11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8497

MAShT i kënaqur: Organizuam me sukses Testin e Arritshmërisë

0

Nehat Mustafa-testi i arritshmeriseMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar me sukses Testin e Arritshmërisë -2014, për rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta.

Testi i Arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të bëjnë përzgjedhjen e drejtimeve të shkollimit të mëtutjeshëm në arsimin e mesëm, gjë që bëhet në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka vizituar nxënësit gjatë testit në në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, me ç`rast u shpreh se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga të gjitha qendrat e testimit, procesi ka shkuar mirë. Ai theksoi se pikët e fituara nga nxënësit në këtë test, janë përcaktuese për shkollimin (orientimin) e tyre të mëtejmë.

“Ne kemi thënë me kohë që kjo është një përgjegjësi më e madhe e vet drejtorive komunale të arsimit, në mënyrë që ata të bisedojnë me mësimdhënësit, të cilët i angazhojnë si administrues. Në këtë mënyrë të kemi rezultate sa më të besueshme dhe vërtetë ato rezultate të jenë përcaktuese që më të mirët të regjistrohen në drejtimet që mund të themi se janë më elitare siç janë: gjimnazet apo shkollat profesionale (si Mjekësia)”, tha Mustafa.

Në vazhdim, Mustafa, tha se Ministria e Arsimit këto teste i shfrytëzon për të bërë analiza që kanë të bëjnë me realizimin e plan-programeve gjatë vitit shkollor që tashmë është në përfundim.

“Gjatë analizave që ne kemi bërë, kemi parë që plan-programi kryesisht është realizuar në të gjitha shkollat e Kosovës. Pastaj, kemi parë që janë zhvilluar njohuritë profesionale të mësimdhënësve të lëmive të ndryshme dhe kemi pothuajse një ngritje të vazhdueshme, sidomos në lëndën e Matematikës, e cila është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen”.

Testit të Arritshmërisë iu nënshtruan rreth 29 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Testi, përveçse matë arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që iu bëhet mësimdhënësve dhe shkollave, përkatësisht niveli i cilësisë së arsimit. /PrizrenPress.com/

Përfundon spërkatja kundër rriqrave në Astrazup, nesër vazhdon në Dragobil

0

Malisheva-dezenfiktimi rriqraveNë territorin e Komunës së Malishevës, është duke vazhduar spërkatja selektive kundër rriqrave, si njëra prej masave parandaluese në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHCC).

“Gjatë ditës së sotme, spërkatja selektive do të përfundoj në territorin e fshatit Astrazup dhe gjatë ditë së nesërme, e shtune, 24 maj 2014, do të filloj spërkatja në fshatin Dragobil”, njofton Zyra për Informim Publik – Komuna e Malishevës. /PrizrenPress.com/

PDK: Përdrinia e mobilizuar për fitoren e radhës

0

PDK ne AnadriniNëndegët e Piranës dhe Mendvecit të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë mbajtur takimet me strukturat, grupet funksionale dhe shtabet zgjedhore të kryesive. Sipas kësaj partie, në këto takime është vërejtë një mobilizim i madhë dhe një frymë e fitorës së radhët së PDK-së. Të gjithë të pranishmit janë zotuar se dotë vëjnë në lëvizje të gjitha mekanizmat, si dhe do të punojnë me vullnetin më të madhë për në Përdrini, dhe do të angazhohen për për fitore bindëse.

Në Piranë në takim me të gjitha strukturat e kësaj nëndege kanë marr pjesë kryetari i degës së PDK-së Minir Krasniqi, sekretari Nijazi Kryeziu dhe shefi i shtabit zgjedhor Hasan Hasani, kandidatët për deputet Nait Hasani dhe Irfan Fusha.

“Nëndega e Piranës është e mobilizuar mjaft për fitorën e pakontestushme të PDK-së edhe në këtë nëndegë. Në këtë takim ka folur edhe kryetari i degës Minir Krasniqi, nënkryetari i parë z.Nait Hasani, sekretari z.Nijazi Kryeziu dhe shefi i shtabit zgjedhor z.Hasan Hasani, të cilët kanë kërkuar nga te gjitha të pranishmit të angazhohen maksimalisht që edhe në Priranë, misioni i ri i Kryeministrit Thaqi te jetë fitues me datën 8 qershor”, thuhet në kumtesën e PDK-së dega në Prizren.

