14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8494

“Miss Universe Canada 2014”, finaliste Zerina Derveni nga Shkodra

0

Zerina Derveni-missZerina Derveni quhet bukuroshja shqiptare, e cila merr pjesë në “Miss Universe Canada” 2014. E kualifikuar për finalen e këtij evenimenti bukurie, vajza renditet në faqen zyrtare në internet (missuniversecanada.ca/2014) si një ndër 20 vajzat më të bukura të këtij edicioni.

Ajo ka lindur në qytetin e Shkodrës, dhe është larguar prej andej fare e vogël, për te jetuar në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me familjen e saj. Ndërkohë në moshën 7 vjeçare, familja e sajë eshte vendosur kësaj here përgjithmonë në Kanada.

Pas shumë intervistave dhe provave, në shkurt të vitit 2014 ajo shpallet si një ndër pjesmarrëset e “Miss Universe Canada 2014”.

Ajo e konsideron veten shqiptaro-kanadeze, ka nënshtetësi kanadeze, por gjaku i sajë është shqiptar, këtë të fundit ajo e ka pohuar edhe vetë në një interviste të dhënë për Lajmpress.

I pëlqen futbolli dhe vollejbolli, dhe në të ardhmen do të donte të drejtonte nje biznes të sajin, dhe paralelisht të ndihmojë dhe njerëzit në nevojë.

Pjesmarrja e sajë në këtë aktivitet, është përkrahur e mbështetur nga komuniteti shqiptar që jeton në Kanada, të cilët e kanë inkurajuar bukuroshen, duke shpresuar që ajo të fitojë edhe kurorën e këtij evenimenti.

Zerina ka studiuar 3 vjet për drejtësi, dhe është diplomuar në marerdhëniet e publikut e menaxhimin e biznesit.

“Artpolis” organizon Një festival feminist në Prishtinë

0

Femmes Fatales-prishtineOrganizata “Artpolis” në Prishtinë, nga 27 deri më 31 maj sjellë festivalin rajonal të artistëve për të drejtat e njeriut “Femmes Fatales”, festival ky që sivjet me edicionin e dytë do të sjellë artin me autorësi femërore.

Në programin e këtij viti janë përmbledhur një variacion mediumesh artistike, nisur nga shfaqje teatrale, promovime librash, dokumentarë dhe filma te shkurtër, lexime skenike, punëtori, ekspozita, performanca, diskutime, prezantime dhe të tjera forma.

E gjithë kjo punë është realizuar nga gratë kosovare dhe ato të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Në ditën e parë të festivalit do të jepen dy premiera, performanca “Trëndafilit n’elbasan” nga Arta Gashi dhe Fikrete Miftari (Kosovë), si dhe prezantimi “Në kujtim të Nënës” nga stilistja Besa Neziri Rugova.

Ndërkaq, në përmbyllje të festivalit do jepen prezantime dhe diskutime, poezi feministe, dokumentari “Krimi i padënuar që flet” i cili trajton gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, “Heshtja e kangës” nga Eliza Hoxha dhe një lexim skenik i “Monologët e vaginës” me regji të Burbuqe Berishës.

Tarantino: Kinemaja ime, në anën e bastardëve

0

TarantinoTurma e tarantinianëve është në delir, shfaqja e divit Quentin është si qershiza mbi tortën e përmbledhjes së batutave përfundimtare. Kinofilë të regjur, që zakonisht snobojnë takimet me autorët, rendin përreth regjisorit në kërkim të autografëve dhe fotografive. Ai, shumë bujar, është i gatshëm që të flasë, më shumë për të tjerët se sa për veten, më shumë për Sergio Leonen dhe “Për një grusht dollarë më shumë”, 50 vjetori i të cilit u festua me projektimin e kopjes së restauruar të filmit, se sa për Tarantinon dhe “Pulp Fiction” që 20 vjet më parë fitoi “Palmën e Artë” dhe që dje u riprojektua në 35 mm. Një detaj i rëndësishëm, që provokon batutën e regjisorit: “Dixhitalja është vdekja e kinemasë, unë di që beteja është humbur, por unë shpresoj që në brezat e ardhshëm të rikthehet pakëz romantizmi dhe që njerëzit të shkojnë sërish të shohin filma në sallat e kinemave, dhe të mos vazhdojnë ta bëjnë në shtëpi, sikur të jetë televizion. Mund të jetë një rizbulim i pelikulës, pak a shumë si ndodhi me albumet e vjetër të fotografive”.

