14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8492

Kandidatët borxhli

0

Shfercerat-paraNexhat Daci, Iliri Deda, Dardan Sejdiu dhe Puhie Demaku, po kërkojnë votën për deputetë në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ndërsa subjektet dhe ish subjektet e tyre politike, nuk i kanë shlyer borxhet nga proceset e kaluara zgjedhore nga Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Tribuna.

Ky organ me anë të një letre të datës 19 maj, kishte kërkuar nga KQZ;ja marrjen e masave, por këta të fundit, kanë vepruar ndryshe, duke thënë se kandidatët në fjalë tash garojnë në parti tjera dhe borxhi u takon partive e jo individëve. /Tribuna/

Fushata e kundërligjshme

0

PDK-fushatPartitë politike mund të flenë rehat dhe të vazhdojnë fushatën edhe para afateve të përcaktuara nga KQZ’ja.

Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e pranon se është i pafuqishëm të reagojë karshi këtij fenomeni.

Ankohen se periudha parazgjedhore nuk është e sanksionuar me ligj dhe si pasojë nuk mund të shqiptohen as gjoba, shkruan Tribuna.

Për parafushatën dy herë është ankuar Vetëvendosja, por që në të dyja rastet ankesat e tyre janë hedhur poshtë.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 8 qershor, derisa KQZ ka thënë se fushatë do të ketë vetëm 10 ditë, që i bie nga data 28 maj. Megjithëse partitë ka kohë që ka nis të japin premtime në këmbim të votës.

Përplasje e fortë e Jakup Krasniqit me Hashim Thaçin

0

LimajKrasniqi-nismaNisma e Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratave të Hashim Thaçit i cili gjatë ditës në Malishevë kërkoi që të mos votohen ata që nuk mund të hyjnë në Parlament. Reagimin e ka bërë publik Jakup Krasniqi në Facebook, ku ka thënë se despotizmit të Thaçit po i vjen fundi dhe se ai nuk mund të vendos më se kush do të hyjë në Parlament.

Më poshtë mund ta lexooni të plotë reagimin e Nisma’s:

Vota për Hashim Thaçin është votë për despotizëm!
Në palestrën ku ishte organizuar Konventa e PDK-së nuk u duk askush tjetër pos familjes së ngushtë të Hashim Thaçit! Në këtë konventë Hashim Thaçi e dëshmoi si asnjëherë tjetër despotizmin e vet! Ai e uzurpoi tërësisht PDK-në dhe e shndërroi në pronë të tij private!

Ai nuk la në binë asnjë person, pos familjarëve të vet! Ai nuk la të flasë asnjë kandidat tjetër të PDK-së, pos familjarëve të vet!
Pas uzurpimit të PDK-së, pas uzurpimit të Kryeministrisë, pas uzurpimit të Presidencës, Kryeministri që po IKË po përpiqet të uzurpoj edhe Parlamentin e Kosovës. Ai ka dalë në terren dhe po “shpërndanë poste parlamentare” dhe mundohet të tregojë se kush do të hyjë në parlament e kush jo!

Gjatë fushatës zgjedhore për pushtet vendor qytetarëve të Kosovës u kujtohet Hashim Thaçi si ua bënte “përhajr kryetarllëkun” kandidatëve që i kishte përzgjedhur vetë. Kësaj forme mospërfillëse të veprimit politik populli i thotë se “ka bërë Bajram me vetveten”!Hashim Thaçi kishte harruar se SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Vetëm në dorën e tij ishte fuqia e vendosjes së kush do të udhëhiqte me Komunat e Kosovës!

Sovrani i Kosovës ia tregoi vendin “kryetarëve të shpallur” nga Hashimi!
Hashim Thaçi, Kryeministër që po IKË, po harron se Parlamenti nuk është oda e tij e as selia e PDK-së për të vendosur se kush hyn dhe kush mbetet jashtë! SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Më 8 qershor ai do të vendosë se kush do të ketë mandatin ta përfaqësojë e kush do të mbetet jashtë dyerve të Parlamentit të Kosovës! Nëse epilogun e saktë të zgjedhjeve të 8 qershorit nuk e dimë, për një gjë jemi të sigurt: NISMA për Kosovën është shpresa e vetme se despotizmit të Hashim Thaçit i ka ardhur fundi!

