizren.

“Synohet që në një të ardhme jo të largert të barten disa ministri në Prizren qe ky qytet të shndërrohet në qendrën më të madhe mes Prishtinës dhe Tiranës”, ka thënë Hoxhaj në këtë intervistë. /Zëri/

Limaj: Ku u zhdukën 2 miliard e gjysmë euro të energjetikës?

0

Fatmir-limaj2Kryetari i Kryesisë së NISMA’s, Fatmir Limaj, ka thënë se autostrada, për të cilën siç tha ai “bëhet shumë llaf për të”, është krenar që e ka punuar si projekt.

Ai tha se është krenar që i është dhënë mundësia në realizimin e saj.

“Jam krenar për autostradë sepse pavarësisht llafeve ditore, mund ta shohim edhe pas 20 viteve se çka kemi bërë me të. Jam krenar që më është mundësia të realizohet ky projekt”, ka thënë Limaj në një emision në “1first Channel”

Por para se të bëhet bisedë për diçka që shihet, tha Limaj, pse askush “nuk e bën llaf ku kanë mbetur mbi 2 miliardë euro që janë dhënë për energjinë”.

“Ku janë 2 miliard e më shumë euro për KEK’un, askush nuk e bën llaf këtë punë. Nuk e bëjnë sepse paguhen nga lobingjet që të mos bëhet llaf kjo punë”, ka thënë Limaj.

Ai tha se vendi nuk do të ecë përpara, me njerëzit që kanë shitur shpirtin dhe punojnë natë e ditë kundër vendit të vet.

“Nuk mundet këtë vend me çu përpara njerëzit që e kanë shitë shpirtin e vet, që punojnë natë e ditë kundër vendint te vet”, ka thënë Limaj.