Cili është mendimi juaj për kinemanë bashkëkohore?

Sot gjithçka është më demokratike dhe ky është aspekti pozitiv i dixhitales. Cdo djalë i ri mund të blejë një telefon celular, të thërrasë miqtë e tij të xhirojnë një film, ne diçka të tillë as nuk mundeshim ta ëndërronim.

Me “Pulp Fiction” ju krijuat një zhanër, dhe u bëtë regjisor me famë ndërkombëtare. Ka pritshmëri shumë të larta për çdo film tuajin, a ju rëndon kjo?

Nuk më shkakton problem një lloj presioni i tillë, sigurisht e di që njerëzit presin shumë nga filmat e mi, por nëse unë do të xhiroja dhe askujt nuk do t’i bëhej vonë, atëherë po, kjo do të ishte katastroë. Pastaj, edhe unë i prisja me ankth të madh filmat e regjisorëve të mi të preferuar. Mbaj mend “Njeriu me shenjë” të De Palmas. Numërova mbrapsht gjatë të gjithë javës, pastaj shkova ta shoh vetë, në orarin e parë të ditës së parë të shfaqjes…

Eshtë edhe përvjetori i “Për një grusht dollarë më shumë”. Cfarë përfaqëson për ju Sergio Leone?

Leone ka shpikur një mënyrë të të bërit filma. Ishte i pari që përdori muzikën si element themelor, mbi të gjitha në fazën e montimit. Studentët që shohin filmat e tij për herë të parë kanë çdo herë një reagim pozitiv, sepse është një regjisor shumë modern. Unë, për shembull, jam i çmendur pas “I miri, i keqi, i shëmtuari”. E kam parë që fëmijë dhe e adhuroj, më pëlqen ta shoh sërish, skenën finale, pikërisht për montazhin. Eshtë absolutisht një prej të preferuarave.

Raporti juaj me kinemanë italiane është i fortë. Përse?

Kinemaja italiane më ka pëlqyer gjithmonë dhe këtu flas edhe filma që konsiderohen më pak të rëndësishëm. Mendoj që në krahasim me italianët, ka më shumë kurajë. Nuk jam rritur në një ambient italian, por është edhe shpirti im italian që flet…

A do të ktheheni të punoni me “Tetë të urryerit”?

Plaga që më shkaktoi shpërndarja e skenarit është duke u zbutur dalëngadalë, kemi bërë një provë publike leximi me disa aktorë dhe ka qenë shumë bukur, nuk e di ende çfarë do të vendos të bëj, ndoshta do ta çoj skenarin në teatër, ose ndoshta do ta xhiroj.

Jean Luc-Godard ju ka quajtur një njeri i keq e i neveritshëm. Cfarë mund të thoni?

Nuk mund të besoj që e ka thënë këtë, do i përgjigjesha po të ma thoshte në fytyrë. Mendoj që po ekzagjeroni.

Përse ju tërheq dhuna dhe personazhet negativë?

Ashtu si pjesa më e madhe e regjisorëve jam i tërhequr prej djallit… nuk di të them përse, është diçka e pavetëdijshme, por më pëlqen të paraqes anën më të keqe të qenies njerëzore. Mendoj që në Amerikë kinemaja më shtypëse ka qenë ajo e viteve pesëdhjetë, ku personazhet nuk mundeshin të ishin tërësisht të këqinj. Edhe më të këqinjtë, në fund duhej të pendoheshin. Këtë nuk mund ta duroj dot. /la stampa/pershati Bota.al/

Familja Beckham kthehet në LA pas pushimeve në Londër

0

Familja BeckhamTë premten në mbrëmje Victoria dhe David Beckham fluturuan drejt Los Anxhelesit së bashku me fëmijët e tyre pasi kaluan disa javë pushime në Angli.

Victoria dukej si gjithmonë shumë ‘chic’, me një xhaketë të zezë, T-shirt të bardhë, xhinse dhe çizme të zeza. 40-vjeçarja e kishte zbukuruar veshjen e saj me një çantë dhe kapele në ngjyrë të zezë që i mbulonte edhe sytë.

Ata u fotografuan së bashku me 4 fëmijët e tyre, 3 djemtë dhe vajzën. Victoria dhe David Beckham janë një çift shumë i angazhuar dhe i duhet që të flururojnë pafund rreth globit.

