11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 8496

Michael Jace arrestohet për vrasjen e bashkëshortes së tij

0

MichaelJaceAktori i njohur për rolin e tij në serialin “The Shield” është arrestuar pasi ka rrëfyer se ka qëlluar bashkëshorten e tij, April Jace 40 vjeç.

Sipas TMZ-se, ka qënë vetë 51 vjeçari i cili ka lajmëruar policinë dhe ka rrëfyer se pas një zënke ai ka qëlluar bashkëshorten në prani të fëmijëve. Për këtë ai mund të dënohet nga drejtësia me 50 vite burgim.

Aktori është akuzuar edhe më parë për dhunë nga gruaja e tij e parë, Jennifer Bitterman.

Kurti në Prizren: Vetëvendosje për avancimin e mesatares së popullit

0

Kurti ne pzKandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren , Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Nora Arapi, Velizake Thaçi – Celina dhe Levent Kasemi, si dhe kryetari Albin Kurti kanë prezantuar planet e Lëvizjes Vetëvendosje! gjatë mandatit qeverisës.

Qytetarët e Prizrenit gjatë tubimit dhe pas tij, janë interesuar për pikat e Alternativës Qeverisëse.

“Në Kosovë, kushtet e jetës për shumë njerëz janë të rënda. Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosje!-s garanton të drejta në shumë fusha, por mbi të gjitha nuk do të lejojë që dikush të vuajë për një minimum jetik”, potencoi kandidati Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se e drejta sociale do të jetë e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacion. “Asistenca sociale që prej 2003 është rritur vetëm 5 euro, kurse çmimet janë duke u rritur gjithë kohës . Me këtë asistencë nuk mbulohen as nevojat elementare. Kjo gjendje duhet të rregullohet”, ka thënë Haskuka.

Kurse kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Artan Abrashi, ka folur për organizimin e Vetëvendosje!-s përgjatë viteve dhe planet e së ardhmes.

“Gjatë këtyre viteve aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! gjithandej nëpër Kosovë kanë qenë shembull i angazhimit qytetar dhe i vullnetit të pathyeshëm për ndryshim”, është shprehur Abrashi. Ky vullnet e rezistencë, sipas tij, ka bërë që të thyhet miti i frikës dhe të jetë frymëzim për guxim qytetar për shumëkënd.

“Kur mjerimi shoqëror thellohet dhe pasuria e klasës politike aktuale shtohet vazhdimisht, padrejtësia shkon e rritet deri në institucionalizim e saj.

Kurse Valizake Thaçi – Celina ka folur për diskriminimin e grave në shoqëri dhe treg të punës. Për këtë ajo tha se Pushimi i Lehonisë sipas propozimit të Vetëvendosje! është i domosdoshëm. “Lëvizja Vetëvendosje! do të jetë garantuese i të drejtave të të punësuarave shtatzëna dhe nënave lehona. Për këtë edhe kemi propozuar pushim 12 muaj me pagesë ku gjysma e pushimit shfrytëzohet nga i ati i fëmijës së lindur”.

Kryetari Albin Kurti ka shpjeguar se Vetëvendosje! angazhohet për një shtet republikan, shtet të së drejtës, shtet zhvillimor e social. “Ne besojmë se shteti duhet t’u dalë në ndihmë atyre që më së shumti kanë nevojë e këta janë shtresa e mesme dhe sidomos ajo e varfër, sepse ata nuk shkojnë në shkolla e spitale private sikur milionerët e Kosovës”, ka thënë kryetari Albin Kurti.

Ai ka thënë tatimi progresiv është politikë e duhur për ta përmirësuar mesataren e popullit.

Çoçaj: Është kompetencë e Komunës që të caktojë ushtrues detyre në shkolla

0

Nexhat cocaj DKAKomuna e Prizrenit ka bërë përzgjedhjen e një pjese të drejtorëve të shkollave, derisa në pjesën tjetër ka emëruar ushtruesit e detyrës, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kriteret e parapara me konkurs.

