16.3 C
Prizren
E premte, 18 Prill, 2025

Toni Braxton: Kam falimentuar financiarisht, rashë në depresion

Toni BraxtonNuk e ka pasur jetën të lehtë Toni Braxton edhe pas suksesit që pati në vitet ’90. Këngëtarja e famshme Toni Braxton, ka zbuluar se po kalon nëpër momentet më të tmerrshme të jetës së saj. Toni gjatë viteve të ‘90-ta, ishte njëra nga këngëtaret më popullore, duke fituar edhe emrin përkëdhelës “Mbretëresha e muzikës RnB”.

Fituesja e gjashtëfishtë e çmimit Grammy, ka zbuluar anën e errët të suksesit të saj. Ajo rrëfen se prej një kohë të gjatë lufton me depresionin, falimentimin dhe sëmundjen.

Dy vite pasi kishte nxjerrë në treg albumin e saj më të shitur ‘Secrets’, Braxton ka zbuluar se prej aty kishte filluar periudha më e tmerrshme e jetës së saj. Pasi kishte falimentuar ekonomikisht ajo ra në depresion të thellë. “Qaja shumë. Çdo ditë. Thjeshtë nuk mund të besoja se ia kisha lejuar vetes që të vija në këtë situatë”, ka shkruar këngëtarja.

Këngëtarja shprehet se borxhi që ajo ka numëron 5 milionë dollarë dhe u shkaktua nga kontratat e këqia të punës dhe shpenzimet ekstravagante në turne.

“Mendoj se kisha mendime vetëvrasëse. Nuk kisha mendjen kur kaloja rrugën dhe ecja rrugëve nëpër Nju Jork si zombi”, ka rrëfyer ajo. Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra.
Ajo madje pati dhe një abort kurse djali i vogël në jetë vuan nga autizmi.

Këngëtarja shprehet se po përpiqet të rimarrë veten por borxhi që ka aktualisht ia bën të pamundur rifillimin e turneve dhe realizimin e ndonjë albumi të ri.

Më Shumë

Vdes Mario Vargas Llosa, fitues i “Nobelit” për letërsi

Shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Llosa ka vdekur në moshën 89-vjeçare, në Lima. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e tij përmes një deklarate...

Ballkani kërkon fitoren, Dukagjini në betejë për mbijetesë

Sot nis xhiroja e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje mjaft interesante. Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim...

Lajmet e Fundit