Home Blog Page 8489

Haradinaj: Prizreni është i gatshëm për “Drejtimin e Ri”

0

ramush haradinaj, drejtimi i riKreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e kësaj partie në Prizren.
Ai ka njoftuar në Facebook se ka njoftuar për së afërmi zhvillimet dhe përgatitjet që po bëhen për “Drejtimin e Ri” në Prizren.

Haradinaj shkruan në Facebook:

Sot pasdite kam zhvilluar edhe një takim vetëm me strukturat e degës së Aleancës në Prizren, ku jam njoftuar për së afërmi me zhvillimet si dhe përgatitjet që po bëhen në Prizren.

Aleanca dhe platforma “Drejtim i Ri” do të triumfojë edhe në Prizren.

Jam ndarë i kënaqur me punën e degës së AAK-së në Prizren dhe ftoj të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Aleancës në Prizren dhe përgjatë gjithë Kosovës që të mobilizohen dhe të përcjellin mesazhin fitues tek të gjithë qytetarët e vendit.

Kur kam edhe kur s’kam

0

Skender Berisha

 

Njësoj jam kur kam edhe kur s’kam

se ti më vjen pranë e më pranë
dehet kush dehet rakia kërkund
del e bardha dritë ti më lëkund

pehatet erës molla e vjetër
dikur ti ma nis një këngë tjetër
që zgjat sa deri te dita e gatitur
në të ti gjithnjë je e përtëritur

këndellem edhe unë për natën
që e pres me drithma të reja
kur vishet xhamit te penxhereja
ndalem e mat gëzimin që patëm

njësoj jam njësoj kam pak e arrij shumë
veç pakëz hare ma merr nata
ma kthen ti kur kridhem nën flokët e gjata
hesht ti hesht unë zgjatet udha djersë një lumë.

Skender Berisha

“Big Brother”, Visari: Nuk kam bërë seks me Lorin

0

BB VisariVisari ka qenë personi i dytë i larguar ditën e premte të kësaj jave, vetëm 1 javë nga finalja e madhe e reality show “Big Brother”, teksa menjëherë është ngacmuar për lidhjen e dashurisë së shkurtër, që pati me Lorin dhe për “lotët e derdhura” për një moment, pas largimit të kësaj të fundit nga shtëpia më e lakmuar prej të gjithë shqiptarëve.

Në Fan Club, ai ka konfirmuar edhe njëherë se Lorin e ka konsideruar një shoqe të mirë, por asgjë më shumë se kaq brenda shtëpisë.

Sa i përket lojës së zhvilluar brenda edicionit, Visari, një nga banorët e futur në mes të Big Brother, ka thënë se “pavarësisht se i njihte banorët nga jashtë, nuk kishte bërë asnjë llogari në momentin që hyri brenda. Jam përpjekur të jem vetvetja aty brenda dhe gjithnjë përballesha me cilindo, qoftë për të biseduar, qoftë për t’iu afruar dikujt, siç ndodhi me Lorin, ashtu edhe për të debatuar kur ishte e nevojshme apo për të shuar debatet aty ku mundesha. E di shumë mirë se sot, pasi jam bërë i njohur përmes këtij edicioni të mrekullueshëm, mund të ketë njerëz të ndryshëm që e duan Visarin, ka të tillë që nuk e pëlqejnë apo e urrejnë Visarin, por kjo pak rëndësi ka për mua. Unë kalova një eksperiencë shumë të bukur”.

I pyetur se çfarë pret tashmë kur të rikthehet në Kosovë, nga shoqëria, apo ndonjë ofertë të rëndësishme nga Kosova apo edhe nga Shqipëria, duke ditur se në të kaluarën ka marrë pjesë në disa audicione të shfaqjeve të ndryshme në vendlindjen e tij, ai shprehet se “mirëpret gjithçka që do t’i ofrojë jeta. Edhe pse e di fort mirë se publiku shqiptar i Kosovës mund të jetë mërzitur për daljen time nga shtëpia, ndërsa shqiptarët në Shqipëri ndoshta nuk e ndjejnë aq shumë, mund të them se jeta ka shumë ngjarje të pritura dhe të papritura, por gjithsesi vazhdon përpara”.

Olti Curri e konsideroi lidhjen e krijuar brenda shtëpisë, mes Visarit dhe Lorit, si një dicka tepër të bukur, që e ndihmoi Visarin, edhe pse kishte një mangësi të madhe prej faktit se kishte hyrë mbrapa banorëve të tjerë, si dhe vuri në dukje se konkurrencën e tij në Big Brother e nisi disi vonë, duke e ngritur zërin në fund.