Një gjë e tillë ka nxitur reagimet e subjekteve opozitare të qytetit, të cilët kanë vlerësuar se këto veprime po ndërmerren në prag të zgjedhjeve për të dëmtuar këtë proces.

Por drejtori komunal i Arsimit, Nexhat Çoçaj, ka bërë të ditur se Komisioni intervistues për zgjedhjen e drejtorëve ka kryer punën më 15 maj dhe se në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur 22 drejtorë dhe 3 zëvendësdrejtorë derisa në 18 raste të tjera ka pasur anulime për shkak të mosplotësimit të kritereve të parapara.

“Në të gjitha shkollat ku nuk janë përzgjedhur drejtorët janë caktuar u.d.-të… Është kompetencë e Komunës që të caktojë ushtrues detyre, derisa të mbahet konkursi i radhës, në mënyrë që të mos kemi vakuum institucional. Nesër do të hapet konkursi dhe do të vazhdojmë me procesin e përzgjedhjes së drejtorëve”, ka thënë Çoçaj./Koha Ditore/

 

Idriz Vehapi shpërfill Ligjin, cakton Ymer Fazliun nga PDK përfaqësues të shoqërisë civile në KKSB të Rahovecit!

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKuvendi i Komunës së Rahovecit në seancën e mbajtur në muajin mars 2014, ka themeluar Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), vendim ky që rrjedh nga neni 7 Ligjit për Policinë dhe nenit 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativë nr. 27/12-03/2012 të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas Ligjit për Policinë, Këshilli për Siguri në Bashkësi është organ këshillues i kryesuar nga kryetari i Komunës dhe anëtarë të tjerë që janë përfaqësues të të gjitha komuniteteve përbrenda komunës, e njeriu që është caktuar ta përfaqësojë shoqërinë civile në këtë këshill është Ymer Fazliu.

Ymer Fazliu vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkëpartiak i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Fazliu aktualisht në strukturat të PDK-së ushtron postin e kryetarit të nëndegës së këtij subjekti politik në fshatin Celinë.

Po ashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, i cili është monitorues i punës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, në raportin e saj të muajit mars ka evidentuar disa mangësi nga kryetari i Komunës, Idriz Vehapi, gjatë krijimit të këtij këshilli, duke cituar se nuk janë krijuar kushtet e favorshme për të gjitha palët, ngase nuk është bërë fare ftesë publike përmes mediave për të marrë propozimit e të interesuarve për të qenë pjesë e këtij këshilli.

“Bazuar në dispozitat e neneve përkatëse të udhëzimit administrative për këshillat për siguri në bashkësi, Kryetari i Komunës së Rahovecit ka shkelur procedurat në emërimin e anëtarëve, duke mos krijuar kushte të favorshme për gjithë palët e mundshme të interesuara për të qenë pjesë e këtij këshilli ngase nuk është bërë fare ftesë përmes mediave publike për të marrë propozimet eventuale për këtë këshillë”, thuhet në Raportin e KDI-së për KK Rahovecin.

RahovecPress ka siguruar listën e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku në këtë listë është edhe emri i Ymer Fazliut që përfaqëson shoqërinë civile dhe mediat lokale pa qenë i inkuadruar në këto të fundit, as si pjesëtar i shoqërisë civile dhe as në mediat lokale.

Në komunën e Prizrenit testit të aritshëmrisë iu nënshtruan 2858 nxënës

0

Suhareke-testi maturesNë shtatë qendra shkollore sot edhe në Prizren është mbajtur testi i aritshmërisë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorët e tij, i kanë vizituar disa qendra ku nga afër kanë parë organizimin e këtij aktyiviteti të rëndësishëm për nxënësit e klasave të nënta.

