14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8493

Rudina Magjistari, shumë e lumtur me Xhavitin

0

Rudina Magjistari me XhavitinRudina Magjistari, moderatorja e njohur shqipëtare, dhe kampioni kosovar në ‘kick-box’, janë fotografuar në koncertin për violinë solo të Tedi Papavramit, në Tiranë

Kjo është hera e dytë, që çifti më i komentuar për historinë e tyre të dashurisë, janë fografuar në një event kulturor. Vitin e kaluar kanë qënë të ftuar në festën e Inva Mulës, për ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Pavarësisht kërkesave të shumta për të qënë në kopertinat e revistave, ata nuk kanë pranuar të shfaqen si çift së bashku, duke i rezervuar historisë së tyre një ekskluzivitet ndryshe në media.

Por e rëndësishme është se ata ndihen të lumtur e të dashururar me njëri tjetrin, të tjerat ia lënë kohës.

Kim dhe Kanye gati për martesë!

0

kimdKim Kardashian dhe Kanye West janë gati për ditën e madhe të dasmës. Të premten në mbrëmje ata përmbyllën dhe festimet paraprake që kanë rreth një javë që kanë nisur në kryeqytetin e Francës, Paris.

Në pallatin e Versajës, në sallën “Hall of Mirrors”, çifti mblodhi në një koktej miqtë e tyre më të mirë, ku nuk mund të mungonin të gjithë protagonistët e reality-t “The keeping up with Kardashian”.

E ftuara speciale e çiftit ishte këngëtarja amerikane Lana Del Rey, e cila suprizoi Kim duke kënduar këngën e saj të preferuar “Young and Beautiful”, pas një kërkese që vinte nga reperi West.

Ajo është një fanse e çmendur e kësaj kënge, ku dhe para disa kohësh kishte shkruar, “nuk mund ta heq këtë këngë nga mendja ime”.

Gjatë festimeve të ditës së premte hapësira mbi pallatin e Versajës u bë një zonë ndalim-fluturimi. Sipas burimeve të afërta me çiftin, dasma pritet të zhvillohet sot në një kështjellë të Firences në Itali.

Më përpara familja Kardashian kishte konsumuar një mëngjes në shtëpinë e stilistit të famshëm italian Valentino, i cili ishte i ftuar dhe në koktejin në Pallatin e Versajës.
/ Top Channel

Haradinaj: Thaçi nuk di të qeverisë me Kosovën

0

ramush haradinaj, drejtimi i riAleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ishte në vendin që në zgjedhjet lokale doli fitues kandidati i saj. AAK e ka kërkuar votën edhe nga qytetarët e Obiliqit, vend ky i dritave dhe tymit të tepërt.
Këto të dyja janë me bollëk, por me bollëk kanë qenë edhe votat që kandidatit të AAK-së, Xhafer Gashit i dhanë fitoren në zgjedhjet lokale që u mbajtën në dhjetorin e kaluar.

Për këto vota, sot i falënderoi edhe i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, që kishte shkuar edhe njëherë që tua kërkoj besimin për votë.

Haradinaj, u tha qytetarëve të Obiliqit, se ata i kishin dhënë një mesazh shpresëdhënës për fitoren e AAK-së edhe në zgjedhjet nacionale.

“Ishte një kohë jo e lehtë, e ju na e dhatë një mesazh gjithashtu që me konceptin e Aleancës ka vend edhe fitorja. Na e morëm këtë mesazh prej juve dhe tash po e nisim edhe për në zgjedhjet nacionale”, ka thënë Haradinaj.

E pa i kujtuar edhe dëshmorët, ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, Haradinaj tha se nuk mund të shpaloste programin e tij politik.

E me këtë program Haradinaj, synon fitoren dhe pozitën e kryeministrit, duke e akuzuar qeverisjen e kaluar se nuk ka ditur të qeverisë me vendin.

“Janë bashkuar të gjitha argumentet që ne ta bëjmë vendin si duhet. Kosova mund të bëhet. Nuk duhet me u nisë prej gjendjes së sotme, dhe prej asaj se si është qeverisur deri më tash. Ata nuk e kanë kuptuar se çka është mënyra e qeverisjes”, ka thënë Haradinaj.

