Home Blog Page 8487

KK i Malishevës formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit

0

KKMalisheve14-26Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ku ka trajtuar vetëm një pikë të rendit të ditës, prej 16 pikave të tjera të parapara. Ka formuar Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunë së Malishevës. Vendimi është marrë unanimisht nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Sipas këtij vendimi, Këshilli Organizativ do të udhëhiqet nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa anëtar të këshillit do të jenë edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti, nga një përfaqësues i të gjashtë subjekteve që marrin pjesën në KK të Malishevës, pastaj një përfaqësues nga tri shoqatat e dala nga lufta dhe një përfaqësues nga OJQ-të lokale në Malishevë.

Pas këtij vendimi, KK i Malishevës, ka ndërprerë punimet, në shenjë pakënaqësie për trajtimit jo të mirë për anëtarët e Kuvendeve Komunale, nga ana e institucioneve qendrore. /PrizrenPress.com/

Hulumtimi i pavarur: Albin Kurti lideri bindshëm më i preferuar

0

AlbinKurti1205Ethet zgjedhore kanë filluar ti kapin edhe qytetarët. Kështu dy qytetarë të vendit kanë vendosur të bëjnë një hulumtim të pavarur lidhur me rezultatin zgjedhor.
Hulumtimi i Ardian Ukaj dhe Besnik Skenderi i realizuar përmes Survey Monkeys, dhe i bazuar kryesisht në shtresën urbane nxjerrë Albin Kurtin liderin më të preferuar në vend- para Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Sipas të anketuarëve për atë se cilin lider do ta votonin prinë lideri i Vetëvendosjes- Albin Kurti me 42% më shumë se lideri i PDK’së-Hashim Thaçi me 25 %, kurse krahas LDK’së-Isa Mustafa me 21.27%.

Ky hulumtim, sipas autorëve me një besueshmëri prej 95 përqind, nxjerrë PDK para LDK dhe VV dhe atë me një diferencë të vogël.

Më poshtë disa konstatime nga hulumtimi:

METODOLOGJIA E PËRDORUR
– Subjekt i hulumtimit janë të gjithë votuesit potencial për datën 8 Qershor 2014 në Kosovë, Hulumtimi është kryer në format: Primar – përmes pyetësorëve ‘moneky survey’ elektronik dhe letër; Sekondar dhe terciale – nga të dhënat zyrtare. Bërja e analizave të të dhënave të grumbulluara nga pyetësori janë realizuar përmes përdorimit të ‘excel-it’ dhe SPSS “Statistical Package for the Social Sciences“ Paketa Statestikore për shkenca shoqërore. Gjithsej, 480 persona kanë marrë pjesë në hulumtim (kryesisht zona urbane), bazuar në numrin e respodentëve, ky hulumtim në vete përbën 95% të besueshmërisë.
– Përgjigjja e të anketurëve lidhur me pjesëmarrje në zgjedhje është e lartë afro 92%, pra kjo tregon se përgjegjjësia qytetare është më e kënaqshme se sa ajo që më të vërtetë janë duke marrë pjesë në zgjedhje (në zgjedhjet e fundit parlametare, pjesëmarrja ishte me pak se 46%).
Pritëshmëria e zgjedhjeve ‘Fer’ dhe demokratike nga të anketuarit është shumë e ultë 45%, prandaj kjo është dekurajuese.
– Përderisa pritëshmëria e ndryshimeve pozitive pas zgjedhjeve të 8 Qershor’it 2014 është edhe me e ultë nën 43%. Kjo përgjigjje mohon konsiderimin se ne jemi popull me mendime pozitive, ku si duket trendi aktual venitë pozitivitetin.
– Lidhur me listat e kanditatëve për Kuvendin e Kosovës se a kanë këto lista kandidatë të mirë, të anketuarit janë përgjigjur se vetë 33% kanë, prandaj edhe besueshëria si duket është në ulje ku vërtetot tri pikat paraprake.
– Lidhur me parashikimet e rezultateve të partive për Kuvendin e Kosovës, në këtë pikë, kjo tregon se prap mandatarë do të jetë PDK-ja para LDK-së me 1.43% dhe Vetëvendosjes me 5.4%. Ky rezultate paraqet se si të anketuarit kanë pranuar informata se kush do të fitoj mandatin.
– Ndërsa sa i përket njohurive të të anketuarëve lidhur me edukimin e liderve të këtyre partive aty është paraqityr varitet i përgjigjjeve, dhe kjo njëherit tregon se sa pak qytetarët janë të informuar me edukimin e liderëve partiak. Vlenë të theksohen se në këtë çështje se vetëm Isa Mustafa i LDK’së ku e njofin për edukimin e tyre ndërsa lideret tjerë nuk e kanë të shpërndarë këtë pasuri ose info tek qytetarët.