Ai tha se ardhmëria e vendit është në gjeneratën e re.
Testit të aritshmërisë në Prizren i janë nënshtruar 2858 nxënës./TVO/

Candice Swanepoel, femra më seksi sipas “Maxim”

0

Candice SwanepoelAjo është një ndër top-modelet më të mira në botë, por statusi i saj si “sex symbol” është forcuar akoma më shumë pasi Candice Swanepoel është renditur e para në listën e “Maxim’s Hot 100” si gruaja më e bukur në botë.

Duke folur për titullin e saj të ri, Candice thotë: “ Është një nder i madh për mua të jem numri një për revistën “Maxim”, duke patur parasysh që ka shumë femra të bukura dhe të talentuara. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme”.

Në vendin e dytë renditet aktorja Scarlett Johansson, e ndjekur nga këngëtarja Katy Perry, modelja Irina Shayk dhe pesëshen e parë e mbyll aktorja Jennifer Lawrence.

Të përfshira në top 10 si femrat më të bukura në botë sipas “Maxim’s Hot 100” janë edhe Zooey Deschanel, Alessandra Ambrosio, Jessica Alba, Mila Kunis dhe Cara Delevingne.

Modelja afrikano-jugore do jetë kopertina e muajit qershor për revistën “Maxim” dhe sipas drejtorit kreativ, Paul Martinez, “Candice Swanepoel është mishërimi ideal i brandit tonë: elegante, e magjishme dhe e sofistikuar”.
/ Top Channel

Konferencë ndërfetare në Prizren në kuadër të “Javës së Tolerancës dhe Pajtimit”

0

20140523152241574646Mbi 150 mysafirë nga afërsisht 50 shtete do të mblidhen në qytetin historik të Prizrenit nga 23 deri më 25 maj në konferencën e dytë vjetore ndërfetare që shënon fillimin e Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, e cila do të realizohet nga 23 deri më 30 maj.

Respekti i vazhdueshëm dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve është prioritet për Kosovën duke u bazuar në historinë e gjatë të diversitetit fetar në vend të asaj të konfliktit të fundit.

Pas suksesit të konferencës së vitit të kaluar në Pejë, konferenca e dytë vjetore për dialog ndërfetar do të jetë pikëtakimi i udhëheqësve fetarë, diplomatëve, juristëve, udhëheqësve të OJQ-ve, akademikëve, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të medieve ndërkombëtare. Konferenca titullohet “Feja dhe politika: Përforcimi i dialogut ndërfetar me qëllim të zhvillimit demokratik”, ku pjesëmarrësit do të kontribuojnë në debatin e vazhdueshëm mbi rolin e fesë dhe dialogut ndërfetar në sferat publike të shoqërive bashkëkohore gjatë rrjedhës së kësaj ngjarje dy ditore që do të mbahet në Hotel “Theranda”.

Punimet e konferencës do të hapen nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në mbrëmjen e të premtes, 23 maj. Presidentja pritet të flasë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për harmoni në mes komuniteteve të ndryshme.

Ndër të tjera presidentja Jahjaga tha: “Për të hartuar rrugën tonë drejt krijimit të një Kosove që do të jetë shtëpi për të gjithë qytetarët e saj ne nuk duhet të shikojmë shumë larg. Pika jonë e referimit ishte dhe është tradita jonë e multikulturalizmit që ka karakterizuar peizazhin e Kosovës për shekuj me radhë”.

Lidhur me konferencën që fillon sot pasdite, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha:
“Kam kënaqësinë t’iu uroj mirëseardhje liderëve dhe praktikuesve fetarë ndërkombëtar për të marrë pjesë në këto debate të rëndësishme për rolin e fesë dhe politikës. Kosova mbetet e vendosur për të demonstruar rolin e saj si një udhëheqëse në lehtësimin e dialogut ndërfetar jo vetëm në mesin e komuniteteve të saj fetare, por edhe të rajon e më gjerë, si një pjesëmarrëse aktive në komunitetin global”.