Sipas tij, Visari kishte dhënë një mesazh të qartë: Në fillim, Big Brother është një lojë, më pas në vazhdim është një sfidë, ndërsa në fund është një betejë e ashpër të shpallur se kush është fituesi i këtij reality show. Megjithatë, vet takimi i Visarit me Lorin në studion e Fan Club, për Oltin ishte një mesazh, që atje brenda nuk kishte ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme…

“Lori është një vajzë shumë e bukur, shumë tërheqëse, por nuk kam bërë seks me të, ndoshta sepse as unë dhe as Lori nuk e kishim mendjen për të tilla gjëra brenda”, u shpreh Visari, kur u “ngacmua” nga Olti për lidhjen brenda shtëpisë.

LDK e NISMA: Thaçi i mashtroi hasjanët për krijimin e komunave

0

Thaci-HasPremtimi i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi se do ta krijoj komunën e Kijevës ka nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Nismës. Drejtuesit e të dy subjekteve këtë premtim të kryeministrin e kanë quajtur si mashtrim që po u bëhet qytetarëve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i ka thënë Gazetës Blic se Thaçit askush më nuk i beson. Sipas tij, Thaçi edhe në Has kishte premtuar se do t’i themeloj dy komuna, dhe doli se i mashtroi qytetarët e asaj ane.

“I mashtroj hasjanët për komunë, tash më nuk shkon atje, ka dalë në Kievë të mashtroj edhe më shumë. Thaçi ka aprovuar kornizën e shpenzimeve për tri vitet e ardhshme, vetëm dy javë më herët është aprovuar kjo kornizë dhe askund nuk figuron komuna e Kievës në projeksionet buxhetore, as rritja e pagave dhe as rritja e buxhetit për bujqësi. Mashtrimet e tij marrin fund më 8 qershor”, ka thënë Hoti.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ky premtim i Thaçit është vetëm një mashtrim dhe asgjë më shumë. Ai i ka thënë Gazetës Blic se kryeministri në ikje pos që po i mashtron qytetarët, ai po bënë edhe shkelje ligjore.

“Ky premtim i tij është në kohë fushate. Është e shoh si shkelje ligji këtë premtim dhe mashtrim të qytetarëve dhe asgjë më shumë. Ju e keni parë sa premtimet i ka bërë Thaçi dhe asnjë prej tyre nuk e ka realizuar. Thjesht ai është një mashtrues”, tha Krasniqi.

Ndërkohë nga PDK nuk është përgjigjur askush që të japë detaje se kur pritet të themelohet kjo komunë. Gazeta Blic ka provuar gjatë tërë ditës që të kontaktoj me zëvendësministrin Basri Musmurati, i cili edhe për dy komunat e premtuara në Has ishte angazhuar nga kryeministri për mbarëvajtjen e themelimit të tyre, por kontakti ka qenë i pamundur.

Bardhyl Meta: Besim Beqaj me skenar të SHIK-ut

0

Bardhyl MetaKandidati i LDK’së për deputet Bardhyl Meta i është kundërpërgjigjur Besim Beqajt, i cili tha se lideri i opozitës mund të arrestohet. Sipas Metajt, Beqaj po vepron sipas skenarit të SHIK’ut, derisa Arben Gashi, po ashtu kandidat i kësaj partie për deputet, ka thënë se këto kërcënime po vijnë si pasojë e panikut që ka kapluar bandën e Hashim Thaçit.
Pas deklaratës së mbrëmshme të Besim Beqajt të PDK’së, i cili s’kishte arritur të bëhej deputet në zgjedhjet e fundit, kanë reaguar dy zyrtarë të LDK’së, Bardhyl Meta e Arben Gashi.

Meta ka thënë se kërcënimet e Besim Beqajt janë skenar i SHIK’ut pas shkapërderdhjes së PDK’së.

“Është për të ardhur keq që kolegu nga PDK’ja, qeverisja në shkuarje, me logjikë të SHIK’ut sajon akuza të tilla banale. Logjikë tipike e SHIK’ut. S’kanë ku ta ndërtojnë shpresën. Partia po u shkapërderdhet. Qytetarët po kërkojnë rikthimin e dinjitetit dhe po e kërkojnë më 8 qershor”, ka thënë Meta, për Express.

Më tej, ky zyrtar i LDK’së, ka përmendur një rast të korrupsionit për të cilin ka kërkuar përgjigje nga Hashim Thaçi e Besim Beqaj.

“Më mirë që z. Thaçi dhe z. Beqaj t’i tregojnë opinionit se sa para i kanë kërkuar T-Mobile gjerman atëherë, në valën e mëhershme të privatizimit, e për të cilën njoftohet edhe zyrtarisht nga T-Mobile në kumtesën e tyre zyrtare. EULEX’i po merret me këtë çështje. Kërkojmë që edhe z. Thaçi edhe z. Beqaj në mënyrë paqësore, të qytetëruar dhe në mënyrë të dinjitetshme më 8 qershor respektivisht në mbrëmjen e 8 qershorit ta dorëzojnë pushtetin e jo me skenare të SHIK’ut”, ka shtuar ai.
Ndërsa, Arben Gashi, ka thënë se kërcënimi i Besim Beqajt nuk është vetëm për opozitën por u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Ky është mentalitet tipik dikatorial i kapjes së shtetit nga individët. Ky nuk është vetëm kërcënim për Kryetarin e opozitës por ky është kërcënim për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, deklarimet e Beqajt dëshmojnë se PDK e ka kapur shtetin dhe po dëshirojnë ta shëndërrojnë në shtet diktatorial.