Në Malishevë, janë spërkatur rreth 1660 hektar hapësirë kundër rriqrave

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikDeri më tani janë spërkatur rreth 1660 hektar. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku drejtorët komunal kanë raportuar për paraqitjen e situatës epidemiologjike në këtë rajon.

“Në kuadër të masave mbrojtëse në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHCC), deri më tani janë spërkatur rreth 1660 hektar sipërfaqe, ndërsa spërkatja e selektive e zonave endemike, është duke vazhduar”, ka thënë drejtori komunal për mbrojtje dhe shpëtim, Ahmet Morina.

Nga ana tjetër, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka bërë të ditur se numri i personave të thumbuar nga rriqrat, është në rritje e sipër.

“Deri mbrëmë, në QMKF të Malishevës, janë paraqitur 650 persona të thumbuar nga rriqrat, ndërsa numri po shtohet vazhdimisht, për shkak të kushteve të përshtatshme klimatike”, ka thënë Berisha. Nga numri prej 650 personave, 606 janë nga Komuna e Malishevës, ndërsa 44 raste janë nga komunat tjera që kanë kërkuar ndihmë në QKMF të Malishevës.

Sipas drejtorit Berisha, në QKMF të Malishevës, janë duke u trajtuar të gjitha rastet e thumbimeve dhe po bëhen analizat e nevojshme dhe përcjellja e rasteve të dyshuara. /PrizrenPress.com/

Çoçaj pranon se drejtorët e zgjedhur të shkollave kanë libreza të partive politike

0

Nexhat cocaj DKADrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj ka pranuar se 11 drejtorë të shkollave që janë zgjedhur javën e kaluar kanë libreza të partive politike.

“Nga numri i përgjithshëm i drejtorëve të zgjedhur 11 janë të subjekteve politike”, ka thënë Çoçaj për TV Opinion.

Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave është kritikuar nga opozita në Prizren. Sipas tyre, emrimi i këtyre drejtorëve është bërë në kundërshtim me ligjin.
Drejtori Çoçaj, ndërkaq thotë se politizimi i arsimit është bërë nga patitë opozitare. Ai akuzon opozitën (LDK) se në kohën kur kanë qenë në pushtet ka emëruar mësimdhënës pa qenë fare në procesin arsimor.”Tash situata në arsimin e Prizrenit është më e mirë”.

Drejtori i shkollës “Mustafa Bakiu”, Skender Susuri nuk është rizgjedhë derejtor i kësaj shkolle. Ai thotë se i ka plotëzuar të gjitha kriteret e përcaktuara në konkurs.

Ai tregon se është duke e vazhduar punën si drejtor, pasi që Drejtoria e Arsimit nuk ia ka dërguar asnjë vendim se është zgjedhur apo nuk është zgjedhur drejtor, apo është emëruar ndonjë ushtrues detyre.Nëse vendimi i shkon në zyrë,Susuri pralajmëron ankesa në të gjitha institucionet e vendit.

Skender Susuri është kandidat për deputet i Nismës për Kosovë.Ai konsideron se është viktimë e politikës.