E sipas tij një mandat më shumë për qeverisjen e kaluar, do të ishte fatal.

Arrestohet një person në Suharekë, pengoi mbajtjen e testit kombëtar

0

arrestimi 2Një person është arrestuar nga policia pasi që ka tentuar të pengojë mbajtjen e testit kombëtar në Suharekë.

I dyshuari po ashtu ka sulmuar fizikisht edhe një polic.

“Në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte penguar mbajtjen e testit kombëtar. I dyshuari edhe gjatë arrestimit kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor duke e goditur në dorë”, njofton Policia e Kosovës.

 “I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar,rasti vazhdon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Thaçi: Theranda, zonë e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës

0

Thaci misioni i riKryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit sot në Therandë, ka shpalosur “Misionin e Ri” për zhvillim ekonomik.

Duke folur për Fondin e Punësimit, ai ka thënë se nga ky fond, përfitues do të jenë shumë ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha të Therandës, të cilat me punën e tyre do të mbështesin zhvillimin e hovshëm ekonomik të Kosovës.

“Therandasit janë njerëz shumë punëtorë dhe ndërmarrjet tuaja do të jenë përfituese të mëdha nga Fondi i Punësimit, që do të hap mbi 200 mijë vende të reja pune”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, Theranda në vjetet e ardhshme do të shndërrohet në zonë të rëndësime të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ndërsa, nënkryetari i PDK-s, Enver Hoxhaj ka theksuar se nëse ka një rajon ku duhet të zhvillohet agrikultura dhe bujqësia, atëherë është rajoni i Therandës, Rahovecit dhe Prizrenit.

“Platforma e PDK-së, është opsioni i vetëm që garanton investime të sigurta afatgjata në fushën e agrokulturës dhe bujqësisë. Kjo zonë do të shndërrohet në qendër të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka theksuar Hoxhaj.

Thaçi në Malishevë: Mos ua jepni votën atyre që s’mund të hyjnë as në Parlament

0

Thaci-Kilaj-malisheveKryetari i PDK-së dhe kryeministri në ikje i vendit, Hashim Thaç ka qëndruar në Malishevë vendlindjen e Kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ku ka takuar udhëheqësit e degës me në krye kryetarin Isni Kilajn si dhe kandidatët nga Malisheva që në kuadër të këtij subjekti garojnë për deputet.

“Mos u jepni votë atyre që smund të hyjnë as në Parlament sepse ajo është humbje e votës”- ka thënë kryeministri Thaçi para simpatizantë të PDK-së.

“Synojmë të fitojmë mbi 40 deputet dhe pastaj të bëjmë koalicion edhe me një parti tjetër të djathtë pasi ne jemi partia më e madhe si nga të djathtët ashtu edhe nga të majtët dhe ska dyshim që sivjet do të shënojmë fitoren më të thellë në historinë tonë”, ka thënë më tej Thaçi i cili fokusimin e tij e ka përqëndruar në tri çështje.

“Zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenja sociale janë tri çështjet në të cilat do të përqëndrohemi dhe kemi siguruar mjetet për hapjen e 200 mijë vendeve të punës”, ka thënë Thaçi duke u ofruar përkrahje të fuqishme kandidatëve për deputet Halit Krasniqi, Adem Berisha, Hasime Krasniqi dhe Fatmir Shurdhaj përderisa për kryetarin e degës Isni Kilaj ka premtuar se do të jetë pjesë e ekzekutivit të vendit.

Kreu i ekzekutivit të vendit Hashim Thaçi edhe me këtë rast ka përgëzuar banorët e Kijevës dhe fshatrave për rreth për vendimin qeveritar me të cilin kan filluar procedurat për themelimin e Komunës së re të Kijevës.