Para disa javësh ata u panë në mbrëmjen e eventit “Met Gala” ndërsa disa ditë më pas Victoria Beckham u gjend në Singapor dhe Xhakartë, ku do të prezantonte stilimet më të reja.

Shfaqja kosovare “Shembja e Kullës së Ajfelit” shfaqet në Lyon

0

Shembja e Kullës së AjfelitShfaqja kosovare “Shembja e Kullës së Ajfelit”, në regji të Blerta Nezirajt, do të shfaqet sot dhe nesër nga ora 16:30 në Lyon, në Théâtre Nouvelle Génération. Shfaqja kosovare është pjesë e festivalit “Printemps d”Europe” që po mbahet në Lyon dhe në disa qytetet tjera të Francës.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhimi i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar.

E shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj, në shfaqje luajn aktorët: Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili e Armend Ismajli. Koreografë: Violeta Vitanova e Stanislav Genadiev. Kukullat dhe hijet: Clément Peretjatko. Kompozitor: Gabriele Marangoni. Dizajni i skenës dhe dritave: Nico de Rooij. Kostumografe: Marija Papucevska. Dramaturge: Borka Pavi?evi?.

Në shfaqje, në një tablo bashkëkohore urbane, rrëfehet historia e çuditshme e një europiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

PK-ja mbajti takimin e fundit përgatitor para zgjedhjeve

0

PK ne Prizren14Partia Konservatore e Kosovës mbajti takimin e fundit përgatitor me anëtarët e kryesisë dhe degët e saj në Prizren, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 8 qershor.

Në këtë mbledhje është definuar dhe përcaktuar strategjia e veprimit të Partisë Konservatore të Kosovës gjatë fushatës elektorale, janë formuar komisionet profesionale si dhe janë identifikuar vëzhguesit e saj që do të angazhohen para dhe gjatë ditës së votimit.

“Partia Konservatore e Kosovës si anëtare e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës do të angazhohet në mënyrë aktive dhe profesionale dhe do të kontribuojë në realizimin e synimeve tona të përbashkëta për zhvillim ekonomik të duhur me një vizion dhe mision të ri duke mundësuar investime konkrete dhe punësim të shtuar për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i PK-së, Munir Basha, është kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kuvendin e Kosovës në listën e përbashkët në kuadër të koalicionit me PDK-në dhe subjektet tjera politike të certifikuara pranë KQZ-së.

“Partia Konservatore e Kosovës duke u bazuar në anëtarët e saj profesionist, në përkrahjen e qytetarëve të Prizrenit dhe në angazhimin e të gjithëve për një qëllim të përbashkët për përforcimin e institucioneve demokratike, beson se është e aftë të sjellë prosperitet, ndershmëri dhe dinjitet gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës”.

“Partinë Konservatore të Kosovës në këtë mbledhje ka nderuar edhe pjesëmarrja e Irfan Fusha, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin e Kosovës”, përfundon komunikatën PK-ja. /PrizrenPress.com/

Kryeministër, mos i keqpërdor veteranët e UÇK-së

0

Jakupkrasniqi10-6Shkruan: Jakup Krasniqi

Kosova ka nevoja të shumta. E para është Shteti i së Drejtës i cili nënkupton para se gjithash sundimin e ligjit, të ligjeve të standardit të BE-së. A ka sundim të ligjit në Kosovë. Në Kosovë nuk ka sundim të ligjit, në Kosovë ka sundim të Maliqit dhe Maliqi është duke abuzuar sa me vullnetin qytetarë e aq më shumë me abuzimin e institucioneve të shtetit dhe mekanizmave të tij më vital. Maliqi është duke abuzuar me çdo vlerë kombëtare, duke filluar me luftën çlirimtare e cila kur i duhej e personalizonte e ndonjë herë ishte larg fronteve të luftës?! Abuzon më organizatat e UCK-së dhe individ të saj të shumtë e sidomos më Organizatën e Veteranëve të UCK-së, e cila ashtu si ishte apo edhe ashtu si është më së paku është organizim i veteranëve të UCK-së. Ajo organizatë ishte e privatizuar nga një individ i cili nuk është duke i mbrojtur vlerat e Luftës Çlirimtare. Çështja e veteranëve të UCK-së është zgjidhur me ligj dhe nuk mund të zgjidhet me memorandume private. Nuk mund të ketë asnjë memorandum i asnjë lideri politik e as i Kryeministrit të Kosovës, vlerë mbi ligjin, nëse është e kundërta, atëherë nuk mund të themi se kemi sundim të ligjit e as shtet ligjor. E njëjta gjë mund të thuhet me Shoqatën e të verbëtëve të Kosovës, të drejtat e të cilëve janë të zgjidhura me ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës të cilin Qeveria e Thaçit nuk e ka zbatuar.