”Unë do të ngrisë padi kundër drejtorisë së Arsimit, sepse janë shkelë të gjitha Udhëzimet Administrative dhe ligji”, thotë Susuri./PrizrenPress.com/

 

“Armiku i popullit” i Shkupit e Prishtinës kthehet me çmim nga Bullgaria

0

Armiku i popullit-shfaqjeShfaqja “Armiku i popullit”, e cila ka në fokus ngjarjet politike e në veçanti zgjedhjet, ka marrë çmim në Vratsa të Bullgarisë, shkruan Koha Ditore.

Në festivalin që mbledh formacionet e vogla të teatrove ndërkombëtare, shfaqjes së prodhuar nga Prishtina e Shkupi i është ndarë Çmimi për Lexim Bashkëkohor. Festivali Kombëtar i Teatrove të Formacioneve të Vogla sivjet ka mbajtur edicionin e 25-të, teksa Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, që mbahet në kuadër të tij, ka zhvilluar edicionin e katërt.

“Armiku…” me tekst të Henrik Ibsenit dhe regji të Dino Mustafiqit, është bashkëprodhim midis “Teatrit të një aktori” të Shkupit dhe teatrit ODA të Prishtinës. Në rolin kryesor në këtë shfaqje luan aktori Bajrush Mjaku, për nder të të cilit edhe është bërë realizimi i shfaqjes. Krahas tij në shfaqje luajnë edhe Arta Selimi, Bislim Muçaj, Salaudin Bilalli, Alban Ukaj, Fisnik Zeqiri, Ardiana Morina dhe Ilire Vinca. Kjo e fundit dhe pjesa tjetër e grupit kanë marrë lajmin për çmimin përmes një njoftimi elektronik.

“Sipas të gjitha gjasave u ka bërë përshtypje leximi bashkëkohor që ia ka bërë Dino Mustafiq shfaqjes së Henrik Ibsenit.

Është gërshetim i një teksti klasik me një formë të shtruar në mënyrë moderne. Natyrisht që është një ndjenjë e mirë, sepse i gjithë mundi dhe ajo rrugë që e kemi bërë u shpërblye”, ka thënë Vinca, tek ka treguar se “Armiku…” është pritur mjaft mirë nga audienca bullgare.

“Festivali zgjat disa ditë dhe ne nuk kemi pasur mundësi ta ndjekim të gjithin. Por pas shfaqjes sonë kemi pasur shumë kontakte me përzgjedhës të festivaleve të tjera në vende të ndryshme dhe nëse nuk gabohem i kemi marrë tri ftesa, por nuk e di për cilat vende”, ka thënë Vinca, e cila në këtë shfaqje luan rolin e Katerinës, që është gruaja e Doktor Stockmanit.
Ndërsa Mjaku në rolin e doktorit në ring, ku edhe zhvillohet ngjarja e shfaqjes, mbi supe ka një barrë të madhe. Ai përballet me tradhtinë dhe përbuzjen.

Stockman që ka për detyrë eliminimin e burimit të infeksionit të banjave të qytetit, ballafaqohet me shumë sfida në jetë e ndër to është edhe nënshtrimi ndaj pushtetit. Shpallet si armik i popullit nga Pjeter, vëllai i tij, i cili është një pushtetar që për qëllime personale nuk njeh as njerëzit e gjakut.

“Armiku…” para Bullgarisë u prezantua në festivalin e njohur të “Dimri i Sarajevës”.

T.I. zihet me Floyd Mayweather, shkak gruaja e reperit

0

T.I. me Floyd MayweatherPër shkaqe ende të panjohura për mediat, reperi T.I. është përleshur me boksierin Floyd Mayweather, Jr. në Las Vegas.

TMZ bën me dije se këngëtari i ishte afruar boksierit jashtë një restoranti dhe e kishte goditur, pas një zënke mes tyre. Dyshohet se Mayweather është përpjekur të krijojë lidhje me gruan e reperit, Tameka ‘Tiny’ Cottle.

Sa i takon kësaj situate, një zëdhënës i reperit ka refuzuar të komentojë, ndërsa policia ka njoftuar për një të lënduar.