Kurse, në takimin e nëndegës në Mendvec kanë marr pjesë nënkryetari i parë i degës së PDK-së Nait Hasani njëherit edhe kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës.

“Me punën që kanë bërë kryetari i nëndegsës z.Bislim Krasniqi së bashku me anëtarët e kryesisë kanë qenë aktiv gjatë këtyre ditëve dhe kanë arrit që në PDK, të sjellim aderimi të reja si kryetarn e nëndegës së LDD z.Izet Elshani së bashku me strukturën e kësaj nëndege, dhe disa anëtar të AAK-së.

Kryetari i nëndegës së PDK-së Bislim Krasniqi i ka falenderu dhe përgëzur aderinin e tyre në PDK dhe ka theksuar se ardhja a tyre në PDK, padyshim se edhe në këtë lokacion doti sjell fitore PDK-së”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e kësaj partie. /PrizrenPress.com/

Toni Braxton: Kam falimentuar financiarisht, rashë në depresion

0

Toni BraxtonNuk e ka pasur jetën të lehtë Toni Braxton edhe pas suksesit që pati në vitet ’90. Këngëtarja e famshme Toni Braxton, ka zbuluar se po kalon nëpër momentet më të tmerrshme të jetës së saj. Toni gjatë viteve të ‘90-ta, ishte njëra nga këngëtaret më popullore, duke fituar edhe emrin përkëdhelës “Mbretëresha e muzikës RnB”.

Fituesja e gjashtëfishtë e çmimit Grammy, ka zbuluar anën e errët të suksesit të saj. Ajo rrëfen se prej një kohë të gjatë lufton me depresionin, falimentimin dhe sëmundjen.

Dy vite pasi kishte nxjerrë në treg albumin e saj më të shitur ‘Secrets’, Braxton ka zbuluar se prej aty kishte filluar periudha më e tmerrshme e jetës së saj. Pasi kishte falimentuar ekonomikisht ajo ra në depresion të thellë. “Qaja shumë. Çdo ditë. Thjeshtë nuk mund të besoja se ia kisha lejuar vetes që të vija në këtë situatë”, ka shkruar këngëtarja.

Këngëtarja shprehet se borxhi që ajo ka numëron 5 milionë dollarë dhe u shkaktua nga kontratat e këqia të punës dhe shpenzimet ekstravagante në turne.

“Mendoj se kisha mendime vetëvrasëse. Nuk kisha mendjen kur kaloja rrugën dhe ecja rrugëve nëpër Nju Jork si zombi”, ka rrëfyer ajo. Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra.
Ajo madje pati dhe një abort kurse djali i vogël në jetë vuan nga autizmi.

Këngëtarja shprehet se po përpiqet të rimarrë veten por borxhi që ka aktualisht ia bën të pamundur rifillimin e turneve dhe realizimin e ndonjë albumi të ri.

ASK prezanton Vjetarin Statistikor të Kosovës 2014

0

ASK-Vjetari Statistikor i Kosoves 2014Gjatë një konference të mbajtur sot në Agjencinë e Statistikës së Kosovës (ASK) u prezantua Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2014.

Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi tha se informacionet statistikore, të cilat janë të paraqitura në Vjetarin Statistikor, janë produkt i përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve. Ai po ashtu njoftoi se në këtë publikim gjenden të dhëna përmbledhëse statistikore, shënime metodologjike, grafikone, harta dhe analiza mbi gjendjen aktuale për fusha të veçanta të veprimtarive ekonomike, sociale dhe bujqësore në Republikën e Kosovës.

“Përdoruesit e statistikave zyrtare, në këtë botim, do të kenë mundësinë që shumë shpejtë të gjejnë faktet themelore për Kosovën, si dhe të gjejnë të dhëna përmbledhëse dhe krahasuese në fushat e popullsisë, gjeografisë, arsimit, kulturës, kushteve shoqërore, shëndetësisë, drejtësisë, tregut të punës dhe rrogat, të ardhurave dhe konsumit, bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, energjisë, hotelerisë, industrisë, ndërtimtarisë, banimit, bizneseve, shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, transportit dhe komunikimit, tregtisë, llogarive kombëtare, bilancit të pagesave, çmimeve, financave publike, tregjeve financiare, mjedisit, disa të dhënave krahasuese me rajonin dhe më gjerë”, theksoi Krasniqi.