Ai nuk mundet të vë nën kontroll Parlamentin e Kosovës; ai do të IKË nga Kryeministria dhe në fund do t’i hapë rrugë demokratizimit të PDK-së! Edhe vetë anëtarët e PDK-së, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe PDK-së, nuk do të votojnë despotizmin e Hashim Thaçit!

Thaçi në Prizren: Misioni i ri, do të jetësohet nga një mazhorancë e fortë

0

Thaci ne Prizren-misioni i riKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, misionin e tij të ri me fokus në zhvillimin ekonomik, sot e prezantoi edhe para qytetarëve të Prizrenit.

Thaçi tha se misioni i ri i PDK-së është mision që përfshin zhvillimin ekonomik, që nga ekonomitë familjare bujqësore, deri te zhvillimi i bizneseve në të gjitha fushat ekonomike, që sigurojnë të ardhura.

“Është në interesin e gjithë qytetarëve që t’i bashkohen misionit të ri. Është përtej përkatësive politike dhe në mandatin e ardhshëm ne do të qeverisim me një mazhorancë shumë më solide. Nga një mazhorancë shumë më e fortë, e cila do të mundësojë t’i jetësojmë reformat e programit ekonomik te misioni i ri”, tha Thaçi para prizrenasve.

Ai tha se Prizreni krenohet me historinë e tij, por do të krenohet edhe me zhvillimin ekonomik, i cili çdoherë e më shumë po fuqizohet dhe do të krenohet edhe me turizmin dhe bizneset e shumta që veprojnë në këtë pjesë.

Limaj në Suharekë: NISMA, për shkollim cilësor

0

NISMA ne SuharekeKryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka mbajtur tubim me të rinjtë e Suharekës. Limaj ju ka thënë të rinjve se nuk do të dëshironte ta shikonte Kosovën në këtë gjendje që është tani.

“Kosova fatkeqësisht është në një situatë jo të mirë si ekonomike si në sistemin e drejtësisë e poashtu edhe në arsim, pasi që ju jeni edhe student dhe nga afër i shikoni gjërat. Unë nuk mundem me ju premtu që do të vini në Prishtinë dhe të studioni pa pagesë pasi që ajo nuk është në të mirën e juaj. Ju student keni nevojë për shkollim cilësor, që nesër kur t’i përfundoni studimet të jeni të gatshëm për tregun e punës, mirëpo fatkeqësisht në vendin tonë po premtohet shumë vetëm për vota e jo për të mirën tuaj”, ka thënë Limaj.

Poashtu Limaj ka thënë se çdo njëri ka dhënë aq sa ka mundur që Kosova të jetë një shtet ku për çdo individ të ketë hapësirë për të punuar dhe për tu avancuar në fushat e caktuara.

“Ne nuk duam vota duke ju premtuar vende të punës apo diçka tjetër, ne duam votën për ta ndryshuar këtë gjendje në të cilën jemi. Kosova nuk është vend që nuk ka ligje, mirëpo ato janë të përfshira në politik dhe ne njëherë e përgjithmonë duhet t’i dallojmë gjërat, nuk shkojnë politika dhe ligjet së bashku”, ka thënë Limaj.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Rinisë së Nisma për Kosovën, Kreshni Cukaj, i cili ka thënë së Nisma është lëvizja e vetme qytetare që çdo i ri po i bashkangjitet pa interesa të caktuara. /PrizrenPress.com/

Kana ndan sonte çmimin kryesor “Palma e Artë”

0

Festival de CannesFestivali i Filmit në Kanë ndan sonte çmimin kryesor – Palmën e Artë.

Në total janë 18 filma që gjykohen nga juria e festivalit, e cila udhëhiqet nga regjisori nga Zelanda e Re, Jane Campion.

Korrespondentët thonë se favorit për të fituar është filmi “Leviathan” i regjisorit rus, Andrei Zvyagintsev.

Festivali i 67-të i Filmit në Kanë ka nisur më 14 maj.