Bashkësia Islame në Prizren, grumbullon ndihma për familjet në Bosnje

0

Bosnje-vershimetBashkësia Islame në Prizren, ndihmon familjet e Bosnjës të cilat kanë pësuar nga vërshimet e javës së shkuar. Ndihmat e grumbulluara në mënyrë të organizuar do të nisen drejtë Bosnjës këtyre ditëve.

Nëpër të gjitha xhamitë e Prizrenit, për një javë rreshtë është organizuar aksioni, për ti ndihmuar ato familje të Bosnjës që janë prekur më së shumti nga vërshimet e që kanë nevojë urgjente për ndihmë thotë kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Lutfi Ballëku, raporton RTK. Ai thekson se këshilli tashmë është mobilizuar dhe java që lam pas është shpallur nga imamët e xhamive si javë e ndihmës.

Ballëku thotë se në ndihmë do të përfshihet ushqimi, batanijet dhe pako higjeniko- sanitare. Pas grumbullimit ndihmat në mënyrë të organizuar do të nisen drejtë Bosnjes me saktësisht në vendet më të prekura nga vërshimet tregon ai .

Nuk është hera e parë që ky Këshill organizon një aksion të tillë. Në vitin 2009 Bashkësia Islame në Prizren pati ndihmuar edhe banorët e Shkodrës së Shqipërisë të prekur nga vërshimet.

NATO s’do t’i reduktojë trupat në Kosovë

0

NATO kosove?Aleanca Veri-Atlantike (NATO) nuk planifikon ta reduktojë praninë ushtarake gjatë këtij viti në Kosovë, pavarësisht se situata e sigurisë në Ukrainë është kthyer në fokus ndërkombëtar.

Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i NATO-së për gazetën “Zëri”, duke shtuar se operacioni i KFOR-it në Kosovë, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, është që të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Beyonce është shoqe e ‘keqe’

0

BeyonceKëngëtarja e njohur Beyonce nuk është paraqitur në dasmën e shoqes së saj më të ngushtë, njëherësh edhe koleges, Kelly Rowland, e cila është mbajtur në Costa Rica.

Këngëtarja amerikane është martuar vikendin e kaluar me të dashurin dhe menaxherin e saj me të cilin është në lidhje disavjeçare. Tim Viterspun në hotelin ‘Four Seasons’, në Costa Rica. Ceremonia ka qenë private, saqë në hyrje i janë marrë telefonat të gjithë mysafirëve, ndërsa sigurimi ka qenë jashtëzakonisht i përforcuar. T

huhet që shumë fytyra publike të njohura kanë qenë pjesë e kësaj ceremonie. Ndërkaq Beyonce e cila shpesh thekson se Kelly është shoqja e saj e ngushtë që nga fëmijëria nuk është paraqitur në dasmë edhe pse ka thënë që do të jetë atje.

Sipas burimeve të mediave të huaja thuhet se këngëtarja e ka nxjerrë edhe biletën, por për shkaqe të panjohura në moment të fundit ka ndërruar mendje.

Dhurata Ahmetaj e kënaqur nga Teuta Krasniqi

0

DhurataAhmetaj-ne shtratKëngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj, e cila intensivisht është duke punuar në albumin e saj të ri, ka bërë të ditur se një këngë nga ky album e ka shkruar aktorja e njohur Teuta Krasniqi. E derisa këngëtarja e ka dëgjuar këngën e saj, nuk ka mundur të mos e ndaj me publikun, pëlqimin për punën e Teutës të cilën ajo e ka quajtur si teksti më i mirë në botë.

“Jom tu e ngu baladën më t’mirë të albumit ‘DHURATA’ ,faleminderit Teuta Krasniqi për tekstin ma t’mirë në botë… Faleminderit ‘Elephant’”, ishte mbishkrimi i këngëtares seksi. Ndryshe Dhurata tashmë ka lajmëruar se së shpejti do të vijë edhe me risi të tjera në skenë. E kësaj më së shumti po i gëzohen fansat e saj të cilët nuk hezitojnë që përmes rrjeteve sociale të tregojnë që mezi presin ta shohin të pëlqyerën e tyre me projekt të ri.