Drejtori i Metodologjisë dhe TI-së në ASK, Ramiz Ulaj, theksoi se me promovimin e Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës 2014, përveç rëndësisë që ka si botim, bëhet në mënyrë të përmbledhur prezantimi i punës së ASK-së në disa vite dhe po ashtu, ASK del me të dhëna krahasuese sikurse vendet e tjera të Evropës që kanë vjetar statistikor.

Ulaj më tej prezantoi disa pjesë përmbajtjesore të Vjetarit Statistikor. Mes tjerash tha se Republika e Kosovës ka 38 komuna me 1469 vendbanime. Vjetari përmban, tha ai, edhe të dhëna statistikore që lidhen me natalitetin e mortalitetin, gjininë, nivelin e arsimit e të tjera.

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2014 përfaqëson një nga përpjekjet më serioze të ekipit të ASK-së dhe bashkëpunëtorëve të ASK-së, për informim të opinionit publik.

Botimi është i disponueshëm dhe në formë elektronike, duke lehtësuar kështu përdorimin e të dhënave.

Jahjaga: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

0

Jahjaga per korrupcionPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka theksuar se luftimi i korrupsionit mbetet një ndër pengesat më të mëdha në përparimin drejt integrimeve euroatlantike. Në këtë drejtim, ka shtuar ajo, sistemi i drejtësisë mbetet hallka më e rëndësishme në këtë proces.

“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Duam sistem të dinjitetshëm të drejtësisë, me njerëz të aftë dhe të gatshëm ta zbatojnë ligjin dhe me shoqëri që i respekton ligjet”, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Presidentja Jahjaga, ka vlerësuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së saj, kur krahas konsolidimit ndërkombëtar po bënë përpjekje për të ndërtuar një shoqëri me vlera demokratike, të bazuara në respektimin e rendit dhe të ligjit.

“Ne duhet të kthejmë besimin e qytetarëve tanë në institucione dhe t’u japim llogari për qeverisjen tonë. Ky besim arrihet duke garantuar që liritë dhe të drejtat e qytetarëve tanë, kudo në Kosovë, nuk do të cenohen nga krimi”, ka thënë Jahjaga.

Sipas Jahjagës, drejtësia duhet të jetë e pavarur plotësisht, e pandikuar politikisht por e aftë profesionalisht dhe e gatshme për të vepruar në çdo kohë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi.

“Kosova nuk ka shumë kohë për të humbur, sepse procesi i integrimeve euroatlantike varet nga vetë ne; nga vullneti, puna dhe angazhimi ynë për të dëshmuar se jemi të gatshëm dhe të guximshëm për të ndërmarrë hapat më të rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Jahjaga.

Kim Kardashian dhe festa e beqarisë

0

kimKim organizoi të enjten në mbrëmjë festën e saj të beqarisë përpara ditës së madhe të martesës, më 24 maj. Kim ishte e shoqëruar nga motrat Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner, si dhe nga mikeshat e saj më të mira LaLa Anthony, Brittny Gastineau dhe Rachel Roy.

Kim së bashku me mikeshat më të ngushta konsumuan një darkë në Hotel Costes. Ajo shpërndau në Instagram fotografi ku shkruante, “Jam shumë e lumtur, kam shoqet më të mira në botë”.

Pasi shijuan darkën ato vendosën të shkonin në “party” dhe më pas të shijonin natën e Parisit. Kim postoi në rrjetet sociale foto teksa pozonin tek Kulla Eiffel dhe Muzeu i Luvrit.

Ajo dukej shumë e lumtur në festën e saj të beqarisë. Ylli i reality-t “The keeping up with Kardashian” kishte zgjedhur të vishte një fustan nga Balmain me vlerë rreth 20 mijë dollarë.

Organizohet manifestimi “Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”

0

azem shkerliDrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Pejës, organizon edicionin e 12 –të, të manifestimit “Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkreli”. Aktivitetet organizohen sot dhe nesër, kurse do të marrin pjesë shumë shkrimtarë nga Kosova dhe jashtë saj.

Në përkujtim të jetës dhe veprës së poetit të njohur Azem Shkreli, sot bëhet hapja e “Takimeve Letrare Ndërkombëtare” Azem Shkreli”, në Universitetin “Haxhi Zeka” të komunës së Pejës, për të pasuar me Orën Letrare, në bibliotekën e qytetit, që mban emrin e poetit Azem Shkreli. Aver Husaj, shef i Kulturës në Kuvendin Komunal të këtij qyteti, thotë për Radio Kosovën se në këtë Orë Letrare marrin pjesë edhe krijues të rinj, nga Kosova dhe jashtë saj.