Hoxhaj në Prizren: Bashkëjetesa dhe dialogu ndërfetar shtylla të shtetit të Kosovës

0

Hoxhaj në Prizren-bashkëjetesa ndërfetarMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar themelimin e një Qendre Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar në Kosovë në vazhdën e angazhimit të shtetit të Kosovës për ta promovuar tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

Hoxhaj ka thënë se organizimi i konferencës ndërfetare në një prej qyteteve më historike dhe shumetnike, flet për dedikimin e shtetit të Kosovës për ta promovuar edhe më shumë tolerancën fetare dhe bashkëjetesën e komuniteteve të besimit për vite të tëra.

“Kosova është shembull i tolerancës fetare, dhe kjo është një vlerë që duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë. Ne kemi dëshmuar që ruajmë dhe mbrojmë trashëgiminë fetare të të gjitha grupeve fetare në Kosovë. Për këtë arsye ne kemi vendosur që të themelojmë në Kosovë një Qendër Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar e cila do t’i shërbente promovimit të mëtutjeshëm të harmonisë fetare në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë Hoxhaj, para mbi 100 personaliteteve fetare dhe studiuesve nga bota dhe rajoni.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se Kosova, shteti dhe elitat politike e kanë shtyrë përpara pluralizmin religjioz dhe bashkëjetesën, duke e promovuar sekularizmin si një nga shtyllat kryesore të shtetit.

Ai po ashtu ka folur edhe për shkatërrimet në luftën e fundit të xhamive, të cilat janë përmbledhur në një libër që do të promovohet gjatë kësaj konference.

“Gjatë konferencës është promovuar edhe një libër që paraqet shkatërrimin e trashëgimisë islame në Kosovë, gjatë luftës së fundit në vend. Libri paraqet në mënyrë të qartë dhe figurative shkatërrimin e 208 xhamive të kryera nga forcat serbe. Përderisa Kosova ka ndërmarr masa për të rindërtuar dhe mbrojtur trashëgiminë ortodokse serbe në Kosovë, Serbia nuk ka ndërmarr masa të ngjashme për të njohur dhe pranuar dëmet e shkaktuara ndaj trashëgimisë fetare islame në Kosovë”, theksoi Hoxhaj.

Pas suksesit të konferencës vjetore vitin e kaluar në Pejë, këtë vit mbi 150 mysafirë nga afërsisht 50 shtete janë mbledhur në qytetin historik të Prizrenit në konferencën e dytë vjetore ndërfetare e titulluar “Feja dhe politika: Përforcimi i dialogut ndërfetar me qëllim të zhvillimit demokratik” (23-25 maj), që shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë. /PrizrenPress.com/

‘Fan Club’, Mikela: Eksperienca më e veçantë e jetës

0

Mikela-fanclub-bbMikela është njëra nga dy banorët e fundit të larguar nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, në këtë edicion të shtatë të tij, së bashku me Visarin, duke e ndërprerë vetëm 1 javë larg finales së madhe të këtij kompeticioni, ëndrrën për ta fituar këtë reality show.

E pyetur nga Albana Osmani për t’i dhënë një përcaktim, eksperiencës së kaluar gjatë kësaj kohe, si fantastike, si dicka që nuk do ta mbajë mend gjatë dhe do ta harrojë apo… Mikela është shprehur:

“Jam e bindur se kam kaluar një eksperiencë ndoshta më e vecanta e jetës sime, duke ditur se rrallë herë harroj gjëra të rëndësishme, mund të them se nuk kam për ta harruar kurrë këtë periudhë të kaluar në Big Brother. Megjithatë mund të them se aty brenda nuk kam bërtitur asnjëherë siç mund ta kisha bërë në jetën reale, jashtë shtëpisë. Sa i përket ecurisë, sigurisht që nuk mund ta mohoj që kam hyrë në këtë reality show me synimin për ta fituar, por kuptova se nëse nuk mund të jesh disi intrigante aty brenda, ndodh edhe të mos ia dalësh mbanë për të arritur objektivat”, u shpreh Mikela në studion e “Fans Club”, transmeton TCH.