“Përfaqësuesve nga Kijeva në këtë takim Urime Komuna e Re e Kijevës”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Mustafa në Dragash: “Ju ofrojmë planin e ekonomistëve dhe jo të historianit”

0

IsaMustafa-suharekeI nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, të premten qëndroi në trevën e Opojës së Dragashit, me qëllim shpalosjen e programit të tij për turizëm, bujqësi dhe blegtori. Mustafa premtoi në këtë tubim se Qendrat turistike, për të cilat tha se janë projektuar nga ish-pushteti i LDK-se në komunën e Dragashit, do të realizohen nga qeveria që ai do ta drejtojë. Gjithashtu, Mustafa premtoi se do të hapë rrugën, Prizren – Tetovë, por paraprakisht do ta shtrojë me asfalt rrugën 14 kilometërshe, Zaplluxhe – Prizren.

Fermerëve nga Opoja, Mustafa iu premtoi se, me qeverisjen e tij, do t’i subvencionojë prodhimet e qumështit për 100%.

“Nëse një fermer, aktualisht e shet litrën e qumështit për 30 centë, po aq do të subvencionohet nga qeveria. Gjithashtu, ne do t’i subvencionojmë fermerët për çdo kokë bagëtie, nëse ata kanë minimum 5 krerë, sikurse që do të subvencionohen edhe ata që mbjellin tokën. Fokusi i qeverisjes sime do të jetë rritja e prodhimit të qumështit, pasi që aktualisht Kosova mbulohet vetëm 30% me prodhime vendore të qumështit”, ka premtuar Mustafa, sipas të cilit, plani bazë i qeverisjes së LDK-së mbetet ekonomia,transmeton Radio Sharri.

“Ne kemi një plan ekonomik, të përpiluar nga ekonomistët dhe jo nga historianët”, ka thënë Mustafa, duke aluduar tek kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu po e shpalos planin e tij ekonomik, duke premtuar punësimin e 200 mijë personave, brenda mandatit të ardhshëm katërvjeçarë.

I shoqëruar edhe nga dy kandidatët nga komuna e Dragashit, Durak Salihu dhe Hatim Baxhaku, si dhe nga anëtarët e kryesisë qendrore, kreu i LDK-së ka vizituar edhe Zyber Kryeziun nga fshati Kapre, i njohur si komandat Baci.

Limaj në Prizren: Nisma do të ndalë degradimin e Kosovës

0

Limaj Nisma rahovecKryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, tha të shtunën në Prizren se shteti i Kosovës në katër vitet e fundit është degraduar nga qeverisja e keqe.

Ai premtoi se Nisma për Kosovë është forca e vetme politike që mund të ndal këtë degradim të vendit.

“Shteti i Kosovës për katë vite është degraduar nga qeverisja e keqe. Nisma për Kosovë është subjekti i vetëm që mund të ndalë këtë degradim”, tha Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka mbajtur të shtunën një ligjëratë në Kolegjin “Fama” në Prizren. Ai para studentëve ka folur për problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova, dhe alternativat që ofron Nisma për Kosovë.

“Gjendje ekonomike politike në Kosovë është e rëndë. Kjo gjendje duhet ndryshuar”, tha Limaj.

Ai tha se ministrant në largim për katër vite nuk nuk kanë bërë asgjë.

“Keni dëgjuar ditëve të fundit shumë premtime, por nuk keni dëgjuar se çfarë kanë bërë ata për katër vite sa kanë qenë në qeveri. Nuk flasin për katër vitet e qeverisjes, sepse nuk kanë bërë asgjë për t’ua përmisuar jetën e qytetarëve”, tha Limaj.

Ai kërkoi nga studentët që me 8 qershor të votojnë për të ardhmën e tyre.

“Mos u lidhëni për emër të partisë, sepse emir nuk zgjidh problem. Shikoni njerëzit sepse vetëm ata i ndryshojnë gjërat”, tha Limaj. /PrizrenPress.com/

Nevila i rrëfehet Jonës: Jam e virgjër!

0

Nevila-Jona-BB7Pasi spektakli përfundoi me sukses dhe u shpallën finalistët, vajzat shkuan në dhomën e gjumit për t’u ndërruar, në mënyrë që të ishin sa më praktike për kur të festonin në oborr. Jona nis të bisedojë me Nevilën habinë e saj, se përse ajo mbante gjithmonë pantallona të shkurtra.