“ Karakteristikë e këtyre takimeve është se do të ndahet çmimi “Bulzat”, pasiqë është shkarravitja e parë e Azem Shkrelit, kështuqë ne kemi menduar se ia vlen për fillestarët të ndahet ky çmim”, thotë Averi.

Pas orës letrare, thotë Husaj, do të jetë takimi me laureatin e Takimeve Letrare “Azem Shkreli” dhe do të bëhet promovimi i librit të Jusuf Buxhovit “Jeniçeri i fundit” ndërkaq, ditën e dytë – të shtunën do të shfaqet një fragment nga shfaqja “Varri i qyqes” me tekst të Azem Shkrelit dhe regji të Drita Begollit. Ndërkaq, vetë regjisorja Begolli thotë se drama “Varri i qyqes” është shfaqur vetëm njëherë, në teatrin e Pejës.

“ Unë mendoj që qyteti i Pejës, ka merituar që një tekst i tillë, me autor vendas të punohet në atë teatër. Përpos që ishte teksti i Azem Shkrelit, mendoj që shfaqja ëhstë realizuar jashtëzakonisht mirë dhe do të ishte mirë që ta shohin sërish qytetarët e Pejës”, thotë Drita.

Poeti Azem Shkreli, me poezinë e tij shënoi kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe në periudhën pas luftës së dytë botërore. Ndër përmbledhjet poetike të tij janë “Engjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri”, “Lirikë në shi” etj. Azem Shkreli, ka vdekur në vitin 1997.

Procesi i testit të arritshmërisë ka kaluar mirë

0

Testi matures-gushtNxënësit e klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit iu nënshtruan sot testit të arritshmërisë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, gjatë vizitës që bënë nëpër shkolla, thanë se procesi ka shkuar mirë dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Testi ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që marrin. Gjatë vizitës në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha se informacionet që kanë marrë nga të gjitha qendrat e testimit, tregojnë se procesi ka shkuar mirë. Ai theksoi se pikët e fituara nga nxënësit në këtë test janë përcaktuese për shkollimin e tyre të mëtejmë.

“Ne kemi thënë me kohë që kjo është një përgjegjësi më e madhe e vet drejtorive komunale të arsimit, në mënyrë që ata të bisedojnë me mësimdhënësit të cilët i angazhojnë si administrues, në mënyrë që të kemi rezultate sa më të besueshme dhe vërtetë ato rezultate të jenë përcaktuese që më të mirët të regjistrohen në drejtimet që mund të themi se janë më elitare siç janë Gjimnazet apo shkollat profesionale, si Mjekësia, etj.

Zëvendësministri Mustafa, tha se Ministria e Arsimit këto teste i shfrytëzon sa i përket analizave që kanë të bëjnë me realizimin e plan-programeve.

“Gjatë analizave që ne kemi bërë, kemi parë që plan-programi kryesisht është realizuar në të gjitha shkollat e Kosovës. Pastaj kemi parë që janë zhvilluar njohuritë profesionale të mësimdhënësve të lamive të ndryshme dhe kemi pothuajse një ngritje të vazhdueshme sidomos në lëndën e matematikës, e cila është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen.”

Testit të arritshmërisë iu nënshtruan rreth 29 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Testi, përveçse matë arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. Qëllimi kryesor i këtij testi janë pikët e arritura, që tregojnë edhe nivelin e cilësisë së arsimit.

Thaçi për ”Grupin e Drenicës”: Nuk duhet ta përziejmë drejtësinë me politikën

0

Thaci-qeveriaKryeministri në largim, njëherësh kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka komentuar rreth rastit të fundit të bllokimit të QKUK-së dhe arratisjen e Sami Lushtakut. Thaçi para mediave dha një përgjigje zyrtare duke thënë se, ai dhe PDK-ja nuk dëshirojnë ta përziejnë drejtësinë me politikën.

“Unë vetëm desha të them, ne nuk duhet ta përziejmë drejtësinë me politikën. Ky është edhe zotimi im, të gjithë janë të barabartë para ligjit askush nuk është mbi ligjin. Zotimi, qëllimi dhe përkushtimi im jetësor në qeverisjen e mirë është, ligji, ligji dhe vetëm ligji”, ka thënë ai.