Ministri Hoxhaj do të mbajë një fjalim para pjesëmarrësve të konferencës të shtunën më 24 maj.

Udhëheqësit e besimeve nga të gjitha komunitetet e ndryshme të Kosovës, duke përfshirë Myftiun Naim Tërrnava dhe Atin e Kishës Ortodokse Serbe janë të ftuar gjithashtu të mbajnë fjalime hyrëse në hapje të konferencës të Premten mbrëma. Përfaqësuesi i komunitetit hebre në Kosovë, Votim Demiri, do të lexojë një letër dërguar konferencës nga Kryerabini i Izraelit.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtarë dhe partnerë nga shoqëria civile. Konferenca gëzon përkrahjen e shumë partnerëve duke përfshirë Fondacionin e Mirëbesimit Tony Blair (Tonny Blair Fiath Foundation), Komunitetin Shën Egjidio, Ambasadat Amerikane dhe Norvegjeze në Kosovë, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillin Britanik në Kosovë dhe Zyrën e Presidentes së Kosovës.

Do të marrin pjesë mysafirë të rëndësishëm si Kardinali Renato Raffaele Martino, Kardinali Deacon në Vatikan, Budimir Loncar, ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Jugosllavisë dhe Faisal Bin Abdul Rahman Bin Muaammar, Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës për Dialog Ndërkulturor dhe Ndër fetar i Mbretit Abdullah Bin Abdulaziz.

Kjo ngjarje e rëndësishme dhe inauguruese gjithashtu shënon fillimin e një serie të aktiviteteve gjatë Javës së Tolerancës dhe Pajtimit për të promovuar dialogun e vazhdueshëm dhe mirëkuptimin në Kosovë dhe më gjerë. Këto aktivitete përfshijnë promovimin e librit “Shkatërrimi i trashëgimisë islame në Luftën e Kosovës 1998- 1999” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës më 27 Maj dhe një ligjëratë publike nga Madhëria e Tij Princ Ghazi Bin Muhammad i Jordanisë në temën “Kur’Ani dhe Dashuria” më 29 maj.

Zafir Berisha: Muja po instalon “masa të dhunshme”

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, në një prononcim për Telegrafin, largimin e dy kandidatëve për deputet nga Nisma për Kosovën, Albulena Balaj dhe Skënder Susuri, nga detyra e drejtorit të shkollës, e ka quajtur si “instalim të masave të dhunshme”.

Sipas tij, ata kanë kërkuar që pas këtyre largimeve “nga ana e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja”, të reagojë edhe kryeprokurori i Prizrenit, për shkak se sipas tyre “bëhet fjalë për shkelje të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit”.

Berisha ka vlerësuar se lëvizjet e tilla të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë simptomat që tregojnë qartë se kjo parti është duke u fundosur.

Ndryshe, Albulena Balaj dhe Skënder Susuri, kandidatë për deputetë të Parlamentit të Kosovës nga lista e subjektit politik “Nisma për Kosovën”, janë larguar nga detyra e drejtorit të shkollës. /Telegrafi/

Xharra: Ose Isa ose Ramushi Kryeministër

0

Arbana XharraNë një intervistë të dhënë për Gazetën Express, njëra prej analisteve kryesore në vend, Arbana Xharra, vlerëson se ky estabilishment politik, i udhëhequr keq për shtatë vite nga PDK, meriton dhe duhet të largohet prej qeverisjes së vendit. Sipas saj, kjo alternativë nuk është një zgjidhje kushedi se çfare, por e rëndësishme është që të ndodhë rotacioni, për hir të demokracisë.
Express: Cili eshte vleresimi i juaj per fushaten zgjedhore, deri me sot?