Nevila dukej në siklet dhe me gjysmë zëri i sqaron arsyen përse: Jam e virgjër!- i rrëfehet ajo Jonës, e cila dukej shokuar nga ajo që dëgjoi.

Jona e përqafoi duke i thënë se e gëzoi shumë ajo që dëgjoi. Bravo Bravo! – përsëriste ajo, duke vazhduar të tregonte habi në të njëjtën kohë, për faktin se ajo kishte patur lidhje, për të cilën kishte folur në shtëpi edhe më parë.

Nevila i shpjegoi se pavarësisht lidhjes së saj, ajo e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë gjë. Për mua është shumë e shtrenjtë dhe e kam ruajtur për martesë! Juliana që ishte në dijeni të kësaj, duke dëgjuar vajzat që flisnin për atë temë, bën shaka duke thënë se edhe ‘ajo ishte’, duke nisur të qeshin me njëra-tjetrën.

Në përfundim të rrëfimit të saj, ajo u shpjegoi vajzave që kishte dëshirë që diçka të tillë ta diskutonte mes vajzash, pa dijeninë e meshkujve të shtëpisë. Jona e përgëzoi sërish e më pas u largua për në oborr.

Thaçi premton heqje të vizave, por nuk e tregon datën

0

Thaci ne terminalin e AeroportitKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por pa dhënë një afat të caktuar.Ai ka thënë se falë lehtësirave nga qeveria, bashkatdhetarët do të udhëtojnë më shpesh, më shpejt dhe më lirë.

Ai gjatë takimit që ka pasur të shtunën në ambientet e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka takuar përfaqësuesit e aviokompanive ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, ka thënë se falë masave të qeverisë, bashkatdhetarëve do tu krijohen kushte më të favorshme për udhëtim.

“Gjatë qeverisjes sime i është kushtuar vëmendje e madhe ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës së transportit të Kosovës dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Republika e Kosovës ka tashmë një treg të hapur të transportit ajror. Kompanitë ajrore të Bashkimit Europian gëzojnë liri të pakufizuara trafiku midis Prishtinës dhe çdo aeroporti në vendet e Bashkimit Europian”.

“Ne gjithashtu kemi marrëveshje liberale të transportit ajror me Zvicrën dhe Turqinë, të cilat stimulojnë rritjen e operimeve midis vendeve tona dhe destinacioneve pa asnjë kufizim”.

“I kemi hequr të gjitha barrierat dhe kemi nxjerr një kornizë rregullatore që ju mundëson rritje në një ambient ligjor të pranueshëm”.

“Qeveria e Kosovës ka punuar bashkë me Aeroportin e Prishtinës për të ofruar një program gjithëpërfshirës lehtësimesh për kompanitë ajrore, që synojnë rritjen e numrit të fluturimeve, destinacioneve, tuaj operacionale dhe uljen e kostove të biletave për udhëtarët”.

“Ky program ofron lehtësira dhe stimulime për kompanitë ajrore që të fillojnë fluturimet në destinacione të reja, të rrisin numrin e fluturimeve në destinacionet ekzistuese dhe të ulin koston e biletave për udhëtarët”.

“Siç e dini, këto korridore do t’i shkurtojnë fluturimet tuaja për 15-20 minuta dhe do t’jua ulin ndjeshëm koston e operimeve tuaja. Ju do të fluturoni më lirë në Aeroportin e Prishtinës dhe si rezultat i kësaj konsumatori gjithashtu do të ketë bileta më të lira”.

“Sot kosovarët udhëtojnë përmes transportit ajror më së shumti në rajon, për kokë banori”.

“Me diasporën e madhe që ka Kosova transporti ajror veç ka për t’u shtuar dhe falë masave lehtësuese të qeverisë sonë, bashkatdhetarët tanë kanë për të udhëtuar më shpesh, më shpejtë, dhe ajo që është më e rëndësishme, edhe më lirë”.

“Në një të ardhme shumë të afërt, qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Qytetarët e Kosovës do ta kenë shumë më të lehtë për të udhëtuar për të takuar të afërmit e tyre në Europë dhe kudo në botë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës”.