“Këta janë në panik të humbjes dhe kjo sjellje është kërcënim për të gjithë qytetarët e Kosovës.Ku guxon një Ministër të deklarohet se kush do të arrestohet e kush jo. Kjo është sjellje tipike diktatoriale të njerëzve, të cilët e kanë humbur arsyen”, ka shtuar ai

Petrit Çeku sonte në kishën Shën Ndou

0

Petrit cekuKitaristi i njohur shqiptar Petrit Cheku do të performojë sonte në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë.

Ai do të performojë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”, që të dielën organizon mbrëmjen e shtatë të edicionit të 14-të të këtij festivali, transmeton koha.net. Koncerti nis në orën 20:00.

Cheku është fitues i nëntë çmimeve të para në konkurse ndërkombëtare të kitarës, së fundi në konkursin Christopher Parkening në Malibu të Kalifornisë, SHBA (2012), Schadt në Allentoën, SHBA (2011) dhe Maurizio Biasini në Bologna, Itali (2011). Ai është gjithashtu edhe fitues i konkursit prestigjioz Michele Pittaluga në Alessandria, Itali (2007).

Hyrja është e lirë.

Hoti: Ministri Beqaj do të përballet vet me ligjin

0

AvdullahHoti-LDKAnëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar akuzat e ministrit në largim të finanacave Besim Beqaj, për kinse arrestimin e mundshëm të liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Hoti në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se është vet ministri Beqaj i cili do të përballet me ligjin. Sipas Hotit, Beqaj është një njëri i papergjegjshëm dhe se është fatekeqësi për vendin që ai udhëheq me ministrinë e financave.

“Ai është një neri shumë i papërgjegjshëm, është mjerim për vendin që ai është ministër i financave, qeverisja e tij do të mbaroj me 8 qershor, ai do të dalë në opozitë dhe do të përballet vet me ligjin”, është shprehur Hoti.

Ndryshe, ministri Beqaj ishte shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet pa liderin e saj, Isa Mustafa, pasiqë sipas tij, ky i fundit mund të përfundoj i arrestuar

Fotoja e rrallë: Ibrahim Rugova me dy djemtë e tij

0

rogova me djemGazeta Express ka arritur të sigurojë një foto të rrallë të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Prijësi i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të ’90, në këtë foto ka dalë me dy djemtë e tij, Mendimin dhe Ukën.

Fotoja është realizuar në banesën e tij, në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, diku rreth vitit 1980-1981.

Lana Del Rey paguhet me 2.8 milionë në dasmën e Kim

0

LLana Del Reyana Del Rey ka qenë këngëtarja femër që çifti Kim dhe Kanye kishin zgjedhur për dasmën e tyre. Ajo është paguar me 2.8 milionë dollarë për performancën e saj nga çifti më i pasur në botë.

Ne fillim u perfol qe Lana Del Rey nuk kishte pranuar ftesen e tyre ne tetor te vitit 2013, por kete fakt ajo e ka pergenjeshtruar vete duke thene para kamerave se nuk eshte e vertete.

Kenga e saj “Young and Beautiful” eshte edhe kenga e preferuar e Kim.

Thaçit i dështojnë komunatë në Has, premton komunë në Kijevë

0

Thaci ne kjevKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me premtime megalomane. Ai të dielën edhe një herë ka ripërsëritur premtimin e tij se Kijeva do të bëhet komunë. Ndërkohë që para disa muajsh ai kishte marrë poashtu vendim në qeveri që të inicioj procedurat për themelimin e dy komunave të reja në rajonin e Hasit, gjegjësisht që komuna të reja ta bëjë Gjonajn dhe Rogovën, por një gjë e tillë jo që nuk ka ndodhur por është harruar fare.
Megjithatë, Thaçi të dielën në mesditë e ka vizituar Kijevën ku ka thënë se do të jetë komuna më e bukur e Kosovës.

“Nëse gjatë luftës Kijeva ka qenë vendi më i rrezikshëm në botë unë u them tash se Kijeva do të jetë Komuna më e bukur e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaqi i cili ka përmendur të dhënën se Kijeva bëhet komunë për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë partiake andaj edhe ka kërkuar mbështetjen e krejt spektrit politik për këtë vendim.

Thaçi ka bërë të ditur po ashtu se formimi i kësaj komune nuk lidhet aspak me fushatën elektorale e cila është në prag, shkruan Gazeta Blic.

“Ju tash keni bërë kërkesë për themelimin e komunës suaj dhe unë skam bërë asgjë tjetër veqse kam mbështetur vullnetin tuaj”, ka thënë Thaçi.