18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

ASK prezanton Vjetarin Statistikor të Kosovës 2014

ASK-Vjetari Statistikor i Kosoves 2014Gjatë një konference të mbajtur sot në Agjencinë e Statistikës së Kosovës (ASK) u prezantua Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2014.

Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi tha se informacionet statistikore, të cilat janë të paraqitura në Vjetarin Statistikor, janë produkt i përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve. Ai po ashtu njoftoi se në këtë publikim gjenden të dhëna përmbledhëse statistikore, shënime metodologjike, grafikone, harta dhe analiza mbi gjendjen aktuale për fusha të veçanta të veprimtarive ekonomike, sociale dhe bujqësore në Republikën e Kosovës.

“Përdoruesit e statistikave zyrtare, në këtë botim, do të kenë mundësinë që shumë shpejtë të gjejnë faktet themelore për Kosovën, si dhe të gjejnë të dhëna përmbledhëse dhe krahasuese në fushat e popullsisë, gjeografisë, arsimit, kulturës, kushteve shoqërore, shëndetësisë, drejtësisë, tregut të punës dhe rrogat, të ardhurave dhe konsumit, bujqësisë, pylltarisë, peshkimit, energjisë, hotelerisë, industrisë, ndërtimtarisë, banimit, bizneseve, shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, transportit dhe komunikimit, tregtisë, llogarive kombëtare, bilancit të pagesave, çmimeve, financave publike, tregjeve financiare, mjedisit, disa të dhënave krahasuese me rajonin dhe më gjerë”, theksoi Krasniqi.

Drejtori i Metodologjisë dhe TI-së në ASK, Ramiz Ulaj, theksoi se me promovimin e Vjetarit Statistikor të Republikës së Kosovës 2014, përveç rëndësisë që ka si botim, bëhet në mënyrë të përmbledhur prezantimi i punës së ASK-së në disa vite dhe po ashtu, ASK del me të dhëna krahasuese sikurse vendet e tjera të Evropës që kanë vjetar statistikor.

Ulaj më tej prezantoi disa pjesë përmbajtjesore të Vjetarit Statistikor. Mes tjerash tha se Republika e Kosovës ka 38 komuna me 1469 vendbanime. Vjetari përmban, tha ai, edhe të dhëna statistikore që lidhen me natalitetin e mortalitetin, gjininë, nivelin e arsimit e të tjera.

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2014 përfaqëson një nga përpjekjet më serioze të ekipit të ASK-së dhe bashkëpunëtorëve të ASK-së, për informim të opinionit publik.

Botimi është i disponueshëm dhe në formë elektronike, duke lehtësuar kështu përdorimin e të dhënave.

Më Shumë

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Gjashtë vjet nga vdekja e Adem Demaçit

Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur. Veprimtarit të çështjes kombëtare, frymëmarrja iu ndalë në moshën 82-vjeçare. “Mandela” i Kosovës, lindi më 26...

Lajmet e Fundit