Xharra:Deri me tash nuk kam parë të ketë bërë fushatë dikush tjetër, pos kreut të PDK-së, Hashim Thaci. Nga pozicioni i tij me komoditet ka arritur që të manipulojë shtresën e njerëzve që kanë pësuar nga regresi ekonomik, ku shkaktarë është pikërisht ky Kryeministër. Pra, është paradoksale që t’i besohet për të ardhmën një njeriu dhe një klase politike që ka sjellur vec varfëri dhe skamje në vendin tonë. Nga ana tjetër ai është duke bërë përpjekje që të reflektoj reformim, ndonëse kjo është diskrepancë e qartë mes gjendjes aktuale dhe diskursit politik që po provon ai ta instalojë – për mendimin tim – në ditët e fundit të karrierës së tij politike. Këto ashiqare po vërehen se janë përpjekje dëshpruese të tij, sepse Thaci është i vetdijshëm për imazhin degradues që kanë një grup njerzish brenda PDK-së, e që realisht janë njerëz të afërt të tij, me vet faktin që fushatën është duke e udhëhequr i vetëm. Edhe pse për mendimin tim, as imazhi i tij personal nuk është për lakmi. Është qesharake të bëhet fushatë e stilit të Obamas, kur në listat e PDK-së, e cila ka pasur nevojë urgjente për reformë të brendshme, për pastrim të radhëve nga të dyshuarit për krime, vazhdon të jetë e njëjtë.

Express: A mendoni qe LDK eshte duke u deshmuar mjaft e përgatitur per ta sfiduar Partine me te madhe ne vend, PDK’ne?

Xharra: Opozita, në këtë rast LDK si parti e dytë në vend, ka pasur mundësi shumë më të mëdha të jetë më kritike karshi një pushteti të tillë për të cilin ka skandale të panumërta. Kam pritur se do të angazhohet më intenzivisht në reformimin e partisë. Por sic po shihet qartë, kreu i saj Isa Mustafa, është duke e instaluar një frymë konservatore brenda partisë, ku jo aq lehtë mund të radhitesh në krye të saj. Sidoqoftë me dobësimin e PDK-së, largimet e fundit, pas daljes në skenë të partisë NISMA, dhe pakënaqësive në rritje, kjo kohë mund të konsiderohet si momentum i fundit i LDK’së dhe vetë Isa Mustafës. Prandaj, në këto kushte unë e konsideroj të kotë që tash ne të fillojmë të gjëjmë gabime tek LDK, kur e kemi përpara vetës një të keqe kaq të madhe sic është PDK. Me LDK’në merremi kur të vijë në pushtet.

Express: Si i konsideroni levizjet e PDK’se drejt nje flirtimi me partine kryesore religjioze ne vend, Partine e Drejtesise?

Xharra: Është një strategji tashmë e njohur e Thaçit, i cili arrin që të kalkuloj, manipuloj dhe, epilogu i pritur, në fund t’i djegë të gjithë partnerët e tij, që i afrohen për bashkëqeverisje. Them të drejtën asnjë veprim i tij politik për mua nuk është befasues, kur kemi parasysh eksperiencat nga e kaluara. Kujtojeni vec Komedinë e zhvilluar për gjatë këtyre viteve, me viktimën kryesore politike, Gjergj Dedajn. Sa herë e largon prej vetës, aq herë e afron nga vetës, sapo Dedaj kërcënon se do të flasë për ca zhvillime në kohë lufte. Pra qëllimi është pushteti, duke shkelur mbi secilin parim të mundshëm.

Express: A konsideroni se nje qasje e tille do t’i lekunde themelet e shtetit tone sekular, kur dihet se eksponent te kesaj partie kane qene mjaft kritik ndaj figurave kombetare, si Nene Tereza dhe Skenderbeu?