Kryeministër, mos i keqpërdor njerëzit që të dhanë pushtetin dhe i latë në mjerim, mos i keqpërdor njerëzit me nevoja të veçanta për të çilet të bie ndërmend vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe mos e keqpërdor paranë publike për mashtrime ordinere. Këto veprime të juaja zoti Kryeministër janë të pa ndershme, janë të kundërligjshme.

Askush nuk ka të drejt e as Kryeministri i Kosovës, t’i keqpërdorë shoqatat e luftës çlirimtare, pasi ato i përkasin gjithë kombit. Është fyerje për çdo të renë për liri, është fyerje për çdo invalid të luftës dhe çdo veteranë të UCK-së, për çdo veteranë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, partizimi i atyre njerëzve që i janë përkushtuar Atdheut, Lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Në tre muajt e fundit, 541 persona pickohen nga rriqrat në Malishevë

0

RriqratKa shënuar rritje numri i pacientëve në Komunën e Malishevës që po kërkojnë ndihmë nga pickimi i rriqrave.

Sipas zyrtarëve të Qendrës Shëndetësore në Malishevë, vetëm në tre muajt e fundit 541 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas pickimit nga rriqrat. /PrizrenPress.com/

Mustafa: Qeveria e Thaçit ka instaluar praktika kriminale

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së diplomatit gjerman, Michael Brand, i cili ka thënë se, Qeveria e Thaçit refuzon të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit.

Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se, njerëzit e Kosovës e dinë këtë realitet dhe vuajnë rëndë nga kjo qasje e qeverisë.

“Alarmi që na erdhi nga Michael Brand, një prej deputetëve me ndikim të Partisë Kristian Demokrate (CDU) të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është serioz për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai ka thënë, në Bundestagun gjerman, se situata në Kosovë është e keqe, në veçanti e kapur nga krimi dhe korupsioni, ndërsa qeveria aktuale refuzon t’i luftojë këto dukuri.

Ky është shërbimi më i keq që mund t’i bëjë një qeveri qytetarëve dhe shtetit të vet. Kjo rrezikon t’i kushtojë Kosovës me zvenitjen e mbështetjes ndërkombëtare për aspiratën legjitime të popullit të Kosovës, për t’i përmbushur standardet, që nesër të jetë pjesë e vlerave dhe civilizimit evropian.

Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë ndëshkim dhe këtë damkë. Ata janë viktima të qasjes zhvatëse të strukturave dhe praktikave kriminale që ka instaluar kjo qeverisje.

Ashtu siç ka thënë edhe deputeti Brand, njerëzit e Kosovës e dinë këtë realitet dhe vuajnë rëndë nga kjo qasje e qeverisë.

Prandaj, unë besoj se ata do të reagojnë më 8 qershor, për t’u ndarë nga epoka e degradimit dhe komprementimit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë, si i nominuari i saj për ta drejtuar qeverisjen e ardhshme të Kosovës, jemi të përkushtuar dhe të vendosur për ta udhëhequr Kosovën drejt rikthimit të emrit të mirë në arenën ndërkombëtare.

Ne do ta ndërtojmë një filozofi qeverisëse të bazuar në standardet demokratike, e cila, jo vetëm që nuk do t’i ketë dyert e mbyllura në kryeqytetet kryesore të diplomacisë, por do ta gëzojë respektin dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë të vendit tonë, Bashkimit Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermanisë si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar në fund Mustafa.

Thaçi shpalosë “Misionin e Ri” në Prizren

0

Thaci-qeveriaKryetari i PDK-së Hashim Thaçi do të shpalosë sot programin “Misioni i Ri” në qytetin e Prizrenit.

“Kryetari Hashim Thai para qytetarëve të Komunës së Prizrenit, në ambientet e Sheshit të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, duke filluar nga 18:00, do të shpalosë programinin e Misionit të Ri, dhe palnit ekonomik për qeverisjen e ardhshme katër vjeçar, i cili ka për synim kryesor krijimin e Fondit të Punësimit prej 1.5 miliard eurosh, krijimi i 200 mijë vendeve të reja të punës, dyfishim të prodhimit vendor si dhe reforma në arsim”,njofton PDK në Prizren.