Pas videos së parë me castet më të bukura të saj në shtëpi, Mikela shprehet se “kam hyrë në Big Brother për të qenë vetvetja, njëkohësisht për të pritur gjithcka dhe asgjë nga të gjithë ata që më rrethonin, apo me të cilët do të kaloja gjithë këto ditë. Unë nuk kam luajtur aspak me veten time në këtë lojë, kam krijuar grindje dhe afrimitete me banorët, por nuk kam dalë asnjëherë nga natyra ime. Mund të them se kjo eksperiencë më ka ndihmuar të njoh edhe më shumë veten time, por pa harruar shumë verifikime të asaj çfarë dija rreth vetes”.

Sa i përket Meridianit, Mikela duket disi e trishtuar për prishjen e relatave të krijuara thuajse gjatë gjithë kohës me të, por që – sipas Olti Currit – ndoshta erdhi në momentin e duhur të këtij reality show. Në studio është komentuar edhe pamja fizike e Mikelës, tepër elegante që nga dita e parë e hyrjes, e deri në momentin e daljes, për të cilat ka marrë edhe komplimentet e drejtueses së emisionit, Albana Osmani, por edhe duartrokitjet e publikut në sallë.

Në Dragash përkrahet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

0

Per LajmetInciativa e organizatës Qëndra për Integrim dhe Zhvillim në Dragash “Ta pastrojmë Dragashin” me moton “Ambienti ynë i pastër, shëndeti ynë i plotë..!, ka disa ditë që ka filluar aktivitetin e pastrimit të lumenjeve dhe rrugëve në Komunën e Dragashit.

Një javë më parë është pastruar lumi kryesor i fshatit Blaç që rrjedh në drejtim të Dragashit dhe sot me datë 14 maj 2014 kur në gjithë Kosovën organizohet dita ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, OJQ CIDD është përkujdesur që të organizoj aksionin ‘Ta Pastrojmë Dragashin’, dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar pastrimin e rrugës kryesore nga fshati Brezne gjërë në qytezën e Dragashit, prej rreth 7 kilometrash dhe gjithashtu është përkujdesur që ta pastroj vet qytezën e Dragashit.

Sipas organizatorve të Iniciatives, këti aksioni i janë bashkëngjitur dhjetra vullnetarë, ndër ta dy klasë me nxënës të shkollës së mesme të ulët Ilmi Bahtijari në Blaç, anëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve në nivel lokal, FSK-ja, njësia e Zjarrfikseve në Dragash, Policia e Kosovës etj.

Një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e këtij aksioni kanë dhenë Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) me makineri dhe personel e që i janë bashkuar iniciativës sonë në pastrimin e rrugeve që në oret e para të mengjesit. Për sigurinë në Komunikacin janë kujdesur njesitë e Policisë së Kosovës të cilët i falenderojmë dhe për të cilët shprehim një falenderim të veçantë.

Përgjegjësi për organizimin e këtij aksioni Mahir Dauti nga OJQ CIDD, ka theksuar se organizimi i këtij aksioni është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportëve, gjegjësisht Departamenti për Rini dhe Ndërmarrja Lokale AEG me pronar Shpetim Kamberin, dhe theksoi se simbolik e këtij aksioni ka qenë jo vetëm pastrimi i rrugëve por edhe vetëdijësimi i popullatës së komunës së Dragashit që të trajtojnë ambientin në menyrë sa më të ndershme dhe të jenë sa më miqësor më të, në menyrë që të ruajmë shendetin e plotë të rinisë sonë, ashtu siç është edhe simbolika e këtij aksioni “Ambienti ynë i pastër, shëndeti ynë i plotë”.

Kuvendi i Labarisë nderon Rexhep Qosjen dhe Alfred Moisiun

0

Rexhep QosjaNë mbledhjen e pestë të Kuvendit të Labërisë në Gjirokastër janë nderuar Akademiku Rexhep Qosja dhe ish-presidenti Alfred Moisiu.

Mësohet se Rexhep Qosja ka marrë ‘Emblemën e Argjendë’ të Gjirokastrës, ndërsa Alfred Moisu ka marrë titullin ‘Nderi i Qytetit’ të Gjirokastrës, raporton BW.

Në Kuvend merrnin pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste të Qarkut të Gjirokastër.

AlfredMoisiu-ish president