Xharra: Hashim Thaci përgjatë këtyre viteve i ka lëkundur themelet e shtetit tonë me politkat absurde, sin ë fushën e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë (shikoni cfarë po ngjet me Grupin e Drenicës!) zhvillimit ekonomik etj., etj. Kjo me Partinë e Drejtësisë, krahasuar me dëmin që i është shkaktuar me politikat zhvillimore duket, së paku sipërfaqësisht, vetëm si një manipulim elektoral. Por nëse e analizojmë shumë më më vëmendje, dëmi që Kryeministri i ka shkaktuar vendit në arsim, shëndetësi, drejtësi etj., është prapë se prapë i riparueshëm, kur të vijë në shprehje një qeverisje tjetër. Në anën tjetër, dëmi që mund të shkaktohet në fushën kulturore, sic është religjioni, mund të zgjasë me dekada të tëra, dhe vjerret një pikëpyetje e madhe nëse ky dëm mund të ripartohet fare. Porn ë këtë drejtim, Kryeministri në largim, si i ekspert në manipulime dhe si krejtësisht i papërgjegjshëm, as që mendon për dëme të tilla. Megjithatë, për vet faktin që Thaci, për vota bënë cfarëdo kompromisi, tregon se nuk e ka halline cështjes kombëtare, apo rrezikut të shtetit sekular.

Express: Cili do te jete roli i AAK’se ne keto zgjedhje, kur tashme dihet se formimi i cfaredo qeverie do te varet prej votave te ketij subjekti politik?

Xharra: Nëse i besojmë deklaratave të zyrtarëve të LDK’së, se me asnjë kusht nuk bëjnë koalicion me PDK’në, pas zgjedhjeve, dhe duke e marrë parasysh gatishmërinë e AAK’së që më cdo kusht të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, me PDK’në ose me LDK’në, atëherë lirisht mund të konstatojmë se roli i AAK’në në këto zgjedhje do të jetë ai i Ilir Metës, në zgjedhjet e Shqipërisë. Haradinaj, tashmë duket se edhe vet është i bindur që ka gabuar rëndë që ra në kurthin e PDK’së, kur u kthye nga Haga. Një fakt i tillë e ka dëmtuar bukur shumë në publik. Ka rast tash për ta përmirësuar atë gabim, duke e dërguar përfundimisht në opozitë PDK’në dhe kushtimisht t’i hakmerret për turpin që i ka shkaktuar muaj më parë. Pra, unë mendoj që një marrëveshje në mes Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt për themelimin e qeverisë së ardhshme, aktualisht është opcioni kryesor në tavolinë për ta dërguar PDK’në në opozitë.

Të gjitha universitetet e reja në një vend

0

Drejtues te universiteteveDrejtuesit e universiteteve të reja në Kosovë, janë mbledhur të premten në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më qëllim të gjetjes së mundësive për bashkëpunim.

Takimi është mbajtur me ftesë të rektorit të UMIB-it, Alush Musaj, i cili ka vlerësuar si shumë të nevojshme bashkëpunimin ndërmjet këtyre universiteteve.

Rektori Musaj, në takim me drejtuesit e Universitetit të Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Gjilanit, tha se fushat kryesore ku mund të shtrihet bashkëpunimi është shkëmbimi i kuadrove si dhe shfrytëzimi i laboratorëve.

“Mundësitë dhe kapacitetet që kanë secili prej universiteteve mund të shfrytëzohen prej profesorëve dhe studentëve tanë, prandaj është shumë më rëndësi që të vendosim ura të përhershme bashkëpunimi në këtë drejtim”, ka thënë Musaj.

Ai theksoi se për ta vendosur në binarë që ecën këtë nismë do të përgatitet një protokoll bashkëpunimi ndërmjet këtyre universiteteve.

“Takimet tona do të vazhdojnë në mënyrë që sa më shpejt të jetësojmë këtë nismë që do të jetë në të mirë të rritjes së cilësisë së studimeve në universitetet tona”, tha ai.

Në anën tjetër, edhe drejtuesit dhe përfaqësuesit e universiteteve të tjera, vlerësuan lartë këtë nismë. Ata i dhanë mbështetje rektorit Musaj dhe u zotuan që bashkërisht ta jetësojnë këtë projekt në të mirë të studentëve të të gjitha universiteteve kosovare.